...
Komentet te Sara Hoxha fiton Dancing with the Stars Albania🏆 Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Edhe këtë vit kosovarët vazhduan me avazin e vjetër, duke festuar me armë, prej të cilave e pësuan disa qytetarë që u plagosën. Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se edhe një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës po dyshohet për një rast të shkaktimit të rrezikut në Gjilan, ku gjuajti me armë. Për rastin është njoftuar edhe FSK-ja, ndërkohë që ndaj tij janë iniciuar dy raste Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se ushtari i dyshuar për këtë rast është Landrit Hoti, 25-vjeçar, i cili po dyshohet për dy vepra penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorimi i armës”. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije ...
Komentet te Ky është pjesëtari i FSK-së që përfundoi në Polici, dyshohet se shkaktoi rrezik me përdorimin e armës Janë të Mbyllura
Nata e ndërrimit të viteve që duhej të ishte gëzim për çdo familje u shndërrua në një tragjedi për familjen Jupolli në Prishtinë. Djali i tyre 28-vjeçar, i cili u godit pasditen e djeshme nga një veturë ne rrugën “Fahri Fazliu”, në orët e para të vitit 2023 ndërroi jetë. Ky rast i rëndë ka tronditur familjen, kur në orët e mëngjesit morën lajmin se Arbnori ka vdekur, pasi s’ka arritur t’iu mbijetojë lëndimeve të rënda që pësoi nga goditja e veturës. 321420434 1383641252441868 6345597538184103614 n 1 Kështu kanë bërë të ditur burimet e Sinjalit nga Emergjenca që njoftuan se i riu fillimisht ishte dërguar në këtë qendër për trajtim ...
Komentet te Festa kthehet në tragjedi për familjen Jupolli, humb jetën pas mesnate 28-vjeçari që u godit nga vetura Janë të Mbyllura
Viti 2023 ka nisur dhe kartolinat familjare kanë mbushur rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar edhe ato të VIP-ave. Por më e çuditshmja ka qenë e Flori Mumajesit. Këngëtari ka publikuar foton e parë të vitit 2023 ku shfaqet me moderatoren Liberta Spahiu. Për një kohë të gjatë është përfolur për një lidhje mes Liberta Spahiut dhe Flori Mumajesit, por që një gjë e tillë nuk është konfirmuar asnjëherë. Por çfarë e bën të çuditshëm postimin e Flor Mumajesit në Instagram është kënga me të cilën shoqëron foton, teksti i të cilës thotë: “Ëndërr nuk të pash, nuk të putha, s’të ledhatova Nuk po them që s’po më dhemb, nuk ...
Komentet te Flori nis vitin 2023 me Liberta Spahiun, dedikimi i këngëtarit habit ndjekësit (FOTO) Janë të Mbyllura
Dita e fundit e vitit 2022 u përmbyllë me 97 aksidente në trafik në rrugët e Kosovës, 41 me të lënduar e 56 me dëme materiale. Pavarësisht këtij numri të madh aksidentesh, raste me fatalitet fatmirësisht nuk pati, raporton Gazeta Sinjali. Sinjalizuesit e Sinjalit nga gjithandej vendi kanë raportuar në vazhdimësi për aksidentet që janë shkaktuar pothuajse në secilin qytet. Fillimisht mëngjesin e ditës së djeshme në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, një shofer e ka goditur me veturë një këmbësore, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Bëhet fjalë për një 61-vjeçare, e cila është dërguar në Emergjencën e Ferizajt, e më pas është transferuar për në QKUK. Një ...
Komentet te Rreth 100 aksidente trafiku në ditën e fundit të vitit: Mbi 40 me të lënduar, këto janë detajet Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës ka njoftuar se nata e Vitit të Ri ka kaluar kryesisht e qetë. Sipas njoftimit mbrëmë janë raportuar disa incidente me lëndime trupore dhe dëme materiale si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të mjeteve piroteknike dhe armëve të zjarrit. Megjithatë, nuk është shënuar asnjë rast apo incident me fatalitet. Njoftimi i plotë i policisë: Gjatë periudhës së festave të fund vitit dhe për Vitin e Ri, Policia e Kosovës ka hartuar dhe implementuar urdhrin operativ për shtimin e masave të sigurisë dhe prezencës policore në lokacione apo ambiente ku pritej të ketë përqendrim apo prezencë më të madhe të qytetarëve gjatë festimeve. Gjithashtu në fokus të këtij ...
Komentet te Policia: Nata e Vitit të Ri kaloi kryesisht e qetë, u shënuan disa incidente Janë të Mbyllura
Nënkryetari i Prishtinës Alban Zogaj, ka konfirmuar se sheshi në rrugën “Xhorxh Bush”, do të mbetet i mbyllur për automjete private. Por sipas tij, nga 8 janari në atë pjesë do të hapet vetëm një korsi në të cilën do kalojnë vetëm autobusët dhe automjetet e emergjencave. Ai ka sqaruar se plani i kryetarit Përparim Rama, është që sheshi të vazhdohet deri te Posta e madhe, por që më vonë do të kenë një plan të detajuar. “Kryetari Rama ka thënë që sheshi do të zgjatet deri tek Posta aktualisht deri aty ku po ndërtohet Xhamia, por fillimisht ne do të vazhdojmë me idenë që sheshi do të zgjatet deri ...
Komentet te Çka ndodhë tash me sheshin “Xhorxh Bush”, tregon nënkryetari i Prishtinës Janë të Mbyllura
Në vendin tonë nuk kalon pothuajse asnjë festë e Vitit të Ri ku nuk përdoren armët kinse për të festuar, por siç tregon e kaluara nga ky fenomen ka pasur edhe viktima të shumta, të cilat kanë pësuar lëndime trupore, e edhe prej atyre të cilët kanë humbur jetën si pasojë e plumbave qorr pikërisht në natën e Vitit të Ri, shkruan Gazeta Sinjali. Të shtënat me armë gjatë festave janë dukuri e shpeshtë, të cilat përveç se janë të kundërligjshme, shumë herë janë edhe të rrezikshme. Ka disa raste kur nga të shtënat festive, kanë pësuar edhe me jetë qytetarët e pafajshëm, madje edhe ata që nuk ishin pjesë ...
Komentet te Vazhdon avazi i vjetër: Kosovarët ia krisin armëve natën e Vitit të Ri, publikojnë pamjet (VIDEO) Janë të Mbyllura
...
Komentet te Gjenerali i FSK-së, Bashkim Jashari me brezin e ri të Jasharëve 🇦🇱🇽🇰 Janë të Mbyllura
Policia e Kosovës, edhe sonte do të jenë në krye të detyrës për qytetarë të cilët mund të kenë nevojë për ta. Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm me mjetet piroteknike dhe të mos ngasin automjetet nën ndikim të alkoolit. Qendra Emergjente e QKUK-së është mobilizuar me staf dhe barna shtesë që sonte t’u dalë në ndihmë qytetarëve në nevojë. Mirëpo kjo qendër ka vetëm 15 shtretër. Nëse sonte ka raste të shtuara të lëndimeve, atëherë stafi detyrohet t’i përdorë shtretërit e klinikave tjera. “Klinika Emergjente pret një fluks më të madh, kjo për shkak të perdorimit të mjeteve piroteknike të dehjeve, e ...
Komentet te Për natën e Vitit të Ri, policia dhe mjekët në gjendje gatishmërie Janë të Mbyllura