Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Kadri Veselit

Lajme
Dhomat e Specializuara të Hagës ia kanë vazhduar paraburgimin ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit. Lajmi është bërë i ditur në njoftimin e publikuar nga Gjykata Speciale. Arsyet e vazhdimit të paraburgimit mbesin të njëjta: rreziku i ikjes, ndikimit në dëshmitarë, shkatërrimi i provave. Kërkesën për lirim nga paraburgimi Kadri Veselit ia kishte refuzuar edhe Gjykata Supreme. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Kadri Veselit Janë të Mbyllura

Arrestohet gazetari Arben Ahmeti, dyshohet për dhunë në familje

Lajme
Gazetari Arben Ahmeti, njëherit drejtori i Kanal10 është arrestuar gjatë ditës së djeshme, nën dyshimet për dhunë në familje, raporton Gazeta Sinjali. Ahmeti është ndaluar për 48 orë, me vendim të Prokurorit, pasi dyshohet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij, pas një konflikti verbal. Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij, Besnik Berisha, i cili deklaroi se nuk bëhet fjalë për dhunë siç është raportuar, por për një mosmarrëveshje verbale çasti e pa asnjë kontakt fizik. Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Arrestohet gazetari Arben Ahmeti, dyshohet për dhunë në familje Janë të Mbyllura

Hapja e këmbëve për Arta Nitajn gjatë vallëzimit po konsiderohet problem nga Ilir Shaqiri (Video)

ShowBiz
Arta Nitaj është një prej konkurrenteve më të komentuara të spektaklit “Dance with me Albania”. Megjithëse në mbrëmjen e dytë ajo vallëzoi një “rumba” mjaft sensuale, kritikat nga juria e spektaklit ishin të pashmangshme. Balerina e mirënjohur Klaudia Pepa, tha se ajo ka ende për të mësuar për të qenë më e zhdërvjellët dhe të transportojë lëvizjet me muzikën. Ndërkohë, profesionisti Ilir Shaqiri vlerësoi se problemi më i madh te Arta qëndron te hapja e këmbëve, apo elasticiteti i trupit. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Hapja e këmbëve për Arta Nitajn gjatë vallëzimit po konsiderohet problem nga Ilir Shaqiri (Video) Janë të Mbyllura

Kapen në një motel në Gjilan 21-vjeçarja nga Serbia dhe një kosovar, arrestohen për mundësim prostitucioni

Lajme
Një fenomen mjaft shqetësues dhe që përbën sfidë për institucionet në Kosovë është prostitucioni. Kohëve të fundit ka pasur shumë arrestime të grave e burrave që dyshohen për marrje me prostitucion dhe mundësim apo detyrim në prostitucion. Në të shumtën e rasteve, përveç shtetasve të Kosovës, të dyshuarit kanë qenë edhe me prejardhje nga Shqipëria, raporton Gazeta Sinjali. Për një rast të tillë, kanë rënë në prangat e Policisë edhe dy persona, gjatë ditës së djeshme në Gjilan. Këtë herë, përveç një kosovari, 28-vjeçar, burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se është arrestuar edhe një shtetase e Serbisë, e moshës 21-vjeçare. I dyshuari E.J., dhe e dyshuara N.G., janë kapur ...
Komentet te Kapen në një motel në Gjilan 21-vjeçarja nga Serbia dhe një kosovar, arrestohen për mundësim prostitucioni Janë të Mbyllura

Bie vlera e Trustit, qytetarët në pritje të vendimit për të tërhequr 30-përqindëshin

Lajme
Në kohën kur tërheqja e parave nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës është sërish në diskutim, vlera e këtij fondi është më e vogël për disa miliona euro. Tash e sa muaj, kërkesë e opozitës në Kosovë është t’u mundësohet qytetarëve të tërheqin deri në 30 për qind të mjeteve nga Fondi, për të përballuar, siç thuhet, më lehtë inflacionin në rritje. Projektligji që do ta mundësonte këtë, ka dalë në votim në Kuvendin e Kosovës në muajin qershor, por është refuzuar nga partia në pushtet – Lëvizja Vetëvendosje – me arsyetimin se “do të shkatërronte strukturën pensionale të shtetit”. Javën e kaluar, Kryesia e Kuvendit të Kosovës vendosi ...
Komentet te Bie vlera e Trustit, qytetarët në pritje të vendimit për të tërhequr 30-përqindëshin Janë të Mbyllura

