Të martën më 6 qershor, Drita zyrtarizoi Blendi Bafitun si lojtar të tyre. Baftiu iu bashkua skuadrës nga Gjilani nga Ballkani. Mesfushori sulmues ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Me transferimin e tij te Drita, 24-vjeçari është bërë njëri prej lojtarëve më të paguar në futbollin kosovar. Gazeta Enigma ka mësuar ekskluzivisht nga burimet afër futbollistit se paga e tij mujore është 7 mijë euro. Baftiu do të paguhet 84 mijë euro për një vit te Drita. Nëse i bëjmë llogaritë nga kontrata e tij dy vjeçare, ish-futbollisti i Ballkanit do të paguhet 168 mijë euro për dy vite. Nëse ia shtojmë edhe ...
Komentet te Kjo është paga ‘astronomike’ e Blend Baftiut te Drita, detajet nga kontrata e tij Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është mjaft aktive në rrjete sociale. Ajo vazhdon e sjellë imazhe provokuese duke shfaqur format e saj trupore. Edhe së fundi ajo ka vepruar njëjtë, ku e veshur plotë stil, ka vënë në fokus gjoksin e saj joshës. Pas videos në bikini ku ylli i muzikës shihej duke u shëtitur rrugëve, këtë herë nuk kanë munguar disa fotografi të reja atraktive. E veshur me një xhaketë ngjyrë rozë që ia theksonte dekoltenë, Bebe përshtati dukjen me xhinse, këpucë me taka bronzi, teksa përfundoi ‘look’-un me një cantë ‘Chanel’ po ashtu rozë. /Gazetametro/ ...
Komentet te Bebe Rexha paraqitet atraktive me imazhet e radhës: Gjoksi im duket mrekullueshëm Janë të Mbyllura
Një medikament i ri që po testohet për kancerin kolorektal (kanceri në zorrë) i ka lënë mjekët të habitur pasi ka rikthyer një shkallë suksesi 100 për qind në provat klinike. Dostarlimab, një ilaç me molekula të prodhuara në laborator që veprojnë si antitrupa zëvendësues në trupin e njeriut, i la studiuesit të habitur pasi të 18 pacientët me kancer rektal u konsideruan më të lehtësuar një vit pas provës së ilaçit. Mjekët kryen ekzaminime fizike, endoskopi, skanime PET dhe skanime MRI dhe nuk ishin në gjendje të gjenin asnjë gjurmë kanceri në trupin e tyre. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Ilaçi që kuron kancerin në zorrë, po u jep shpresë shkencëtarëve me 100% efekt pozitiv në prova Janë të Mbyllura
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa, i cili kishte thënë se kryeministri Albin Kurti ka qenë ushtar në zonën që ai e ka udhëhequr, e ka paralajmëruar sot atë që të ketë kujdes ndaj veteranëve. Komandant Remi i ka thënë Kurtit që të mos guxojë të bëjë gabime ndaj veteranëve, për të cilët ka thënë se janë kategori e vlefshme e shoqërisë. “Kujdes z. Kryeministër! Jeni duke shkuar aq larg me gabime, sa që të përjashtoni veteranët e UÇK-ës nga Ligji për Paga. Nuk e kuptoj mendësinë tuaj dhe të bashkëpunëtorëve që ke afër, se si merrni guximin të bëni veprime që kuptohen si poshtërim dhe përjashtim, të ...
Komentet te “Kujdes z.kryeministër” – Porosia e Remit për Kurtin Janë të Mbyllura
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se tërheqja e 10% të mjeteve të trustit në vitin 2020, ia ka lënë qeverisë aktuale barrë rreth 110 milionë euro. Ai ka shtuar se si pasojë e kësaj barre, duhet të shtyhet rritja e disa pensioneve. “Tërheqja e 10% të trustit në vitin 2020 na ka shkaktuar barrë. 110 milionë euro na ka shkaktuar barrë. Duhet ta paguajë borxhin qe na ka lënë qeveria e kaluar, dhe si pasojë rritjen e disa pensioneve me duhet ta shtyjmë apo ngadalësojmë”, është shprehur Murati të martën gjatë raportimit para Komisionit parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Me vendim të Qeverisë Hoti, qytetarët që tërhoqën ...
