Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica” u shpreh se ekziston rreziku për një konflikti të ri mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij ky qëndrim vjen meqë pas Serbisë qëndron lideri rus, Vladimir Putin, edhe rreziku për konflikt mbetet i lartë. “Rrezikojmë luftë. Pas Serbisë është Putini. Nuk do të thosha se rreziku është shumë i madh, sepse ne kemi edhe një kontingjent të NATO-s këtu, por sigurisht që është i lartë. Ne jemi një demokraci që kemi një autokraci në kufij”, tha Kurti. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Kurti: Rrezikojmë luftë, pas Serbisë qëndron Putini Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Një vajzë ka shpëtuar mrekullisht kur ra nga dritarja e një vetureje që ishte në lëvizje teksa po vallëzonte në xham. Rasti ka ndodhur më Makhachkala të Rusisë. Pamjet kur gruaja bie me kokë derisa po lëvizte kanë nxitur reagime të shumta në rrjete sociale. Megjithatë, ajo ngritet në këmbë dhe largohet nga vendi i ngjarjes. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Rusi/ Vajza bie me kokë nga dritarja teksa po vallëzonte në xhamin e makinës (VIDEO) Janë të Mbyllura
Në natën e fundit të festivalit ‘Sunny Hill’ që u mbajt në parkun e Gërmisë, Policia ka kapur në flagrancë me substanca narkotike gjashtë të rinj, në mesin e tyre edhe një i mitur, raporton Gazeta Sinjali. Të dyshuarit që u kapën në raste të ndara, janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku njëri prej tyre ka përfunduar në ndalim policor. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari që u dërgua në mbajtje për 48 orë është një 19-vjeçar, i cili bashkë me dy persona të tjerë, të moshës së njëjtë po dyshohen për shitje, shpërndarje dhe blerje të narkotikëve. Ndërsa tre të dyshuarit e tjerë janë ...
Komentet te Gjashtë të rinj u kapën me narkotikë mbrëmë në festivalin ‘Sunny Hill’, i dyshuari për shitblerje ndalohet Janë të Mbyllura
Njëri nga shtatë nënkryetarët e sapozgjedhur të Kuvendit të Serbisë është Bozhidar Deliq, gjenerali në pension që ka udhëhequr një brigadë gjatë luftës në Kosovë, ku ndodhën krimet më të rënda kundër shqiptarëve. Përveç reagimit nga Kosova, kundër këtij emërimi janë deklaruar edhe aktivistë të të drejtave të njeriut në Serbi. Aktivistja Natasha Kandiq ka deklaruar se janë dokumentuar mbi dy mijë civilë të vrarë në zonat ku ka komanduar Deliq. Sipas Kandiq gjedhja e tij i përshtatet kornizës politike të Serbisë. “Bozhidar Delliq ka qenë në zonën e Prizrenit, Rahovecit, Suharekës, Dragashit. Një numër i madh i krimeve kanë ndodhur në ato komuna. Janë dokumentuar mbi dy mijë civilë ...
Komentet te Kandiq: Në zonat ku ka vepruar Bozhidar Deliqi në Kosovë janë vrarë mbi 2,000 shqiptarë Janë të Mbyllura
Një 49-vjeçar është arrestuar mbrëmë në rrugën “Agon Rrahmani” në Prishtinë, nën dyshimet se ka sulmuar fizikisht katër zyrtarë policorë që intervenuan në një rast të kanosjes. I dyshuari ka pasur sjellje agresive teksa ka goditur policët, të cilët kërkuan asistim nga disa njësi, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë njoftuar se bëhet fjalë për Shpend Musliun, i cili është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe i është caktuar masa e ndalimit policor. Ai po dyshohet se ka shpërfillur urdhrat e Policisë, të cilët më pas i ka goditur, fillimisht njërin prej tyre në kokë e më pas të tjerët, duke iu shkaktuar lëndime trupore. Për ta ...
