Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Lëshohet në funksion Blloku B2, pritet përmirësim i furnizimit me rrymë

Lajme
Është lëshuar në funksion Blloku B2 i KEK-ut, i cili prej ditësh ishte jashtë funksioni për remont. Kapaciteti i këtij blloku është rreth 210 MW për orë. Rikthimi i bllokut B2 në funksion, pritet ta përmirësojë ndjeshëm furnizimin me rrymë në vend i cili në dy javët e fundit veç sa është përkeqësuar. “Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin se pas një angazhimi maksimal të ekspertëve, menaxhmentit dhe gjithë punonjësve të korporatës sot ka përfunduar remonti i rregullt në njësinë prodhuese B-2, kjo njësi tashmë është duke prodhuar rreth 260 MW/h.Njëherësh mëngjesin e sotëm ka përfunduar edhe sanimi i rrjedhjeve të ujit në njësinë A-3, kjo njësi gjithashtu është ...
Komentet te Lëshohet në funksion Blloku B2, pritet përmirësim i furnizimit me rrymë Janë të Mbyllura

Kurti ironizon me Jasharajn: Pse s’po i lypni ka 300 euro?

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka folur për mos fillimin e vitit të ri shkollor. Ai tha se “përderisa qeveria kujdeset për arsimin, arsimtarët duhet të kujdesen për fëmijët”. Kurti, para mediave tha se “kërkesat legjitime, racionale janë për dialog”, ndërsa shtoi se “kërkesat absurde nuk mund të hasin në mirëkuptimn tonë” Ai u bëri thirrje drejtorëve të arsimit që “asnjëri prej tyre të mos u bëjë trysni drejtorëve të shkollave apo arsimtarëve që të mos mbajnë mësimin”. Ndër të tjerash, Kurti ironizoi me kërkesën e sindikalistëve, duke thënë pse kërkojnë 100 euro, e jo 300. “Kur dikush thotë dua 100 euro, pyetja është pse jo 300? Pse veç ...
Komentet te Kurti ironizon me Jasharajn: Pse s’po i lypni ka 300 euro? Janë të Mbyllura

Një i vdekur dhe 64 raste te reja me Covid-19

Lajme
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit një person ka vdekur si pasojë e COVID-19 dhe janë shënuar edhe 64 raste të reja nga 516 testime të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 363 persona, ndërsa në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 1.025. Të vaksinuar në këtë periudhë raportuese janë 12 persona. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Një i vdekur dhe 64 raste te reja me Covid-19 Janë të Mbyllura

Nënkryetari i Prishtinës: Sot nuk mora pagën si zakonisht, veprimi i Ministrisë totalisht i jashtëligjshëm

Lajme
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka deklaruar se sot nuk e ka marrë pagën si zakonisht. Ai këtë e quajti veprim të papranueshëm dhe i jashtëligjshëm. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Zogaj veprimin e Qeverisë e ka cilësuar si të “papranueshëm dhe të jashtëligjshëm”. “Sot nuk jam pguar, si zakonisht, sepse Ministria e Financave ka vendosur mos me i procesu pagat per komunën e Prishtines!!! Totalisht e papranueshme dhe e jashteligjshme. Komunat kane buxhetet e veta, dhe jane punedhenes i pavarur”, ka shkruar ai në Twitter. Ndryshe, si rezultat i grevave në institucionet publike, Ministria e Financave ka vendosur të mërkurën që të mos i ekzekutojë ...
Komentet te Nënkryetari i Prishtinës: Sot nuk mora pagën si zakonisht, veprimi i Ministrisë totalisht i jashtëligjshëm Janë të Mbyllura

Asnjë incident gjatë 12 orëve të zbatimit të marrëveshjes Kosovë Serbi

Lajme
Janë bërë rreth dymbëdhjetë orë nga nisja e implementimit të heqjes së dokumenteve hyrje-dalje nga ana e institucioneve të Serbisë dhe situata e sigurisë në pikë kalimet kufitare, sidomos në ato në veri vazhdon të mbetet e qetë dhe pa asnjë incident. Nga Policia Kufitare, tregojnë për Gazetën Sinjali se deri në këto momente në orën 11:00, gjendja është stabile dhe nuk ka pasur asnjë incident që vlen për tu theksuar. “Janë bërë gati dymbëdhjetë orë nga nisja e zbatimit të marrëveshjes dhe nuk është shënuar asnjë incident”, thanë burime nga Policia Kufitare për gazetën Sinjali. Sipas tyre, pos policisë kufitare, nuk ka pasur nevojë për forca tjera. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Asnjë incident gjatë 12 orëve të zbatimit të marrëveshjes Kosovë Serbi Janë të Mbyllura

1 shtator, nis zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi për qarkullim me letërnjoftime