Komentet te Lajmi i fundit rreth Trustit, flet Hekuran Murati Janë të Mbyllura
Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është kërcënuar mbrëmë, nga një person, i cili i kishte shkuar te banesa e tij në Lipjan, në pikë të natës, duke i kërkuar që të dalë dhe të ballafaqohet me të, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti ndodhi derisa pjesëtari i FSK-së (emër i njohur për redaksinë) ishte në banesën e tij kur një person, dukë bërtitur e kishte fyer dhe iu ka drejtuar me fjalët “zbrit poshtë se po të pres, të tregoj unë’’. Përballë kësaj situate, pjesëtari i FSK-së, ka vendosur që ta njoftojë Policinë dhe të kërkojë ndihmë, për të parandaluar ...
Komentet te Kërcënohet pjesëtari i FSK-së në Lipjan, një person i shkon te banesa në pikë të natës: “Zbrit se po të pres…” Janë të Mbyllura
Femrat çlirojnë aromën, së cilës meshkujt nuk mund t’i rezistojnë dot. Por kanë edhe ditë të caktuara gjatë të cilave joshen nga meshkujt e pashëm dhe dominues. Gjatë ovulacionit femrat bëhen nga pak më të egra, të gatshme për joshje, ndërkaq më shumë kujdesen për pamjen e vet dhe janë shumë xheloze ndaj konkurrencës. Sapo dalin nga shtëpia fillojnë gjuetinë e pavetëdijshme ndaj meshkujve. Ecin më ngadalë, më shumë dredhin kërdhokullat, nxjerrin gjoksin para, fytyra u shkëlqen dhe ndihen më tërheqëse dhe me vetëbesim më të madh se kurrë më parë. Mashkullin, i cili u pëlqen gjatë kësaj periudhe, do ta mbrojnë fuqishëm nga konkurrenca, përkatësisht nga femrat e tjera ...
Komentet te Kështu sillen femrat kur janë të etura për seks Janë të Mbyllura
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka mbajtur një konferencë për media derisa u paralajmërua se Kosova do përballet sërish me reduktime të rrymës, shkruan Gazeta Metro. Në fund të 2021, Kosova u përball me krizë energjetike ku reduktimet e rrymës ishin të ashpra, por sipas Rizvanollit do vazhdojnë edhe këtë vit. Në një konferencë për media, Rizvanolli tha se për shkak të situatës së krijuar mund të vie deri te jo-stabiliteti, e që nënkupton reduktime të rrymës. ”Në gjdnejn që e kemi aktualisht, për shkak të situatës së krijuar nga situata e përkohshme mund të vijë deri te jo-stabiliteti, dhe reduktimet në momentin që do ketë nevojë për import. Kjo ...
Komentet te Lajmërohet Rizvanolli: Thotë se do ketë sërish reduktime të rrymës Janë të Mbyllura
Ndeshja mes Austrisë dhe Danimarkës në Ligën e Kombeve doli të ishte e çuditshme për dy arsye. Danimarka mundi 2-1 Austrinë e Ralf Rangnick në Vjenë në një ndeshje që u vonua për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike. Si rezultat, tifozët tentuan të ndriçonin stadiumin me celularët e tyre. Pierre-Emile Hojbjerg dhe Jens Stryger Larsen shënuan për danezët, ndërsa golin e vetëm për vendasit e shënoi Xaver Schlager. Por çudita e madhe ndodhi pasi që u mbyll ndeshja nga gjyqtari. Kjo për shkak se një gropë e madhe misterioze u shfaq në mes të fushës. Ndërsa lojtarët po largoheshin nga fusha, u shfaq kjo vrimë në mes ...
Komentet te Mbyllet ndeshja – menjëherë shfaqet një gropë e madhe misterioze në mes të fushës, lojtari danez fut këmbën Janë të Mbyllura
Një aksident trafiku ka ndodhur sot afër Spitalit Rajonal në Gjilan, ku i vdekur ka mbetur një këmbësor i moshës 76-vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Ai tha se Policia rreth orës 11:22 ka marrë informacione për një aksident trafiku afër spitalit dhe menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet relevante. Viktima më pas është dërguar në Qendrën Emergjente të Gjilanit, por përkundër ndihmës së mjekëve, i njëjti ka ndërruar jetë. Hashani bëri të ditur se njësiti i trafikut rrugor është duke i hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ndodhur aksidenti. ...
Komentet te LAJMI I FUNDIT: Vetura godet një këmbësor në Gjilan, vdes në spital Janë të Mbyllura