Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Dënohet me 900 euro gjobë polici që goditi me grushte në kokë të dëmtuarin gjatë arrestimit

Lajme
Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Kamenicë, e ka dënuar me 900 euro gjobë zyrtarin policor F.K., i cili nga prokuroria po akuzohet se në dhjetor të 2020-ës e ka keqtrajtuar të dëmtuarin R.Sh, duke e goditur me grushte në kokë. Shpalljen e aktgjykimit e ka bërë të martën, gjykatësi Sadri Krasniqi, raporton “Betimi për Drejtësi”. Sipas gjykatësit Krasniqi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit brenda afatit ligjor. Ndërkaq, i dëmtuari R.Sh. për realizimin e kërkesës pasurore-juridike është udhëzuar në kontest civil. Prokuroria Themelore në Gjilan, më 19 prill 2021, ka ngritur aktakuzë ndaj F.K., me arsyetimin se në dhjetor të 2020-ës në Kamenicë, ai ...
Komentet te Dënohet me 900 euro gjobë polici që goditi me grushte në kokë të dëmtuarin gjatë arrestimit Janë të Mbyllura

E dhimbshme: Gjendet pa shenja jete një 62-vjeçar në shtëpinë e tij në Prishtinë, jetonte i vetëm

Lajme
Një person është gjetur pa shenja jete sot, në orët e para të mëngjesit, në shtëpinë e tij, në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 62-vjeçar, N.K., i cili që një kohë të gjatë ka jetuar i vetëm dhe sipas informacioneve të para dyshohet se ka pasur probleme psikike. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që Policia ka intervistuar disa dëshmitarë në vendin e ngjarjes Pas ekzaminimit të vendit ku u gjet i ndjeri, Prokurori ka urdhër që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion, ndërsa të iniciohet rasti “hetim mbi vdekjen”. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te E dhimbshme: Gjendet pa shenja jete një 62-vjeçar në shtëpinë e tij në Prishtinë, jetonte i vetëm Janë të Mbyllura

Rron Gjinovci ofendon pastaj fshin komentin në postimin e tij për Srebrenicën

Lajme
Rron Gjinvoci ka treguar sot se si çdo përvjetor, merr lulen e Srebrenicës dhe e vendos afër zemrës, për ta kujtuar gjenocidin. Në shkrim, Enis Presheva e pyeti Gjinovcin se pse po i tregon publikut lidhur me këtë veprim që ai e bëri. E përgjigja e Gjinovcit ishte banale dhe fyese ku të paktën Enis Presheva e krahasoi me kafshë. “Ndoshta edhe mirë që po e bën këtë gjest. Mirëpo, pse po na tregon neve? Çka po pret tash nga ne që po lexojmë për këtë ritualin tënd humanist?” – ka pyetur Presheva. “Me ju vetëdijësu juve se jeni si gjoja” – u përgjigj Gjinovci. “Ti kinse kundër ofendimeve. Pretendon ...
Komentet te Rron Gjinovci ofendon pastaj fshin komentin në postimin e tij për Srebrenicën Janë të Mbyllura

Dërgohet pa shenja jete një person në Spitalin e Mitrovicës

Lajme
Një vdekje e dyshimtë raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Mitrovicë. Policia njofton se një person është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar. “Mitrovicë 11.07.2022-19:40.Raportohet se viktima mashkull kosovar është sjellë pa shenja jete në spitalin rajonal të Mitrovicës, ku vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Telegrafi/   ...
Komentet te Dërgohet pa shenja jete një person në Spitalin e Mitrovicës Janë të Mbyllura

Dy të rinj në Prishtinë tentojnë t’i qërojnë hesapet me sulm e kërcënime – përfundojnë në Polici

Lajme
Një përleshje mes të dy të rinjve ka ndodhur dje në disa lokacione të kryeqytetit, raporton Gazeta Sinjali. Konflikti, motivi i së cilit dyshohet të jetë një mosmarrëveshje mes të dyshuarve,  ka eskaluar në sulm e kërcënime. Siç mëson Sinjali, në këtë rast janë të përfshirë dy persona, të moshave 20 dhe 23-vjeçare, të cilët u takuan teksa ishin me vetura në parkun e Dragodanit, për t’i qëruar hesapet për ngatërresën që kishin pasur kohë më parë. Pasi nuk u mjaftuan që e ofenduan njëri-tjetrin, ata dyshohet se vazhduan për një lokacion tjetër, ku sërish u takuan afër një restoranti në rrugën ‘Fahri Fazlii’, ku veçse u tensionua situata. Aty, ...
Komentet te Dy të rinj në Prishtinë tentojnë t’i qërojnë hesapet me sulm e kërcënime – përfundojnë në Polici Janë të Mbyllura

