Kriza e rritjes së çmimeve është ajo që po irriton qytetarët tej mase në mbarë vendin. Por ky trend i rritjes së çmimeve ka prekur edhe shtetet e rajonit përreth, duke bërë që vendet si Shqipëria që janë destinacion i turizmit detar të rrisin çmimet edhe në shërbimet që ofrojnë për turistet. Shumë pushues nga Kosova që shkojnë për pushime në Shqipëri, përballen jo vetëm me rritje të çmimeve por edhe me abuzime nga bizneset e gastronomisë, kafiteritë e restorantet. Një rast i tillë është adresuar në portalin shqiptar “JOQ Albania”, ku një qytetar nga Kosova ka treguar se si në një lokal çmimi për një birrë ka ndryshuar nga ...
Komentet te Nervozohet kosovari në detin e Shqipërisë: Ndryshe çmimi në menu, ndryshe në faturë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Ajo njihet për fotot provokuese në rrjetet sociale, por këtë herë nuk bëhet fjalë për këtë. Së fundmi është bërë virale në rrjet një video e nxehtë e Enca Haxhias. Këngëtarja shihet topless, teksa duart e një mashkulli i mbulojnë gjoksin. Ende nuk është zbuluar identiteti i burrit misterioz në videon e publikuar nga “Joq Albania”. As nga këngëtarja nuk kemi një reagim deri më tani. Nga ana tjetër kujtojmë që Enca e ka lënë me një anë muzikën dhe “po shijon” jetën siç ajo e konsideron shpesh në rrjetet e saj sociale duke publikuar pamje të vendeve luksoze tropikale ku ajo po kalon pushime e saj verore. Ndërsa prej ...
Komentet te Enca s’ka turp, publikon video nudo me një mashkull që ia mban gjinjtë Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës sot ka kryer një aksion në rajonin e Prizrenit, ku janë kryer bastisje në disa lokacione ku dyshohej se kryheshin veprime kriminale. Ky aksion ka rezultuar me arrestimin e dhjetëra personave të dyshuar për trafikim me migrantë dhe sekuestrimin e autobusëve të cilët dyshohet se janë përdorur për të kontrabanduar shtetasit e huaj. Ndër personat që përfundoi në prangat e Policisë, është edhe Labinot Ukaj, bashkëshorti i zyrtares së Gjykatës Themelore në Prizren, Xhevahire Bislimi Ukaj, rpaorton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht nga burimet e veta se gjatë bastisjes së Policisë, është sekuestruar edhe vetura që pesë ditë të javës parkohej nga ora 08:00-16:00 në parkingun e ...
Komentet te Sekuestrohet vetura e zyrtares së Gjykatës Themelore në Prizren, dyshohet se u përdor për kontrabandim me migrantë Janë të Mbyllura
Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar qasjen e Qeverisë së Kosovës në dialogun me Serbinë, që sipas tij, është zhvendosur fokusi i dialogut nga marrëveshja përfundimtare për njohjen reciproke në çështje teknike. Ai bën thirrje që të kërkohet mbështetje ndërkombëtare vetëm për marrëveshjen përfundimtare dhe jo për çështje të tjera. Hoti ndër të tjera flet edhe për situatën me rritjen e çmimeve në vend për çka konsideron se menaxhimi i qeverisë është tejet i dobët. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës thotë që shpreson se Osmani dhe Kurti i kanë marrë mesazhet e nevojshme në Uashington. “Çështja e dialogut nuk duhet lënë anash, unë shpresoj që krerët e institucioneve kanë marrë ...
Komentet te Hoti: Qeveria e ka zhvendosur fokusin e dialogut në çështje teknike Janë të Mbyllura
Hoxhallarët shqiptarë, si figura me ndikim te ndjekësit e tyre, nuk ngurrojnë të trajtojnë asnjë çështje, duke filluar nga ato se si duhet të funksionojë shoqëria deri të detajet më të vogla. Njëri ndër ta është hoxhë Bedri Lika, i cili së fundmi ka lënë “nam” në rrjete sociale, për shkak të përgjigjes që ka dhënë në një emision ku ishte i ftuar. I pyetur nga moderatori se a lejohet përdorimi i WI-FI’së së fqinjëve, hoxha ka thënë se “është mëkat (haram), të përdoret Wireless-i i fqinjëve, pa lejen e tyre“. Ai tutje ka vazhduar duke thënë se s’lejohet përdorimi i Wi-Fi të askujt pa leje, por në veçanti i ...
