I dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Kosova e ka mbështetjen e plotë të ShBA-ve, dhe sipas tij Kosova është një parter i mirë dhe se nuk sheh ndonjë dyshim. Escobar ka folur edhe për marrëveshjen në mes Kosovës dhe Serbisë, ku ka thënë se ende ka punë për tu bërë. “Mendoj se kemi ende punë për të bërë atje, por besoj se do t’ia arrijmë qëllimit. Kosova ka mbështetjen e plotë të SHBA-ve, është një partner i mirë dhe nuk shoh asnjë dyshim atje, mendoj se do të arrijmë atë që duam” – ka thënë Escobar, shkruan Vijesti. Sa i përket planit franko-gjerman, Escobar ka ...
Komentet te Escobar për planin franko-gjerman: Po shoh reagime pozitive nga të dy kryeqytetet Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Policia e Kosovës tha se në Bistricë të Leposaviqit ka shtënë me armë zjarri drejt një veture, pasi ajo nuk është ndalur për kontroll. Ndërkaq, sipas Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe nga ky incident ka mbetur i plagosur një serb. Sipas një njoftimi për media të Policisë së Kosovës, vetura gjatë lëvizjes ka goditur automjetin e Policisë së Kosovës, duke “rrezikuar drejtpërdrejt edhe jetën zyrtarëve policorë, të cilët për të neutralizuar rrezikun ndaj tyre kanë shtënë me armë zjarri”. Incidenti ndodhi pasi Policia e Kosovës kishte vendosur një pikë kontrolli për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike, por edhe për të parandaluar krimin dhe kontrabandën. Autoritetet e rendit thanë ...
Komentet te Incidenti me armë zjarri në Veri: Krejt çka dihet për sulmin ndaj Policisë nga personat me të kaluar kriminale Janë të Mbyllura
Nata e sotme e spektaklit Prime të Big Brother VIP Kosova, ka nisur me surpriza të mëdha. Kësisoj, kastit të banorëve të shtëpisë së “Vëllait të Madh” i është shtuar edhe një konkurrent i ri, aktori komedian Vedat Bajrami. E për ta pritur tek dera ka shkuar Arta, që njëherësh është kolege e Vedatit. Por, që t’i shihni reagimet e dyshes dhe banorëve të tjerë, shikojeni videon në linkun e mëposhtëm. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Momenti kur Vedat Bajrami futet në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova – VIDEO Janë të Mbyllura
Mediumi serb që operon në Kosovë, Kosovo-Online ka publikuar pamjet e Audi Q5 për të cilin raportohet të jetë gjuajtur nga Policia e Kosovës e nga ku një person ka mbetur i lënduar. Milan Deleviq, njeriu që dyshohet të jetë i lënduar është i shtrirë në spitalin e Kralevës dhe jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, nga Policia e Kosovës kanë deklaruar edhe versionin zyrtar të ngjarjes, duke thënë se Policia u sulmua nga një veturë, që pretendohet të jetë kjo e tipit Q5. Ngjarja ka ndodhur në Bistricë, teksa synohej ndalja e veturës gjegjëse. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Njësia Speciale e gjuajti me armë zjarri, publikohen pamjet e Audi Q5 -Foto Janë të Mbyllura
Lista Serbe ka bërë reagim të ashpër në lidhje me incidentin e fundit në veri të Kosovës. Ata kanë akuzuar kryeministrin Kurti për dërgimin e trupave speciale të Policisë së Kosovës në veri të vendit në postbllokun në urën e lumit Bistrica. Një qytetar serb ka mbetur me plagë pasi Policia kishte qëlluar në drejtim të veturës së tij për të neutralizuar rrezikun e përgjithshëm që i ishte kanosur pasi ajo veturë kishte goditur fillimisht ata. Lista Serbe – që ishte edhe pjesë e qeverive të Kosovës deri vonë – nuk e ka përmbajtur gjuhën në deklarimin e saj. “Pasi një pjesëtar i të ashtuquajturave Forca të Sigurisë së Kosovës ...