Komentet te Sulmohen katër policë në Prishtinë, emri i të dyshuarit që u arrestua Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë për një incident që ndodhi të dielën në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK, ku një person kishte shkaktuar probleme brenda hapësirave të klinikës, duke lëvizur me armë në brez. Paniku që i dyshuari L.K., shkaktoi, Sinjali merr vesh se lidhet me terapinë e tij. Burime nga kjo qendër kanë bërë me dije se i dyshuari që u denoncua në Polici kishte shkuar në këtë klinikë për të marrë terapinë dhe në mungesë të saj u bëri telashe stafit mjekësor. Sipas informatave të para, përveç që mbante armë në brez, ai dyshohet se bashkë me një shok kanë tentuar të hyjnë me forcë në një dhomë dhe ...
Komentet te “Çele derën e ama metadonin ose t’likuidoj”/ Personi që shkaktoi panik në Psikatri është pacient, kërcënoi mjeken Janë të Mbyllura
Një rast jo fort i zakontë ka ndodhur dje në Lubizhdë të Prizrenit, ku pronari i një shtëpie raportoi në Polici se hajnat ia kanë vjedhur një shumë të të hollave prej 5 mijë euro para dy ditësh. Pas disa orësh, atij iu kujtua se ku i kishte lënë paratë dhe nuk kishte të bënte me vjedhje, raporton Gazeta Sinjali. Siç kanë bërë të ditur burimet nga Prokuroria, pronari 68-vjeçar fillimisht njoftoi Policinë se hajnat kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij, prej ku ia kanë marrë paratë dhe kanë ikur. Si rezultat i denoncimit, Policia u aktivizua për të zbuluar rrethanat se si kishte ndodhur ngjarja. Pa u ...
Komentet te Harroi ku i kishte fshehur 5 mijë euro, prizrenasi çon në këmbë Policinë se hajnat ia vodhën paratë Janë të Mbyllura
Akuzat për tradhti janë bërë mollë sherri mes një çifti të moshuar në Gjakovë, të cilët u përleshën pas mosmarrëveshjeve, me ç’rast bashkëshorti 91-vjeçar dyshohet se ushtroi dhunë fizike ndaj gruas së tij 78-vjeçare, shkruan Gazeta Sinjali. Kjo ngjarje ka ndodhur në rrugën “Nëna Terezë” në Gjakovë, në orët e mëngjesit të ditës së djeshme, kur dikush e njoftoi Policinë për këtë rast të dhunës në familje. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se motivi i gjithë sherrit që plasi në këtë familje janë akuzat e burrit, i cili e ka rrahur bashkëshorten e tij, duke i bërë presion, se gjoja se ajo e ka tradhtuar me një person. ...
Komentet te Gjakovari 91-vjeçar e akuzon bashkëshorten për tradhti, e rrah e bën llom Janë të Mbyllura
Të dielën, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka ndërruar jetë një person që ishte aksidentuar para një muaji në Zhur të Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali. Burimet nga QKUK-ja kanë bërë të ditur për Sinjalin se i ndjeri që kishte qenë shofer i një automjeti që u përfshi në aksident më 12 korrik, ka vdekur në orët e para të së dielës. Ai ishte dërguar në këtë qendër për trajtim, si pasojë e lëndimeve të rënda që kishte pësuar në aksident, por fatkeqësisht s’ka arritur t’u bëjë ballë plagëve. Pasi Policia mori informacionin nga spitali, njësitë përkatëse dolën në vendin e ngjarjes, teksa me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi ...
Komentet te Vdes në QKUK shoferi i veturës që u aksidentua para një muaji në Zhur të Prizrenit Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës mbrëmë ka qenë prezent në natën e fundit të festivalit “Sunny Hill”, të cilën siç duket e shijoi shumë dhe pamjet e incizuara i publikoi. Në llogarinë e Qeverisë në Facebook është publikuar një foto dhe një video ku shkruhet: “Video nga telefoni i Kryeministrit në natën përmbyllëse të Sunny Hill Festival”. Këtë video Kurti e ka shpërndarë edhe në llogarinë e tij në Instagram. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Kurti incizon atmosferën në “Sunny Hill”, publikon videon Janë të Mbyllura