Mesfushori i Juventusit Aaron Ramsey po e konsideron një transferim në Liverpool pasi ai kaloi më shumë se një dekadë më parë në karrierën e tij me Arsenalin, pretendon “Calciomercato”. “The Reds” ka të ngjarë të humbasin mesfushorin Georginio Wijnaldum dhe mund të dëshirojnë që një veteran ta zëvendësojë atë në repartin e mesfushës, përcjellë KosovaPress. West Hami është gjithashtu i lidhur me Ramseyn, i cili ka shënuar pesë herë dhe asistuar pesë herë që nga arritja në Serie A përpara fushatës 2019-20./KP ...
Komentet te Aaron Ramsey mund t’i bashkohet Liverpoolit Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.info
Dielli.info
Dielli.info Posts
Në Spitalin e Pejës po trajtohen 90 pacientë të infektuar me COVID-19. Nga spitali kanë njoftuar se 64 pacientë janë në oksigjeno terapi dhe 16 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Po ashtu nga spitali kanë njoftuar se 4 pacientë janë në respirator (CPAP). “90 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 pacientë janë në Respirator (CPAP), 64 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 16 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 8 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit. Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit ...
Komentet te 90 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 16 në gjendje më të rëndë Janë të Mbyllura
Takimi i kancelares Merkel me 16 kryeministrat e landeve miratoi dje zgjatjen e izolimit të pjesshëm deri më 18 prill duke pasur parasysh shtimin e rasteve me koronavirus në vend. Një situatë më e ashpër pritet gjatë javës së Pashkës, ku do mbyllen edhe dyqanet e supermarketet, raporton A2. Ndërkohë vijon procesi i vaksinimit sikurse në shumë shtete të tjera të Europës, ku vaksina e AstraZeneca është bërë një problem i ditës; në njërën anë disa shtete nuk po e përdorin ende dhe në krahun tjetër Komisioni Europian po i bën presion të respektojë kontratën me dërgesat./KP ...
Komentet te Pandemia në Gjermani, Merkel zgjat izolimin Janë të Mbyllura
10 persona mbetën të vrarë në Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshi edhe policin e parë që mbërriti në vendin e ngjarjes, teksa një person i armatosur hapi zjarr në një supermarket. Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e vogël të Boulder, rreth një javë pas sulmeve në 3 SPA në Atlanta ku 8 persona humbën jetën, raporton A2. Policia e arrestoi agresorin e dyshuar, por ende nuk e ka një motiv për ngjarjen e rëndë dhe ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e saj./KP ...
Komentet te Sulm i armatosur në një supermarket në Kolorado, vriten 10 persona, mes tyre një polic Janë të Mbyllura
E ardhmja e Andrea Pirlos në stolin e trajnerit të Juventusit ka filluar të lëkundët pas ecurisë negative të rezultateve në ndeshje e fundit si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampionëve. Ish-mesfushori është nën presion të madh pas humbjes së “Zonjës së Vjetër” 1-0 kundër Beneventos. “Bianconerët” janë dhjetë pikë larg kryesuesit të tabelës në Serie A Interit dhe janë eliminuar nga raundi i 1/16 e Ligës së Kampionëve. “Repubblica.it” konfirmon që puna e Pirlos nuk është më e sigurt dhe ka një listë të zëvendësimeve të mundshme, përcjellë KosovaaPress Juventusi nuk po konsideron shkarkimin e Pirlo pa përfunduar ky edicion, por nëse situata do të përkeqësohet, ndihmësi ...
Komentet te Tre emrat e trajnerëve që mund ta zëvendësojnë Pirlon te Juventusi Janë të Mbyllura
Federata e Futbollit të Kosovës sot ka një agjendë mjaftë të ngjeshur. Në fakt, priten tri zhvillime shumë të rëndësishme në futbollin e vendit tonë, raporton KosovaPress. Nga ora 11:00, shefi i zyrës së BE-së në Kosovë ambasadori Tomash Szunyog do të takohet me presidentin e FFK-së Agim Ademi dhe selektorin Bernard Challendes në stadiumin “Fadil Vokrri” Pas kësaj, nga ora 12:00 në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” do të bëhet prezantimi i llogos së re të FFK-së dhe i fanellave të reja të Kombëtares së Kosovës. Ndërsa nga ora 13:00, do të bëhet edhe tërheqja e shortit për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës. Edhe kjo do të bëhet në ...
Komentet te Tri zhvillime të rëndësishme sot në futbollin e Kosovës Janë të Mbyllura
Reshjet e borës që po bien për gjatë këtyre dy ditëve nuk do të ndalen as sot. Kështu ka paralajmëruar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK). Në Kosovë do të mbajë mot i paqëndrueshëm dhe me temperatura nën vlerat e mesatareve e që do të vazhdoj kështu deri të enjten. “Mot i paqëndrueshëm dhe me temperatura nën vlerat e mesatareve do të vazhdoj deri ditën e enjte. Tutje do të ketë rritje graduale në fushat termike. Bora e cila po bie, aty ku ka mbulesë të tërësishme, do të jetë në favor të kulturave bimore, pasi që do të jetë një mbrojte nga ngricat që do të jenë prezent gjatë kësaj ...
Komentet te Reshje bore edhe sot Janë të Mbyllura
Donika Gërvalla-Schwarz është emëruar zëvendëskryeministre dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Qeverinë Kurti II. Pas emërimit në këto dy pozita, Gërvalla-Schwarz ka kujtuar dhjetorin e 1979-ës kur i ati i saj Jusuf Gërvalla u detyrua të largohet nga Kosova e për çka thotë se pas shumë vuajtjeve dhe sfidave të familjes tash po e përmbyll biografinë 40 vjeçare. Ajo shkruan edhe se ai që nuk e di se nga vjen nuk e di as për ku është nisur. “Mbi 40 vjet kanë kaluar nga dhjetori i vitit 1979 kur Babi detyrohet të largohet nga Kosova e robëruar për të mos u kthyer më asnjëherë. Eshtrat e tij ...
Komentet te Gërvalla: Mirënjohja për besimin ndaj meje është e thellë, po e përmbylli një biografi mbi 40-vjeçare Janë të Mbyllura
Për një vit në Kosovë koronavirus mori jetën e 1 mijë e 776 qytetarëve, ndërsa me këtë virus u infektuan 83 mijë persona. Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) në raportin e fundit njoftoi për vdekjen e 16 personave si shkak i infektimit me COVID-19. Po ashtu u raportua për 827 raste të reja me virusin korona. Aktualisht në vend janë 12 mijë e 635 raste aktive me COVID-19 “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 5.049 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i ...
Komentet te 1 mijë e 776 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë Janë të Mbyllura
Albin Kurti zyrtarisht ka pranuar detyrën e kryeministrit të Kosovës. Me ceremoni shtetërore, ish kryeminsitri Avdullah Hoti ia ka dorëzuar Kurtit, postin e të parit të ekzekutivit. Për ta nderuar Kurtin, i cili u zgjodh dje kryeministër në Kuvend, u rreshtuan edhe garda e FSK-së dhe tepihu i kuq. Partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar mbi 50 përqind në zgjedhjet e 14 shkurtit. Derisa dje, me 67 vota pro në Kuvend u formua qeveria Kurti 2. /E.Zeqiri/KP ...
Komentet te Kurti zyrtarisht pranon detyrën e kryeministrit të Kosovës Janë të Mbyllura