Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Komisionit për Arsim, ku u përballën përfaqësuesit e Këshillit Grevist me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, raporton Gazeta Sinjali. Kjo për shkak se Jasharaj, thotë se i është përkeqësuar gjendja shëndetësore. Sipas tij, kjo ka ndodhur edhe si shkak i fyerjeve dhe linçimeve, që sipas tij, po i bëhen nga pushteti. “Në shëndetin tim ka ndikuar edhe fyerjet dhe linçimet që po më bëhen. Unë i thashë edhe kryetarit që të mos ia jap fjalën Dimal ...
Komentet te S’mori pjesë në Komisionin për Arsim shkaku i gjendjes shëndetësore, Jasharaj: Kanë ndikuar fyerjet dhe linçimet Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Mozzik publikoi së fundmi një këngë shumë të ndjerë dedikuar Hanës të titulluar “Të dua”. Ai tregon historinë e tij si një baba që vuan se është larg së bijës. Mes të tjerash reperi ndalet te ndarja e tij nga Loredana. “Askush nuk e di arsyen time, mos m’lypni arsyetime, portalet shkrujnë për klikime, flasin, shpifin për jetën time. Hanë, e di dhe pak ke me m’pyt pse me mamin na u ndamë, ka me kanë ma mirë une sen mos me thanë, se po t’kallxova osht tepër e ran”, shprehet Mozzik. Menjëherë pas këngës ka ardhur një reagim dhe nga Loredana. Ajo ka publikuar në Instastory një fragment të ...
Komentet te Mozzik foli për arsyen e ndarjes, Loredana i përgjigjet publikisht: Jam lodhur duke… Janë të Mbyllura
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti i iniciuar nga AAK-ja nuk është përkrahur nga Vetëvendosje. Si shkak i mungesës së kuorumit ka dështuar miratimi i këtij projektligji, derisa sa seanca u shtye për javën e ardhshme. “Vetëm 60 deputetë jemi shihemi javën e ardhshme”, tha kryetari i Kuvendit i Kuvendit Glauk Konjufca. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te VV nuk e përkrah ndryshimin e ligjit për pensione, seanca shtyhet për javën tjetër Janë të Mbyllura
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fatmir Humolli do ta votojë projektligjin për Trustin. Kështu ka bërë të ditur vet Humolli. Ai ka thënë se më mirë është që mjetet e Trustit të merren nga qytetarët e vendit, se sa nga kompanitë ndërkombëtare. “Trustin nëse vjen do e votoj. Më mirë është me i marrë mjetet qytetarët tonë se sa kompanitë ndërkombëtare”, ka thënë Humolli, për Front Online. Kujtojmë se më 23 qershor Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar Projektligjin që mundëson tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional. Me 57 vota kundër, 44 për dhe një abstenim, Projektligji nuk kaloi. Pika për tërheqjen e deri në 30 për qind të Trustit ...
Komentet te Deputeti i VV-së i del kundër partisë, thotë se do ta votojë Trustin Janë të Mbyllura
Rezoluta e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës për grevën e përgjithshme të sindikatave, nuk ka kaluar në Kuvend, raporton Gazeta Sinjali. Nga 67 deputetë të pranishëm në seancë, 22 votuan për, 39 kundër dhe 6 abstenime. “Konstatoj që nuk kanë kjo Rezolutë e Grupit parlamentar të PDK-së”, tha kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Kundër kësaj rezolute kanë votuar deputetët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri kishte prezantuar rezolutën, pas debatit parlamentar për grevën në Kuvend të Kosovës. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Nuk kalon rezoluta për grevën e BSPK-së, VV-ja voton kundër Janë të Mbyllura
Ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq, i dënuar me burgim për veprën penale të sulmit seksual nuk po e vuan dënimin. Baliq ia ka mbathur nga Kosova për të evituar dënimin që Gjykata e Apelit ia uli nga dy vite burgim në një vit burgim, në nëntor të vitit të kaluar. Ky ish-profesionist shëndetësor, i cili jo vetëm që ka kryer veprën penale të sulmit seksual, po arrin të ikë nga vuajtja e dënimit. Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se Baliq dyshohet se tashmë është vendosur në shtetin e Bosnjë Hercegovinës, ku pritet të ushtrojë profesionin e mjekut. Baliq është dënuar nën akuzat se më 12 gusht 2020, ...