Lajme
Në këtë mesnatë fillon zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë sa i përket dokumenteve për hyrje-dalje. Kjo marrëveshje është arritur më 27 gusht, me ndërmjetësimin e emisarit special për dialog të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak dhe të dërguarit të posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Marrëveshja që hyn në fuqi këtë mesnatë, mundëson që qytetarët e te dy vendeve të mund të lëvizin lirshëm vetëm me letërnjoftime. Deri tani situata raportohet të jetë e qetë, dhe pa ndonjë incident. Megjithkëtë, Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se nëse sonte Serbia në orën 24:00 nuk e ndërpret fletë hyrje-daljen për kosovarët, atëherë edhe Kosova ...
Komentet te 1 shtator, nis zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi për qarkullim me letërnjoftime Janë të Mbyllura

Lufta mes SBAShK-ut dhe Qeverisë – Kush do të dorëzohet?

Lajme
Greva për rritje page e punëtorëve në sektorin publik e nisur të enjten, ka nxitur një ‘luftë’ mes SBAShK-ut e Qeverisë Kurti. Kërkesa kryesore e sindikatave të këtyre punëtorëve, drejtuar Qeverisë, është ndarja e nga 100 eurove për punëtorët, derisa të hyjë në fuqi Projektligji për pagat. Por të gjithë punëtorët e sektorit publik që janë në grevë, nuk do marrin pagën e plotë nga Qeveria, raporton Sinjali. Nesër, kur pritet të jetë dita e parë e fillimisht të vitit shkollor 2022/2023, njëra palë, Ministria e Arsimit ka kërkuar që të nisë mësimi, teksa Rrahman Jasharaj nga sindikata e Arsimit ka thënë se nesër punëtorët e arsimit do të jenë ...
Komentet te Lufta mes SBAShK-ut dhe Qeverisë – Kush do të dorëzohet? Janë të Mbyllura

Dyshime se 11 vjeçarja u abuzua seksualisht edhe nga 6 persona në qershor, nuk u arrestua askush

Lajme
Rasti i rëndë i 11 vjeçares që tronditi vendin tash e katër ditë, pasi pesë persona e dhunuan seksualisht për 7 orë rresht, ka alarmuar institucionet dhe të gjithë qytetarët. Ndonëse të gjithë të dyshuarit janë arrestuar dhe gjenden në paraburgim, njëjtë nuk kishte ndodhur edhe para dy muajve. Prej burimeve të sigurta brenda policisë, Periskopika raportuar sse viktima e njëjtë ishte abuzuar seksualisht edhe në fund të qershorit të vitit 2022 nga gjashtë persona. Rasti tragjik i 11 vjeçares (emër i njohur për redaksinë) nuk ka nisur në natën e 27 gushtit, pra të shtunën e javës së kaluar. Siç mëson Periskopi, e dëmtuara ishte keqpërdorur seksualisht e kishte ...
Komentet te Dyshime se 11 vjeçarja u abuzua seksualisht edhe nga 6 persona në qershor, nuk u arrestua askush Janë të Mbyllura

Protesta në Tiranë për dhunimin e 11-vjeçares

Shqipëri
Protesta e paralajmëruar në Tiranë, pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë ka nisur, raporton Sinjali. Qytetarë të moshave të ndryshme e shumë figura të njohura i janë bashkuar kësaj proteste. Për këtë rast, qindra qytetarë u mblodhën sot në Prishtinë për të shprehur revoltën e tyre ndaj dhunës seksuale. Ndryshe, të pesë të dyshuarit për sulmin ndaj 11-vjeçares ndodhen në paraburgim. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Protesta në Tiranë për dhunimin e 11-vjeçares Janë të Mbyllura

Burrit që vrau vëllain dhe kunatën i publikohen fotografitë me politikanët kosovarë

Lajme
Arsen Muskurti, i njohur dhe me emrin Hamza, ka qëlluar me armë zjarri ditën e djeshme vëllain e tij dhe bashkëshorten, duke i lënë të vdekur në vend. Dritan dhe Nora Muskurti u vranë në biznesin që kishin në pronësi, në rrugën “Islam Alla” në Tiranë. Në disa nga fotot e mëposhtme, Arsen Muskurti shfaqet me politikanët kosovarë, me politikanë në Shqipëri, në Komunën e Tuzi. Nuk mungojnë as fotot as me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar e me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, biznesmenë dhe njerëz të fesë. Madje, autori i vrasjes së sotme shfaqet dhe krah personalitete të larta në Arabi, ndaj figura e tij ka shumë ...
Komentet te Burrit që vrau vëllain dhe kunatën i publikohen fotografitë me politikanët kosovarë Janë të Mbyllura