Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit 1974 dhe u suprimua autonomia e Kosovës në ish-Federatën jugosllave, duke e lënë atë si pjesë të Serbisë. Parlamenti i Kosovës ishte i rrethuar me tanke dhe ushtri, dhe nën një shtetrrethim, Serbia dhunshëm ia mori Kosovës autonominë. Nga 190 delegatët e pranishëm në Kuvend, 10 prej tyre, edhe pse nën presionin e shtetrrethimit të hekurt, kishin votuar kundër këtij suprimimi, e në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës. Para 23 marsit 1989, muaji shkurt i të njëjtit vit do të karakterizohej me grevën e minatorëve të gjigantit Trepça, në mbrojtje të pozitës kushtetuese të ...
Komentet te 32 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Avdullah Hoti sot do të dorëzojë zyrtarisht detyrën e tij te kryeministri i zgjedhur Albin Kurti sipas protokollit shtetëror. Hoti mbrëmë ka thënë se ka përgatitur dosjen e plotë me informacionet për punët e kryera gjatë qeverisjes së tij. “Kryeministrit të ri do t’ia dorëzojë informatat e plota për procesin e integrimit evropian, për nivelin e zbatimit të MSA-së, për programet IPA që i kemi zhvilluar, për diskutimet që i kemi bërë veç e veç me vendet e Bashkimit Evropian në procesin e liberalizimit të vizave. Do t’i dorëzoj informatat e plota për procesin e dialogut, si është zhvilluar deri më tash, përgatitjet që janë bërë, ekspertët që kanë qenë ...
Komentet te Hoti sot dorëzon detyrën te Kurti Janë të Mbyllura
Kryeshefi ekzekutiv i Twitter Jack Dorsey shiti sot mesazhin e parë në rrjetin social për 2.9 milionë dollarë. “Unë hapa një llogari në Twitter,” thuhej në mesazhin e parë në rrjetin social, të shkruar 15 vjet më parë. Mesazhi u ble nga sipërmarrësi Sina Estavi nga Malajzia. Në fillim të marsit, Dorsey ofroi të shiste mesazhin e parë në Twitter përmes faqes “Valuables”. Blerja e një mesazhi nënkupton marrjen e një “certifikate digjitale për ‘tweet’-in unik nisur nga ajo se autori e ka nënshkruar dhe verifikuar atë”, thuhet në faqen e blerjes./KP ...
Komentet te Mesazhi i parë në Twitter shitet për 2.9 milionë dollarë Janë të Mbyllura
Partia Liberale Egjiptiane (PLE) vlerëson lart zgjedhjen e Elbert Krasniqit në pozitën e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë Kurti, pasi që komuniteti egjiptian për herë të parë në historinë e re të Kosovës do të drejtojnë një ministri. Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane- PLE Veton Berisha ka thënë se përzgjedhja e Elbert Krasniqit në udhëheqjen e një dikasteri ministror vjen si rezultat i angazhimeve të vazhdueshme të kësaj partie që vitin e kaluar kishin insistuar nga Albin Kurti që një pozitë e tillë politike t’i besohet komunitetit egjiptian. “Tani me arritjen e këtij qëllimi madhor, ne jemi të bindur se me një pozitë të tillë ministrore do ...
Komentet te Veton Berisha: Për herë të parë në historinë e re të Kosovës egjiptianët udhëheqin një ministri Janë të Mbyllura
Kur keni gurë në veshka, duhet të pini sa më shumë ujë dhe lëngje të tjera (sidomos lëng limoni), duhet të ecni sa më shpesh, duhet të keni një dietë të balancuar që nuk përmban shumë proteina mishi etj. Në qoftë se keni gurë me përbërje kalciumi, duhet të hani më pak kripë apo ushqime të kripura. Gjithashtu, duhet të përpiqeni të mos merrni më shumë dozë kalciumi apo vitamine D, se ç’është e rekomanduar. Në qoftë se guri juaj ka përbërje oxalate, limitoni ushqimet që e kanë oxalatën në përbërje. Kjo përfshin: çokollatën perime, si: spinaqi, sallata etj. arra dhe kikirikë fara susami raven qumësht soje panxhar patate ...
