Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka dhënë një propozim për të kursyer energjinë elektrike në kohë krize. Për të mos shpenzuar shumë energji, Buzhala thotë se në të njëjtën kohë të pastrohen nga dy persona. “Nëse Gjermani dhe Zvicra thotë lanu nga dy vetë përnjëherë, atëherë pse mos t’iu themi edhe ne. Ata bojlerë mos i shpenzoni komplet, por shpenzoni pak më pak, sepse atëherë kemi të gjithë”, tha Buzhala sot në t7. Ai shtoi se bojlerët janë shpenzuesit më të mëdhenj pas ngrohjes. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Kriza me rrymën, KEDS-i propozon të lahen nga dy persona Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
...
Komentet te Luan Shkëlzen Haradinaj me nënën pas diplomimit si ushtarak në SHBA 🇦🇱🇽🇰 Janë të Mbyllura
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e cila kohëve të fundit ka qenë e pakënaqur me reformimin e kësaj partie, tani ka deklaruar haptazi se nuk po dinë të bëjnë opozitë siç duhet, raporton Sinjali. Ajo pati kritika dhe këshilla në të njëjtën kohë ndaj kreu të PDK-së, Memli Krasniqi, pasi sipas saj, ai është rrethuar nga një grup i njerëzve që nuk po e ndihmojnë, por përkundrazi po e pengojnë në veprimtarinë dhe punën e tij. Madje, ligjvënësja opozitare shtoi se ky është momenti i fundit që të ndryshojnë si parti, pasi për të është e papranueshme se pavarësisht “skandaleve të Qeverisë Kurti, PDK-ja del e treta ...
Komentet te Musliu “shpërthen“ ndaj PDK-së: S’po dinë të bëjnë opozitë, Krasniqi nuk guxon ta bëjë këtë Janë të Mbyllura
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar ndaj lajmit në të cilin thuhej se “BQK përgënjeshtron Kurtin e Muratin: Nuk pati rritje ekonomike 4.9 për qind” Kreziu në Facebook ka shkruar se deklarimi i guvernatorit të BQK-së në komisionin parlamentar për Buxhet dhe Financa po përdoret sot pasaktësisht kinse si përgënjeshtrim i deklaratave të kryeministrit Kurti dhe ministrit Murati. “Kryeministri Kurti në deklarimet e tij, e së fundmi në postimin me rastin e shënimit të 18-mujorit të Qeverisë, i është referuar të dhënave të Agjencisë Kosovare të Statistikave për 3 mujorin e parë të vitit 2022, sipas së cilave rritja ekonomike për tre muajt e parë të vitit ...
Komentet te Deklaratat e Guvernatorit të BQK-së, qeveria insiston se ka rritje ekonomike Janë të Mbyllura
Një zyrtar policor ka vdekur sot si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Mitrovicë-Zveçan. Këtë e ka konfirmuar Besim Hoti nga Drejtoria rajonale e Policisë në Veri, i cili njoftoi se polici që vdiq ka qenë jashtë detyrës zyrtare në momentin që u aksidentua. Sipas Hotit, i ndjeri ka qenë me veturë zyrtare dhe aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:30. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Një zyrtar policor vdes në aksident trafiku në rrugën Mitrovicë – Zveçan Janë të Mbyllura
Kapacitetet aktuale të prodhimit të energjisë elektrike në Kosovë nuk përmbushin nevojën e kërkesës për energji elektrike në baza tarifore. Andaj, për t’u përmbushur kërkesa e konsumit me energji elektrike paraqitet nevoja për eksport gjatë tarifës së ulët (në mesnatë) dhe import të madh të energjisë elektrike sidomos gjatë tarifës së lartë, në netët e ftoftë të dimrit, shkruan Periskopi. Për shkak të rritjes së madhe të çmimit të rrymës në tregun evropianë, shteti do të koncentrohet vetëm në kapacitetet prodhuese të Korporatës Energjetike në Kosovë -KEK. Por, ekspertët e kësaj korporate po veprojnë më amatorizëm përballë kërcënimit të vështirë të furnizimit në këtë vit. Kjo ngase Blloku B2 i ...
