Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Ghetto Geasy feston ditëlindjen e 40-të, Marina e zhveshur me dedikim të veçantë: Mbreti i zemrës time

ShowBiz
Ditën e sotme feston ditëlindjen njëri prej reperëve më të pëlqyer në estradë, Getoar Selimi. I lindur më 3 korrik të vitit 1982 në Prishtinë, ai ka mbushur plot 40 vite jetë. Ndonëse dedikimet e urimet kanë qenë të shumta në rrjete sociale, një të tillë së fundmi e ka marrë edhe nga partnerja e tij, moderatorja Marina Vjollca. “Urime ditëlindjen mbreti i zemrës time. Ti e meriton botën. Të dua përgjithmonë burri im”, ka qenë shkrimi i Vjollcës. Prezantuesja nga Shqipëria dhe reperi janë së bashku prej shumë vitesh, teksa u martuan në një ceremoni pranë detit në vitin 2017. Ata vitin që lamë pas mirëpritën një vajzë të ...
Komentet te Ghetto Geasy feston ditëlindjen e 40-të, Marina e zhveshur me dedikim të veçantë: Mbreti i zemrës time Janë të Mbyllura

Kërmilli gjigant që e futi Floridën në karantinë

Lajme
Një kërmill gjigant, që ka përmasat e një miu, ka detyruar një qytet të tërë në Florida që të futet në karantinë. Ky kërmill, që e ka origjinën në kontinentin afrikan, bart një parazit që i shkakton meningjit njerëzve. Karantina do të zgjasë dy vite, por ndryshe nga karantina e koronavirusit, banorët e Port Richey ndalohen vetëm të lëvizin bimë, pleh dhe materiale ndërtimi jashtë qytetit të tyre, shkruan a2cnn. Një kërmill i tillë, që ka organe riprodhimi mashkullore dhe femërore njëkohësisht, riprodhohet shumë shpejt, pasi bën rreth 1200 vezë në vit. /GazetaSinjali/  ...
Komentet te Kërmilli gjigant që e futi Floridën në karantinë Janë të Mbyllura

Korrje-shirjet: Peci i bashkëngjitet Kurtit, hip në kombajnë

Lajme
Në fshatin Sopi të Suharekës kanë filluar korrje-shirjet e grurit, shkruan Gazeta Sinjali. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci, po qëndrojnë në këtë fshat gjersa bujqit po i kryejnë punët e tyre. Ministri Peci, ka shpërndarë disa fotografi ku shihet përkrah Kurtit në kombajnë, i cili është i ulur, ndërsa Peci afër tij qëndron në këmbë. Ministri i Bujqësisë, ka shkruar se bujku kosovar është më i përkrahuri krahasuar me rajonin – falë mbështetjes së Qeverisë Kurti 2. “Bukën tonë të përditshme, falna sot! Sot së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, në fshatin Sopi të Komunës së Suharekës, vizituam fermerin Fazli Beqiraj i cili posedon ...
Komentet te Korrje-shirjet: Peci i bashkëngjitet Kurtit, hip në kombajnë Janë të Mbyllura

Vrapohet në përkrahje të fëmijëve me autizëm

Lajme
Për të tretën herë me radhë është mbajtur minimaratonës humanitare “Vrapo për Autizëm 2022”. Maratona 5 kilometërshe filloi nga sheshi i kryeqytetit “Ibrahim Rugova”, dhe bashkoi qindra qytetarë, politikanë e personalitete të tjera me qëllim të sensibilizimit të shoqërisë në përkrahje të fëmijëve me autizëm. Ndërkohë, të gjitha mjetet e gjeneruara nga numrat e blerë për pjesëmarrje në maratonë, do të shkojnë në përkrahje të kësaj kauze. Organizatori i këtij aktiviteti, Burim Krasniqi tha se qëllimi i aktivitetit është për t’i ndihmuar fëmijët me autizëm, dhe se tashmë ky aktivitet është bërë tradicional. “E kemi bërë për t’i ndihmuar fëmijët me autizëm. Është bërë tradicionale, ky është edicioni i tretë ...
Komentet te Vrapohet në përkrahje të fëmijëve me autizëm Janë të Mbyllura

Shumë prej jush e bëni, por ja pse nuk duhet ta fusni bostanin në frigorifer

Kuzhina
Vapa e madhe na detyron që shumicën e ushqimeve t’i fusim në frigorifer, madje edhe shalqinjtë, por në fakt ne bëjmë një gabim të madh. Në të vërtetë, siç thonë ekspertët, shalqirin duhet mbajtur në temperaturë dhome, në mënyrë që të ruajë të gjithë përbërësit ushqyes me të cilët është i pasur. Kur është i ftohtë, shalqiri humb shumicën e vitaminave dhe të materieve ushqyese. Edhe një gjë e kanë zbuluar shkencëtarët. Shalqiri vazhdon të prodhojë vitamina dhe materie ushqyese edhe pasi që të jetë këputur nga rrënja, mirëpo sërish, vetëm nëse e mbani në temperaturë dhome. Kur e fusin në frigorifer, ai proces ngadalësohet dukshëm. Prandaj, shalqinjtë duhet blerë ...
Komentet te Shumë prej jush e bëni, por ja pse nuk duhet ta fusni bostanin në frigorifer Janë të Mbyllura