Komentet te USHQIMET QË NUK DUHET T’I HANI KUR KENI GURË NË VESHKA Janë të Mbyllura
Dega e OVL UÇK-së në Pejë ka adresuar kritika ndaj kryeministrit të sapo zgjedhur të Kosovës Albin Kurti pasi ky i fundit në ekspozenë e tij në Kuvendin e Kosovës pa marrjes së detyrës nuk përmendi luftën çlirimtare dhe dëshmorët e kësaj lufte të lavdishme. Në një postim në Facebook thuhet se Albin Kurti ngritjen e tij politike e ka bërë mbi përgojimin e gjakut të dëshmorëve, të zhdukurve të luftës, luftën e UÇK-së dhe sot në ekspozenë e tij ai nuk përmendi askund familjet Jashari e Haradinaj, drejtësinë për viktimat e luftën e UÇK-së. “Për tërë këto vite, UÇK-ja, dëshmorët, invalidët, të përdhunuarit, e bashkimi me Shqipërinë, ishin mjet ...
Komentet te Dega e OVL UÇK Pejë: Albin Kurti bëri hapin e gabuar në anën e errët të historisë Janë të Mbyllura
Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri Lulzim Basha ka uruar kryeministrin e ri të Kosovës Albin Kurti dhe qeverinë e tij në përmbushjen me sukses të përgjegjësive dhe tejkalimin e sfidave me të cilat përballet Kosova. Ai në një postim në Facebook ka shkruar se suksesi i Kosovës është suksesi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve kudo që ndodhen. “Urimet më të mira shkojnë sot dhe për deputetët e kuvendit të ri të Kosovës. Jam i bindur se forcat politike në Kosovë do të mund të gjejnë gjuhën e përbashkët për tejkalimin e pengesave, duke vënë mbi gjithçka interesin më të mirë të Kosovës dhe qytetarëve të saj. Si gjithnjë në ...
Komentet te Basha uron Kurtin: Suksesi i Kosovës është edhe i Shqipërisë dhe i shqiptarëve kudo që ndodhen Janë të Mbyllura
Arra e kokosit është një frutë ekzotike, e pasur me minerale, fibra dhe vitamina, që i bashkon shijes së këndshme një sërë përfitimesh për bukurinë dhe shëndetin. Arra e kokosit përmban vlera të dobishme për shëndetin, përtej faktit se është i pasur me vlera ushqyese dhe vlera të cilat e ndërtojnë metabolizmin e trupit. Kokosi konsiderohet burim i pasur i ushqimit, qumështit dhe vajit, si dhe ndër vite është shndërruar në pije rifreskuese veçanërisht në mbrëmjet e verës. Por vlera kryesore e arrës së kokosit konsiderohet të jetë vaji i cili sjell shumë dobi për trupin e njeriut dhe është i përkryer për t’u konsumuar. Në formë të lëngut, ...
Komentet te PËRFITIMET SHËNDETËSORE TË KOKOSIT JANË PËRTEJ PËRMBAJTJES USHQYESE Janë të Mbyllura
“Diego” mban titullin projekti më i ri që Capital T do publikojë. Rep-artisti ka ditë që ka njoftuar për lansimin e këngës teksa sot e ka bërë publike edhe datën duke zbuluar se projekti është finalizuar. Përmes një videoje të publikuar në profilin e tij në Instagram, Capital T njoftoi se me 27 mars do lansojë këngën e re. Tutje, me anë të videos ai tha se pas publikimit mund ta thërrisni policinë ose zjarrfikëset sepse do të digjet loja. Ndryshe, ky është projekti i parë i artistit për vitin 2021./RTK ...
Komentet te CAPITAL T ZBULON DATËN E PUBLIKIMIT TË KËNGËS SË RE, KA EDHE NJË MESAZH Janë të Mbyllura
Kryeministri i sapo votuar, Albin Kurti ka prezantuar sot emrat që do të jenë pjesë e kabinetit të tij. Me Ministrinë e Mbrojtjes do të udhëheq Armend Mehaj e cili pak është i njohur për opinionin publik në Kosovë. Profili i Armend Mehajt Mehaj ka lindur në vitin 1981 në Kosovë ndërsa ka jetuar dhe vepruar në Oslo të Norvegjisë. Ai i është bashkuar Forcave të Armatosura të Norvegjisë në vitin 1999, për të shërbyer më pas në misione të ndryshme paqeruajtëse si në Kosovë, Irak, Afganistan, Çad dhe Afrikën Qendrore. Në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, Kapiten Mehaj ishte dekoruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së, ...
Komentet te KUSH ËSHTË ARMEND MEHAJ, MINISTRI I MBROJTJES NË QEVERINË KURTI 2? Janë të Mbyllura