I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe ai i BE-së për dialogun, Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, thanë se takimet që po realizojnë në Prishtinë, janë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës më 1 shtator. Pas takimit me krerët institucionalë të Kosovës, Escobar tha se pret që Kosova dhe Serbia të kenë një propozim konkret për zgjidhjen e çështjes së targave dhe dokumenteve serbe. “Të dy palët na kanë siguruar se nuk duan përshkallëzim dhe dhunë më 1 shtator. Tani ne jemi këtu që të sigurohemi që ky vullnet i shprehur dhe i gjithë optimizmi të përkthehet në një propozim konkret”, tha Escobar për mediat, pas takimeve ...
Komentet te Escobar përfundon takimet me liderët e Kosovës: Na siguruan se s’duan përshkallzim Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Diplomati i shquar amerikan, Christopher Hill, pas takimit mes Kurtit e Vuçiqit në Bruksel, tha se kryeministri Kurti nuk ishte i përgatitur mirë. Lidhur me këtë, ka reaguar ish kryenegociatorja e dialogut me Serbinë, Edita Tahiri. Ajo tha se deklarata e Hillit “nuk është e mirë për Kosovën”, ndërsa shtoi se qeveria duhet t’i dalë zot vendit. “Ambasadori amerikan Christopher Hill deklaroi se Kryeministri Kurti nuk ishte përgatitur mirë për bisedimet në Bruksel. Kjo nuk është mirë për Kosovën. Qeveria ka detyrë t’i dal zot vendit e përgatitur mirë për çdo sfidë”, ka shkruar Tahiri. Hillit i është përgjigjur edhe vetë kryeministri Kurti. Kurti ka thënë se SHBA-ja e ka ...
Komentet te Tahiri e shqetësuar me konstatimet e Hillit: Qeveria duhet të jetë e përgatitur mirë për çdo sfidë Janë të Mbyllura
Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, e ka pyetur Kryeministrin Albin Kurti se mos ka shkuar “te miqtë”, meqenëse nuk u kthye menjëherë në Kosovë pas takimit të 18 gushtit që zhvilloi në Bruksel me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, raporton Express. Ai ka pyetur se si ka logjikë që pas një takimi të tillë, Kryeministri nuk kthehet për ta informuar Kuvendin e Kosovës, popullin, partitë politike dhe opinionin publik për këtë takim. “Si ka logjikë që Kryeministri i vendit, pas takimit në Bruksel, shkon jashtë vendit për 7 ditë, e nuk kthehet në Kosovë për ta informuar Kuvendin e Kosovës, popullin e vet, partitë ...
Komentet te S’u kthye në Kosovë nga Brukseli, Tahiri e pyet Kurtin; A mos ke shkuar te miqtë… Janë të Mbyllura
Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Gabriel Escobar, së bashku me Përfaqësuesin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, kanë shkuar në qeveri për takim me kryeministrin e Albin Kurti. Së bashku me Escobar dhe Lajçak, është edhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier. Takimi i Kurtit me Escobar dhe Lajçak do të zhvillohet pas takimit të këtyre dy të fundit që kanë pasur më herët me presidenten Vjosa Osmani. Kujtojmë se kjo vizitë e Escobar dhe Lajçak në Kosovë dhe takimet e tyre me liderët shtetëror, po ndodh pak ditë pas takimit në Bruksel mes Kurtit dhe presidentit serb ...
Komentet te Pas takimit me Osmanin, Escobar dhe Lajcak i shkojnë në zyre Kurtit Janë të Mbyllura
Për herë të parë një shqiptare kandidon për Dhomën e Deputetëve të Parlamentit italian në zgjedhjet parlamentare të 25 shtatorit. Bëhet fjalë për Anita Likmetën, sipërmarrëse e re me origjinë nga Shqipëria dhe shtetësi italiane. Likmeta është ndër kandidatët kryesorë, në 3 rajone, Lombardi, Marche dhe Lazio, dhe 5 kolegje me listën Impegno Civico të Partisë Demokratike, e cila u krijua nga Bruno Tabaçi, me mbështetjen e ministrit të Jashtëm italian Luigi Di Maio. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Historike, për herë të parë një shqiptare kandidon për deputete në Itali Janë të Mbyllura
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar takimin e të dërguarit special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me krerët e opozitës. Kurti ka pranuar që ka kohë që s’është takuar me partitë opozitare, derisa thotë se do ta pyes sot Escobarin se si i ka shkuar ai takim dhe se si janë opozita. Kreu i ekzekutivit ka thënë se edhe vetë e ka marrë malli për opozitën. “E pashë dje që përveç meje edhe Escobarin e kishte marrë malli për opozitën, edhe mua më ka marrë malli për opozitën. Do ta pyes sot Escobarin se si kaloi, si e kemi opozitën dhe padyshim që për një ...
