Archives by: Dielli.info

Dielli.info

About the author

Dielli.info Posts

Orlando: Partitë politike të tregojnë përgjegjësi dhe të formohen institucionet, nuk ka kohë për humbur

Lajme
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka treguar për deklaratën e përbashkët të shteteve të Quintit. Orlando thotë se iu është bërë thirrje partive politike që të tregojnë përgjegjësi dhe të përfundojnë formimin e institucioneve për të adresuar sfidat pandemike dhe ekonomike. Ai ka ritheksuar se nuk ka kohë për të humbur. “Në një deklaratë me kolegët e mi të Quintit ne u bëmë thirrje të gjitha partive politike që të tregojnë përgjegjësi dhe të përfundojnë formimin e institucioneve për të adresuar sfidat pandemike dhe ekonomike urgjente me të cilat përballet #Kosova. Siç kam thënë më parë, nuk ka kohë për të humbur”, ka shkruar Orlando në twitter./KP ...
Komentet te Orlando: Partitë politike të tregojnë përgjegjësi dhe të formohen institucionet, nuk ka kohë për humbur Janë të Mbyllura

​Kurti pret nga ministrat e tij vendime të shpejta

Lajme
Pas marrjes zyrtare të detyrës, sot u zhvillua mbledhja ceremoniale e Qeverisë së Kosovës, nën drejtimin e Albin Kurtit. Para kabinetit qeveritar Kurti tha se vendi është në krizë të madhe shëndetësore, për çka kërkoi nga ministrat e tij që te hartojnë plane konkrete për menaxhimin e pandemisë dhe për ringjallje ekonomike. Kurti: Jemi në krizë shëndetësore, duhet plan konkret për daljen nga kjo gjendje Video “Ne ende jemi sot në një krizë shëndetësore[…]Vetëm dje patëm 827 raste të reja dhe 16 të vdekur. Këta nuk janë vetëm numra por janë jetë njerëzish. Andaj duhet të punojmë me urgjencë që të ulim rastet. Por duhet të kemi plane te zbatueshme ...
Komentet te ​Kurti pret nga ministrat e tij vendime të shpejta Janë të Mbyllura

Maqedonia e Veriut zgjat orën policore antiCovid-19 deri më 6 prill

Rajoni dhe Bota
Ora policore në Maqedoninë e Veriut që zbatohej në dy javët e kaluar nga ora 22:00 deri në orën 05:00 është zgjatur deri më 6 prill, njoftoi qeveria. Në njoftimin nga qeveria thuhet se vendimi është marrë me rekomandim të Komisionit për Sëmundjet Infektive, ndërsa do të fillojë prej sot. Ora policore do të zbatohet nga ora 22:00 deri në orën 05:00 çdo ditë deri më 6 prill. Më 9 mars, gjatë një seance të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, u mor vendim për të zbatuar orë policore për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, që zgjat nga 22:00 deri në 05:00, raporton ATSh. Ora policore për herë të parë u ...
Komentet te Maqedonia e Veriut zgjat orën policore antiCovid-19 deri më 6 prill Janë të Mbyllura

Prezantohet logoja e re e FFK-së dhe fanella e re e Kombëtares së Kosovës

Sport
Në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” sot Federata e Futbollit të Kosovës ka prezantuar logon e re të saj si dhe fanellat e reja të Kombëtares së Kosovës./KP ...
Komentet te Prezantohet logoja e re e FFK-së dhe fanella e re e Kombëtares së Kosovës Janë të Mbyllura

​Kurti-ministrave: Është koha që të dëshmohet se jemi meritor për pozitat që jemi vendosur

Lajme
Pas marrjes zyrtare të detyrës, sot u zhvillua mbledhja ceremoniale e Qeverisë së Kosovës, nën drejtimin e Albin Kurtit. Para kabinetit qeveritar Kurti foli për gjendjen aktuale që po mbretëron në vend si rezultat i pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi, teksa kërkoi që sa më parë të dalin me planin për menaxhimin e pandemisë dhe planin për ringjallje ekonomike. Kurti në këtë mbledhje të parë kërkoi nga ministrat që të dëshmojnë se janë meritor në pozitat që janë vendosur. “Ne ende jemi sot në një krizë shëndetësore. Vetëm 827 raste të reja dhe 16 të vdekur. Këta nuk janë vetëm numra por janë jetë njerëzish. Andaj duhet të punojmë me ...
Komentet te ​Kurti-ministrave: Është koha që të dëshmohet se jemi meritor për pozitat që jemi vendosur Janë të Mbyllura

