Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Kurti: Do të jem kryeministër për të gjithë qytetarët e Kosovës

Lajme
Kryeministri i sapozgjedhur i Kosovës, Albin Kurti u zotua se do të udhëheq me parime dhe me besim mbi bazën e vullnetit të popullit. Kurti pas betimit në Kuvendin e Kosovës, tha se deri dje ishte kandidat i një subjekti, e prej sot do të jetë kryeministër i të gjithë qytetarëve të vendit. Kurti: Do të jem kryeministër për të gjithë qytetarët e Republikës të Kosovës Video “Deri dje isha kandidat i një subjekti, kurse nga sot do të jem kryeministër për të gjithë qytetarët e Republikës. S’ka dyshim se këto zgjedhje ishin historike, por po aq historike është edhe përgjegjësia e kësaj qeverie. Andaj, sot aq sa jam mirënjohës ...
Komentet te Kurti: Do të jem kryeministër për të gjithë qytetarët e Kosovës Janë të Mbyllura

​Albin Kurti kryeministër, vjen urimi nga Ambasada britanike në Prishtinë

Lajme
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë Nicholas Abbott ka uruar Albin Kurti me rastin e zgjedhjes së tij për kryeministër të ri të Kosovës. “Urime Albin Kurti në zgjedhjen tuaj si kryeministër. Unë pres që të punoj me ju dhe qeverinë tuaj në shumë përparësi të përbashkëta”, ka shkruar Abbott në Twitter. Albin Kurti ka marrë urime edhe nga ambasada e Italisë dhe ajo e Francës në Prishtinë/KP ...
Komentet te ​Albin Kurti kryeministër, vjen urimi nga Ambasada britanike në Prishtinë Janë të Mbyllura

​Orlando uron Kurtin: Pres të punojmë në fuqizimin e partneritetit Kosovë-Itali

Lajme
Ambasadori i Italisë në Prishtinë Nicola Orlando ka uruar kryeministrin e sapo zgjedhur Albin Kurti dhe Qeverinë e tij, duke thënë se mezi pret që të bashkëpunojë për fuqizimin e partneritetit ndërmjet dy shteteve mike. “Urime kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurti dhe Qeverisë së tij. Iu uroj sukses dhe mezi pres të punojmë së bashku në fuqizimin e partneritetit gjithnjë e më shumë mes vendeve tona”, ka shkruar Orlando në Twitter. Urime për kryeministrin Kurti dhe Qeverinë e re të Kosovës kanë ardhur edhe nga ambasada e Francës në Prishtinë. “Urime Kuvendit dhe Qeverisë së re të Kosovës. Franca është e gatshme të punojë ngushtë me autoritetet e ...
Komentet te ​Orlando uron Kurtin: Pres të punojmë në fuqizimin e partneritetit Kosovë-Itali Janë të Mbyllura

Miftaraj: Qeveria Kurti 2 me asnjë ministër të akuzuar për korrupsion

Lajme
Qeveria Kurti 2 e cila sapo u votua në Kuvend, po konsiderohet me duar të pastra dhe me përbërje të plotë sa i përket premtimeve nga lideri i VV-së, Albin Kurti. Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka shkruar se asnjë ministër i Qeverisë Kurti 2 asnjë ministër nuk është i akuzuar për korrupsion. “Qeveria Kurti 2, ka disa risi interesante ku ka jetësua disa premtime sa i përket përbërjes se qeverise. 1. Zyrtarisht asnjë ministër i akuzuar për korrupsion. 2. Pese gra ne poste ministrore. 3. Dy ministra nga diaspora. Tash mbetet me punua dhe me jetësua programin qeverisës, kur te miratohet ne Kuvend”, shkruan Miftaraj. .KP ...
Komentet te Miftaraj: Qeveria Kurti 2 me asnjë ministër të akuzuar për korrupsion Janë të Mbyllura

​Daut Haradinaj – Albin Kurtit: Mbaji fjalët!

Lajme
Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka uruar zgjedhjen e Albin për kryeministër të ri të Kosovës. Haradinaj, i cili ka hequr dorë nga mandati i deputetit për shkak të angazhimeve partiake, ka porositur Kurtin që të mbajë fjalët e tij. “Urime Albin, mbaji fjalët!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. Kryeministri i zgjedhur Albin Kurti ka thënë se nuk do të ketë tolerim ndaj keqpërdorimeve të detyrës zyrtare dhe të parasë publike, ndërsa ministrave të tij ua ka përkujtuar se në këto poste ata janë për të punuar dhe jo për t’u shpërblyer. Në fjalën e tij pas betimit si kryeministër, Kurti ka thënë se vendimet e ...
Komentet te ​Daut Haradinaj – Albin Kurtit: Mbaji fjalët! Janë të Mbyllura

