Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Dhuna në familje s’ka të ndalur, pejani rrah bashkëshorten dhe djalin – arrestohet

Lajme
Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Çdo ditë persona të ndryshëm që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet, raporton Gazeta Sinjali. E një rast i tillë ka ndodhur dje edhe në fshatin Treboviq të Pejës, ku kryefamiljari dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe djalin 19-vjeçar. Sinjali mëson se rastin e kanë denoncuar viktimat, të cilët kanë deklaruar se burri, respektivisht babai, ushtron dhunë psikike e fizike ndaj tyre. Njësitet policore me të marrë informatën kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë ...
Komentet te Dhuna në familje s’ka të ndalur, pejani rrah bashkëshorten dhe djalin – arrestohet Janë të Mbyllura

Arrestohet shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin ku mbeti i lënduar rëndë një 37-vjeçar në Podujevë

Lajme
Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi për një aksident që ka ndodhur dje në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, ku një veturë është ndeshur me një motoçikletë. Nga aksidenti ka mbetur i lënduar rëndë një 37-vjeçar. Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se Policia tashmë ka arrestuar shoferin e veturës që dyshohet se shkaktoi aksidentin. 62-vjeçari pas arrestimit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ndërkohë burimet e Sinjalit brenda QKUK-së bëjnë të ditur se 37-vjeçari është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po vazhdon trajtimin në Mjekimin Intensiv. ...
Komentet te Arrestohet shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin ku mbeti i lënduar rëndë një 37-vjeçar në Podujevë Janë të Mbyllura

Haradinaj tregon çka u diskutua në takimin mes Escobarit dhe liderëve opozitarë

Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka folur rreth takimit me emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Haradinaj ka thënë se bashkë me liderët tjerë të opozitës, me Escobar kanë biseduar për gjetjen e një zgjidhje rreth shtrirjes së sundimit të ligjit në Veriun e Kosovës. “Gjatë darkës në rezidencën e  Ambasadorit amerikan Jeffrey M. Hovenier, me të dërguarin e posaçëm për dialogun z. Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit, zhvilluam një diskutim të frytshëm për gjetjen e zgjidhjeve rreth zbatimit të sundimit të ligjit në veri të ...
Komentet te Haradinaj tregon çka u diskutua në takimin mes Escobarit dhe liderëve opozitarë Janë të Mbyllura

Presidentja Osmani në dasëm bashkë me bodyguarda 👇

Lajme
/Reporteri ...
Komentet te Presidentja Osmani në dasëm bashkë me bodyguarda 👇 Janë të Mbyllura

Escobar takohet me liderët e opozitës

Lajme
I dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, Gabriel Escobar ka nisur takimet me liderët opozitarë në Kosovë. Escobar në rezidencën e ambasadorit amerikan në Prishtinë, po zhvillon takimet me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, raporton KP. Gjatë qëndrimit në Kosovë, i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, Gabriel Escobar, takoi edhe presidenten Vjosa Osmani. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Escobar takohet me liderët e opozitës Janë të Mbyllura

Digjet një banesë në Prishtinë, nuk dihet kah erdhi zjarri

Lajme
Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmë rreth orës 21:40 në rrugën ‘Ahmet Gashi’ në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se me të marrë informatën, njësitë policore bashkë me zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast është arritur që të lokalizohet dhe të bëhet fikja e zjarrit. Sipas pronares së banesës, në kohën kur ajo ka dalë që aty ka qenë gjithçka në rregull dhe nuk e di se çka ka mundur ta shkaktojë zjarrin. Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Digjet një banesë në Prishtinë, nuk dihet kah erdhi zjarri Janë të Mbyllura

Vjedhje e rëndë në Podujevë: Hajnat hyjnë në një shtëpi dhe marrin stoli ari në vlerë të 5 mijë eurove

Lajme
Një fenomen mjaft shqetësues në Kosovë janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër banesa, shtëpi, institucione financiare, vetura e dyqane të qytetarëve, duke shkaktuar humbje e pasiguri. Së fundmi, një rast i tillë, ka ndodhur edhe në fshatin Dumnicë e Poshtme në Podujevë, raporton Gazeta Sinjali. Sinjali mëson se mbrëmë persona të panjohur kanë hyrë me forcë brenda një shtëpie në të cilën momentalisht nuk ndodhej askush e më pas kanë depërtuar brenda ku kanë arritur që të marrin stoli ari. Sipas burimeve, vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 5 mijë euro. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që çojnë në zbardhjen ...
Komentet te Vjedhje e rëndë në Podujevë: Hajnat hyjnë në një shtëpi dhe marrin stoli ari në vlerë të 5 mijë eurove Janë të Mbyllura

Tërmeti dridh Shqipërinë, kjo ishte epiqendra

Shqipëri
Lëkundje sizmike janë ndjerë në jug të Shqipërisë rreth orës 15:38. Sipas Qendrës Mesdhetare Sizmologjike tërmeti ka pasur epiqendër qytetin e Gjirokastrës. Ndërsa vlerësohet se kishte një magnitudë me madhësi 4.1 të shkallës Rihter. Ndërkohë IGJEUM vlerëson se tërmeti në Gjirokastër kishte magnitudë me madhësi 3.8 të shkallës Rihter. Deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Tërmeti dridh Shqipërinë, kjo ishte epiqendra Janë të Mbyllura

Specialja lë në paraburgim Hashim Thaçin

Lajme
Ish-shefit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëherit ish-presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i është refuzuar kërkesa për mbrojtje në liri, raporton Gazeta Sinjali. Dhomat e Specializuara përmes një vendimi të publikuar më 22 gusht kanë vendosur që Thaçi të mbahet në paraburgim. Sipas arsyetimit “ekziston rreziku që Thaçi të arratiset” ose “të ndërhyjë në drejtësi”. Hashim Thaçi po mbahet në paraburgim që nga muaji nëntor i vitit 2020. Ai akuzohet për “krime” të supozuara lufte. Mbrojtësit ligjorë të Thaçit disa herë kanë parashtruar kërkesë që Thaçi të mbrohet në liri. Por të gjitha kërkesat janë refuzuar nga Gjykata Speciale. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Specialja lë në paraburgim Hashim Thaçin Janë të Mbyllura

Vjosa Osmani mirëpret në presidencë emisarin e SHBA-së, Gabriel Escobar 🇺🇸🇽🇰

Lajme
...
Komentet te Vjosa Osmani mirëpret në presidencë emisarin e SHBA-së, Gabriel Escobar 🇺🇸🇽🇰 Janë të Mbyllura