Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Dikush ia kërkon dorëheqjen Vuçiqit pas deklaratave për dialogun me Kosovën

Lajme
Ish-ministri serb, Goran Bogdanoviq, e ka cilësuar absurde deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se në dialog janë në një qosh. “Vuçiq do të duhej t’ua shpjegonte këtë qytetarëve të Serbisë dhe të jepte dorëheqjen për shkak të një qëndrimi të tillë. Nuk mund të bësh asgjë për dhjetë vjet”, tha Bogdanoviq për gazetën Nova. Sipas tij, qeveria aktuale serbe dha gjithçka që kërkoi Kosova, duke mos marrë “asgjë në këmbim”. “Në vend që të thoni se si do të luftoni, cila është strategjia juaj, jo vetëm deri më 1 shtator, por më tej”, tha Bogdanoviq. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Dikush ia kërkon dorëheqjen Vuçiqit pas deklaratave për dialogun me Kosovën Janë të Mbyllura

Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

Lajme
Pjesëtari i FSK-së, kornisti i Filharmonisë së Kosovës, Bledar Bujupi, është gjetur pa shenja jete mbrëmë në banesën e tij, në rrugën “Jakov Xoxa”, raporton Gazeta Sinjali. Lajmin për vdekjen e të riut, e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit, derisa Sinjali ka mësuar se cilat janë dyshimet e para për vdekjen e tij. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se sipas informatave të para i dyshuari i ka dhënë fund jetës, duke u varur në banesën e tij, ndërkohë që ende nuk janë të njohura motivet që e kanë shtyrë viktimën drejt vetëvrasjes. Sinjali mëson se familja e kuptoi se diçka nuk është në ...
Komentet te Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje Janë të Mbyllura

Memli Krasniqi: Qeveria Kurti ka zgjedhur abstenimin karshi krizës më të rëndë ekonomike që ka kapluar vendin

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, thotë se Qeveria Kurti po abstenon karshi krizës më të rëndë ekonomike që ka kapluar qytetarët e Kosovës dhe me potencial të madh për ta rënduar edhe më tutje gjendjen e vështirë socio-ekonomike që po mbizotëron në Kosovë. Sipas kreut të opozitës, në kohën kur të gjithë kishin sytë nga rritja e çmimeve, qytetarëve të Kosovës iu prezantua edhe një sfidë e re – ajo e reduktimeve të energjisë elektrike në mes të verës. Lideri i PDK-së ka shkruar në faqen e tij në Facebook se në tërë këtë situatë, Qeveria e Kosovës ka shfaqur vendosmëri të lartë për të refuzuar çdo ...
Komentet te Memli Krasniqi: Qeveria Kurti ka zgjedhur abstenimin karshi krizës më të rëndë ekonomike që ka kapluar vendin Janë të Mbyllura

Skandal? Hoti thotë se katër komunat e VV-së kanë fituar projekte të Qeverisë: Çfarë fati!

Lajme
Ish-kryeministri dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka publikuar një vendim të Qeverisë së Kosovës, ku shihet se të gjitha komunat që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje kanë fituar projekte të Qeverisë, derisa komunat që udhëhiqen nga opozita kanë fituar vetëm tri projekte. Hoti ka ngritur dyshime se si të gjitha komunat që udhëhiqen nga partia në pushtet kanë arritur të fitojnë projekte nga Qeveria, përkatësisht Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. “Nga 7 komuna që kanë fituar projekte nga Ministria e Pushtetit Lokal, 4 janë nga VV.  Në nivel nacional, VV qeveris në 4 komuna prej 38 sa janë. Por të gjitha kanë arritur të fitojnë projekte ...
Komentet te Skandal? Hoti thotë se katër komunat e VV-së kanë fituar projekte të Qeverisë: Çfarë fati! Janë të Mbyllura

Lavrov përmend Kosovën, thotë se Vuçiq e Putin koordinohen për çdo hap

Lajme
Gjatë takimit me ministrin e punëve të brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin në Moskë, kryediplomati rus Sergej Lavrov ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po koordinohen në telefon për çdo hap. Kjo deklaratë e tij vjen në një kohë të marrëdhënieve të tensionuara mes Kosovës dhe Serbisë, për shkak të masave të reciprocitet që planifikon t’i zbatojë Qeveria e Kosovës dhe mungesës së një marrëveshjeje mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq në Bruksel gjatë javës së kaluar. Vulin është munduar të jap mesazhe të forta, duke thënë se askush nuk mund t’i lëkundë marrëdëniet serbo-ruse. Sipas njoftimit të Ministrisë së ...
Komentet te Lavrov përmend Kosovën, thotë se Vuçiq e Putin koordinohen për çdo hap Janë të Mbyllura

Rrebeshe shiu dhe breshër në disa pjesë të Kosovës(Video)