Dhuna në familje: 17-vjeçarja nga Prizreni rrah nënën e saj pasi i tha se po del shumë

Lajme
Nuk janë të pakta rastet në Kosovë, kur viktima të dhunës në familje janë prindërit të cilët përjetojnë nga fëmijët e tyre dhunë psikike e fizike. Për një rast të tillë që ka ndodhur dje në rrugën “Rozafa” në Prizren, Prokuroria ka nisur  hetimet. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se një 47-vjeçare e ka denoncuar vajzën e saj 17-vjeçare, për dhunën që ka ushtruar ndaj saj. Konflikti mes tyre dyshohet se eskaloi deri në atë pikë sa vajza po dyshohet se e ka goditur nënën, si dhe kishte demoluar gjësendet e shtëpisë. Sipas informatave të para, motivi i mosmarrëveshjes mes tyre ishin daljet e vajzës, që e shqetësuan ...
Komentet te Dhuna në familje: 17-vjeçarja nga Prizreni rrah nënën e saj pasi i tha se po del shumë Janë të Mbyllura

Aksident i rëndë në Zhur të Prizrenit, një i vdekur dhe dy të lënduar

Lajme
Mëngjesin e sotëm në dalje të fshatit Zhur në drejtim të Prizrenit ka ndodhur një aksident mes një kamioni dhe një veture, ku si pasojë shoferi i veturës ka humbur jetën, raporton Gazeta Sinjali. Nga aksidenti janë lënduar dy persona, të cilët po marrin trajtim mjekësor. Njëri nga të lënduarit ka pësuar lëndime më të rënda dhe dyshohet se është dërguar në QKUK. Në vendin e ngjarjes ka dalur Policia dhe Prokurori i Shtetit. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Aksident i rëndë në Zhur të Prizrenit, një i vdekur dhe dy të lënduar Janë të Mbyllura

Këta janë dy personat që u arrestuan në pikën kufitare në Vërmicë, dyshohen për shitblerje të drogës

Lajme
Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për arrestimin e dy të rinjve, që u kapën në pikën kufitare në Vërmicë, nën dyshimet për shitblerje të paautorizuar të narkotikëve. Dy  23-vjeçarët u prangosën pasi zyrtarët policorë iu gjetën qese me substancë narkotikë të llojit marihuanë, në veturën e tyre. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Fisnik Shabanin dhe Agon Billallin, të cilët tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor, në kohëzgjatje prej 48 orësh. Ata po lëviznin me automjet në momentin që u ndaluan nga Policia kufitare nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme. Pas kontrollit policor, në veturën e tyre u gjet një qese e plastikës ...
Komentet te Këta janë dy personat që u arrestuan në pikën kufitare në Vërmicë, dyshohen për shitblerje të drogës Janë të Mbyllura

Ministria publikon çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme

Ekonomi
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes një postimi në faqen zyrtare, ka publikuar limitin për çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme, raporton Gazeta Sinjali. Siç njofton ministria çmimi maksimal i lejuar për dizel, gas dhe benzinë janë si në vijim. “Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.75  €  për litër: Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.69  € për litër: Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78  €  për litër”. Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 12/07/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Ministria publikon çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme Janë të Mbyllura

“Ma mirë me m’pas vra”, babai i Marigonës tregon tmerrin që përjetoi kur pa trupin e pajetë të saj

Lajme
Muhabi Osmani, babai i të ndjerës Marigona Osmani e cila u vra në mënyrë mizore nga i dyshuari Dardan Krivaqa, ka rrëfyer për herë të parë tmerrin që ka përjetuar momentin kur ka pa fotografi të trupit të pajetë të vajzës së tij, Marigonës. “Ai ka qenë tmerri im në jetë që kurrë nuk do ta harroj. Ajo pamje ka qenë mbi çfarë mënyrë më mizore nuk besoj që do ketë vrasje më të rëndë pas luftës në Kosovë”. Pasi ka parë fotografinë, babai i saj u shpreh se nuk ka dashur të jetoj më. “Kur ma tregun fotografinë thash më mirë mem pas vra qaty”, tha ai në Debat ...
Komentet te “Ma mirë me m’pas vra”, babai i Marigonës tregon tmerrin që përjetoi kur pa trupin e pajetë të saj Janë të Mbyllura