Vjosa Osmani flet për raportet me Edi Ramën: Po ia shpëton fytyrën Serbisë

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që po qëndron në New York, ka dhënë sot një intervistë, ku ka folur për shumë tema aktuale. Ndër të tjerash, ajo u pyet edhe për raportet me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, i cili para disa ditësh tha se nuk duhet t’i bëhet presion Serbisë që t’i vendosë sanksione Rusisë. Osmani nuk tregoi se a është takuar me Ramën në New York dhe se a pritet të përmirësohen raportet mes tyre, mirëpo, ajo tha se mosmarrëveshjet janë të natyrës zyrtare, derisa shtoi se raportet ndërpersonale mes politikanëve janë “komplet të parëndësishme”. “Mosmarrëveshjet janë të natyrës zyrtare për temat që i përmenda, natyrisht që raportet ndërpersonale ...
Komentet te Vjosa Osmani flet për raportet me Edi Ramën: Po ia shpëton fytyrën Serbisë Janë të Mbyllura

Zëdhënësi i KEDS-it: Sipas prognozave, çmimi këtë vit mund të arrijë deri në 1000 euro për megavat

Lajme
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka thënë se Kosova do të hyjë në një dimër të vështirë sa i përket energjisë elektrike. Buzhala tha se konsumi i energjisë gjatë javës së kaluar krahasuar me vitin e kaluar është rritur 10 për qind. “Fatkeqësisht është rritur me 10 për qind konsumi krahasuar me vitin e kaluar, për javën e fundit. Është një paralajmërim se konsumi që e kemi pritur që do të bie, është rritur dhe kjo është mjaft shokuese kur dihet situata emergjente energjetike nëpër të cilën po kalojmë dhe kur dihet kriza energjetike evropiane, dhe ku dihet se komplet Evropa po hyn në një dimër të parashikueshëm”, ka thënë ...
Komentet te Zëdhënësi i KEDS-it: Sipas prognozave, çmimi këtë vit mund të arrijë deri në 1000 euro për megavat Janë të Mbyllura

Vjosa Osmani: “Marrëveshja e fundit që Serbia nënshkroi me Rusinë për të përcaktuar vijat e politikës së saj të jashtme, në fakt në bashkëpunim me Rusinë dhe jo me BE-në, është një mesazh i qartë që Serbia nuk është e interesuar që të kontribuojë për paqe dhe stabilitet në rajon, apo të anëtarësohet në BE.

Lajme
...
Komentet te Vjosa Osmani: “Marrëveshja e fundit që Serbia nënshkroi me Rusinë për të përcaktuar vijat e politikës së saj të jashtme, në fakt në bashkëpunim me Rusinë dhe jo me BE-në, është një mesazh i qartë që Serbia nuk është e interesuar që të kontribuojë për paqe dhe stabilitet në rajon, apo të anëtarësohet në BE. Janë të Mbyllura

Policia bie në gjurmët e suharekasit që tentoi ta marrë ish-gruan me zor, përfundon në pranga

Lajme
Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë për një rast të dhunës në familje që ndodhi në Suharekë, ku një grua u ballafaqua me ish-bashkëshortin e saj, që e sulmoi e tentoi ta marrë me zor. Pas denoncimit, Policia nisi kërkimet për ta kapur dhe tashmë i Sinjali mëson se i dyshuari është arrestuar. Burimet nga Prokuroria njoftojnë se i njëjti është kapur gjatë ditës së sotme dhe pas shoqërimit në Polici, ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë. Por si ndodhi rasti? Gjithçka dyshohet se ndodhi mëngjesin e djeshëm derisa viktima ishte duke ecur rrugës bashkë me djalin e saj të mitur kur i dyshuari i doli në pritë, duke kapur për krahu ...
Komentet te Policia bie në gjurmët e suharekasit që tentoi ta marrë ish-gruan me zor, përfundon në pranga Janë të Mbyllura

Krimet Ekonomike në aksion, arrestohet personi që prezantohej si zyrtar i AKP-së dhe shiste asete ne Bosnje e Mal te Zi

Ekonomi
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, në koordinim me Policinë e Kosovës-Krimet Ekonomike dhe Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), sot ka arrestuar dhe dërguar në mbajtje personin me inicialet Sh.M., për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi” dhe “Prezantimi i rremë si person zyrtar”, sipas KPRK-së. “Personi i lartcekur dyshohet se, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore në mënyrë të kundërligjshme, duke paraqitur dokumente të rrejshme dhe duke përdorur nënshkrimin e personit zyrtar të AKP-së, kinse si person zyrtar i autorizuar nga kjo Agjenci, nga viti 2019 e deri në vitin 2022, ka bërë shitjen e ...
Komentet te Krimet Ekonomike në aksion, arrestohet personi që prezantohej si zyrtar i AKP-së dhe shiste asete ne Bosnje e Mal te Zi Janë të Mbyllura