Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Çitaku: Pa një zor të madh s’ngritet krejt kupola e shtetit me mbrojt Berishajn

Lajme
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku, nëpërmjet postimi në profilin e saj Facebook përsëri ka reaguar lidhur me raportimet për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. “Po e përsëris, pa një zor të madh nuk ngritet krejt kupola e shtetit me i dalë në mbrojtje Martin Berishajt”, ka shkruar Çitaku. Nënkryetarja e PDK-së më tej ka shkruar se është e bindur se të shërbyerit si ambasador, është tema e fundit për të cilën preokupohet Martin Berishaj, e për të cilën mendon Albin Kurtit. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Çitaku: Pa një zor të madh s’ngritet krejt kupola e shtetit me mbrojt Berishajn Janë të Mbyllura

25 vite burgim për dy të akuzuarit për vrasjen në Bon Vivant

Lajme
I akuzuari kryesor për vrasjen e Rr.U. në lokalin “Bon Vivant”, Masar Gërdovci është dënuar me 18 vite burgim për vrasje të rende në bashkëkryerje dhe me 1 mijë e 500  euro gjobë për armëmbajtje pa leje. Gjykata ndaj Gërdovcit ka shqiptuar edhe dënim plotësues për konfiskimin e armës e cila dyshohet të jetë përdorur për kryerjen e veprës. Për veprën penale të vrasjes e rende në bashkëkryerje, të akuzuarit Sherif Krasniqi, gjykata i ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 vitesh, në të cilin do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Aktgjykimi është shpallur të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë nga kryetari i trupit gjykues, ...
Komentet te 25 vite burgim për dy të akuzuarit për vrasjen në Bon Vivant Janë të Mbyllura

Dërguti, Kurtit: Zajednica nuk kalon? Kalon, kalon veç derisa ta ripaketon

Lajme
Ish-deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për Asociacionin. Dërguti ka thënë Kurti po tenton të bëjë “ripaketimin” e Asociacionit, duke nënkuptuar se do ta themelojë atë. “Zajednica nuk kalon? Kalon, kalon veç derisa ta ripaketon #Qeberiaeshkrepsës #KrejttuiRrejt.” – ka shkruar ajo në Facebook. Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për herë të parë ka thënë se çështja e Asociacionit mund të diskutohet brenda propozimit franko-gjerman ose propozimit të BE-së të mbështetur nga Franca dhe Gjermania. Këto komente Kurti i bëri në konferencën e përbashkët me kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer gjatë vizitës zyrtare në Vjenë. Kurti theksoi se Asociacioni mund të ...
Komentet te Dërguti, Kurtit: Zajednica nuk kalon? Kalon, kalon veç derisa ta ripaketon Janë të Mbyllura

Dy persona të lënduar nga zjarri në lagjen Kalabria në Prishtinë, Policia jep detaje

Lajme
Gazeta Sinjali pak më parë ka raportuar për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku një grua dyshohet se i ka vënë flakën një shtëpie. Incidentin e zjarrit e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha për Sinjalin se nga ngjarja kanë mbetur të lënduar dy persona. “Sot rreth orës 04:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në  një objekt (shtëpi), në rrugën “Rexhep Krasniqi” në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia, ku kanë hasë në dy persona të lënduar, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti. Zjarri ...
Komentet te Dy persona të lënduar nga zjarri në lagjen Kalabria në Prishtinë, Policia jep detaje Janë të Mbyllura

Kurti: Takimet në Bruksel do të duhej të mbaheshin çdo muaj, BE e SHBA t’i bëjnë trysni Beogradit

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për dialogun Kosovë Serbi dhe mundësinë e takimit të nivelit të lartë me presidentin serb, Vuçiq në Bruksel e që sipas tij, këto takime do të duhej të ishin çdo muaj. “Më datën 18 gusht të vitit të kaluar u patëm marrë vesh në Bruksel që do të takoheshim çdo muaj. Në shtator kjo nuk ndodhi, por erdhi propozimi franko-gjerman, që e quajmë propozimi i Bashkimit Evropian i mbështetur nga Franca dhe Gjermania dhe nuk pati takim deri më datën 21 nëntor”, deklaroi ai. Kurti tha se beson që është dashur të kenë takime më të shpeshta sepse mospajtimi është i madh dhe ...
Komentet te Kurti: Takimet në Bruksel do të duhej të mbaheshin çdo muaj, BE e SHBA t’i bëjnë trysni Beogradit Janë të Mbyllura

