Gjatë ditës së sotme, dy prej banorëve të Big Brother VIP Kosova, Arta dhe Artani kanë zhvilluar një bisedë me goxha thashetheme, temë e të cilës ishin pikërisht pjesa tjetër e kastit të shtëpisë. Dyshja, kanë folur rreth Getinjos dhe Stresit, teksa kanë shprehur dyshimet e tyre, se dy rep artistët mund të kenë bërë ndonjë marrëveshje para se të futeshin në shtëpinë e “Vëllait të Madh”. “A ka pasur marrëveshje Stresi-Geti? Po ka pasur, Stresi e din dhe Getinjo jo. Stresi në Big Brother ka ardhur veç pse ka qenë Geti”, ka thënë Artani, duke shtuar se dyshja për qëllim e kanë bashkëpunimin drejt finales. Por, çfarë u tha ...
Komentet te Artani: Stresi dhe Getinjo janë futur në BBVK me marrëveshje, e synojnë finalen bashkë (VIDEO) Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka thënë se ka “një zor të madh” që nuk po shkarkohet ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili është implikuar në një skandal të madh financiar. “Këtu pa qenë një zor i madh, nuk mund të ndodh kjo”, tha Dedaj në Frontal në T7. Ai thotë se Berishaj “nuk është vetëm”. Sipas tij, nëse vërtetohen akuzat ndaj ambasadorit, ai mund t’i marrë me vete edhe krerët e shtetit. “Në këtë anije nuk është vetëm. Nëse vërtetohen akuzat, atëherë me të duhet të shkojnë edhe Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla”, tha ish-ambasadori. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Ish-ambasadori Dedaj: Berishaj s’është vetëm, mund t’i marrë me vete edhe Kurtin, Osmanin e Gërvallën Janë të Mbyllura
Pas deklaratës së ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiut se qeverisjet e kaluara sikurse edhe sistemi prokurorial në krye me ish-kryeprokurorin Lumezi nuk kanë pasur as vullnetin e as interesin për trajtimin serioz të këtyre krimeve ndaj popullit tonë, ka reaguar ish-Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi. “Për dijeninë tuaj si ministre e Drejtësisë, ndjekja e kryesve të veprave penale të krimeve të luftës e as të veprave tjera penale nuk ndërmirret nga Kryeprokurori i Shtetit dhe as nga qeveritë, por nga prokurorët e shtetit të cilët kanë kompetencë ekskluzive ligjore për ndjekjen e këtyre veprave penale. Kush e kupton ndryshe këtë është në keqkuptim të madh me parimet e drejtësisë”, thuhet ...
Komentet te Ish-kryeprokurori Lumezi i reagon ministres Haxhiu: Çfarë keni bërë ju përveç retorikës politike? Janë të Mbyllura
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka reaguar për rastin e pacientit me inicialet F.S., i cili u hodh nga dritarja e spitalit dhe vdiq. Ndërsa sipas SHSKUK-së familjarët kanë akuzuar Klinikën e Nefrologjisë- Shërbimin e Dializës, se pacientit nuk i ishte realizuar Dializa. “Në lidhje me raportimet në medie për rastin e djeshëm, të pacientit F.S., në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, e ku familjarët e pacientit, në medie, kanë akuzuar Klinikën e Nefrologjisë- Shërbimin e Dializës, se pacientit nuk i ishte realizuar Dializa, Klinika Nefrologjisë në QKUK, sqaron se pacienti F.S., ka qenë në program kronik të Dializës, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së. Më tej në njoftim thuhet ...
Komentet te Vdekja e pacientit që u hodh nga kati i katërt në QKUK, Klinika e Nefrologjisë u reagon familjarëve Janë të Mbyllura
Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se Prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit A.Z., i cili gjendet nën masën e paraburgimit nga data 19.12.2022, për shkak të veprës penale mashtrimi. Sipas aktakuzës, i pandehuri, që nga data 2 prill 2021 e në vazhdimësi deri në vitin 2022, në lokalin “Auto Shereti” në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, me qëllim të përfitim pasuror në mënyrë të kundërligjshme e ka vu në lajthim të dëmtuarin, duke e nxitur që të veproj në dëm të pasurisë së tij përmes paraqitjes së fakteve të rreme. Sipas aktakuzës, në atë mënyrë që duke u prezantuar rrejshëm si ...
