Gazeta Sinjali raportoi sot për një vrasje në Kolovicë të Prishtinë, ku një person dyshohet se e ka qëlluar aksidentalisht me armë gjuetie një 38-vjeçar. Viktima Fidaim Beka s’ka arritur t’u bëjë ballë plagëve dhe ka vdekur, teksa i dyshuar Përparim Canolli është arrestuar. Lajmin tashmë e ka konfirmuar për Sinjalin edhe Policia e Kosovës dhe kanë njoftuar se arma e përdorur në rast është sekuestruar. “Sot rreth orës 10:30, në lagjen Kolovicë të Prishtinës, policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri. Viktima e këtij rasti F.B. mashkull, nuk ka arritë të përballoj plagët e shkaktuara dhe i njëjti ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka ...
Komentet te Raportimi i Sinjalit/ Policia konfirmon vrasjen në Kolovicë të Prishtinës, arrestohet i dyshuari Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Sot janë duke u zhvilluar zgjedhjet e brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje, ku për të parin e kësaj partie po kandidon vetëm kryetari aktual, Albin Kurti. Konjufca tha se kandidimi vetëm i Kurtit ishte qëndrimi i të gjithë anëtarëve të partisë, pa përjashtim. “Për Kryetar të VETËVENDOSJE, sot vetëm Albin Kurti nuk ka kundërkandidat. Jo për shkak të asaj që thonë oponentët tanë politikë, por sepse ky ishte qëndrimi i të gjithë anëtarëve tanë të partisë, pa përjashtim. Shtoja kësaj që, kandidimi i dikujt vetëm sa për sy e faqe, nuk i shërben demokracisë, por përkundrazi e dëmton seriozisht atë”, ka shkruar Konjufca. Vetëvendosje sot voton për kryetar të subjektit, për ...
Komentet te Konjufca për garën në VV: Kandidimi i dikujt vetëm sa për sy e faqe nuk i shërben demokracisë Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot gjatë një prononcimi për media tha se sindikalistët që po bëjnë grevë i takojnë PAN-it. Kurti tha se ata kanë inati antiqeveritar. E shefit të qeverisë iu kundërpërgjigj numri dy i SBASHK-ut. Ymer Ymeri tha se sindikalistët i kishin bërë grevë edhe qeverisë së PAN-it kur udhëhiqej nga Ramush Haradinaj, raporton Klani. “Sindikatat i kanë 25 mijë anëtarë. Tash ai se di si ka mundur t’i quajë “Sindikalistë të PAN-it” kur ne për tre javë i kemi bërë grevë edhe Qeverisë së PAN-it që udhëhiqej nga Ramush Haradinaj” – tha ai./Sinjali ...
Komentet te I quajti “sindikalistë të PAN-it”, Ymeri i reagon Kurtit: Gjatë Qeverisë Haradinaj kemi bërë tre javë grevë Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali raportoi sot për një vrasje në fshatin Kolovicë të Prishtinë, ku një person dyshohet se e ka qëlluar aksidentalisht me armë gjuetie një 38-vjeçar. Siç mëson Sinjali i dyshuari tashmë është identifikuar dhe bëhet fjalë për Përparim Canollin, 47-vjeçar. Sipas informacioneve të para nga burimet e afërta me familjen, Canolli ka gjuajtur me armë gjueti në drejtim të viktimës Fidaim Beka, i moshës 37-vjeçare. I ndjeri u dërgua nga familjarët në Emergjencë por pa shenja jete, me ç’rast vdekjen e tij e kanë konstatuar ekipi i mjekëve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, teksa hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit kanë nisur. Sinjali ka kontaktuar Policinë për ...
