Kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasje e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste dhe janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët, raporton Gazeta Sinjali. Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë pak para mesnatës në një familje në fshatin Skorobishtë të Prizrenit, ku një grua e moshës 31-vjeçare ka tentuar t’i jap fund jetës së saj, duke konsumuar një sasi të madhe medikamentesh me ç’rast i është përkeqësuar gjendja shëndetësore. Këtë e kanë bërë të ditur burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës dhe kanë njoftuar se ajo që e bën edhe ...
Komentet te Rast i rëndë në Prizren: Gruaja shtatzënë tenton t’i jap fund jetës, dërgohet me urgjencë në spital Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar mbrëmjen e së dielës në disa qytete të Shqipërisë. Lëkundjet kanë zgjatur për disa sekonda, ndërsa epiqendra e tërmetit është regjistruar 14 kilometra në juglindje të Burrelit. Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, fillimisht, tërmeti është raportuar se ishte 5,24 rihter, ndërsa më pas është saktësuar në 4,7 rihter. Ndërkohë, lëkundja e dytë ka qenë me magnitudë 2,9 rihter. Nuk ka ende të dhëna për persona të lënduar apo dëme materiale, ndërsa paniku ka mbërthyer banorët, kryesisht në zonat pranë epiqendrës aty ku lëkundjet janë ndjerë më të forta, të cilët kanë dalë nga banesat e tyre. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Shqipëria nuk gjen rehati, dy lëkundje tërmeti të njëpasnjëshme, këto janë magnitudat Janë të Mbyllura
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali. Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në fshatin Zajm të Klinës, në disa fotografi shihet se në këtë aksident janë përfshirë disa vetura. Përpos dëmeve materiale, nuk dihet ende nëse si pasojë e këtij aksidenti ka të lënduar. Insajderi ka kontaktuar me policinë në rajonin e Pejës mirëpo ende nuk kanë dhënë detaje. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Aksident i rëndë në Klinë, përfshihen disa vetura – FOTO Janë të Mbyllura
Para pak çastesh, në linjën e Trafiku Urban Prishtinë nr. 4 dyshohet se ka ndodhur një zënkë midis një shoferi të një veture dhe punonjësve të autobusit. Siç raportojnë “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë” e gjitha ndodhi pas një keqkuptimi në komunikacion, ku provokimi erdhi nga shoferi i autobusit duke bërë që shoferi i veturës ta ndal mjetin në rrugë dhe del nga vetura që të konfrontohet me ta. Tutje, siç thuhet, në fjalosje e sipër, një nga personat në autobus i cili ishte punonjës i trafikut urban ka nxjerrur armën të cilën e kishte mbushur me plumba. “Për fat të mirë ai nuk e shkrepi, por në sy të ...
Komentet te Ndodhë në Prishtinë, shoferi i autobusit dyshohet se nxori armën ndaj një qytetari Janë të Mbyllura
Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Ana Kabashi ishte e ftuar sot në emisionin Big Talk Kosova. Ana ka thënë se e ka kuptuar që Shota Baraliu ka dashtë t’ia rrah motrën e saj, Artën. “Shota ka bo skena, ka dashtë me rreh motrën time Artën. I ka thënë me bo me të ni unë ty që edhe një herë ma përmend emrin tem, a e din çka të bëj”. “Kjo i ka thënë emrin e Anës mos e përmend mo”. “Më pas Shota i ka thënë hajde-hajde të kallxoj unë ty këtu” Sipas Anës ngjarja ka ndodhur së voni, para se të dilte nga Big Brother Vip Kosova. Tutje, ...
Komentet te Ana e nervozuar: Shota tentoi ta rrah motrën time, e kanë parë njerëzit -Video Janë të Mbyllura
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar pas rastit të sotëm ku një pacient 55-vjeçar kërceu nga kati i katërt i Klinikës Torakale, për të gjetur më pas vdekjen nga plagët e marra. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Haxhiu shtoi se kjo klinikë, para pak vitesh ishte shembull i mirëmenaxhimit dhe profesionalizmit. “Keqmenaxhimi dhe degradimi i shëndetësisë, po ashtu humbja e jetës së njerzëve, në qendrat tona spitalore është shqetësuese. Për këto raste deri tani nuk ka llogaridhënie.Për rastin e sotëm Prokuroria duhet të hetojë shkaqet e vdekjes së pacientit.Askush nuk e ka besuar këtë degradim deri në këtë masë”, shkroi ndër tjerash ai. Më poshtë ...
Komentet te Haxhiu: Tjetër skandal në Shëndetësi, Prokuroria të hetojë vdekjen e pacientit Janë të Mbyllura
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se pacienti i cili u hodh nga dritarja e Klinikës së Kirurgjisë Torakale, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Sipas SHSKUK janë marrë të gjitha masat e nevojshme, por pacienti nuk ka arritur të mbijetojë. “Menjëherë janë ndërmarrë masat e nevojshme për ofrimin e ndihmës mjekësore, por përkundër masave reanimatore dhe ndihmës së vazhdueshme nga stafi i Klinikës Emergjente me mjekë konsultantë nga klinikat e tjera, për shkak të plagëve, pacienti nuk ka arritur të mbijetojë”, thuhet në njoftim. /GazetaSinjali ...
Komentet te E dhimbshme: Vdes pacienti që u hodh nga dritarja e një klinike në QKUK Janë të Mbyllura
Një person ka rënë nga një repart i QKUK-së, mëngjesin e sotëm. Si pasojë e rënies ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor. Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti. “Sot rreth 09:30, kemi pranuar informatën se në QKUK në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë (repart i spitalit) dhe i njëjti ka pësuar lëndime trupore. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, tha Ahmeti për Express./Express ...
Komentet te Një person bie nga një repart QKUK-së Janë të Mbyllura
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në 24-vjetorin e Masakrës së Reçakut, ka përsëritur fjalimin e vitit të kaluar që e ka mbajtur në ceremoninë përkujtimore. Ambasada amerikane ka shpërndarë një citat të tij, ku thuhet se askush nuk duhet ta harrojë apo mohojë këtë masakër. “Askush mos ta harrojë apo mohojë atë që ka ndodhur këtu. Në përgjigje të kësaj mizorie dhe të tjerave, SHBA bashkë me aleatët e NATO-s, vepruan për mbrojtjen e civilëve të pambrojtur, në emër të paqes, lirisë dhe stabilitetit. Këto qëllime pasqyrojnë vlerat e thella të Amerikës dhe Perëndimit. Ne besojmë që të gjithë njerëzit, pavarësisht etnisë apo fesë, meritojnë dinjitetin e të ...
Komentet te Hovenier përsërit fjalët e vitit të kaluar: Askush mos ta harrojë apo mohojë atë që ka ndodhur në Reçak Janë të Mbyllura
Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca,të shoqëruar edhe nga ambasadori, William Walker, ish-kryesues i Misionit Verifikues në Kosovë në vitet ’99, kanë bërë homazhe pranë Kompleksit Memorial në Reçak. Pas nderimeve, liderët do të marrin pjesë edhe në akademinë përkujtimore që mbahet me rastin e 24-vjetorit të Masakrës së Reçakut. Edhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe tek varret e të vrarëve në Reçak. Qytetarë të shumtë janë mbledhur prej orës 09:00 për të kujtuar viktimat e masakrës se Reçakut që ndodhi 24 vjet më parë. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Krerët e shtetit bëjnë homazhe në Reçak Janë të Mbyllura