Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar dy propozim-vendime lidhur me marrëveshje ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. Në njoftimin e Qeverisë thuhet se është miratuar nisma për lidhjen e marrëveshjes për bashkëfinancim për studimin e fizibilitetit dhe projekt–idesë për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë, ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë, transmeto Telegrafi. “Pas shqyrtimit është miratuar edhe vendimi për rekomandimin e Presidentes së Republikës së Kosovës për autorizimin e Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për nënshkrim të marrëveshjes me Ministrinë e Infrastrukturës ...
Komentet te Qeveria e Kosovës miratoi dy vendime lidhur me realizimin e projektit të lidhjes hekurudhore Durrës-Prishtinë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka mbërritur në Hagë. Kjo u bë e ditur nga Shefi i stafit të Konjufcës, Ilir Kerqeli i cili ka publikuar një foto në rrjetet sociale. Konjufca pritet të takohet me krerët e UÇK-së, Thaçin, Veselin, Selimin, Krasniqin, Haradinaj e Gucatin./Nacionale ...
Komentet te Konjufca mbërrin në Hagë Janë të Mbyllura
Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka thënë se VV po mendon që me 14 shkurt është çliruar Kosova. “Aq larg ka shku kjo mendësi qeverisëse, sa mendon që me 14 shkurt ka ndodh çlirimi i Kosovës, me 14 shkurt ka ndodh mrekullia, me 14 shkurt shpëtoi Kosova”, tha ai në Tëvë 1. Ai tutje ka thënë se VV është dashuruar në vetveten./Nacionale ...
Komentet te Zëdhënësi i PDK-së: VV po mendon që Kosova është çliruar me 14 shkurt 2021 Janë të Mbyllura
Një qytetar ka publikuar pamje të kamerave, gjersa shihen hajdutët të cilët kanë tentuar të kryejnë grabitje në shtëpinë e tij. Në videon e publikuar, shihet se hajdutët kanë me vete armë, derisa kanë marrë edhe shkallët e çekiçin me vete. Pastaj, duket se pronari i shtëpisë i sheh dhe të njëjtit shihen duke ikur. F.F (pronari i shtëpisë) u ka bërë thirrrje qytetarëve që mund t’i identifikojnë këta persona që ta telefonojnë në mënyrë që të identifikohen. “Gjate nates tentuan te grabisin shtepin. Kush mund ti indentifikoj keta persona ju lutem me kontaktoni ne nr:044916874”, ka shkruar i njëjti. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Armë, shkallë e çekiçin me vete, kosovari publikon pamjet e hajnave në shtëpi Janë të Mbyllura
Ne jetojmë në një shoqëri shumë “interesante/kontraverse”, festivali “Sony Hill” nuk mbahet në Kosovë por në Shqipëri dhe të gjithë po diskutoni për këtë ngjarje. Ndërsa nga data 10 e këtij muaji rreth 1200 punëtorë shëndetësorë (mjekë, infermierë dhe personel ndihmës) kanë mbetur pa kontrata pune. Kjo situatë është e vështirë për ne si punëtorë, por edhe për Kosovën, është një ngjarje e madhe dhe e dhimbëshme; por askush nuk e diskuton një gjë të tillë e cila ndodhi para 5 ditëve! E unë i kam dilemat e mia? Pa dashur me ia humb vleren dhe rëndësinë e festivalit, si është e mundur që pothuajse të gjithë të reagojnë për ...
Komentet te Truri i Kosovës po ik jashtë, 1200 doktorë mbeten pa punë Janë të Mbyllura
Prishtina Weather ka njoftuar se një stuhi që po zhvillohet aktualisht në Bosnjë dhe Serbi parashihet të kalojë edhe kah Kosova. Sipas PW’së, kjo stuhi pritet të sjellë reshje më të mëdha të shiut, breshës apo edhe hove të erës edhe mbi 15/s. “17.06.2022, 13:45 – Një stuhi po zhvillohet tashmë orëve të pasdites nga pjesë perëndimore të Bosnjë dhe Serbia qëndrore, derisa mbi vendin tonë nga Dukagjini ka zhvillime të rrebesheve të shiut. Orëve vijuese kjo stuhi po parashihet të kaloj mbi vendin tonë, me mundësi që lokalisht të sjellë reshje më të mëdha të shiut, breshër apo edhe hove të erës edhe mbi 15m/s (60km/h)”, thuhet në njoftim./Kosovarja ...