Komentet te Ekskluzive: Zbulohet identiteti i të dyshuarit për vrasjen në Kolovicë Janë të Mbyllura
Sot, në moshën 65-vjeçarem është ndarë nga jeta profesori universitar, Behlul Beqaj. Për vdekjen e tij kanë shkruar miq e familjarë, por edhe kolegë, me të cilët i ndjeri ka punuar. Ndër ta është Ferid Selimi, i cili ka treguar për komunikimin e fundit që kishte me të. Ai tha se Beqaj i kishte kërkuar atij që t’ia menaxhonte provimin e lëndës për shkak të gjendjes shëndetësore. Selimi u shpreh i pikëlluar për vdekjen e Beqajt. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Vdekja e profesorit Beqaj, kolegu i tij tregon porosinë e fundit që i la Janë të Mbyllura
Lëvizja Vetëvendosje është duke mbajtur sot zgjedhjet e brendshme të partisë. Në mëngjesin e sotëm për të votuar ka shkuar edhe kryetari aktual i kësaj partie, Albin Kurti. Ndërkohë ka votuar edhe kandidatja për kryetare të organizatës së gruas të Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, e cila ka kërkuar nga anëtarët që të votojnë për organet e reja dhe përfaqësuesit e ardhshëm të Vetëvendosjes. “Sot është ditë e demokracisë në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, ku secili prej nesh, si anëtarë të Lëvizjes, ushtrojmë të drejtën tonë për të vendosur për organe e struktura të reja dhe për përfaqësuesit tanë. Ftoj të gjithë anëtarët që të shfrytezojnë këtë të drejtë dhe të bëhen pjesë e ...
Komentet te Kurti pa asnjë kundërkandidat, Haxhiu flet për ditën e ‘demokracisë’ në VV Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë për një rast të rëndë që ndodhi në rrugën “Kadri Kokollari” në Suharekë, ku një automekanik ka goditur një fëmijë të moshës 9-vjeçare me çelës të punës, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. I dyshuari tashmë është arrestuar, ndërkohë që i mituri po trajtohet në QKUK. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se personi që u prangos, si i dyshuar për këtë rast është Skender Bugari, 26-vjeçar, i cili është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratë për rastin. Siç mëson Sinjali, edhe pse i dyshuari është mbrojtur në Polici se këtë e ka bërë pa dashje, provat e siguruara dëshmojnë se goditja ...
Komentet te Ky është automekaniku nga Suhareka që e goditi me çelës të punës 9-vjeçarin, fëmija në gjendje të rëndë Janë të Mbyllura
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar heshtjen e krerëve të shtetit, presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Jashtme, Donika Gërvalla për fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB). Çitaku në një postim në Facebook po e cilëson heshtjen e tyre si urrejtje dhe sipas saj, është me e madhe se dashuria për Kosovën. Ndryshe, Rama në OKB kërkoi nga Serbia njohjen e Kosovës. Ai po ashtu bëri thirrje për të mbështetur një raport të ri që kundërshton pretendimet e Dick Marty-t për ish-krerët e UÇK-së. Sinjali ...
Komentet te Çitaku: Qeveria po hesht ndaj fjalimit të Ramës në OKB Janë të Mbyllura
Ish-ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami ka dalë me një propozim për SBASHK-un dhe Qeverinë që të ndalet greva. Bajrami i rekomandon SBASHK-ut të pranojë ofertën e Qeverisë për shtesën prej 50 euro, por kjo shtesë të vazhdojë deri më 31 dhjetor të këtij viti. Ajo rekomandon që më 1 janar të vitit 2023, të fillojë implementimi i Ligjit të Pagat. Në rast se nuk hyn në fuqi ky ligj, Bajrami thotë që të planifikohet buxhet që shtesa prej 50 euro të vazhdojë deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji. Ndërsa, nga Qeveria Bajrami kërkon që të mos zbatojë ndëshkime në paga, për muajin shtator. “Shkollat dhe çerdhet të hapen të ...
Komentet te Bajrami del me propozim për SBASHK-un dhe Qeverinë lidhur me grevën Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë për arrestimin e 3 personave në orët e mbrëmjes, në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ në Prishtinë, pasi të njëjtit kishin tentuar t’i shmangen Policisë. Të njëjtit u ndaluan shumë shpejt nga njësitë policore dhe aksioni për t’i kapur u krye si në filma. Sinjalizues të Sinjalit kanë dërguar pamje nga ky moment, ku shihet se si Policia ndalon të dyshuarit, të cilët mbahen të shtrirë në tokë, teksa patrullat tjera arrijnë në vendin e ngjarjes. Ndryshe, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Sinjalin se patrulla e Policisë kishin sinjalizuar veturën e të dyshuarve që të ndalet në një pikë kontrolli ...
Komentet te Pamjet nga aksioni i arrestimit të tre personave që tentuan t’i ikin Policisë në Prishtinë (Video) Janë të Mbyllura