Komentet te Ndodh edhe kjo: Ekspertet e KEK-ut e riparuan gabimisht Bllokun B2, rreth gjysmë milioni euro humbje në ditë Janë të Mbyllura
Ish-presidenti i Shqipërisë Bamir Topi së bashku me ish-kryeministrin Pandeli Majko janë nisur për në Hagë për t’i vizituar ish-krerët e UÇK-së që po qëndrojnë prej rreth dy vitesh në paraburgim. Për udhëtimin e tyre është kujdesur ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, duke i çuar me aeroplanin e tij privat atje. Pamje teksa po hipin në aeroplan Majko e Topi ka publikuar Jetlir Zyberaj nga ekipi i Pacollit. Pacolli ka planifikuar t’i çojë në Hagë ish-presidentët e ish-kryeministrat e Kosovës dhe të Shqipërisë, për t’i takuar katër ish-krerët e UÇK-së, por ftesën e tij e refuzuan ish-krerët e shtetit të Kosovës. Ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani dhe Bamir ...
Komentet te Ish-presidenti e ish-kryeministri i Shqipërisë nisen me avionin privat të Pacollit drejt Hagës Janë të Mbyllura
Këshilli Grevist i SBASHK-ut po kërkon nga anëtarët e saj pezullimin e grevës deri në janar, duke theksuar si datë të mundshme 3 tetorin për fillimin e procesit mësimor. Në letrën e tyre dërguar edhe mediave thuhet se mësimdhënësit janë nëpërkëmbur në vitet e 90-ta dhe njësoj kanë përjetuar nëpërkëmbje që nga muaji i kaluar. “Duke u nisur nga kjo këshilli grevist i SBASHK-ut bazuar në kontratën kolektive dhe sipas ligjit për grevën, e duke e analizuar ecurinë e grevës deri më tash, kërkon mendimin e anëtarësisë greviste që nga çerdhet e deri në universitete lidhur me idenë për pezullimin e grevës më së largu deri në janar 2023 dhe ...
Komentet te SBASHK-u i kërkon anëtarësisë pezullim të grevës deri në janar: Mësimi të fillojë nga 3 tetori Janë të Mbyllura
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka thënë se rritja ekonomike në Kosovë për vitin 2022 është rreth 3.7 për qind dhe jo 4.9 për qind siç kishte deklaruar kryeministri Albin Kurti. Mehmeti gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet dhe Financa, tha se presioni i inflacionit dhe rënia e fuqisë blerëse kanë bërë një gjë të tillë. Para deputetëve, ai tha se BQK-ja nuk ka mundur të ketë vendimmarrje sa i përket inflacionit, pasi i njëjti është i importuar. Nga ana tjetër, ai bëri të ditur se gjatë vitit të kaluar ka pasur 1.5 miliardë euro remitanca. Pak ditë më parë, Kurti përmes një postimi në Facebook ka ...
Komentet te BQK përgënjeshtron Kurtin e Muratin: Nuk pati rritje ekonomike 4.9 për qind Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare Kullë, ka ndaluar një shtetas rus. Ndalimi i tij ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:10. I dyshuari i cili ishte duke drejtuar veturën me targa të huaja, është ndaluar për kontroll në vijën e dytë dhe se gjatë kontrollit në një çantë i janë gjetur dhe sekuestruar 10.000 dollarë amerikan dhe 2000 euro. I dyshuari nuk i kishte deklaruar mjetet monetare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti t’iu dorëzohet Doganës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme. Rasti është inicuar si mosdeklarim i mjeteve monetare. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Arrestohet një rus në kufi të Kosovës, i sekuestrohen 10 mijë dollarë dhe dy mijë euro Janë të Mbyllura