Lajme
Mot i lig me rrebeshe shiu dhe breshëri ka përfshirë sot disa vise të Kosovës. Reshjet e shumta të shiut kanë bërë që disa nga rrugët e qyteteve të Pejës, Gjilanit e Prizrenit të jenë të mbuluara me ujë. Reshje të dendura gjatë pasdites janë regjistruar edhe në kryeqytet. Edhe fillimi i javës së re do të karakterizohet me mot të paqëndrueshëm ku priten intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta. Në orët e pasdites dhe mbrëmjes priten zhvillime të shpeshta të vranësirave të shiut të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë. VIDEO VIDEO /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Rrebeshe shiu dhe breshër në disa pjesë të Kosovës(Video) Janë të Mbyllura

Luftëtari i UÇK-së: Erdhën Demaçi e Kurti në Tërstenik, Kurti vetëm na shikonte armët

Lajme
Raporti i kryeministrit Kurti me luftën çlirimtare dhe UÇK-në është mediatizuar kohë pas kohe për shkak të marrëdhënies së përkeqësuar të tij me krerët e kësaj lufte, e së fundi edhe për shkak të deklaratave të ministres së tij, Donika Gërvalla Schwarz. Por, një rrëfim autentik e sjell një komentues i Periskopit derisa Kurti punonte në zyrën e UÇK-së në Prishtinë për Adem Demaçin. Milaim Mulaj, luftëtar i UÇK-së tregon se është takuar me Kurtin dhe Demaçin në fillim të qershorit 1998. Derisa rrëfen se Demaçi ka qenë i përzemërt me ta, ka folur, i ka përqafuar e ka bërë shaka, Kurti i ka “vjedhur me sy” [sic] dhe gjithë ...
Komentet te Luftëtari i UÇK-së: Erdhën Demaçi e Kurti në Tërstenik, Kurti vetëm na shikonte armët Janë të Mbyllura

U pajtuan? Sabiani sapo bëri veprimin e papritur për Ilirin

Lajme
“Big Brother VIP”, nxorri çifte, shokë, zemërthyer, por nëse të gjitha këto priteshin, ajo që surprizoi më shumë ishte krisja e miqësisë së Ilirit dhe Sabianit. E si për t’i shtuar një tjetër dramë kësaj historie, Sabiani mungon në dasmën e Ilir Shaqirit ose “100 mijë euroshit” të tij siç njihej ndryshe. Dy ish-banorët e kanë vazhduar këtë krisje duke hedhur e pritur ironi dhe thumba nëpër intervista të ndryshme në rrjete sociale. Por Sabiani ka surprizuar së fundi me një postim në InstaStory, ku është bërë nostalgjik dhe ka ndarë një video nga “Big Brother”, ku shfaqet me Ilirin dhe Donaldin. Të kenë rregulluar vallë marrëdhënien miqtë e ngushtë ...
Komentet te U pajtuan? Sabiani sapo bëri veprimin e papritur për Ilirin Janë të Mbyllura

Bashkë me Memli Krasniqin edhe Haradinaj dhe Abdixhiku të ftuar në takimin nga Escobar

Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të marrin pjesë në takimin që është ftuar nga Gabriel Escobar, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor. KlanKosova.tv ka mësuar se ky takim do të mbahet nesër, në rezidencën e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier. Escobar ka ftuar edhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, për takim. Gabriel Escobar edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë. Bashkimi Evropian ka konfirmuar për Klankosova.tv, vizitën në Kosovë, të përfaqësuesit special të BE-së Miroslav Lajçak. Në përgjigjen e dhënë nga zyrtarja për ...
Komentet te Bashkë me Memli Krasniqin edhe Haradinaj dhe Abdixhiku të ftuar në takimin nga Escobar Janë të Mbyllura

22-vjeçarja copëtoi burrin dhe gatoi eshtrat e tij pasi zbuloi tradhtinë

Rajoni dhe Bota
Një 22-vjeçare nga Afganistani, e cila është nënë e një vajzë pesëvjeçare, copëtoi trupin e burrit të saj dhe gatoi eshtrat e tij para se të zbulohej nga policia në Iran, të shtunën më 13 gusht. Mediat lokale raportuan se policia gjeti trupin e gjymtuar të burrit, që vlerësohet të jetë rreth të 30-ave, në një pronë në qytetin Eslamshahr në provincën e Teheranit, transmeton Klankosova.tv. Autoritetet morën një telefonatë nga një fqinj i shqetësuar i cili ngriti alarmin pasi vuri re një erë të keqe që vinte nga shtëpia e çiftit të martuar. E dyshuara e paidentifikuar thuhet se zbuloi se ajo u përball me pabesinë e burrit të ...
Komentet te 22-vjeçarja copëtoi burrin dhe gatoi eshtrat e tij pasi zbuloi tradhtinë Janë të Mbyllura