Sot në qytetin e Vushtrrisë, Policia e Kosovës ka gjobitur një shtetas të Serbisë, i cili po drejtonte automjetin me shpejtësi më të madhe se ajo e lejuar në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali. Përmes radarit me laser, Policia ka identifikuar se shoferi ishte duke lëvizur me shpejtësi prej 84 km/h, ku kufizimi i duhur i shpejtësisë në atë zonë është 40 km/h. Ndaj shoferit është shqiptuar gjobë prej 300 euro si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për gjashtë (6) muaj pasi që drejtuesi i automjetit është shtetas i Republikës së Serbisë. Gjoba dhe masa mbrojtëse janë shqiptuar në ...
Komentet te Shoferi nga Serbia voziti me dyfishin e shpejtësisë së lejuar, Policia ia ndalon vozitjen në Kosovë për gjashtë muaj dhe e gjobit me 300 euro Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla mori pjesë në Simpoziumi Ndërkombëtar Symi që po zhvillohet në Athinë. Balla mbajti një fjalë në panelin “Implikimet e luftës në Ukrainë – Një strategji për të shtyrë përpara anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, së bashku me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe përfaqësues të tjerë nga vendet e tjera të rajonit. Në fjalën e tij Balla tha se Mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, shpresoj edhe me Maqedoninë e Veriut, javën e ardhshme (19-20 Korrik) është një lajm i mirë. “Por të mos harrojmë se fillimi i bisedimeve për anëtarësim edhe me dy vende të ...
Komentet te Balla-Kurti në Simpoziumin Ndërkombëtar Symi në Athinë: Mos-liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, një turp tjetër për kredibilitetin e BE Janë të Mbyllura
Lia e majmunit është bërë problemi i radhës global dhe Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar informacionet që qytetarët duhet t’i dinë. MSH publikoi në Facebook këshillat shëndetësore për t’u mbrojtur nga lia e majmunit, e ku hyn edhe seksi i sigurt dhe kufizimi i partnerëve seksualë. Simptomat e lisë së majmunit janë skuqja me flluska në çdo pjesë të trupit, inflamacion dhe dhimbje në zorrën e trashë, enjtje e nyjeve limfatike dhe ethe. Lia e majmunit përhapet përmes kontaktit të ngushtë të drejtpërdrejtë ose përmes ndonjë objekti të kontaminuar. MSH këshillon që të praktikoni seks të sigurt, duke përfshirë “kufizimin e numrit të partnerëve seksual”. Po ashtu, rekomandohet ...
Komentet te MSH publikon këshillat për t’u mbrojtur nga lia e majmunit: Kufizoni numrin e partnerëve seksualë Janë të Mbyllura
...
Komentet te Deputeti Bekë Berisha i ngjitet shkëmbit me duar, shkruan “Rreziku është biznesi im” 👇😃 Janë të Mbyllura
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, në një postimtë gjatë në Facebook, tha se të tjerët po e përqeshin për mbiemrin e tij, shkruan Express. Ai u shpreh se “në disa prej mediave online, sistematikisht është bërë pjesë e fushatës denigruese në raport me mbiemrin e tij”. Gjithashtu, Peci tha se është për keqardhje kur ”konotacioni pezhorativ përdoret nga një pjesë e atyre që lirinë e fjalës po e kthejnë në liri denigrimi”. Peci përmendi disa nga emrat e njohur të qytetit të Mitrovicës, prej nga e ka prejardhjen edhe vetë ai. “Qyteti prej nga vij unë, Mitrovica ka mbiemra karakteristik, të cilët përtej tij personifikojnë historinë. Isa Boletini, Ahmet Selaci, ...