Ish-prokurorja e EULEX-it që denoncoi korrupsionin në këtë mision, merr mbi 400 mijë funta nga qeveria britanike

Rajoni dhe Bota
Një prokurore e shkarkuar nga puna në Zyrën e Jashtme pasi njoftoi për korrupsionin e dyshuar në misionin më të madh të jashtëm të BE-së, ka rënë dakord për një marrëveshje me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar prej më shumë se 400,000 £. Maria Bamieh, avokate, ka pohuar për tetë vitet e fundit se Zyra e Jashtme, Commonwealth dhe Zhvillim (FCDO) dështoi të ofrojë mbështetje, pasi ajo u përpoq të ekspozonte bashkëpunimin e mundshëm midis zyrtarëve të BE-së dhe kriminelëve të dyshuar në Kosovë. Në vend të kësaj, tha ajo, zyrtarët qeveritarë i thanë asaj që të injoronte provat e dukshme të marrëveshjes së fshehtë në misionin e BE-së për sundimin e ...
Komentet te Ish-prokurorja e EULEX-it që denoncoi korrupsionin në këtë mision, merr mbi 400 mijë funta nga qeveria britanike Janë të Mbyllura

Çfarë thonë rrugët e Prishtinës?

Lajme
Edhe rrugët flasin në Prishtinë. Përmes grafiteve e muraleve. Çfarë nuk gjen në to… Mesazhe të dashurisë, zemërimit, krenarisë e zhgënjimit. Ka edhe plot pyetje që kanë mbetur pa përgjigje. Nuk mungojnë as shumë vepra të artistëve botërorë, të cilët u kanë dhënë jetë lagjeve me banesa gri dhe shtëpi pa fasada. Por, janë mesazhet e banorëve ato që të ndjekin hap pas hapi. Në Kosovë, gratë përbëjnë shumicën e viktimave të dhunës në familje. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në vitin 2021, si viktima të dhunës në familje janë raportuar 1,986 gra dhe 500 burra. Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, më 8 mars, këtë vit në Prishtinë ...
Komentet te Çfarë thonë rrugët e Prishtinës? Janë të Mbyllura

Lirohet Nuredin Lushtaku pas intervistimit nga policia

Lajme
Avokati i Nuredin Lushtakut, Artan Qerkini ka konfirmuar për T7 se klienti i tij është liruar pasi ndodhej në stacionin policor për intervistim. Lushtaku dyshohet se është përfshirë në një përleshje mbrëmë në Skenderaj, ku janë plagosur dy policë raporton Gazeta Express. “E kam vizitu zotin Lushtaku, ai është liruar me procedurë të rregullt, meqenëse nuk ekziston ndonjë dyshim i arsyeshëm që ai ka përdorur armë gjatë incidentit në fjalë, policia do t’i zhvillojë hetimet, ne jemi të interesuar që hetimet të zhvillohen të plota në mënyrë që të zbardhet e gjithë e vërteta e këtij rasti, pa zhvillime të hetimeve natyrisht ne do t’i përdordim të gjitha ato mjete ...
Komentet te Lirohet Nuredin Lushtaku pas intervistimit nga policia Janë të Mbyllura

Flaka Krelani tregon të pasmet në bikini nga pushimet ne Miami (Foto)

ShowBiz
Flaka Krelani tash e disa ditë po bënë pushime në njërin prej vendeve më të bukura të botës, në Miami. Nga atje bukuroshja po tërheqë vëmendje më pozat që po bënë e veshur në bikini, shkruan”Kosovarja”./Kosovarja Së fundmi, ajo ka ndarë disa imzhe nga një pishinë, ku fokus ju ka dhënë të pasmeve të saj. Imazhet morën pëlqime të shumta, por as komentet nuk munguan. ...
Komentet te Flaka Krelani tregon të pasmet në bikini nga pushimet ne Miami (Foto) Janë të Mbyllura

Edhe Elvana Gjata e dhënë pas çajit të ‘rusit’

ShowBiz
Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata vazhdimisht është në trend dhe bie në sy me zërin e saj unik dhe me paraqitjet e saj tejet ekstravagante dhe jo vetëm. Por, nuk e paskemi ditur se artistja qenka e dhënë edhe pas çajit të ‘rusit’ ashtu siç njihet tek ne, shkruan Kosovarja. Së fundmi ylli shqiptar ka ndar disa foto nga klipi i fundit, në mesin e të cilave zë vend edhe ky imazh, duke vënë në fokus këtë pije. Artistja sapo ka lansuar këngën ‘Gajde’, në bashkëpunim me Dhurata Dorën. Kosovarja-ks.com ...
Komentet te Edhe Elvana Gjata e dhënë pas çajit të ‘rusit’ Janë të Mbyllura