​Musliu e quan Kurtin kryeministër shqiptar që fëmijët e tij nuk flasin shqip – reagon Konjufca

Lajme
Deputetja nga PDK-ja, Ganimete Musliu theksoi se Albin Kurti po bën histori si kryeministër shqiptar, e të cilit fëmijët e tij nuk i flasin shqip në Kosovë dhe në shtëpinë e tyre. Deputetja Musliu i ka bërë pyetje Kurtit, se përse u tërhoq dhe në ekspozenë tij nuk figuron shërbimi ushtarak. Musliu: kryeministër shqiptar, që fëmijët tij nuk i flasin shqip në shtëpi   “Për fund se keni dëshirë t’iu quajmë kryeministër shqiptar, ju po e bëni historinë si kryeministër shqiptar dhe do të mbeteni në histori si kryeministër shqiptar, të cilit fëmijët e tij nuk I flasin shqip në Kosovë dhe në shtëpinë e tyre. Prandaj, pres përgjigje për ...
Komentet te ​Musliu e quan Kurtin kryeministër shqiptar që fëmijët e tij nuk flasin shqip – reagon Konjufca Janë të Mbyllura

Kurti ministrave të tij: Jeni zgjedhur për të shërbyer dhe jo për t’u rehatuar

Lajme
Kryeministri i zgjedhur Albin Kurti ka thënë se nuk do të ketë tolerim ndaj keqpërdorimeve të detyrës zyrtare dhe të parasë publike, ndërsa ministrave të tij ua ka përkujtuar se në këto poste ata janë për të punuar dhe jo për t’u shpërblyer. Në fjalën e tij pas betimit si kryeministër, Kurti ka thënë se vendimet e qeverisë së tij do të bazohen në fakte. “Duhet ta kuptoni se në institucione jeni zgjedhur për të shërbyer dhe jo për t’u rehatuar e për t’u shpërblyer. Qytetarët presin të udhëhiqen nga njerëz të dijshëm dhe kompetent, dhe për ndryshime na nevojitet bashkëpunim, por për reforma të reja nevojitet një mentalitet i ...
Komentet te Kurti ministrave të tij: Jeni zgjedhur për të shërbyer dhe jo për t’u rehatuar Janë të Mbyllura

Opozita lëshon sallën

Lajme
Deputetët e partive opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës menjëherë pas zgjedhjes së Qeverisë Kurti 2. Lëshimi i seancës është bërë pak para betimit të Qeverisë Kurti 2.Qeveria e re Kurti është zgjedhur me 67 vota për, 30 vota kundër dhe asnjë abstenim. /KP ...
Komentet te Opozita lëshon sallën Janë të Mbyllura

​Goran Rakiq, ministër për Komunitete dhe Kthim

Lajme
Paraprakisht Igor Simiq nga Lista Serbe ka thënë se kjo parti propozon Goran Rakiq për ministër të ri të Qeverisë Kurti 2. Simiq: Rakiq do ta ketë mbështetjen e plotë të Listës Serbe Video “Goran Rakiq për ministër të ri të qeverisë do ta ketë mbështetjen e plotë të gjithë deputetëve të Listës Serbe, që është e mjaftueshme që ai të jetë në atë post, por duhet ditur se ai në atë post nuk vjen si pjesë e koalicionit qeverisës, pasi nuk ka një gjë të tillë, por ka marrë votat e qytetarëve serbë”, ka thënë Simiq. Lista Serbe ka votuar Goran Rakiqin për ministër të Kthimit dhe komuniteteve. 10 ...
Komentet te ​Goran Rakiq, ministër për Komunitete dhe Kthim Janë të Mbyllura

​Zgjedhet Qeveria Kurti 2

Lajme
Deputetët e Kuvendit të Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme, pas një debati disa orësh, i ka dhënë besimin Qeverisë Kurti 2, e cila do tw drejtohet nga Albin Kurti. Ishin 67 deputetë që votuan pro qeverisë Kurti 2, 30 deputetë kundër dhe pa asnjë abstenim. Qeveria Kurti 2 pritet t’i ketë 15 ministri, tre zëvendëskryeministra. Pesë prej tyre janë gra. Ky është Kabineti Qeveritar. Kryeministër, Albin Kurti Zv. Kryeministër i parë për integrime evropiane, zhvillim dhe dialog, Besnik Bislimi Zv. Kryeministre e dytë dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Zv. Kryeministre e Tretë për të drejtat e pakicave, Emilija Rexhepi Ministër i Financave, Punës dhe ...
Komentet te ​Zgjedhet Qeveria Kurti 2 Janë të Mbyllura