Në vend pritet që të hapen 300 vende të reja pune, pas nënshkrimit të marrëveshjes për realizimin e projektit strategjik që ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajadri e bëri me kompaninë Kosmonte Foods. Vlera e këtij projekti, sipas ministrisë, ka vlerë mbi 11 milionë euro, ndërsa në bashkëpunim do të jenë edhe kompania gjermane “Zott” dhe kompania sllovene “Perutnina Ptuj”. “Kjo marrëveshje ka për qëllim realizimin e projektit strategjik në vlerë totale prej 11,143,917.2 euro” “Sipas marrëveshjes, investimi do të kryhet së shpejti, dhe do të jetësojë projektin investues duke sjellë dhe bashkëpunuar me kompaninë gjermane “Zott”, dhe kompaninë sllovene “Perutnina Ptuj”. Nga ky projekt strategjik parashihet të ...
Komentet te Hajdari nënshkruan marrëveshjen 11 milionëshe, pritet të hapen së paku edhe 300 vende të reja pune Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Kryeministri Albin Kurti ka emëruar sot dy zëvendësministra serbë në dy ministri. Nenad Stanojeviq u emërua zëvendësministër për Ekonomi, si dhe Lazar Raduloviq u emërua zëvendësministër për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Qeverinë e Republikës së Kosovës. ZKm njofton se Kurti i uroi për detyrën dhe përgjegjësitë e reja institucionale në Republikën e Kosovës. Në takim ishin të pranishëm edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci si dhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Kurti emëron dy zëvendësministra serbë në dy ministri Janë të Mbyllura
Pas deklaratave të opozitës se ka dështuar shqyrtimi i aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme e Diasporës, duke thënë se nuk është votuar kundër dhe nuk ka dështuar anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës. Në njofitmin e MPJD-së, thuhet se duke qenë se procedura e anëtarësimit në Këshillin e Evropës është komplekse dhe për t’i sqaruar disa keqkuptime dhe keqinterpretime të bëra së fundi, e shohim të nëvojshme publikimin e kësaj komunikatë. Më tej thuhet se anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës nuk është votuar kundër dhe nuk ka dështuar. Përkundrazi, që nga 12 ...
Komentet te Ministria e Jashtme mohon se ka dështuar anëtarësimi në KE Janë të Mbyllura
Subjektet politike shqiptare në Luginën e Preshevës nuk kanë arritur të konstituojnë Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi, derisa afati ka përfunduar në mesnatë. E tash pas kalimit të afatit ligjor, Ministria për të Drejtat e Pakicave të Serbisë, do të vendos masat e dhunshme. Ministri për Drejtat e Njeriut dhe Pakicave – Tomislav Zhigmanov i ka dërguar shkresë KKSH-së se afati i konstituimit të udhëheqjes së Këshillit Kombëtar Shqiptar skadon me 13 janar 2023 (e premte). Sipas kësaj shkrese me 14 janar përmbushen kushtet ligjore për futjen e masave të dhunshme për shkak mungesës së një marrëveshjeje për të bërë shumicën dhe bashkëqeverisur me Këshillin Kombëtar Shqiptar. Kryetari i KKSH ...
Komentet te Shqiptarët nuk arritën marrëveshje për KKSh-në, Qeveria e Serbisë e merr nën kontroll Janë të Mbyllura
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati ka pritur në shtëpinë e tij disa nga personalitet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kastrati përmes një postimi në Facebook, ka thënë se UÇK i bashkon dhe sipas tij me këtë bashkim Kosova është çliruar dhe ka fituar pavarësinë. “Sonte në shtëpinë time mirëprita disa nga personalitetet kryesore të UÇK-së të cilëve historia ju dha një rol sakrifikues në luftën tonë çlirimtare. UÇK NA BASHKON! Mbi këtë bashkim Kosova i korri dy sukseset më të shënuara në histori: ÇLIRIMIN nga Serbia de PAVARËSINË. Mbi këtë bashkim të gjitha gjeneratat e reja në politikë e kanë më të lehtë për të krijuar platforma politike ...