Komentet te I mori 132 mijë euro duke mashtruar për tokë në Çagllavicë, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj një të dyshuari Janë të Mbyllura
Në majin e vitit 2019 një ngjarje e tmerrshme kishte ndodhur në fshatin Samadrexhë të Suharekës. Atje burri e kishte rrahur në mënyrë mizore gruan e tij e cila më pas si pasojë e plagëve të marra kishte ndërruar jetë në QKUK. Për ktë rast Gykata Themelore në Prizren, të hënën, në Rigjykim e ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Ilir Haxhiaj, duke e dënuar me 15 vjet burgim efektiv për akuzën se ushtroi dhunë në ditën kur i vdiq bashkëshortja. Haxhiaj akuzohej se pas mosmarrëveshjeve të mëhershme me bashkëshorten e tij H.D, teksa kishte qenë duke vozitur, kishte ndalur makinën, kishte nxjerrë nga vetura me forcë tani të ...
Komentet te Rrahu gruan e cila më vonë vdiq në QKUK, Gjykata e dënon me 15 vite burgim burrin nga Prizreni Janë të Mbyllura
Pasi Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot një aksion lidhur me akuzat që janë bërë ndaj ambasadorit në Kroaci të Kosovës, Martin Berishaj, ka reaguar kryetari i saj, Dardan Molliqaj, i cili e ka quajtur Berishajn “tregtar të mafisë së energjisë së Ballkanit”. Sipas Molliqajt, pushteti në Kosovë është i ndërlidhur drejtpërdrejt me Berishajn, të cilët ai thotë se duhet të japin përgjegjësi politike për “skandalin e përmasave ballkanike”. Postimi i plotë: Martin Berishaj, flamuri i skandalit Martin Berishaj s’po del të jetë ambasador. Ai është tregtar i mafisë së energjisë së Ballkanit me petkun e ambasadorit. Pushtetit ja vendosëm flamujt e Martin Berishajt, personifikimit të korrupsionit. Skandali i ambasadorit të ...
Komentet te Molliqaj: Martin Berishaj, tregtar i mafisë së energjisë së Ballkanit, me petkun e ambasadorit Janë të Mbyllura
Nga Vetëvendosje janë deklaruar edhe njëherë se nuk do të votojnë pro tërheqjes së mjeteve financiare nga Trusti. Kështu po deklaron Shefja e Grupit Parlamentar të kësaj partie, Mimoza Kusari-Lila. Ajo pas mbledhjes së kryesisë theksoi se të mërkurën do të shqyrtohen projektligjet nga seancat e kaluar, kurse të enjten do të jetë në rend dite tërheqja e trustit. Për këtë të fundit, ajo tha se Grupi Parlamentar i VV-së nuk e mbështet. “Këtë javë do të janë dy seanca një të mërkurën me vazhdimin e pikave të pa përfunduar nga seancat e kaluara. Të etjen fillojmë një seancë të re të sezonit pranveror, ku do të jetë edhe shqyrtimi ...
Komentet te Kusari – Lila: Qëndrimi i grupit të VV-së i qartë, nuk e votojmë tërheqjen e Trustit Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së fundi ka dhënë një intervistë në gazetën italiane “La Stampa”. Kurti përmendi përparimin e Kosovës në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit dhe në lirinë e medies derisa i mëshoi tezës se zhvillimi ekonomik me demokracinë shkojnë bashkë. “Normalizimi i raporteve duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër. Serbia duhet ta njohë Kosovën. Besoj që propozimi i BE-së i shtatorit të vitit të kaluar mund të shërbejë si bazë e mirë për diskutime të mëtejme…”, u shpreh Kurti. Kryeministri u shpreh edhe në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. A do ta formonte Zajednicën? “Paraardhësit e mi i kanë nënshkruar 33 marrëveshje për ...
Komentet te Kurti: Unë nuk mund ta kompensoj Serbinë për humbjen e luftës në vitin 1999 Janë të Mbyllura
Pas rihapjes për qarkullim të rrugës “Xhorxh Bush” në kryeqytet, për autobusë, taksi dhe vetura emergjente, nuk po mungon as lëvizja e veturave private, raporton Gazeta Sinjali. Por Policia sot ka nisur gjobitjen e ngasësve me vetura private të cilët po futen në këtë rrugë, ku janë shqiptuar dhjetëra dënime. Nga Policia e Prishtinë nuk janë deklaruar lidhur me lartësinë e dënimeve që po shqiptohen. Nga Komuna e Prishtinës kanë thënë më parë se bëhet fjalë për një gjobë prej 500 eurove dhe edhe patentë shoferi merret për një vit, ky është dënimi për qytetarët. Ndërsa për taksitë, nëse vetëm nuk presin autobusin dhe duan të kalojnë atë në vijë ...
Komentet te Gjobiten qytetarët që po hyjnë me vetura në rrugën “Xhorxh Bush” Janë të Mbyllura