Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

‘Sunny Hill’ sivjet në Tiranë, ky është njoftimi për ata që tashmë kanë blerë biletat

ShowBiz
Festivali më i madh ‘Sunny Hill’ sivjet nuk do të mbahet në Kosovë, kjo për shkak se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk i ka kthyer përgjigje definitive organizatorëve dhe është vonuar në të gjitha afatet ligjore, raporton Gazeta Sinjali. Organizatorët bëjnë me dije se ata që tashmë i kanë blerë biletat, nëse nuk kanë mundësi të marrin pjesë gjatë ditëve të festivalit në Tiranë, do t’u kthehen paratë. Njoftimi: “Datat e njëjta, përvojat e njëjta, lokacioni i ndryshëm Këtë gusht (për shkak të vonesave nga institucionet për të lëshuar lejet e nevojshme për lokacionin), ne detyrohemi të zhvendosemi në Tiranë. Duam t’ju informojmë të gjithë ata që tashmë ...
Komentet te ‘Sunny Hill’ sivjet në Tiranë, ky është njoftimi për ata që tashmë kanë blerë biletat Janë të Mbyllura

Rritet paga minimale nga 130 në 264 euro, Vetëvendosje mburret: Ashtu siç kishim premtuar

Lajme
Lëvizja Vetëvendosje është mburrur me votimin në parim të Ligjit për Pagën Minimale sot në Kuvend duke thënë se kështu kanë realizuar një premtim të bërë. Vetëvendosja, përmes një postimi në Facebook, ka uruar rritjen e pagës minimale në 264 euro duke thënë se për punëtorët nën 35 vjeç paga minimale është rritur për 103 % derisa për ata deri në 65 vjeç për 55 %. “Paga minimale rritet në 264 euro. Me 68 vota PËR, 0 kundër dhe 6 Abstenime, pas 11 vjetëve në Kuvendin e Kosovës sot u votua në lexim të parë rritja e pagës minimale në Kosovë ashtu siç kishim premtuar si Lëvizje VETËVENDOSJE!. Nga 130 ...
Komentet te Rritet paga minimale nga 130 në 264 euro, Vetëvendosje mburret: Ashtu siç kishim premtuar Janë të Mbyllura

Detaje të reja, babai vrau të birin në Peran të Podujevës pas mosmarrëveshjeve për shitjen e mjeteve bujqësore

Lajme
Shtëpitë i kanë shumë pranë, e afërsinë familjare edhe më të ngushtë. Por, familjen Ismajli nga fshati Peran i Podujevës e ka goditur një tragjedi e rëndë. Kjo pasi që 50 vjeçari N. Ismajli dyshohet se ka vrarë djalin e tij 28-të vjeçar. E gjithë ngjarja ka ndodhur pak më larg shtëpisë, në arat që janë pronë e kësaj familje. “Në këtë vend dje rreth orës 18:00 ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Si pasojë e të shtënave me armë ka mbetur i vdekur një 28 vjeçar. I dyshuari është babai i viktimës i cili tashmë është arrestuar nga policia.” Sipas asaj që rrëfehet xhaxhai, viktima kishte tentuar ti shiste mjetet e ...
Komentet te Detaje të reja, babai vrau të birin në Peran të Podujevës pas mosmarrëveshjeve për shitjen e mjeteve bujqësore Janë të Mbyllura

Vetëvendosje në delir, Sveçla e asistenti i Kurtit i gëzohen dështimit të Sunny Hill Festival

Lajme
Tashmë është zyrtare që Sunny Hill Festival nuk do të mbahet në Prishtinë. Në letrën e tij të gjatë e të dërguar në adresë të presidentes Vjosa Osmani e kryeministrit Albin Kurti, Dukagjin Lipa e ka quajtur të ‘politizuar’ kërkesën e festivalit. Ai ka përmendur asamblistët e opozitës në Kuvendin Komunal të Prishtinës, të cilët sipas tij e penguin organizimin e festivalit e madje shkaktuan presion në MAPL, ministria të cilën e bën përgjegjës baba i Dua Lipës. Megjithatë, kjo letër e gjatë e ku Lipa shpërtheu, duket se nuk u ka penguar aspak asamblistëve të VV-së. Si kundërshtar të ndarjes së tokës prej 17 hektarësh, asamblistët e VV-së janë ...
Komentet te Vetëvendosje në delir, Sveçla e asistenti i Kurtit i gëzohen dështimit të Sunny Hill Festival Janë të Mbyllura

Burri i dehur në Fushë Kosovë e shan dhe gjuan me gurë bashkëshorten e tij, arrestohet nga Policia

Lajme
Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen në vendin tonë. Çdo ditë viktima, të cilat janë zakonisht gra, denoncojnë në Polici bashkëshortët e tyre, nga të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike, raporton Gazeta Sinjali. E një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në Lagjen 28 të komunës së Fushë Kosovës, ku një grua ka denoncuar në Polici bashkëshortin e saj, për të cilin ka deklaruar se e ka rrahur. Sinjali mëson se gjithçka kishte ndodhur pasi i dyshuari kishte shkuar në shtëpi në gjendje të dehur, ku më pas kishte filluar ta ofendojë e ta shajë bashkëshorten e tij. Por ai nuk e la ...
Komentet te Burri i dehur në Fushë Kosovë e shan dhe gjuan me gurë bashkëshorten e tij, arrestohet nga Policia Janë të Mbyllura

Përleshje në Lipjan: 23-vjeçari sulmohet me mjet të fortë në kokë, dërgohet me urgjencë në spital

