Kryeministri Albin Kurti, ka kujtuar 24 vjetorin e masakrës në fshatin Abri e Epërme të Drenasit, ku u masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu. Kurti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se mjafton të shihen moshat kufitare të viktimave të masakrës së Abrisë, nga më i moshuari Fazli Deliu 94 vjeç deri te më e vogla Diturije Deliu 6 javëshe, për të kuptuar se sa totale dhe çnjerëzore ishte kjo masakër që kryen forcat serbe mbi këta 23 civilë shqiptarë të pafajshëm. “E dëshmuar edhe nga media ndërkombëtare, masakra e Abrisë është një nga krimet më të tmerrshme të gjenocidit që Serbia ka kryer mbi shqiptarët e Kosovës”, ka ...
Komentet te Kurti kujton masakrën ndaj familjes Deliu: Trashëgimia e luftës është përgjegjësi edhe e institucioneve Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Çifti i njohur, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan martesën mbrëmjen e djeshme dashurinë e tyre 10 vjeçare. Dyshja e njohur mblodhi në një ceremoni madhështore të mbajtur në Shijak, familjarë dhe të afërm, por dhe shumë personazhe publikë. Ata ishin kujdesur për të gjitha detajet, përfshirë dekorin dhe menynë e dasmës. Babai i blogeres emocionoi me fjalimin që mbajti duke i uruar çiftit jetë të lumtur. “Që do bëja një krushk e dija, po se do më bënte Armina krushk me Sali Berishën, këtë se dija”, tha ai mes të tjerash. Ndërkohë, në hapje të dasmës një fjalim u mbajt dhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili me një ...
Komentet te “Nuk e prisja të më bënte krushk me Sali Berishën”, fjalimi i babait të Arminës në dasmën e saj Janë të Mbyllura
Vetëm disa muaj nga përmendja e idesë për krijimin e një bashkësie politike evropiane është thirrur takimi i liderëve të vendeve që supozohet se do të jenë pjesë e kësaj bashkësie. Idenë e ka shpalosur së pari presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në muajin maj, e pas tij edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Dallimi është se Michel ka menduar ta emërojë organizatën e re si “Bashkësi Gjeopolitike Evropiane”, ndërsa Macron “Bashkësi Politike Evropiane”. Qëllimi, megjithatë, është i njëjtë: të krijohet një format, ku do të bashkëvepronin të gjitha vendet e kontinentit “që duan të ndajnë vlera dhe interesa të përbashkëta”, jo vetëm ato që janë anëtare të Bashkimit ...
Komentet te “Franca është zbutur, tash nuk është kundër liberalizimit për Kosovën” Janë të Mbyllura
Lista Serbe po pretendon se Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK), “mund të jenë në Veriun e Kosovës”. Përmes një komunikate, Lista Serbe thotë se katër kryetarët e komunave veriore me shumicë serbe nuk e kanë aprovuar asnjëherë hyrjen e FSK-së në këto komuna. “Inkursioni i paligjshëm i pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës në territorin e komunës së Zubin Potokut është shkelje e rëndë e marrëveshjes së vitit 2013, e garantuar nga NATO, e cila garanton se asnjë formacion i armatosur i Prishtinës nuk mund të pushtojë komunat serbe në veri pa miratimin e kryetarëve të këtyre komunave dhe komandantit të KFOR-it”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe, ...
Komentet te Propaganda e Listës Serbe, dyshon se FSK-ja gjendet në Veri Janë të Mbyllura
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në orën 11:00 dhe në rend të ditës janë disa pika, përfshirë edhe interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. Një nga pikat është edhe ajo për shqyrtimin e propozimeve dhe të kërkesave. “Deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të ...
Komentet te Kryesia e Kuvendit mban mbledhje, në rend dite interpelanca e ministrit Murati Janë të Mbyllura
Tashmë janë publikuar pamje nga dita e dytë e votimit në referendumin në 4 provincat e Ukrainës, i cili është organizuar nga prorusët me mbështetjen e Moskës dhe që kërkon bashkimin e tyre me Rusinë. Kremlini ka dërguar ushtarët për të nxjerrë me dhunë banorët që të votojë, ndërsa persona të armatosur janë një kërcënim real për qytetarët e pafajshëm të atyre 4 rajoneve. “Familja ime sapo u detyrua me armë që të votonte në lojën e Rusisë për referendum”, tha gazetari i Hromadske International, Maxim Eristavi. Ai publikoi edhe pamje nga të cilat pretendon se tregojnë ushtarët e armatosur që qëndrojnë në ambientet ku familja e tij është detyruar ...