Komentet te Kurti: E pashë që përveç meje edhe Escobarin e kishte marrë malli për opozitën, do ta pyes si janë ata Janë të Mbyllura
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë ka folur për takimin e 18 gushtit në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton Gazeta Sinjali. Kurti ka thënë se te tema e personave të zhdukur me dhunë nuk ka pasur gatishmëri nga pala serbe që të nënshkruhet dokumenti dakordues. “Ndërkaq marrëveshja për lirinë e lëvizjes ka ardhur si temë me katër propozime nga emisari i BE-së, Miroslav Lajçaku. Deklaratat se ka pasur gatishmëri dhe propozime nga njëra palë, janë të pavërteta. Ne ende kemi qenë të hapur për bisedime por nga ndërtesa ka dalë pala tjetër. Ne jemi të interesuar për lirinë e lëvizjes. ...
Komentet te Dokumenti dakordues për të pagjeturit, Kurti: Ai mund të nënshkruhej të enjten, por s’pati gatishmëri Janë të Mbyllura
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet ne Austri ku do të marrë pjesë në “European Forum Alpbach”. Në një video të publikuar në faqen e tij në Facebook, Rama shfaqet me të rinjtë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. “Me shqipet në malet e Europës”, shkruan kryeministri. Pas prezantimit me ta, Rama u kërkon të rinjve që të këndojnë së bashku këngën patriotike të shqiptarëve, “xhamadani vija vija”. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te “Xhamadani vija vija”, Rama ia merr këngës në Austri (Video) Janë të Mbyllura
Në një tubim zgjedhor bashkë me Vjosa Osmanin, Kurti kishte deklaruar para qytetarëve se është shumë e rëndësishme që në përfaqësimin e Kosovës t’i kemi njerëzit më të ndershëm dhe të dijshëm dhe se për këtë arsye nuk mund të mbushen ambasadat e ministritë me kusherinj. “Është e rëndësishme që në përfaqësimin e Kosovës me i pas njerëzit më të ndershëm dhe dijshëm. Nuk mundemi me i mbushë ambasadat, sikurse nuk mundemi me i mbush as ministritë me kushërinjë. Kushërinjtë janë për shtëpi. Familja është te shpija. Kur të bahet ministër, zëvendësministër, deputet apo drejtor apo edhe në komunë nesër pasnesër, duhet me u ba veç ai person, jo me ...
Komentet te Nepotizmi: Vajza e Nagavcit, motra e Bislimit, motra e Sveçlës, burri i Haxhiut, gruaja e Zybës Janë të Mbyllura
Pak para agimit të 24 shkurtit, gjithçka ndryshoi: për Ukrainën, para së gjithash, por edhe për Rusinë. Gjërat gjithnjë e më shumë po ndryshojnë edhe për pjesën më të madhe të Evropës sa i përket paqes dhe prosperitetit që ka mbretëruar që nga Lufta e Dytë Botërore. Pushtimi rus – një përshkallëzim nga lufta në shkallë më të ulët që po vazhdonte në lindje të Ukrainës që nga viti 2014 – ishte i paparashikuar nga shumë njerëz. Përjashtim këtu bënin Shtetet e Bashkuara, shteti që paralajmëroi se diçka e tillë mund të ndodhte. Gjashtë muaj pas kësaj, konflikti tani është shndërruar në një luftë shkatërruese, sipas ekspertit ushtarak, Lawrence Freedman. ...
Komentet te Gjashtë muaj luftë: Pesë gjërat që duhet shikuar në luftën Rusi-Ukrainë Janë të Mbyllura