Komentet te Lista Serbe reagon ashpër pas incidentit në Veri: Forcat Speciale të Kurtit qëlluan për t’i vrarë serbët Janë të Mbyllura
Një qytetar ka provokuar sot protestuesit gjatë marshimit kundër deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për ish-politikanin serb, Oliver Ivanoviq. Gjatë protestës, i njëjti është parë duke iu ofruar anëtarëve të kryesisë së OVL-së së UÇK-së, me fjalët “hajna”. “Shumë prej jush jeni hajna, prej juve ushtarëve, ku keni qenë 60 mijë ushtarë. Hajni është hajn”, dëgjohet duke thënë ai. “Unë jam hajn në Evropë, nuk vjedhi sikur këta”, thotë tutje ai, teksa thotë se “Kurti është patriot”. Pas këtij konfrontimi, ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te “Shumë prej juve ushtarëve jeni hajna…”, një qytetar provokon në protestën kundër Kurtit -Video Janë të Mbyllura
Një njësi policore është sulmuar sot në Bistricë të Leposaviqit nga një veturë që po tentonte ta ndalojë për kontroll. Policia ka njoftuar se vetura gjatë lëvizjes ka goditur automjetin e PK-së, duke rrezikuar jetën e zyrtarëve policorë, raporton Gazeta Sinjali. Me qëllim që ta neutralizojnë rrezikun ndaj tyre, policia kanë shtënë me armë zjarri. “Sot, më 23 janar në Bistricë të Leposaviqit, një njësi policore ka qenë e caktuar me detyrë zyrtare në pikë kontrolli, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike si dhe parandalimit të krimit e kontrabandës. Njësia policore e cila ka qenë në pikë kontrolli, gjatë realizimit të detyrave policore ka tentuar ta ndalojë ...
Komentet te Policia e Kosovës gjuan me armë pasi sulmohet nga një veturë në Leposaviq, zbulohen detajet Janë të Mbyllura
Konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë, Michael Martens, gazetar i Frankfurter Allgemeine Zeitunge e sheh si pjesë të luftës së botës demokratike kundër Rusisë fashistë, i cili analizon situatën pas vizitës së fundit të ndërkombëtarëve në Prishtinë dhe Beograd. Ai ka treguar në Twitter disa detaje nga takimet e fundit përgatitore për dialogun. Ai ka frikë se me metodat aktuale, bota demokratike mund të mos ketë sukses në luftën kundër Rusisë fashiste. “Të premtën e kaluar, një delegacion i rangut të lartë amerikan dhe europian vizitoi Prishtinën dhe Beogradin. Ai përbëhej nga këshilltarët e politikës së jashtme të Emmanuel Macron, Olaf Scholz, kryeministrit italian plus përfaqësuesit special të BE-së dhe SHBA-së ...
Komentet te Gazetari i FAZ: Kurti ia vuri një kusht pesë diplomatëve për marrëveshjen bazë me Serbinë Janë të Mbyllura
Në muret e shkollës “Aziz Sylejmani” dhe në Shtëpinë e Shëndetit në Kodrën e Minatorëve në Mitrovicë, është shkruar mbishkrimi “Wagner”, emër ky i grupit rus. Mbishkrime të tilla janë parë në mure të objekteve në Mitrovicën Veriore ndërsa në Zveçan ato janë hasur në tabelat e komunikacionit, raporton Sinjali. Lidhur me këto dy raste, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, teksa Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve në drejtim të veprës ‘nxitje e urrejtjes dhe përçarjes ndëretnike’. Ndryshe para një muaj gjatë barrikadave, veriu ishte mbushur edhe me “Z” simbol tjetër ky që përdorur dhe karakterizon agresionin rus në Ukrainë. Wagner (Vagner), një kompani private ushtarake ...
Komentet te Mbishkrime në mure dhe tabela me emrin e grupit rus “Wagner” në Mitrovicë dhe Zveçan Janë të Mbyllura
Një ish-ushtar i UÇK-së ka vdekur mëngjesin e sotëm. Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë kryetari i Skenderajt, Fadil Nura. Bali, siç e ka përshkruar ishte luftëtar sypatrembur i lirisë së Kosovës. “Mëngjesi i sotëm zbardhi me lajmin pikëllues për vdekjen e një njeriu të devotshëm, të një luftëtari sypatrembur të lirisë së Kosovës, të dashur për të gjithë ne që e njohëm dhe bashkëpunuam, për të na mbetur të pavdekshme kujtimet nga jeta e tij! Lamtumirë, Bal!”, ka shkruar Nura. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Ndahet nga jeta një ish-ushtar i UÇK-së Janë të Mbyllura