Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë Kurti 2, ka thënë se Haxhiu tha se zgjedhja e Kurtit do të duhej të sqarohet nëse është Kushtetuese. Haxhiu: Keni përvojë në shkeljen e Kushtetutës Video “A është valide, a është kushtetuese sepse ju nuk keni mundur të kandiduar për deputet por synoni të bëheni kryeministër apo ndoshta është edhe një makinacion që me shku edhe një herë në zgjedhje duke e shkelur Kushtetutën sepse edhe deri tani keni një përvojë në shkeljen e Kushtetutës në mandatin e kaluar për ato pak ditë që keni qenë, dy herë e ...
Komentet te Haxhiu: Duhet të sqarohet nëse Kurti ka shkelur Kushtetutën Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe nënkryetari i Kuvendit, Bedri Hamza ka kritikuar mandatarin për kryeministër Albin Kurti se ka ndryshuar fjalët, duke prezantuar diçka tjetër nga ajo që ka prezantuar gjatë fushatës. Hamza në seancën që po mbahet për votimin e Qeverisë Kurti 2, ka pyetur mandatarin se ku është fondi sovran dhe shërbimi ushtarak. Sipas tij, Kurti ka lënë anash edhe sektorin privat, duke mos ofruar një plan sesi do të ndihmohet ky sektor. Hamza – Kurtit: Ku është shërbimi ushtarak dhe fondi sovran Video “Ka një diskrepancë të madhe mes deklarimeve dhe asaj që jemi kah e shohim. Ka një diskrepancë të madhe mes programit ...
Komentet te Hamza kritikon Kurtin se la anash shërbimin ushtarak dhe fondin sovran Janë të Mbyllura
Mandatari për kryeministër, Albin Kurti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka prezantuar programin qeverisës të tij duke thënë se do të reformojë sistemin e drejtësisë, shëndetësisë, arsimit e ekonomisë. Kurti derisa ka folur për qeverisjen e tij ka thënë edhe se raportet fqinjësore do t’i avancojnë mbi bazën e reciprociteti dhe fqinjësisë së mirë dhe se pa njohjen e realitetit të Kosovës së pavarur dhe pranimi i së vërtetës nga ana e Serbisë nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve në mes dy popujve dhe në mes të dy shteteve. Kurti: Pa njohjen e realitetit të Kosovës së pavarur nuk mund të ketë normalizim me Serbinë Video “Pa njohjen ...
Komentet te Kurti prezanton programin qeverisës: S’ka normalizim të marrëdhënieve me Serbinë nëse nuk njihet Kosova e pavarur Janë të Mbyllura
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka adresuar varg akuzash ndaj fituesve të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se kjo seancë ka filluar me një rend jodemokratik nga fituesi i zgjedhjeve të cilin e akuzoi për diskurs publik e politik përjashtues. Tahiri: Fituesi ka zgjedhur procedurën para përmbajtjes “Kjo seancë që do duhej të ishte konstituive, solemne, e mbi të gjitha të diskutohej platforma e kryeministrit në ardhje e zotëri Kurti, ka filluar me një rend jo demokratik. Kjo për neve nuk është befasi, pasi fituesi që nga fillimi ka ndërtuar një diskurs zgjedhur publik e politik përjashtues. I shtyrë nga ...
Komentet te Tahiri: Refuzojmë në çfarëdo forme këtë kulturë politike të njëanshme Janë të Mbyllura
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi e ka quajtur popullist dhe retorikë boshë ekspozenë e mandatarit për kryeministër Albin Kurti. Gashi në foltoren e Kuvendit të Kosovës tha se Kurti nuk është i gatshëm të qeverisë. “Nuk po ofroni asgjë, po duket qartë së nuk keni kaluar rëndë nga retorika boshe në ide. Për fat të keq të Kosovës, ju nuk jeni i gatshëm për të qeverisur”, tha Gashi. Ndryshe, Albin Kurti është mandatuar për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje si parti fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit. /E.Zeqiri/KP ...