KEK ME KARROTA, RECETA ME SHIJE TË LEHTË, TË MREKULLUESHME

Kuzhina
Një ëmbëlsirë e mrekullueshme, e shijshme dhe e lehtë.   Mund të përgatitet dhe konsumohet në çdo kohë e të mahnit me shijen fantastike që ka. Ky kek përgatitet me përbërës të thjeshtë dhe nuk kërkon shumë mundim por ama të përfshin tërësisht me ëmbëlsinë e tij unike. Mund të jetë një alternativë e shkëlqyer për ta konsumuar në mëngjes me një gotë të ngrohtë qumësht, kafe, çaj apo lëng frutash por edhe si një ëmbëlsirë e lehtë midis vakteve kryesore, drekës apo darkës. Përgatitja e Kekut me Karrota Përbërësit 300 gr karrota 4 kokrra vezë 150 gr sheqer Lëngu e një portokalleje 200 gr miell 1 lugë çaji sodë ...
Komentet te KEK ME KARROTA, RECETA ME SHIJE TË LEHTË, TË MREKULLUESHME Janë të Mbyllura

​Vdes prokurori Ibrahim Fejza

Lajme
Ka vdekur prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Ibrahim Fejza. Me këtë rast Kryeprokurori Aleksandër Lumezi i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Fejza, duke e cilësuar prokurorin Fejza si një punëtor të zellshëm dhe profesionist të madh. Ky është telegrami i plotë: Telegram ngushëllimi nga Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, drejtuar familjes Fejza, me rastin e vdekjes së prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Ibrahim Fejza Kur ne prisnim që familjari juaj dhe kolegu ynë, Ibrahim Fejza, të fitojë betejën me sëmundjen që kishte rënduar mbi të dhe, me padurim, prisnim rikthimin e tij në punë, sot, papritur, të pikëlluar dhe më dhimbje të madhe, morëm lajmin e ndarjes nga ...
Komentet te ​Vdes prokurori Ibrahim Fejza Janë të Mbyllura

​Zemaj ia dorëzon detyrën Vitisë: Puna e madhe e bërë deri më sot, do të jetë më e lehtë të vazhdohet

Lajme
Armend Zemaj zyrtarisht ia ka dorëzuar detyrën e Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë. Zemaj derisa ka njoftuar se i ka dorëzuar detyrën Vitisë ka shkruar edhe se nuk do të ndalet se angazhuari e përkushtuari për të kontribuar në të mirën e shëndetësisë. Ai ka thënë se Ministria e Shëndetësisë në këtë kohë pandemie është sfida më e madhe për çdo drejtues të saj. Ai ka përmendur edhe punët që bëri gjatë mandatit të tij. “Me ndjenjën e përgjegjësisë më të lartë, dorëzova pozitën e Ministrit të Shëndetësisë te Ministri i ri z. Arben Vitia, mirëpo kjo nuk nënkupton që do të ndalem së angazhuari e përkushtuari për të kontribuar ...
Komentet te ​Zemaj ia dorëzon detyrën Vitisë: Puna e madhe e bërë deri më sot, do të jetë më e lehtë të vazhdohet Janë të Mbyllura

Shtetet e Quintit urojnë Qeverinë e re dhe Kuvendin: Presidenti i ri, detyra e parë

Lajme
Ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë uruar qeverinë e re dhe Kuvendin dhe i nxitin të gjitha partitë politike të luajnë rol të përgjegjshëm në njohjen e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit si mandat i dhënë nga populli për qeveri efektive. Përmes një komunikate për medie shtetet e Quint-it thonë se në këtë kohë të pandemisë dhe sfidave ekonomike, Kosova ka nevojë për udhëheqësi të vendosur dhe institucione qeverisëse funksionale që sigurojnë stabilitet, përfshirë edhe presidencën. Adresimi i këtyre sfidave, sipas shtetet të Quint-it, do të kërkojë që prijësit e partive politike dhe deputetët e zgjedhur tani t’i vënë nevojat ...
Komentet te Shtetet e Quintit urojnë Qeverinë e re dhe Kuvendin: Presidenti i ri, detyra e parë Janë të Mbyllura

​Szunyog njoftohet për gjendjen e stadiumit “Fadil Vokrri”

Sport
Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Tomash Szunyog ka vizituar stadiumin “Fadil Vokrri” . Sunyog aty është takuar me Sekretarin e Federatës së futbollit të Kosovës Eroll Salihu, trajnerin e kombëtares Bermard Schalledes dhe kapitenin e Kosovës Samir Ujkani. Me këtë rast Salihu e ka njoftuar ambasadorin për gjendjen e stadiumit “Fadil Vokrri” para ndeshjeve kualifikuese për në Kampionatin Botëror “Katar 2022″/KP ...
Komentet te ​Szunyog njoftohet për gjendjen e stadiumit “Fadil Vokrri” Janë të Mbyllura