Një rast jo fort i zakontë i plagosjes ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Ilaz Kodra” në Ulpianë, ku një 22-vjeçare ka therur me thikë veten, për shkak se nuk i pëlqeu një fustan, raporton Gazeta Sinjali. Lidhur me rastin është njoftuar menjëherë Policia, me ç’rast një patrullë policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka marrë një deklaratë nga vajza. Gjithçka dyshohet se ndodhi si pasojë e gjendjes emocionale, ku për një moment vajza ther veten me thikë në bark, duke pësuar kështu lëndime trupore. Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet rasti “vetëlëndim” dhe të hetohen rrethanat e ngjarjes./Kosovarja ...
Komentet te 22 vjeçarja ther me thikë veten, s’i pëlqeu një fustan Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Për një rast të tillë që ka ndodhur në Fushë Kosovë, Prokuroria është vënë sot në dijeni, me ç’rast një person është shpallur në kërkim. Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se një person, i moshës 32-vjeçare, për arsye ende të panjohura, ka kërcënuar një zyrtar policor (emër i njohur për redaksinë), përmes rrjetit social ‘Messenger’. Mesazhi që mori polici e shqetësoi atë tejmase, për çka e denoncoi menjëherë rastin dhe i njoftoi hetuesit se cilat ishin fjalët e të dyshuarit. Sinjali mëson se si dëshmi për rastin, Prokuroria ka siguruar mesazhet ...
Komentet te “Nëse je burrë dil pa uniformë, e shohim cili është më i fortë me u rreh”/ Kërcënohet polici në Fushë Kosovë, i dyshuari në kërkim Janë të Mbyllura
Vajza e këngëtarit me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina, Zdravko Çoliç, Una ka vjedhur nga kasaforta e të atit rreth 20 mijë euro për t’i blerë një makinë të dashurit të saj. Kur këngëtari ka parë se mungonte shuma ka njoftuar policinë por vajza është frikësuar dhe ka pranuar gjithçka. Kjo ngjarje ka ndodhur në shtëpinë e këngëtarit pak muaj më parë. Sapo vajza ka marrë paratë ka shkuar për të parë disa modele makinash. Por shitësit kanë dyshuar te të rinjtë dhe nuk i kanë lejuar që të blejnë asnjë gjë./Kosovarja ...
Komentet te Vajza i vjedh babait 20 mijë euro për ti blerë makinë të dashurit Janë të Mbyllura
Serena Sula, e ftuar në Top Channel, ka rrëfyer se prej kohësh është në kontakt me një sheik nga Dubai, i cili e ka ftuar atë ta vizitojë. “Më ka shkruar një sheik, është person publik, njihet në Instagram. Më ka ndjek dhe më lutet që unë të shkojë në Dubai. Do ta pranoj ftesën, si mos ta bëj. Por më mua do të jetë më mirë të vijë ai këtu. Ai është fiksuar pas meje. Kam folur me atë dhe më pëlqen shumë, pasi është tipi im”, u shpreh Serena Sula./Kosovarja https://youtu.be/sPw852udCBM ...
Komentet te Këngëtarja shqiptare: Sheiku çmendet për mua, më ka ftuar në Dubai Janë të Mbyllura
Një person është arrestuar sot pasdite në fshatin Damjan të komunës së Gjakovës, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht një fëmijë, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se i dyshuari ka goditur me grushte e shqelma një 12-vjeçar, me të cilin nipi i tij kishte pasur një ngatërresë në oborrin e shkollës fillore ‘Kongresi i Manastirit’. Për shkak të sulmit, fëmija ka marrë lëndime trupore dhe si pasojë e kësaj është detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore në spital. Ndërkohë njësitet policore pasi kanë marrë informatën lidhur me rastin, kanë shoqëruar në stacion policor të dyshuarin, ndaj të cilit është nxjerrë aktvendim që të ndalohet ...
