Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

PSD tallet me Qeverinë: ‘Organizon festival” në lagjen luksoze ku e ka banesën Liburn Aliu

Lajme
Nol Nushi, anëtar i Partisë Socialdemokrate, ka ironizuar me anulimin e festivalit “SunnyHill” në Prishtinë, duke thënë se tani do të zhvillohet një festival tjetër, ai i Marigona Hill Festival, lagjen luksoze ku ka banesë ministri Liburn Aliu. Nushi, ka ironizuar kështu nëpërmjet një postimi në Facebook, ku përveç tjerash ka publikuar edhe disa fotografi të figurave kryesore të qeverisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke u vendosur emra të ndryshëm. “Biletat EARLY BIRD në shitje tani! Festivali i Marigona Hill! formacioni është publik. Merrni biletën tuaj për të përjetuar ditët më të paharrueshme të vitit 2022!”, ka shkruar Nushi./Periskopi ...
Komentet te PSD tallet me Qeverinë: ‘Organizon festival” në lagjen luksoze ku e ka banesën Liburn Aliu Janë të Mbyllura

E dhimbshme: 78-vjeçari në Prishtinë përfundon në spital pasi u rrah keq nga djali i tij

Lajme
Nuk janë të pakta rastet në Kosovë, kur viktima të dhunës në familje janë prindërit të cilët përjetojnë nga fëmijët e tyre dhunë psikike e fizike. E një rast i tillë ka ndodhur  në orët e para të mëngjesit në rrugën ‘Eqrem Vlora’ në Prishtinë, ku një i moshuar ka raportuar në Polici se është rrahur nga djali i tij, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se 78-vjeçari ka pësuar lëndime trupore pasi dyshohet se është sulmuar fizikisht nga djali i tij 55-vjeçar. Për shkak të lëndimeve të marra, i moshuari ka pranuar tretman mjekësor, ndërkohë njësitet policore kanë shoqëruar në stacion të dyshuarin. Pas përfundimit ...
Komentet te E dhimbshme: 78-vjeçari në Prishtinë përfundon në spital pasi u rrah keq nga djali i tij Janë të Mbyllura

Lajmërohet Konjufca nga Haga, tregon për takimet që zhvilloi

Lajme
Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka takuar Jakup Krasniqin dhe Pjetër Shalën, në Hagë. Këtë e bëri të ditur, shefi i stafit të Konjufcës, Ilir Kërçeli, i cili ka shkruar se pas drekës do ta takojnë edhe Rexhep Selimin kurse nesër ish-presidentin Thaçi dhe ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli. “Sot bashkë me kryeparlamentarin Konjufca filluam vizitat në Hagë, takuam ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi e Pjetër Shalën, pas drekës takojmë gjeneral Rexhep Selimin. Kurse nesër ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, e poashtu edhe të dënuarit nga shoqata e veteranëve të luftës Hysni Gucati e Nasim Haradinaj”, ka shkruar Kërçeli. Kërçeli tutje ka thënë se besojnë fuqishëm në pastërtinë e ...
Komentet te Lajmërohet Konjufca nga Haga, tregon për takimet që zhvilloi Janë të Mbyllura

Avionët luftarakë amerikanë F-35 zbarkojnë në Shkup

Lajme Rajoni dhe Bota
Avionët luftarakë F-35 që i përkasin Gardës Kombëtare të shtetit të Vermont të SHBA-së kanë arritur sot në Shkup. SHBA ka dërguar këta avionë luftarakë për herë të parë në Maqedoninë e Veriut. Dy avionët amerikanë F-35 u mirëpritën në Aeroportin e Shkupit edhe nga ministrja e Mbrojtjes Slavjaka Petrovska. “Aterimi i këtyrë avionëve në territorin maqedon që është teknologjia e fundit është provë e lidhjes së pathyeshme që ekziston mes neve dhe aleatëve të NATO-s”, tha ajo Kolonel Lejtnant John McRae nga Garda Kombëtare e Vermont tha se partneriteti afatgjatë është i bazuar në këtë e që garanton sigurinë e përbashkët. “Pikërisht përshkak të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut ...
Komentet te Avionët luftarakë amerikanë F-35 zbarkojnë në Shkup Janë të Mbyllura

I prishen ‘matematikat’ Vucicit: Tani edhe BE ia kërkon njohjen reciproke me Kosovën

Lajme
Kohëve të fundit janë shpeshtuar deklaratat publike të liderëve të shteteve të ndryshme se normalizimi i raporteve midis Kosovës dhe Serbisë duhet të ketë për bazë njohjen e ndërsjellë. Për normalizimin e raporteve midis këtyre dy shteteve, në Bruksel për më shumë se 11 vjet po zhvillohet dialogu nën ndërmjetësimin e bllokut evropian, por ky proces deri më tani nuk i ka afruar aq shumë palët që të mund të thuhet se janë afër arritjes së një marrëveshjeje finale. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka shprehur habinë e tij lidhur me deklaratat e shpeshtuara se dialogu duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë. Lideri serb ka thënë se e ka ...
Komentet te I prishen ‘matematikat’ Vucicit: Tani edhe BE ia kërkon njohjen reciproke me Kosovën Janë të Mbyllura

S’u pajtuan si ta rregullojnë dhomën/ Gruaja ther me thikë bashkëshortin në Dragash, të dy përfundojnë në Polici