Komentet te Personalitetet e UÇK-së mblidhen përsëri, deputeti i PDK-së i pret në konak Janë të Mbyllura
Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, e ka mirëpritur dënimin e dytë të FIFA-s ndaj Serbisë. Në llogarinë e tij në Facebook, Çeku ka shkruar se shovinizmi serb nuk kalon. “Dënimi i parë para pak javësh për banerin skandaloz me thirrje për gjenocid. Dhe sot, dënimi i dytë për fyerjet e ekipit dhe tifozëve ndaj shqiptarëve. Të dy rastet zyrtarisht të nisura nga Federata e Futbollit e Kosovës, me mbështetje të gjerë publike e institucionale”. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Çeku mirëpret dënimin e dytë të FIFA-s ndaj Serbisë: Shovinizmi serb nuk kalon Janë të Mbyllura
Ka gati një javë qëkur historia e këngëtarit, Luiz Ejlli, i cili i është futur garës për çmimin prej 100 mijë eurosh në Big Brother Vip Albania, ka pushtuar shtypin rozë, raporton Gazeta Sinjali. Rrëfimi i tij dhënë moderatores, Kiara Tito, se vuan nga një sëmundje e rrallë me të cilën është diagnostikuar tre muaj para se të fillonte edicioni i dytë i BB Vip, po stërkomentohet nga të gjithë. Ka qenë produksioni i BB ai i cili ka vënë në pikëpyetje rrëfimin e Luizit, duke thënë se ai gëzon shëndet të plotë, e të cilin sipas tyre e vërtetojnë edhe analizat e bëra të martën mbrëma. E gjithë kjo ...
Komentet te Pamjet e frikshme pushtojnë rrjetin: Dea Mishel i turret me thikë Luizit brenda shtëpisë së BBVA – VIDEO Janë të Mbyllura
Në festën, të cilën entiteti i Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska (RS) e feston me këmbëngulje – ndonëse është jokushtetuese – të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e partisë udhëheqëse të serbëve të Kosovës, Lista Serbe. Ndërkohë që lideri i Republikës Sërpska në Banjallukë, Millorad Dodik, më 8 janar po shpallte vendimin për dekoratën për presidentin rus, Vladimir Putin, i cili është izoluar nga pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare, përfaqësuesit e Listës Serbe nuk ishin ulur në rreshtin e parë. Ky rresht ishte rezervuar për mysafirët që përfaqësonin autoritetet e Serbisë. Ndërkaq, në rreshtin e tretë ishin ulur Dragisha Milloviq, Vuçina Jankoviq dhe Ivan Todosijeviq. Këta tre zyrtarë të ...
Komentet te Zyrtarët e Listës Serbe në festën jokushtetuese në Banjallukë Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se për ekslaimin e radhës të situatës në Kosovë është e vështirë të parashikohet, pasi kjo gjë varet nga Serbia. Kështu u shpreh ai në një intervistë për gazetën vjeneze në gjuhën gjermane, “Die Presse”, kur u pyet se kur pret që të ketë sërish tensione në Kosovë. “Kjo është e vështirë të parashikohet, sepse varet nga Serbia. Ekstremistët e mbështetur nga Beogradi së voni ngritën 16 barrikada në veri të vendit. Shpresoj të mos ndodhë kjo kurrë më. Por Beogradi nuk e pranon se ne jemi vend i pavarur. Po tenton ta minojë shtetin tonë. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin ...
Komentet te Kurti: Për eskalimin e radhës të situatës varet nga Serbia Janë të Mbyllura
Përdorues të shumtë thonë se kanë vënë re se reklamat shfaqen në mënyrë misterioze menjëherë pasi flasin për një temë ose markë specifike. Pavarësisht pretendimeve të përsëritura, nuk ka pasur kurrë ndonjë provë që Facebook mund t’ju spiunojë në këtë mënyrë.Ceo i rrjetit social Meta i ka mohuar vazhdimisht akuzat. Një zëdhënës tha më parë se Facebook nuk përdor mikrofonin e telefonit tuaj për të informuar reklamat ose për të ndryshuar atë që shihni në News Feed. Disa artikuj të fundit kanë sugjeruar që ne duhet të dëgjojmë bisedat e njerëzve për t’u shfaqur atyre reklama përkatëse. Kjo nuk është e vërtetë. Rrjeti social mbledh një sasi informacioni për ju ...
Komentet te Facebook “dëgjon” përmes mikrofonit tuaj, zbulohet e vërteta që po “çmend” përdoruesit Janë të Mbyllura