Lajme
Një ngatërresë mes të rinjve ka ndodhur në rrugën “Gjergj Fishta” të Lipjanit, në orët e pasdites të së hënës, raporton Gazeta Sinjali. Përleshja, motivet e së cilës ende nuk dihen ka eskaluar në përdorimin e një mjeti të fortë, me ç’rast lëndime ka pësuar një 23-vjeçar. Për pasojë, i njëjti ka kërkuar ndihmë mjekësore fillimisht në Emergjencën e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Lipjan. Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se Policia është njoftuar për rastin pasi viktima është dërguar në spital për trajtim, me ç’rast një patrullë policore ka marrë deklaratën e viktimës. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një përleshje mes viktimës dhe një personi tjetër, 24-vjeçar, i ...
Komentet te Përleshje në Lipjan: 23-vjeçari sulmohet me mjet të fortë në kokë, dërgohet me urgjencë në spital Janë të Mbyllura

Babai i Dua Lipës akuzon opozitën e Prishtinës për dështimin e Sunny Hill – VV votoi kundër

ShowBiz
Sunny Hill nuk do të mbahet në Prishtinë gjatë këtij viti, përkundër paralajmërimeve.  Një tjetër lajm i keq për kulturën, pikërisht kur nuk kanë kaluar shumë javë pasi Komuna e Prishtinës ndau për organizatorin 17 hektarë tokë. Pak çaste më parë, reagoi edhe babai i Dua Lipës, Dukagjini, që përmes një postimi në rrjetin social “Facebook“, konfirmoi letrën që ua ka dërguar institucioneve relevante. Në këtë letër konfirmohet se sivjet, ky festival nuk do të mbahet në vendin tonë. Gjithashtu, përmes këtij njoftimi, ai ka bërë të ditur shkaqet që çuan deri në këtë vendim, teksa shtoi se një i tillë ishte goxha i vështirë. “Me anë të këtij njoftimi, ...
Komentet te Babai i Dua Lipës akuzon opozitën e Prishtinës për dështimin e Sunny Hill – VV votoi kundër Janë të Mbyllura

2 shtëpi, 2 banesa dhe 2 parcela toke në ndërtim e sipër – çifti presidencial ka nevojë për konsulencë banimi

Lajme
Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu dhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, duket se janë në pritje të një jete perfekte, në të cilën përfshihen një banesë në një lagje luksoze dhe një parcelë toke në një tjetër lagje luksoze, e quajtur “Lagjja e Gjelbër”. Në deklarimet e pasurisë që kanë bërë çifti presidencial për vitin 2022, del se ata tashmë e kanë zgjedhur problemin e banimit pasi kanë kontraktuar dy vendbanime goxha luksoze, por që duhet pritur për t’u vendosur aty. Kësisoj, çifti përpos banesës në lagjen Marigona Hill që kushton fiks 87 mijë e 900 euro, Osmani-Sadriu kanë blerë edhe një parcelë toke në një lagje tjetër që quhet “Lagjja e ...
Komentet te 2 shtëpi, 2 banesa dhe 2 parcela toke në ndërtim e sipër – çifti presidencial ka nevojë për konsulencë banimi Janë të Mbyllura

Besnik Bislimi: S’e heqim akcizën, nga rritja e çmimit të naftës qeveria mblodhi 15 milionë euro më shumë

Lajme
Zëvendës-kryeministri i parë i vendit, Besnik Bislimi, ka komentuar kërkesën për heqjen e akcizës për karburante. Këtë kërkesë, Bislimi e ka quajtur ‘‘sharlatanizën’’ dhe kërkesë që dëmton interesat e shtetit. ‘‘Në pesëmujorin e parë të vitit 2022, qeveria ka grumbulluar fiks 15 milionë euro më shumë nga importet e derivateve të naftës. Ndërkaq u ka kthy qytetarëve për t’i kompesuar dëmet fiks 100 milionë euro. Pra, nuk është pasuru qeveria. Qeveria ka marrë 15 milionë euro shtesë nga rritja e çmimit të naftës, ndërkaq, qytetarëve për t’i përballuar koston shtesë ia ka dhënë 100 milionë euro, ose 7-fishin e shumës që e ka grumbulluar shtesë qeveria’’, ka thënë zëvendëskryeminsitri i ...
Komentet te Besnik Bislimi: S’e heqim akcizën, nga rritja e çmimit të naftës qeveria mblodhi 15 milionë euro më shumë Janë të Mbyllura

Hysen Durmishi ankohej se mezi ia del ta kalojë muajin, ka mbi 7 mijë € në bankë/ Familja e tij qindra mijëra euro patundshmëri

Lajme
Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Hysen Durmishi, ditë më parë në një debat televiziv deklaroi se me pagën që e merr si zëvendësministër, mezi ia del ta kaloj muajin. Mirëpo, ndryshe tregon deklarimi i pasurisë së tij në Agjencinë Kundër Korrupsion. Durmishi të ruajtura në bankë i ka hiç më pak se 7 mijë e 980 euro para të gatshme. Veç parave të gatshme, Durmishi ka patundshmëri në vlerë të majme, por që janë në pronësi të prindit. Prindi i Durmishit, posedon shtëpi në vlerë prej 50 mijë eurosh, tokë punë në vlerë 72 mijë euro, truall në vlerën e 105 mijë eurosh dhe livadhe në vlerën e 40 ...
Komentet te Hysen Durmishi ankohej se mezi ia del ta kalojë muajin, ka mbi 7 mijë € në bankë/ Familja e tij qindra mijëra euro patundshmëri Janë të Mbyllura