Lajme
Nuk janë të rralla rastet e konflikteve mes bashkëshortëve në Kosovë, të cilët si pasojë e mosmarrëveshjeve shpesh përfundojnë në Polici. Një rast i tillë, por jo i zakonshëm ka ndodhur edhe gjatë ditës së djeshme, në fshatin Kërstec të komunës së Dragashit, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se gjithçka ndodhi pas një mosmarrëveshjeje mes çiftit për rregullimin e inventarit të dhomës, çka bëri gruan që ta godas me thikë bashkëshortin e saj. Edhe ky i fundit, më parë dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila deklaroi në Polici se burrin e sulmoi me thikë në vetëmbrojtje. Me vendim të prokurorit ndaj tyre është iniciuar rasti ...
Komentet te S’u pajtuan si ta rregullojnë dhomën/ Gruaja ther me thikë bashkëshortin në Dragash, të dy përfundojnë në Polici Janë të Mbyllura

“Ndihmë, po vdes”, u pickua nga një bletë në fshat, i riu thërret të dashurën dhe vdes

Lajme
Pickimi nga një bletë, keqësimi i papritur, vetëdija se diçka e rëndë po i ndodhte dhe më pas vdekja, të gjitha këto brenda pak minutash. Kështu, Marco Deiana, një fermer italian me origjinë nga Gairo Sant’Elena, në provincën e Nuoro, vdiq papritur në moshën 32-vjeçare mëngjesin e së enjtes, ndërsa kujdesej për bagëtitë e tij si çdo ditë. Gjithçka u konsumua në pak minuta pa qënë e mundur që urgjenca të mbërrinte në kohë. Rreth mesditës ai u pickua nga insekti dhe pak më vonë filloi të ndihej keq. 32-vjeçari e kuptoi se diçka nuk shkonte dhe telefonoi të dashurën e tij në telefon. “Ndihmë, po vdes”, ishin fjalët e ...
Komentet te “Ndihmë, po vdes”, u pickua nga një bletë në fshat, i riu thërret të dashurën dhe vdes Janë të Mbyllura

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, epiqendra në Tiranë

Lajme
Pasditën e sotme, është regjistruar një tërmet, me shkallë 3.0 Rihter, i cili nuk është ndjerë shumë, pavarësisht se ka qenë në thellësi prej 5 km, shkruan Gazeta Sinjali. Sipas njoftimit zyrtar nga Instituti Euro-Mesdhetar i Tërmeteve, epiqendra ishte 20 km nga kryeqyteti dhe 8 km nga qyteti bregdetar. Ende nuk janë raportuar dëme, ndërkohë që paniku ekziston meqenëse ditëve të fundit ka pasur edhe tërmete tjera në Shqipëri e Ballkan. Dëme nga kjo sizmë nuk janë raportuar. Ndërsa, frika e një goditjeje më të fortë vijon të jetë e pranishme te qytetarët, pas disa lëkundjeve më të forta të ndjera në javët e fundit. Kujtojmë se më 26 nëntor ...
Komentet te Lëkundje tërmeti në Shqipëri, epiqendra në Tiranë Janë të Mbyllura

Partinë që e themeloi presidentja e 300 mijë votave, nuk e kalon pragun sipas sondazhit

Lajme
Sipas sondazhit të fundit të kompanisë për matjen e opinionit publik UBO Consulting, Lista Guxo e themeluar nga Presidentja Vjosa Osmani, nuk do ta kalonte pragun zgjedhor sikur zgjedhjet të mbaheshin këtë të diel. Lista Guxo, e cila bashkoi forcat me Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021, korri një rezultat prej 50.2 për qind, duke thyer një rekord të përbashkët me VV-në në historikun elektoral të Kosovës. Vetë presidentja Osmani, që i priu listës së përbashkët me VV-në, kishte dalë kandidatja më e votuar për deputete në histori, duke marrë mbi 300 mijë vota. Mirëpo, mbështetja për këtë parti duket krejt ndryshe në sondazhin e fundit ...
Komentet te Partinë që e themeloi presidentja e 300 mijë votave, nuk e kalon pragun sipas sondazhit Janë të Mbyllura

Publikohen dëshmi se si profesorët mobilizohen për t’iu ndihmuar nxënësve të kopjojnë në Provimin e Maturës

Lajme
Të shtunën e 18 qershorit, 22 mijë nxënës të klasave të 12-ta në nivel vendi do t’i nënshtrohen Provimit të Maturës. Organizata ETEA njofton se është duke përcjellë me vëmendje komunikimet mes nxënësve lidhur me Provimin e Maturës dhe konstaton se gjendja është tejet alarmante. Sipas dëshmive të siguruara nga kjo organizatë, maturantët janë duke bërë përgatitje për të kopjuar në teste. Sipas ETEA-s, në këto dëshmi flitet për përfshirjen e mësimdhënësve në grupet e rrjeteve sociale të hapura për qëllime të kopjimit. Po ashtu, thuhet se flitet për përfshirjen e studentëve dhe familjarëve në grupet në fjalë. “Në këto komunikime vërehen edhe diskutime ku kërkohen këto shërbime duke premtuar ...
Komentet te Publikohen dëshmi se si profesorët mobilizohen për t’iu ndihmuar nxënësve të kopjojnë në Provimin e Maturës Janë të Mbyllura