Komentet te Fëmijët rrahën mes vete në Gjakovë, ndërhyn gjyshi i njërit nga ta dhe e bën për spital 12-vjeçarin Janë të Mbyllura
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot gjatë bisedimeve në Kosovë, është shprehur se nëse Kosova hyn në luftë me Serbinë, atëherë edhe Shqipëria do të bashkohet krah Kosovës. Ai theksoi se Kosova nuk ka nevojë të shkojë në drejtim të luftës edhe një herë, vetëm nëse –shtoi ai, do të jetë e detyruar ta bëjë diçka të tillë. Nëse ndodh diçka e tillë, atëherë edhe Shqipëria do të jetë e detyruar të ndjekë atë drejtim, tha Rama duke shtuar “se ne jemi një”. “Besoj e kanë të qartë, që Serbia mund të qëndrojë në distancë nga Rusia që flaka e luftës mos të vijë këtu. Këtu është thelbi i tradhtisë ...
Komentet te “Ne jemi një”/Rama: Nëse Kosova detyrohet për luftë, bashkohemi dhe ne Janë të Mbyllura
Çifti i showbizit, Blero dhe Afrona, kanë qenë mjaft të komentuar sidomos së fundmi. Nëse shohim me kujdes profilet e tyre në Instagram, do të vëmë se që të dy i kanë fshirë të gjitha fotot që kanë publikuar më herët me njëri tjetrin duke ngritur dyshimet e mëdha për një ndarje mes dyshes. Pavarësisht kësaj asnjëri prej tyre nuk ka pranuar publikisht asgjë akoma. Blero ka qenë pjesë e një eventi si i ftuar dhe është marrë në intervistë nga “Prive”, ku sigurisht është pyetur rreth Afronës. Ai është vënë dukshëm në siklet dhe nuk ka preferuar të flasë për këtë temë. “Nuk po merrem me këtë punë sepse ...
Komentet te Është ndarë apo jo me Afronën? Blero thyen heshtjen më në fund Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një tentim vrasje që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Bardhosh të Prishtinës, ku një 15-vjeçar ka therur me thikë një 19-vjeçar. Për pasojë, i riu është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, teksa ende nuk dihen motivet e rastit. Burimet brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se ngjarja dyshohet se ndodhi pas një përleshje mes dy palëve në një fushë të basketbollit, ku për një momenti i dyshuari nxjerr thikën, me të cilën i shkakton plagë viktimës. Policia është vënë në veprim dhe ka arritur të arrestojë të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim, por që nuk ka ...
Komentet te Tentim vrasje në Bardhosh: 15-vjeçari ther me thikë 19-vjeçarin Janë të Mbyllura
Kurti: Është më e udhës t’i takoj avokatët e ish-krerëve të UÇK-së, paraburgimi i tyre i stërzgjatur
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti veç marrëveshjeve të nënshkruara me Shqipërinë e temës së Ballkanit të Hapur, ka folur pas mbledhjes së dy qeverive edhe për ish-krerët e UÇK-së që janë në paraburgim në Hagë, ku po akuzohen nga Gjykata Speciale për krime lufte. Kurti ka thënë se e ka parë të rrugës t’i takojë avokatët e tyre, duke vlerësuar se paraburgimi i tyre është stërzgjatur. “Unë kam vlerësuar që është më e udhës t’i takojë avokatët e tyre mbrojtës të të gjithë luftëtarëve të UÇK-së që janë në paraburgim në Hagë, në një paraburgim të stërzgjatur sepse ka kaluar 1 vit e gjysmë prej se mbahen në paraburgim ndërkaq ...
Komentet te Kurti: Është më e udhës t’i takoj avokatët e ish-krerëve të UÇK-së, paraburgimi i tyre i stërzgjatur Janë të Mbyllura
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së së UCK-së Faton Klinaku, ka mbajtur një konferencë për media, ku ka folur sërish për kërkesën e veteranëve për tu përfshirë në Ligjin për Pagën Minimale. Klinaku ka sqaruar se nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët me të parin e ekzekutivit, por që sipas tij veteranët do të presin, raporton Gazeta Sinjali. “Pas diskriminimit që ka ndodh me pagën minimale, ashtu sic nuk e kemi pranu okupimin nuk pranojmë as diskriminim e as politizim të veteranëve 23 vjet pas luftës”, tha Klinaku. Ai tha se kryeministri Kurti ka premtuar një propozim për veteranët. “Në takim me kryeministrin Kurti, nuk kemi gjetë gjuhë të ...
Komentet te Veteranët me ultimatum: I japim kohë Qeverisë e Kuvendit deri në lexim të dytë të ligjit Janë të Mbyllura