Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Nijazi Thaqi kishte thyer rekordet si drejtor i KEK-ut, 23 milionë euro i kishte sjellur profit për 11 muaj

Lajme
VITI 2019: Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) është dëshmia me e mirë për të demantuar të gjithë ata qe pretendojnë se një ndërmarrjet publike e menaxhuar nga stafi vendor nuk mund të jetë e suksesshme dhe të operoj me profit. Kjo ndërmarrje publike, vitin 2019 po e mbyll me 23 milion euro profit qe shënon një rritje rekord prej 30% me shumë sesa vitin paraprak. Në të njëjtën kohë ka rritur investimet kapitale për të garantuar siguri në prodhimin e energjisë elektrike dhe njëkohësisht ka ulur shpenzimet operative. Të hyrat e realizuara për periudhën raportuese, Janar – Nëntor 2019, kanë arritur shumën prej 166.9 milionë euro, nga kjo shumë vetëm nga ...
Komentet te Nijazi Thaqi kishte thyer rekordet si drejtor i KEK-ut, 23 milionë euro i kishte sjellur profit për 11 muaj Janë të Mbyllura

Kurti për Abdixhikun dhe Haradinajn: Nëse ndërkombëtarët u kanë thënë diçka ndryshe nga unë, të dalin e të tregojnë

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me krerët e dy partive opozitare, LDK dhe AAK, është shprehur se ka informuar opozitën për zhvillimet e fundit dhe marrëveshjen e arritur në Bruksel, raporton Sinjali. Ai gjithashtu është ndalur edhe në deklarimet e Abdixhikut dhe Haradinajt, duke theksuar se nëse ndërkombëtarët kanë thënë diçka ndryshe prej asaj se çka ky ka thënë gjatë takimit, është mirë që krerët e dy partive opozitare të dalin dhe të tregojnë. Ndërsa sa i përket marrëveshjes së fundit të arritur, Kurti ka thënë se ajo do të nisë nga 1 shtatori. “Fushata për targa do të vazhdojë dhe qytetarët ta shfrytëzojnë periudhën për konvertimin e ...
Komentet te Kurti për Abdixhikun dhe Haradinajn: Nëse ndërkombëtarët u kanë thënë diçka ndryshe nga unë, të dalin e të tregojnë Janë të Mbyllura

Haradinaj: Është koha që Kurti të kërkojë zyrtarisht që dialogu t’i kalojë presidentit Biden

Lajme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është deklaruar pas takimit që pati me kryeministrin Albin Kurti. Haradinaj u shpreh se ia ka transmetuar kryeministrit Kurti, atë siç thotë se dialogu, t’i kalohet presidentit amerikan Joe Biden. ”Ne të gjithë duhet të punojmë që të mos dështojë Kosova. AAK edhe në të kaluarën s’ka qëndruar indiferente, asnjëherë s’ka qenë”. tha Haradinaj. ”Nuk presim edhe me na ftu, ne kemi qenë aktiv. Ne kemi pasë komunikim të vazhdueshëm. I kemi prezantu kryeminitrit Albin Kurti, se nëse ai do të ecë përpara në koordinim me ne, nuk kërkojmë rol në dialog, por asnjëherë s’do të hezitojmë me ndihmu Kosovën në një temë në përballjen ...
Komentet te Haradinaj: Është koha që Kurti të kërkojë zyrtarisht që dialogu t’i kalojë presidentit Biden Janë të Mbyllura

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Kërkuam që kryeministri të jetë i guximshëm dhe të kërkojë marrëveshjen finale me njohje reciproke

Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është deklaruar pas takimit me kryeministrin e vendit, Albin Kurti dhe krerët e tjerë të opozitës, raporton Gazeta Sinjali. Abdixhiku ka deklaruar se në takim kanë diskutuar për procesin e dialogut me Serbinë, duke theksuar se konsiderojnë se ftesa është e vonshme. “Ky takim ishte informues për procesin e dialogut deri më tani. Konsideruam se kjo ftesë është e vonshme 2 javë pas takimit të Brukselit. Në ndërkohë partitë opozitare janë informuar në detaje nga ndërmjetësuesit ndërkombëtarë në masën shumë më të thellë se sa që bëri kryeministri sot”, deklaroi ai para mediave. Tutje Abidixhiku tha se Kurti ua ka prezantuar atyre ...
Komentet te Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Kërkuam që kryeministri të jetë i guximshëm dhe të kërkojë marrëveshjen finale me njohje reciproke Janë të Mbyllura

