Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Babai keqtrajton vajzën e tij 14-vjeçare në Podujevë, e mitura i dërgon në Polici pamjet e dhunës

Lajme
Jo rrallëherë fëmijët i denoncojnë prindërit e tyre për keqtrajtim. Në shumicën e këtyre rasteve, viktima janë të miturit, ndaj të cilëve ushtrohet dhunë fizike e psikike. Për një rast të tillë, mbrëmë në Podujevë, ka rënë në pranga të Policisë një 43-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali. Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se i dyshuari (emër i njohur për redaksinë, që nuk do të publikohet me qëllim të ruajtjes së identitetit të viktimës së mitur) u arrestua pasi dikush raportoi në Polici se ai po ushtron dhunë ndaj fëmijës së tij, vajzës 14-vjeçare, në shtëpinë e tyre në rrugën “Qëndresa”. Posa Policia ka marrë informacionin, njësitet policore kanë kapur dhe ...
Komentet te Babai keqtrajton vajzën e tij 14-vjeçare në Podujevë, e mitura i dërgon në Polici pamjet e dhunës Janë të Mbyllura

Aksident në Prishtinë, mërgimtari rrotullohet me veturë

Lajme
Një aksident jo fortë i zakonshëm ka ndodhur në rrugën Bajram Kelmendi, në Prishtinë. Sipas fotos që kanë dërguar lexuesit në adresë të IndeksOnline shihet se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura me tabela të veturave nga diaspora. Në bazë të pamjes, njëra veturë është rrotulluar në rrugë. Sipas informacioneve të para, vetëm shoferi i veturës ka pësuar lëndime të lehta trupore./Kosovarja ...
Komentet te Aksident në Prishtinë, mërgimtari rrotullohet me veturë Janë të Mbyllura

Policia patrullon në Marash të Prizrenit, kap në flagrancë dy të rinj me narkotikë

Lajme
Përdorimi i substancave narkotike ka marrë përmasa shqetësuese në Kosovë. Ato po përdoren me të madhe, sidomos nga të rinjtë të cilët shpesh kapen në flagrancë nga Policia. Dy raste të tilla janë zbuluar mbrëmë në Marash të Prizrenit, derisa policia po patrullonte në atë pjesë, shkruan Gazeta Sinjali. Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë thonë se Policia ka kapur me substanca narkotike dy të rinj, të cilët fillimisht u ndaluan nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme. Dy të dyshuarit, njëri i moshës 22-vjeçare e tjetri 29-vjeçar, u kapën me qese me narkotikë, që u bënë ‘sebep’ që ata të përfundojnë në stacion policor, ku u intervistuan nga hetuesit për veprën ...
Komentet te Policia patrullon në Marash të Prizrenit, kap në flagrancë dy të rinj me narkotikë Janë të Mbyllura

Reagon Lista Serbe pas sulmeve ndaj policisë së Kosovës në Veri, akuzon ministrin Sveçla

Lajme
Pas sulmeve ndaj Policisë së Kosovës me armë zjarri në liqenin e Ujmanit, Lista Serbe ka dalë me një deklaratë ku thotë se dënon çdo lloj kërcënimi për sigurinë, pa marrë parasysh se nga cila anë vjen.   Nga kjo parti e kanë akuzuar ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, duke iu drejtuar me një thirrje qytetarëve që sipas tij të mos bien pre e “provokimeve të tij dhe autoriteteve nga Prishtina”. “Ata po përpiqen të paraqesin popullin tonë në veri si zuzar dhe të krijojnë një alibi për vete për inkursione të dhunshme dhe keqtrajtime të popullit serb, nga Shtërpca në veri të Kosovës”. Në deklaratë, Lista Serbe ka shpifur ...
Komentet te Reagon Lista Serbe pas sulmeve ndaj policisë së Kosovës në Veri, akuzon ministrin Sveçla Janë të Mbyllura

“O bre t’shkatërroj, t’vraj/ Prishtinasi kapet me shoferin që parkoi veturën para banesës, e pret derisa del dhe ia nxjerrë thikën

Lajme
Mungesa e parkingjeve por edhe parkimet e veturave vend e pa vend jo rrallëherë kanë shkaktuar përleshje mes pjesëmarrësve në trafik. Ka pasur raste kur përleshjet kanë eskaluar edhe në kërcënime me armë, siç ka ndodhur në rrugën “Holgen Petersen” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali. Burimet thonë se ngjarja ka ndodhur në këtë rrugë, në afërsi të një banese, ku një 34-vjeçar e kishte parkuar veturën në afërsi të një ndërtese, gjë që e kishte mllefosur një qytetar që po kalonte andej, i cili i kërkoi që të mos e parkojë veturën aty dhe më pas dyshohet se e kërcënoi me një mjet të mprehtë, thikë. Kanosja serioze erdhi pasi ...
Komentet te “O bre t’shkatërroj, t’vraj/ Prishtinasi kapet me shoferin që parkoi veturën para banesës, e pret derisa del dhe ia nxjerrë thikën Janë të Mbyllura

Sveçla për sulmin në Ujman: Për më pak se një javë strukturat ilegale kanë shtënë dy herë për t’i vrarë policët