Komentet te Gashi: Kurti nuk është i gatshëm për të qeverisur Janë të Mbyllura
Deputeti nga Lista Serbe, Igor Simiq ka thënë se nuk e mbështesin Albin Kurtin për kryeministër, teksa ka paralajmëruar se do të ankohen në Gjykatë Kushtetuese pasi ky i fundit nuk i ka dhënë dy ministri pakicave serbe. Simiq në seancën ku do të votohet Qeveria Kurti 2, tha se në këtë mënyrë Kurti po ‘u shkel’ të drejtën për dy ministri, të cilat sipas tij, u takojnë nga rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit. Ai tha se mandatari për kryeministër, Albin Kurti po shkel Kushtetutën e Kosovës. Simiq: Listës Serbe i takojnë dy ministri, në të kundërtën do të ankohemi në Kushtetuese Video “Ju e dini se dy ministri ...
Komentet te Lista Serbe nuk mbështet Qeverinë Kurti 2, paralajmëron ankesë në Kushtetuese Janë të Mbyllura
Në seancën e jashtëzakonshme parlamentare me të vetmen pikë të rendit të ditës për zgjedhjen e Qeverisë Kurti 2, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se nga Qeveria e ardhshme pret që vendi të ketë zgjidhje për çdo problem dhe çështje të cilën Vetëvendosje e kishin ngritur si opozitë. Në seancën ku pritet votimi i Qeverisë së re të vendit, Abdixhiku i cili është zgjedhur edhe deputet i Kuvendit të Kosovës, tha se Vetëvendosja ka fituar shumicën, po jo të tërën. Abdixhiku: Vetëvendosja ka fituar shumicën, po jo të tërën Video “Kryeministri i ri që do të zgjidhet sot, duhet t’i kujtoj vetës se nga nesër s’është më përfaqësues një ...
Komentet te Abdixhiku: Vetëvendosja ka fituar shumicën, po jo të tërën Janë të Mbyllura
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në seancën e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë Kurti 2, i ka thënë kandidatit për kryeministër Albin Kurtit se e ka detyrë të jetë kryeministër i gjithë qytetarëve dhe të krijojë stabilitet në vend, por qasja për ta zgjedhur sot qeverinë pa e zgjedhur presidentin po tregon se vendi po hyn në një fazë të re të jostabilitetit dhe për një gjë të tillë barrën duhet ta bartë vet ai. Hoxhaj në seancën e jashtëzakonshme ku pritet të votohet Qeveria Kurti 2, tha se vitin e kaluar kanë parë dy Qeveri, atë të Kurtit dhe Hotit, por gjithashtu ...
Komentet te Hoxhaj: Vendi po hyn në një fazë të re të jostabilitetit Janë të Mbyllura
I nominuari për kryeministër Albin Kurti, ka prezantuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, kabinetin e tij qeveritar. Qeveria Kurti 2 pritet t’i ketë 15 ministri, tre zëvendëskryeministra. Pesë prej tyre janë gra. Ky është Kabineti Qeveritar. Kryeministër, Albin Kurti Zv. Kryeministër i parë për integrime evropiane, zhvillim dhe dialog, Besnik Bislimi Zv. Kryeministre e dytë dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Zv. Kryeministre e Tretë për të drejtat e pakicave Emilija Rexhepi Ministër i Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati Ministre e Drejtësisë, Albulena Haxhiu Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ...
Komentet te Ky është Kabineti Qeveritar Kurti 2 Janë të Mbyllura
Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit 8 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri, ndërkohë që janë regjistruar dhe 344 raste të reja me Sars Cov-2. Në 24 orët e fundit gjithashtu janë kryer 1714 vaksinime, 1993 testime, ndërsa janë shëruar nga virusi 699 persona. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 90 raste në Tiranë, 27 raste në Shkodër, Berat, 23 raste në Vlorë, 20 raste në Pogradec, 15 raste në Librazhd, 12 raste në Fier, Kurbin, 9 raste në Durrës, Mallakastër, Gramsh, 8 raste Mirditë, 7 raste në Lushnje, Pukë, Gjirokastër, Kuçovë, 4 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, Tepelenë, Vau i ...
Komentet te Koronavirusi në Shqipëri, ulet numri i rasteve të reja Janë të Mbyllura