Komentet te Prishtina Weather paralajmëron se po vjen një stuhi drejtë Kosovës Janë të Mbyllura
Analisti kosovar, Agon Maliqi, ka reaguar pas deklaratës së sotme të Miroslav Lajcak, se vizat po vijnë por që s’mund të japë datë për një gjë të tillë, shkruan Gazeta Metro. Në një shkrim në Twitter, Maliqi ka risjell në kujtesë qëndrimin e ish-Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, kur kishte deklaruar para katër vitesh se me demarkimin e kufirit me Malin e Zi, Kosova po ecë drejt liberalizimit të vizave. “A është Lajçak i vetëdijshëm se po ngjall shpresa në Kosovë se liberalizimi i vizave është afër dhe a është i vetëdijshëm për pasojat nëse kjo nuk ndodh? Vetëm një kujtesë shkakësore e herës së fundit që ndodhi ...
Komentet te Maliqi rikujton rrenën e madhe të Mogherinit për vizat, ka një pyetje për Lajcak Janë të Mbyllura
Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët, sidomos në rajonin e Ferizajt, manipulojnë me kilometrat e veturave, që i ndërrojnë në qendrat e kontrollimit të automjeteve. Për një rast të tillë, Prokuroria ka nisur sot hetimet, pas denoncimit të një qytetari, raporton Gazeta Sinjali. Siç mëson Sinjali nga burimet brenda Prokurorisë, një person ka manipuluar me kilometrat e një vetureje, duke ia zvogëluar për rreth 120 mijë. Vetura i ishte nënshtruar kontrollit teknik në një qendër ku u zbulua se ka shifër tjetër, nga kontrolli në një qendër tjetër. Pas mbledhjes së informacioneve, me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti “Rastet e posaçme të Falsifikimit të Dokumentit” dhe “mashtrim” dhe ...
Komentet te Manipulimi me kilometrat e veturave, nisin hetimet edhe për një rast në Ferizaj Janë të Mbyllura
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të falënderuar tifozët e Arsenalit, pasi votuan golin e tij ndaj Manchester Unitedit si më të mirin e sezonit 2021/22. Xhaka arriti të fitojë çmimin ‘goli më i mirë i sezonit’ te Arsenalit, pas goli ndaj Djajve të Kuq në Ligën Premier u votua më së shumti nga tifozët. Goli i yllit shqiptar u votua si i pari nga tifozët me plot 31 për qind të votave, pasi goli i tij nga më larg se 25 metra u pëlqeu më së shumti. Pas tij erdhën Alexandre Lacazette i dyti me golin ndaj Southampton me 21 për qind të votave dhe i ...
Komentet te Goli ndaj Man Utd votohet si më i miri i sezonit te Arsenali, Granit Xhaka falënderon tifozët Janë të Mbyllura
Shaban Ibishi, veteran i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është ndarë nga jeta sot, raporton Gazeta Sinjali. Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga kryetari i OVL-UÇK në Mitrovicë në rrjetin social Facebook, ku thuhet se i ndjeri ishte ushtar i UÇK-së në Brigadën 141 ‘Mehë Uka’. Lamtumira e fundit atij do ti jepet sot në ora 16:40 në varrezat e Shipolit në Mitrovicë me ceremoni ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Njoftimi i plotë: Sot ka ndërruar jetë veterani i Luftës së UÇK-së, Shaban Ibishi. I ndjeri ishte ushtarë i UÇK-së, në Brigadën, 141, “Mehë Uka”, qysh prej fillimit të luftës deri në përfundim. Ne ...
Komentet te Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së Janë të Mbyllura