Komentet te Ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq ia mbath nga Kosova, i ikë vuajtjes së dënimit për sulm seksual Janë të Mbyllura
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, duke thënë se ai nuk po i kupton detyrat dhe përgjegjësitë e tij kushtetuese. Sipas Selmanajt, Kurti ka hapur beteja me të gjitha kategoritë. “Kam përshtypjen që qeveria s’po ka interes për zgjidhje. Problemet më të mëdha dhe më komplekse ndërkohë kjo qeveri nuk tregon as kujdesin minimal që ti takojë mbi baza ditore e që do të duhej të takoheshin të bisedonin në mënyrë që kjo çështje të mbyllet shpejt. Por qeveria është barrikaduar në një anë dhe sindikatat ne anën tjetër dhe fëmijët kane mbetur pa shkollim. ...
Komentet te Selmanaj: Kurti s’po i kupton detyrat dhe përgjegjësitë, ka hapur beteja me të gjitha kategoritë Janë të Mbyllura
Zëvendësdrejtori menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bo Li, ka treguar përshtypjet e tij pas vizitës dyditore që zhvilloi në Kosovë. Ai ka thënë se ekonomia e Kosovës ka treguar elasticitet të konsiderueshëm përballë goditjeve që vijnë nga pandemia dhe rritjeve të fundit të çmimeve të mallrave. “Autoritetet u janë përgjigjur me shpejtësi këtyre goditjeve, duke përfshirë një program vaksinimi shumë të suksesshëm që lejoi që udhëtimet e diasporës të rifillonin vitin e kaluar. Thënë kështu, ndërsa momenti nga rimëkëmbja e vitit të kaluar është ende i fortë, rritja e çmimit të energjisë e shkaktuar nga lufta në Ukrainë dhe kushtet më të vështira financiare globale do të ndikojnë në mënyrë ...
Komentet te Rëndimi i situatës ekonomike në Kosovë, ky është vlerësimi i FMN-së Janë të Mbyllura
Sipas të dhënave nga Instituti PIPOS, 55% të respodentëve kanë thënë se fajtorë për grevën në arsim janë Sindikatat, kurse 37 prej tyre e lanë fajtor Qeverinë. Ndërsa, 3.5 për qind vlerësojnë se është tjetër kush përgjegjës për grevën teksa 3.9 për qind kanë refuzuar të japin një mendim për këtë çështje. Në pyetjen për grevën në arsim, se kush është përgjegjës për situatën e krijuar, 87% e qytetarëve që do ta votonin VV mendojnë se Sindikata është përgjegjëse për grevën. Kurse, vetëm 8% e atyre që u shprehën se do të votonin për LVV e mbajnë përgjegjëse Qeverinë Kurti. Ndërsa, respodentët që do të kishin votuar për LDK-në nëse ...
Komentet te PIPOS: 87% e qytetarëve që do ta votonin VV mendojnë se Sindikata është përgjegjëse për grevën Janë të Mbyllura
Brukseli e ka mohuar ekzistencën e dokumentit non-paper që u quajt si kornizë e re për dialogun, i cili u publikua në median online “Albanian Post”. Zëdhënësi për çështje të jashtme dhe politika të sigurisë të BE-së, Peter Stano ka thënë se ajo që është publikuar, nuk është e vërtetë. “Zakonisht, ne nuk komentojmë dokumente që publikohen në media të supozuara si të BE-së. S’e komentojmë as autenticitetin e as përmbajtjen, por në këtë rast, ajo që është publikuar nuk është e vërtetë. Kurrë s’e kemi parë një dokument të tillë më herët dhe nuk ka rrjedhur nga ekipi i BE-së për dialogun”, ka thënë ai për Prishtina Insigh, përcjell ...
Komentet te BE e mohon dokumentin e dialogut: Kurrë s’kemi parë diçka të tillë Janë të Mbyllura