Rasti i dhunimit të 11-vjeçares, jep dorëheqje Drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti

Lajme
Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, e ka ofruar dorëheqjen e tij, njofton ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Sipas ministrit Sveçla, si arsye për dorëheqje Mehmeti e ka dhënë rastin e dhunimit të 11 vjecares nga 5 persona. Shkrimi i plotë i ministrit: Sot gjatë ditës kam pranuar kërkesën për dorëheqje nga z.  Samedin Mehmeti drejtor i Policisë së Kosovës. Kjo kërkesë sipas z. Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale Tashmë kryeministri Kurti ka liruar nga detyra z. Mehmeti dhe ka caktuar si ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm z. Fehmi Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së ...
Komentet te Rasti i dhunimit të 11-vjeçares, jep dorëheqje Drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti Janë të Mbyllura

Dafina Zeqiri e përlotur reagon pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares (Video)

ShowBiz
  Video👇 IMG_3528       ...
Komentet te Dafina Zeqiri e përlotur reagon pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares (Video) Janë të Mbyllura

“Ma mirë me dekë unë..”/ Babai i njërit nga të dyshuarit për dhunimin e 11-vjeçares flet për Sinjalin, thotë se dorëzoi të birin në Polici

Lajme
Grupi prej pesë personave të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë u kompletua pas ndalimit edhe të të dyshuarit të fundit, që ndodhej në arrati, Shkelqim Kamerit. Ai është dorëzuar sot në Polici dhe po intervistohet, nën dyshimet se është përfshirë në aktin çnjerëzor të keqtrajtimit të 11-vjeçares. Babai i Shkelqimit në një prononcim për Sinjalin ka thënë se familja është në gjendje shumë të keqe pas këtij rasti. Ai fajin ia la shoqërisë së të birit, duke ia uruar vetes vdekjen, raporton Gazeta Sinjali. Teksa u deklarua shkurt për Sinjalin, ai tha se po e përjetojnë shumë rëndë këtë rast si familje. Sipas tij, Shkelqimi s’ka qenë djalë ...
Komentet te “Ma mirë me dekë unë..”/ Babai i njërit nga të dyshuarit për dhunimin e 11-vjeçares flet për Sinjalin, thotë se dorëzoi të birin në Polici Janë të Mbyllura

Kryeministri Kurti Kurti: Duhet bërë presion që Beogradi të hapë arkivat

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar edhe njëherë që Serbia t’i hap arkivat për të zhdukurit me dhunë në luftën e fundit në Kosovë. Ai ka thënë se institucionet e vendit në bashkëpunim më bashkësinë ndërkombëtare duhet të shtojnë sa më shumë presionin ndaj Serbisë. “Në Beograd duhet të hapen arkivat që të merret vesh e vërteta për më të dashurit tanë. Në të njëjtën kohë edhe prokuroria tek ne duhet te jetë shumë më aktive, gjyqësori shumë më efikas sepse deri tek e vërteta arrihet edhe nëpërmjet drejtësisë, nëpërmjet kërkimit të përgjegjësisë prej atyre të cilët i vranë”, ka thënë Kurti. Ai ka bërë thirrje që të japin ...
Komentet te Kryeministri Kurti Kurti: Duhet bërë presion që Beogradi të hapë arkivat Janë të Mbyllura

Aksion i PSD-së: Strukturat paralele u legalizuan, rroftë qeveria

Lajme
Partia Social Demokrate ka zhvilluar sot një aksion para objektit të Qeverisë, para fillimit të takimit të kryeministrit Albin Kurti me dy liderët opozitarë. Ky aksion u zhvillua në lidhje me dokumentet që Serbia po iu lëshon serbëve të Kosovës. /GazetaSinjali/. ...
Komentet te Aksion i PSD-së: Strukturat paralele u legalizuan, rroftë qeveria Janë të Mbyllura

30 ditë paraburgim për dy të miturit që dyshohet se e dhunuan 11-vjeçaren në Prishtinë

Lajme
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të miturve G.J dhe XH.S, të cilët dyshohen për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë. Gazeta Sinjali raportoi se dy të dyshuarit, 17-vjeçarë janë dorëzuar dje në Polici, pasi u shpallën në kërkim. Ndaj tyre, gjyqtarja e procedurës paraprake ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç. “Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale ku dyshohet se është ...
Komentet te 30 ditë paraburgim për dy të miturit që dyshohet se e dhunuan 11-vjeçaren në Prishtinë Janë të Mbyllura