Komentet te Hoxha mban “ders” për internet: Përdorimi i Wi-Fi-së së kojshisë pa leje është haram (VIDEO) Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një aksion të Policisë së Kosovës me ç’rast janë arrestuar dhjetëra persona në regjionin e Prizrenit. Burime të Gazetës Sinjali njoftojnë se po vazhdon operacioni policor kundër trafikimit me migrantë, ku janë sekuestruar armë, vetura e autobus që dyshohet se janë përdorë si mjete për transportin e migrantëve. Me urdhër të Gjykatës, Policia ka realizuar bastisje në disa lokacione, ku pritet sigurimi i provave materiale që provojnë përfshirjen e të dyshuarve në veprime kriminale. Sinjali mëson se në mesin e të arrestuarve, ka edhe persona që lidhen me agjenci turistike që merren transportin e udhëtarëve brenda dhe jashtë vendit. Sinjali do t’ju mbajë ...
Komentet te Detaje nga operacioni policor kundër trafikimit me migrantë Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas kthimit nga SHBA-ja ka njoftuar se nesër të mblidhet Këshilli i Sigurisë për t’i diskutuar temat që duhet t’i kenë parasysh zyrtarët. “E kemi një mbledhje e Këshillit të Sigurisë nesër në mëngjes ku do t’i diskutojmë me krerët e organeve dhe agjencive të ndryshme shtetërore dhe me disa prej ministrave çështjet që do të mund të na shfaqen dhe që ne duhet t’i kemi parasysh”, tha ai në një konferencë për media. Kurti tha gjithashtu se dihet që ka njerëz që e sfidojnë shtetësinë e Kosovës dhe ligjet e saj, prandaj duhet kjo mbledhje për të diskutuar masat që gjithçka të shkojë ashtu ...
Komentet te Nesër mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës, Kurti tregon arsyen Janë të Mbyllura
Si rezultat i një hetimi relativisht të gjatë për të identifikuar personat e involvuar në trafikimin me migrantë, Policia e Kosovës sot ka ndërmarrë një aksion të gjerë me ç’rast janë arrestuar dhjetëra persona në regjionin e Prizrenit dhe jo vetëm, raporton Gazeta Sinjali. Me urdhër të Gjykatës, Policia është duke kryer bastisje në disa lokacione, ku pritet sigurimi i provave materiale që provojnë përfshirjen e të dyshuarve në veprime kriminale. Sinjali mëson se në mesin e të arrestuarve, ka edhe persona që lidhen me agjenci turistike që merren transportin e udhëtarëve brenda dhe jashtë vendit. Sinjali do t’ju mbajë të informuar. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Ekskluzive: Dhjetëra të arrestuar për trafikim me migrantë, Policia vazhdon bastisjet në fshatin Shkozë në Prizren Janë të Mbyllura
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për shoferin e autobusit që u përfshi në një aksident ditën e djeshme, me ç’rast dy persona humbën jetën, raporton Gazeta Sinjali. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj. “Më 29.07.2022, prokurori i çështjes ka paraqitur kërkesë për caktim të paraburgimit në gjykatën kompetente ndaj të pandehurit F.I., shofer i autobusit, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” (me fatalitet), sipas KPRK-së”, tha Ulaj. Ndryshe, përveç dy viktimave që humbën jetën, nga aksidenti mbeten të lënduar edhe fëmijë të cilët kanë marrë trajtim të menjëhershëm mjekësor. Lidhur me gjendjen shëndetësore të tyre, për ...
Komentet te Kërkohet paraburgim për shoferin e autobusit që shkaktoi aksidentin në Podujevë Janë të Mbyllura
Sot i jepet lamtumira e fundit çiftit që vdiqën në aksidentin tragjik në rrugën Prishtinë – Podujevë
Sot varrosen Shemsedin dhe Mervete Sopaj, çifti që humbi jetën në aksidentin tragjik që ndodhi dje në rrugën Podujevë-Prishtinë. Familjarët kanë njoftuar se varrimi do të bëhet në ora 18:00. Çifti Sopaj po ktheheshin në vendlindje kur ndodhi aksidenti tragjik. Ata ishin bashkë me dy fëmijët e tyre të cilët kanë shpëtuar dhe aktualisht po trajtohen në spital, njëri në Ortopedi e tjetri në Neurokirurgji. Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për shoferin e autobusit që u përfshi në një aksident ditën e djeshme./Sinjali ...
Komentet te Sot i jepet lamtumira e fundit çiftit që vdiqën në aksidentin tragjik në rrugën Prishtinë – Podujevë Janë të Mbyllura