Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Haradinaj për deklaratat e Feraj: Nuk më bëjnë përshtypje, Kurti të tregojë pse u përzgjodh ai nga regjimi për t’u intervistu dhe amnistu

Lajme
Daut Haradinaj i pyetur rreth deklaratave të këshilltarit të Kurtit, Hysamedin Feraj, ka thënë se ato deklarata nuk i bëjnë përshtypje e as nuk i komenton. Sipas tij, Kurti duhet të tregojë se pse vetëm atij iu organizua konferencë për shtyp gjatë qëndrimit në burg. Nuk më bëjnë përshtypje e as që i komentoj. Pyetja i ishte drejtuar kryeministrit se pse ishte i përzgjedhuri nga kryeministri i atëhershëm serb per t’u deklaruar në konferencë për shtyp e më vonë edhe u amnistua nga po ai regjim, përcjell Sinjali. Tutje, Haradinaj u shpreh se nëse Kurti nuk ka arsye t’i shmanget së kaluarës, atëherë duhet të përgjigjet në këtë pyetje. “Të ...
Komentet te Haradinaj për deklaratat e Feraj: Nuk më bëjnë përshtypje, Kurti të tregojë pse u përzgjodh ai nga regjimi për t’u intervistu dhe amnistu Janë të Mbyllura

Dje e goditi Ramushin, më 2019 Feraj s’kishte lënë gjë pa i thënë Vjosa Osmanit

Lajme
Një prej ideologëve të Vetëvendosjes dhe figura më polarizuese që zë hapësirën publike mediale përmes qëndrimeve që publikon në profilin e tij në ‘facebook’, Hysamedin Feraj, dje ka vënë në pikëpyetje angazhimin e Ramush Haradinajt në luftën e fundit në Kosovë, shkruan Gazeta Express. Ai shkroi se Haradinaj “po ankohet pse Serbia s’e ka vrarë Albin Kurtin në burg, pa dhënë përgjigje pse nuk e ka vrarë Ramushin gjatë lufës por vëllezërit e tij”. “Ramushi vazhdoi të ankohet pse Serbia nuk e ka vrarë Albin Kurtin në burg, pa dhënë përgjigje pse nuk e ka vrarë Ramushin gjatë luftë por vëllezërit e tij, dhe pse mbas lufte Vuçiqi e dërgoi ...
Komentet te Dje e goditi Ramushin, më 2019 Feraj s’kishte lënë gjë pa i thënë Vjosa Osmanit Janë të Mbyllura

Kurti: Nga tetori do ta hapim aplikimin e shtesave edhe për fëmijët e lindur në vitin 2011

Lajme
Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka njoftuar se këtë muaj po bëhen një vit prej kur për herë të parë filluan skemën e shtesave për fëmijë dhe shtesave për lehona, raporton Gazeta Sinjali. “Nga shtatori 2021 e deri më tani, nga këto dy skema kanë përfituar rreth 200 mijë fëmijë, mbi 20 mijë nëna të reja dhe dhjetëra mijëra familje të Republikës”, tha Kurti. Kreu i Qeverisë më tej theksoi se rishtazi hapën aplikimin për fëmijët e lindur në vitin 2012, e në tetor do ta hapin edhe për fëmijët e lindur në vitin 2011. Sipas tij kështu, gradualisht po zgjerohet skema e shtesave drejt synimit të Qeverisë për të ...
Komentet te Kurti: Nga tetori do ta hapim aplikimin e shtesave edhe për fëmijët e lindur në vitin 2011 Janë të Mbyllura

Dështon gjykimi ndaj Haradinajt dhe shtatë ish-deputetëve, akuzohen se penguan policët gjatë arrestimit të Kurtit

Lajme
Mungesa e ish-deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Rexhep Selimi, Zafir Berisha, Visar Imeri dhe Time Kadrijaj, u bë shkak që të mos nisë gjykimi në rastin ku ata po akuzohen se nëntor të 2015- ës penguan zyrtarët policorë në arrestimin e Albin Kurtit. Bashkë me ta në këtë rast po akuzohen edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe ish-deputetët Daut Haradinaj, Shqipe Pantina dhe Lah Brahimaj. Për mungesën e Selimit në seancën e së enjtes, gjykatësi i rastit Ngadhnjim Arrni deklaroi se  tanimë janë të ditura arsyet e mungesës së tij, duke shtuar se në seancat e ardhshme do të vendoset nëse do të veçohet procedura ndaj të ...
Komentet te Dështon gjykimi ndaj Haradinajt dhe shtatë ish-deputetëve, akuzohen se penguan policët gjatë arrestimit të Kurtit Janë të Mbyllura

A do ta votojë LDK projekt Kodin Civil? Zemaj: Pyeteni Mimoza Kusarin

Lajme
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, kur u pyet se a do ta votojë partia e tij projekt kodin civil, ai nuk u përgjigj as me ‘po’ as me ‘jo’. Kjo pyetje, Zemaj tha se duhet t’i bëhet shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari -Lila. “Për këtë pyetje thirre Mimoza Kusari – Lilën edhe thuj “qysh ki me i siguru 67 deputetë t’tut, për me i pasë në sallë, me votu cdo ligj, jo vetëm këtë?”. Ky është kushti për me udhëheq ose me lëshu rrugë. Ose dojnë me punu ose nuk munden me punu me 67 deputetë, e mos pas kuorum në asnjë seancë plenare. Cdo seancë që ...
Komentet te A do ta votojë LDK projekt Kodin Civil? Zemaj: Pyeteni Mimoza Kusarin Janë të Mbyllura