Komentet te Reagon Ministri Peci: Prej kohësh po më përqeshin për mbiemër, kjo është për keqardhje Janë të Mbyllura
Ministria e Shëndetësisë̈ po planifikon që në shtator të hap konkursin për specializime. Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, ministri Rifat Latifi, i cili tha se po synojnë që këto konkurse t’i bëjnë të përvitshme. I pari i shëndetësisë̈ kosovare, tha se numri i personave të pranuar për shkollim specialisitk do të jetë i arsyeshëm. “Konkursi do të hapet shumë shpejt, në shtator do të fillojnë specializimet e reja, kjo ka me pas ristrukturim marramendës sepse nuk mundem tre veta me u ul në një karrige, në një tavolinë e me i zgjedh të gjithë specialistët për të gjitha fushat, secila lëndë klinike duhet me zgjedh. Ne do ...
Komentet te Së shpejti hapet konkursi për specializime Janë të Mbyllura
Rreth 100 qytetarë të Hanit të Elezit dyshohet se janë helmuar nga uji. Rasti ka ndodhur të dielën mbrëma. Kryetari i Hanit të Elezit Mehmet Ballazhi, tha se personat që dyshohet se janë helmuar kanë marrë trajtim mjekësor. Ballazhi tha se simtomat e paraqitura tek këta persona janë vjellje, jashtëqitje dhe temperaturë. Ai theksoi se në asnjë nga rastet nuk është paraqitur gjendje më e rënduar. “Që nga mbrëmë rreth orës 20:00 kane filluar te vijnë të dyshuar nga helmimi në QKMF të marrin ndihmën e parë për shkak të simptomave të vjelljes, të barkqitjes dhe temperaturës e që thonë se ky është helmim. Helmimi dyshohet se mund të ketë ...
Komentet te Rreth 100 qytetarë dyshohet se janë helmuar nga uji në Han të Elezit Janë të Mbyllura
12 mijë e 174 kurbanë janë pranuar në Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), ku më pas janë therur. Kështu ka njoftuar BIK-u, të hënën, ku ka treguar se do të tregojnë emrat e atyre që kanë dorëzuar kurbanë. Ky numër kurbanësh nuk përfshin edhe kafshët e tjera të prera në ditën e Bajramit, që nuk u dorëzuan në BIK. “Edhe sot, sikurse edhe dy ditët e para të Kurban-Bajramit, është duke u çuar në vend amaneti i besimtarëve tanë për therjen e kurbaneve sipas normave hallall dhe standardeve të BE-së”, thuhet në njoftim. “Bashkësia Islame e Kosovës falënderon të gjithë besimtarët që ia besuan amanetin e therjes së kurbanit, duke ...
Komentet te Bashkësia Islame tregon sa kurbanë janë therur ditën e bajramit Janë të Mbyllura
Edhe pse rastet e lëndimeve të punëtorëve në vendet e punës nuk janë të rralla, kushtet nëpër kompanitë private po vazhdojnë të jenë të këqija, e ku prej të cilave po pësojnë më së shumti punëtorët, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në rrugën e ‘Reçakut’ në Ferizaj. Burimet brenda QKUK-së kanë bërë të ditur se një punëtor 47-vjeçar është lënduar pasi është rrëzuar derisa po punonte në katin e katërt të një objekti. Viktima ka rënë nga një lartësi prej 3 metrash, pasi e goditën disa dërrasa, duke pësuar kështu lëndime të rënda trupore. Sipas burimeve nga Emergjenca, i riu ka pësuar frakturë në krahun ...
Komentet te Ferizaj: Punëtori bie nga 3 metra lartësi prej objektit ku punonte, dërgohet me urgjencë në QKUK Janë të Mbyllura
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Pozheran të Vitisë ku është përfshirë një automjet, me ç’rast lëndime ka pësuar shoferi i veturës, raporton Gazeta Sinjali. Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë të ditur se aksidenti u shkaktua pasi shoferi humbi kontrollin mbi automjet derisa po kthehej në një kthesë dhe për pasojë është përplasur në anën tjetër të rrugës. Për shkak të lëndimeve që pësoi, ai ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit të Gjilanit, ndërkohë që edhe Policia ka dalë në vendin e ngjarjes. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Vetaksident në Pozheran të Vitisë, shoferi pëson lëndime trupore Janë të Mbyllura