Gjuriq: Serbia ka siguruar 19 nota për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës

Lajme
Ambasadori i Serbisë në SHBA Marko Gjuriq ka pretenduar se diplomacia serbe në vitet e fundit ka sjellë “19 tërheqje të njohjeve të pavarësisë së Kosovës” dhe se “është e kotë që përfaqësuesit e Kosovës po fotografohen me ambasadorët nëpër korridore, në përpjekje për të mohuar tërheqjet të njohjes”. “Ne kemi 19 nota për tërheqje dhe nëse ata vazhdojnë ta bëjnë këtë, ne do të vazhdojmë të bëjmë tonën”, ka thënë Gjuriq. Ai gjithashtu ka pretenduar se, “përpjekjet e Kosovës për t’u anëtarësuar në disa organizata ndërkombëtare janë “lëvizje destruktive” dhe “sulme ndaj parimeve të Uashingtonit nga shtatori i vitit 2020”, kur Prishtina mori përsipër të mos lobojë në organizatat ...
Komentet te Gjuriq: Serbia ka siguruar 19 nota për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës Janë të Mbyllura

Këta janë 7 eurodeputetët që votuan kundër liberalizimit të vizave dje në Komitetin e PE-së

Lajme
Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme (LIBE) gjatë ditës së djeshme ka miratuar marrëveshjen për liberalizimin e vizave për Kosovën, raporton Gazeta Sinjali. Pro kësaj marrëveshje kanë votuar 48 eurodeputetë, shtatë kanë kundërshtuar, ndërsa tre kanë abstenuar. Sipas të dhënave në faqen zyrtare të PE-së, këta janë shtatë eurodeputetët që kanë votuar kundër liberalizimit të vizave për Kosovën: Eurodeputeti Jorge Buxadé Villalba nga grupi parlamentar ECR – Konservatorët dhe Reformistët Europianë, i cili është një grup politik euroskeptik i butë, anti-federalist i Parlamentit Europian. Villalba është avokat dhe politikan spanjoll, i cili u zgjodh anëtar i PE-së në zgjedhjet e Parlamentit Europian 2019 në ...
Komentet te Këta janë 7 eurodeputetët që votuan kundër liberalizimit të vizave dje në Komitetin e PE-së Janë të Mbyllura

Takimet e ambasadorëve të Kosovës demantojnë “çnjohjet” që i prezantoi Vuçiq

Lajme
Çnjohjet e Kosovës nga vendet e treta kishin nisur në vitin 2018 si pasojë e fushatës agresive kundërlobuese të Serbisë, kryesisht përmes ideatorit Ivica Daçiç, për të vazhduar më pas me përpjekjet shantazhuese kundër pavarësisë së Kosovës edhe në vitin 2023. “Kemi nëntë vende që e kanë tërhequr njohjen, presim të dhjetën”, tha Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në konferencën vjetore drejtuar popullit serb ku pretendoi se Somalia, Burkina Faso, Gaboni, Eswatini, Libia, Guinea, Antigua dhe Barbuda, Saint Lucia e Maldivet, kishin tërhequr njohjen për shtetin më të ri në Evropë. Por, nuk kaloi as një javë nga deklarata e Vuçiq-it, kur ambasadori i Republikës Federale të Somalisë në Turqi, ...
Komentet te Takimet e ambasadorëve të Kosovës demantojnë “çnjohjet” që i prezantoi Vuçiq Janë të Mbyllura

Foto e rrallë: 22 vite më parë kur festonin bashkë Thaçi, Limaj, Selimi e Grabovci

Lajme
...
Komentet te Foto e rrallë: 22 vite më parë kur festonin bashkë Thaçi, Limaj, Selimi e Grabovci Janë të Mbyllura

Puthen “dy shokët” e BBVK, Gresa dhe Andi (VIDEO)

ShowBiz
Më në fund në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ka ndodhur puthja e shumëpritur në mes të dy banorëve të kastit, Gresës dhe Andit, të cilët tash e disa javë kanë kaluar goxha kohë bashkë, teksa ka pasur edhe shprehje të pëlqimeve. Puthja mes dyshes ka ndodhur në pjesën e lavenderisë, ndërsa ka qenë Andi ai që e ka bërë hapin e parë, duke i dhuruar puthje Gresës. Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Puthen “dy shokët” e BBVK, Gresa dhe Andi (VIDEO) Janë të Mbyllura