A u zhgënjye Duda Balje me Kurtin? Abdixhiku e pret në takim, diskutojnë për bashkëpunim

Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në zyrat e LDK-së deputeten e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje. Sipas njoftimit të LDK-së, Abdixhiku dhe Balje kanë diskutuar për situatën politike në vend, si dhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit mes LDK-së dhe SDU-së. “Gjatë këtij takimi, kryetari Abdixhiku vlerësoi lartë kontributin e komunitetit boshnjak në proceset shtetndërtuese të Kosovës, ku shtoi se duhet të vazhdojmë të punojmë fuqishëm për përmirësimin e kushteve për të gjithë qytetarët e Kosovës pa përjashtim”, thuhet në njoftim. Një takim i tillë Abdixhiku-Balje vjen pas disa fërkimeve që deputetja boshnjake ka pasur me Lëvizjen Vetëvendosje të kryeministrit Albin Kurti. Balje ...
Komentet te A u zhgënjye Duda Balje me Kurtin? Abdixhiku e pret në takim, diskutojnë për bashkëpunim Janë të Mbyllura

Ministria e Financave të enjten ekzekuton pagesat për këtë kategori të qytetarëve

Lajme
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ua rikujton të gjithë përfituesve ndryshimin e datave të pagesave. Më datë 20 janë ekzekutuar pensionet e veteranëve dhe pensionet tjera që kishin nevojë për procesin e verifikimit me ATK (pensionet e Trepçës dhe ato familjare). Kurse më datë 29 të çdo muaji do të ekzekutohen pagesat e ndihmave sociale dhe masat tjera të veçanta nga Pako e Ringjalljes Ekonomike. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Ministria e Financave të enjten ekzekuton pagesat për këtë kategori të qytetarëve Janë të Mbyllura

E quajti argat të Kurtit, ministri Krasniqi flet për Sinjalin: Problemi i fundit është çka mendon Vetoni, shpenzimet janë publike

Lajme
Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, sot i ka reaguar ashpër ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqit në Qeverinë Kurti.  Ai e ka akuzuar ministrin për mashtrim sa i përket shpenzimeve dhe e ka quajtur argat të kryeministrit, Albin Kurti. Për këtë deklaratë, Sinjali e ka kontaktuar vet ministrin Krasniqi, i cili tha se nuk po fshehin asgjë në lidhje me shpenzimet, teksa ka pasur edhe disa fjalë për Berishën. Krasniqi tha se shpenzimet e tij si ministër publikohen çdo javë dhe kanë të bëjnë me impelmentimine e punëve të tyre. Ndërsa në lidhje me deklaratën ku është quajtur argat, Krasniqi tha se mendimi i Berishës është ...
Komentet te E quajti argat të Kurtit, ministri Krasniqi flet për Sinjalin: Problemi i fundit është çka mendon Vetoni, shpenzimet janë publike Janë të Mbyllura

Sonte Kosova-Qipro, ‘Dardanët’ synojnë fitore në sfidën jetike

Sport
Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ ballafaqohen me Qipron, në sfidën e fundit të këtij cikli në Ligën e Kombeve.   ‘Dardanët’ pas disfatës ndaj Irlandës së Veriut, kundër Qipros luajnë sfidën jetike për të siguruar pozitën e dytë në Ligën C. ‘Tempulli’ i kryeqytetit pritet të jetë i stërmbushur në përkrahje të djemve të Kosovës të cilët në duel me qipriotët opsion të vetëm kanë fitoren. Përzgjedhësi i Kombëtares sonë, Alain Griesse pavarësisht mungesave të mundshme siç janë Muric dhe Rrahmani, megjithatë, ai kërkon fitore. “Nesër kemi ndeshjen e radhës. Synimi ynë është fitorja. Portieri Arijanet Muric e ka lënduar nyjën e këmbës në Belfast ...
Komentet te Sonte Kosova-Qipro, ‘Dardanët’ synojnë fitore në sfidën jetike Janë të Mbyllura

Shqetësuese: 16-vjeçarja shtatzënë dërgohet në QKUK për të lindur

Lajme
Nuk janë të rralla rastet kur Policia e Kosovës njoftohet nga QKUK-ja për të miturat që dërgohen në këtë institucion shëndetësor për të lindur. Një rast i tillë ka ndodhur edhe dhe, pasi një e mitur shtatzënë ishte dërguar në Klinikën e Gjinekologjisë, shkruan Gazeta Sinjali. Burimet e Sinjalit brenda QKUK-së kanë bërë të ditur se e mitura nga Kaçaniku është në muajin e nëntë  të shtatzënisë dhe është pranuar dje në këtë klinikë. Sipas të njëjtave burimeve, e mitura është shtatzënë me një 20-vjeçar, me të cilin bashkëjeton që nga fillimi i këtij viti. Pasi vajza është pranuar për trajtim mjekësor, Policia është vënë në dijeni për rastin, me ...
Komentet te Shqetësuese: 16-vjeçarja shtatzënë dërgohet në QKUK për të lindur Janë të Mbyllura