Lajme
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës, sot në Liqenin e Ujmanit në Zubin Potok. Në një postim në Facebook, Svela ka thënë se grupet ilegale serbe po mbështeten edhe publikisht nga struktura të caktuara serbe që ta pengojnë kryerjen e detyrës së policisë. “Rreth 10 herë sot është shtënë drejt zyrtarëve të policisë kufitare derisa ata po kryenin detyrën e tyre zyrtare, kontrollën rutinore në Liqenin e Ujmanit. Grupet ilegale serbe të cilat tashmë po mbrohen dhe mbështeten edhe publikisht nga struktura të caktuara serbe, po bëjnë përpjekje maksimale të na pengojnë apo ndalojnë të kryejmë detyrën tonë brenda vendit tonë. ...
Komentet te Sveçla për sulmin në Ujman: Për më pak se një javë strukturat ilegale kanë shtënë dy herë për t’i vrarë policët Janë të Mbyllura

Liverpooli ndalet nga Fulham në ndeshjen hapëse të sezonit të ri

Sport
Liverpooli është ndalur me barazim ndaj Fulhamit, në ndeshjen e xhiros hapëse të edicionit të ri në Premier League. Të Kuqë u ndodhën dy herë në disavantazh, teksa arritën që të rikthehen duke e evituar humbjen. Sfidën e zhbllokoi serbi Aleksandr Mitrovic i cili shënoi me kokë në minutën e 32-të, gol me të cilin u mbyll pjesa e parë. Në minutën e 64-të, Darwin Nunez realizoi një gol të bukur me thembër pas një asistimi nga Salah. Vendasit reaguan sërish duke kaluar në epërsi, përsëri me anë të Mitrovic i cili shënoi nga pika e penalltisë në minutën e 72-të. Liverpool nuk u dorëzua dhe e barazuan edhe njëherë ...
Komentet te Liverpooli ndalet nga Fulham në ndeshjen hapëse të sezonit të ri Janë të Mbyllura

Dua Lipa e ripërsërit: Rinia e Kosovës meriton liberalizimin e vizave

Lajme
Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa po e vazhdon qëndrimin në Kosovë. Dje u shpall Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës ndërsa ka reaguar me një postim në profilin e saj zyrtar në Instagram, raporton Gazeta Sinjali. Dua ka publikuar një imazh nga momenti kur është dekoruar dhe ka falënderuar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin. Fotografisë së publikuar, këngëtarja i shkroi edhe një mbishkrim teksa nuk hezitoi të bën thirrje ndaj ndërkombëtarëve për të rinjtë e Kosovës, të cilët sipas saj, meritojnë liberalizimin e vizave. “Dje pasdite mu dha titullin Ambasadore Nderi e Kosovës nga zonja Presidentja jonë Vjosa Osmani. Është nder dhe privilegj të jem në ...
Komentet te Dua Lipa e ripërsërit: Rinia e Kosovës meriton liberalizimin e vizave Janë të Mbyllura

Për dy ditë të festivalit ‘SunnyHill’, Gërmia mbulohet nga mbeturinat dhe dëmtohet gjelbërimi

Lajme
Pas përfundimit të natës së dytë të festivalit të njohur “SunnyHill”, Parku i Gërmisë ka përfunduar në një gjendje që sigurisht se askush nuk do të dëshironte ta shihte, raporton Gazeta Sinjali. Krahas performancave gjatë festivalit, ajo çka mori vëmendje pas përfundimit të organizimit, ishte parku i bukur i Gërmisë, i cili shihet se ka përfunduar në një vend ku hodhën mbeturinat. Gazetarja, Jehona Zhitia ka publikuar pamje në llogarinë e saj në Facebook, teksa ka shkruar se është irrituar nga mënyra e pakujdesisë nga njerëzit të cilët kanë qenë të pranishëm mbrëmë në festival. Një numër i mbeturinave shihet se ka dëmtuar pamjen e gjelbëruar të parkut, gjithashtu edhe ...
Komentet te Për dy ditë të festivalit ‘SunnyHill’, Gërmia mbulohet nga mbeturinat dhe dëmtohet gjelbërimi Janë të Mbyllura

Shpallja e gjendjes emergjente nuk pritet ta zbusë krizën energjetike

Lajme
Vendimi për shpalljen e gjendjes emergjente në furnizimin me energji elektrike të propozuar nga qeveria dhe miratuar nga Kuvendi i Kosovës, nga shoqëria civile po cilësohet si vendim i vonuar dhe nuk presin të ndihmojë në zbutjen e krizës energjetike. Liron Gjocaj nga Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) thotë se këto masa nuk pritet të parandalojnë krizën energjetike ose të zbusin dëmin që parashihet të ndodhë për qytetarët e Kosovës. Duke folur për masat emergjente që do të jenë të vlefshme në një kohëzgjatje maksimale për 60 ditë të ardhshme, Gjocaj paralajmëron se kriza energjetike në dimrin e ardhshëm do të jetë më e thellë se ajo e viteve të ...
Komentet te Shpallja e gjendjes emergjente nuk pritet ta zbusë krizën energjetike Janë të Mbyllura