Komentet te Të votosh në luftë, me armën “te koka”, publikohen pamjet nga Ukraina Janë të Mbyllura
Të gjithë gënjejnë. Nëse dikush pretendon të kundërtën, atëherë po gënjen veten. Sipas studiuesve, njerëzit thonë gënjeshtra të paktën dy herë në ditë. Fundja, gënjeshtra është art dhe ne e kemi të trashëguar brez pas brezi. Sipas universitetit të Harvardit, gënjeshtra është tepër e lehtë në krahasim me mjetet e tjera të arritjes së pushtetit. Thellë-thellë, gënjeshtra është një tregues zgjuarsie, thonë ekspertë të tjerë. Me avancimin e teknologjisë thënia e një gënjeshtre dhe përhapja e saj është bërë e shpejtë sa drita dhe e lehtë sa një pupël. Njerëzit gënjejnë pa kokëçarje dhe tani e kanë më të lehtë me të gjitha këto mjete komunikimi që kemi në dispozicion. ...
Komentet te Përse njerëzit gënjejnë më shumë nëpërmjet telefonit? Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali dje raportoi se në listën e personave të kërkuar që janë së kapur së fundmi nga Policia është edhe një 24-vjeçar nga Prishtina, i dënuar për dy vepra penale. Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se bëhet fjalë për Besnik Bulliqin, i cili po kërkohej në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, për veprat grabitje në tentativë dhe armëmbajtje pas leje. I riu është ndaluar në orët e mëngjesit të së dielës, në rrugën “Xhavit Ahmeti”, ku pa kontrollit dhe verifikimit, ka rezultuar se ndaj tij ka pasur urdhëresë për arrestim dhe ndalim. Pas përfundimit të procedurave policore, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. ...
Komentet te Ky është i kërkuari nga Gjykata që u kap në Prishtinë, i dënuar për tentim grabitje Janë të Mbyllura
Të dielën, Albin Kurti ka fituar zgjedhjet brenda Vetëvendosjes, edhe për një mandat katër vjeçar. Ai arriti të sigurojë 98.60% të besimit të anëtarëve të Lëvizjes, por 1.4% e tyre nuk e mbështetën atë në këtë garë. “Viti 2022 është vit i zgjedhjeve të brendshme në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Procesi që nisi më 15 mars, përmbylli suksesshëm sot, më 25 shtator 2022, fazën e parë të zgjedhjeve për pozicionet drejtuese në LVV, me zgjedhje të drejtpërdrejta të organizuara në mbi 200 vendvotime si dhe online për mërgatën, sipas parimit një anëtar një votë. Për Kryetar të LVV, Albin Kurti: PËR: 98.60%KUNDËR: 0.89%ABSTENIM: 0.51%”, thuhet në njoftim. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Kurtin nuk e votuan 1,4% e aktivistëve në garën për kryetar Janë të Mbyllura
Dasma e cila ka marrë vëmendjen e të gjithëve mbrëmë ka qenë ajo e djalit të Sali Berishës, Lirit dhe Armina Mevlanit. Armina ka vendosur që të jetë shumë larg nuseve të cilave jemi mësuar të shohim, pasi ka vendosur që ditën e saj më të bukur ta shijojë deri në fund. Në videon e publikuar së fundmi, Armina shihet se ka hequr vellon e dhe ka veshur kostumin popullor dhe ka kërcyer si një profesioniste e vërtetë vallen e Tropojës. Ndërkohë, një surprizë mjaft e bukur i është bërë Arminës nga nëna e saj, artistja e mirënjohur, Mimoza Mevlani. Ajo ka kënduar live për vajzën e saj dhe skena ...
Komentet te Atmosferë e zjarrtë në dasmë, Armina Mevlani e “qan” vallen e Tropojës, e nëna e surprizon live (Video) Janë të Mbyllura