Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, më 31 janar do të jetë nikoqire e një diskutimi për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë. “Ne jemi duke ftuar një grup divers të liderëve të shoqërisë civile, zyrtarëve qeveritarë, liderëve politikë dhe diplomatëve, për të diskutuar këtë çështje me rëndësi”. Ambasada ka thënë se synim i saj është “të avancojë mirëkuptimin e ndërsjellë për përkushtimin ndaj Asociacionit, në mbështetje të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga BE-ja”. “Ne jemi duke organizuar këtë diskutim, në përputhje me synimin tonë për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euro-atlantike, por edhe si reflektim i miqësisë sonë ...
Komentet te “Më 31 janar diskutime për Asociacionin”, e konfirmon ambasada amerikane në Kosovë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i është kundërpërgjigjur Lëvizjes Vetëvendosje pas videos së dytë “çka ka çka s’ka. PDK-ja në videon e saj e ka trajtuar skandalin e raportuar të Maritn Berishajt, duke thënë se “Çka ka Albini – kallxon Martini”. Partia opozitare tregon sesi skandali i madh financiar ka marrë përmasa ballkanike. “Historia e aferës milionëshe e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, akuzat e ngritura ndaj tij, mbrojtja e pakuptueshme dhe e dyshimtë nga krerët institucional, lidhja me Kryeministrin Kurti dhe financimin e fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje! Përkundër përpjekjeve, e vërteta nuk do të mund të fshihet”, thuhet ndër tjerash në videon e PDK-së. Kjo parti politike ...
Komentet te PDK i përgjigjet me video Vetëvendosjes: Çka ka Albini, tregon Martini -Video Janë të Mbyllura
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave që e lidhin atë me ish-zyrtarin e FBI të arrestuar në SHBA, Charles McGonigal. Përmes një postimi në Twitter, Rama shprehet se arrestimi i zyrtarit të FBI nuk ka asnjë lidhje me të, ndërsa akuzon mediat për shpifje. “Akuzohet në Amerikë një zyrtar i FBI për gjëra që s’kanë as edhe një lidhje me mua (se po të kishin do t’i kishte nxjerrë hetimi i atyre që nuk manipulojnë prova e as kursejnë fajtorë) dhe në Shqipëri fillon gjyqi ndaj meje në Big Brotherin e politikës, kanaleve e portaleve!” shkruan Rama në Twitter. Gjithashtu, ndaj tij janë ngritur akuza të tjera, për shkak ...
Komentet te Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI, Rama: S’ka asnjë edhe një lidhje me mua Janë të Mbyllura
Pas shqetësimeve të qytetarëve për rritjen e faturave të tatimit në pronë ka reaguar edhe kryetari i Prishtinës Përparim Rama, duke thënë se kryeqyteti nuk ka pasur asnjë ndikim në rritjen e faturave të tatimit në pronë. Rama tha se rritja ka ardhë si pasojë e ri-vlerësimit të pronave nga Ministria e Financave. Ai nëpërmjet një postimit në Facebook ka shkruar se që prej dje ka marrë shqetësime të arsyeshme nga qytetarët në lidhje me ngritjen e çmimeve të tatimit në pronë. Për të evituar hutinë e shkaktuar nga deklaratat e nxjerra deri më tash, dëshiroj ta bëj më se të qartë për të gjithë qytetarët e kryeqytetit, të cilët ...
Komentet te Kryetari i Prishtinës akuzon Ministrinë e Financave për rritjen e faturave të tatimit në pronë Janë të Mbyllura
Një ish-agjent i nivelit të lartë të FBI-së, i cili ishte i përfshirë në hetimin për kontaktet e fushatës së Trump me Rusinë gjatë zgjedhjeve të vitit 2016, është vënë vetë nën vëzhgimin e prokurorëve federalë për lidhjet e tij me Rusinë dhe qeveritë e tjera të huaja. Në fund të vitit të kaluar, sipas dokumenteve të brendshme të gjykatës të siguruara nga Insajder, avokatët amerikanë mblodhën fshehurazi një juri të madhe që shqyrtoi sjelljen e Charles McGonigal, ish-kreut të kundërzbulimit në zyrën në terren të FBI-së në New York City. Departamenti i Drejtësisë nuk pranoi të komentonte se çfarë po hetonte juria e madhe ose nëse ajo mbeti në vazhdim. ...
Komentet te Ish-zyrtari i lartë i FBI nën hetim për kontakte me Rusinë, kishte lidhje edhe me Edi Ramën Janë të Mbyllura
Është aprovuar kërkesa e avokatit mbrojtës të Dardan Krivaqës, Admir Salihu që klientit të tij, t’i bëhet një ekzaminim për të parë gjendjen psikiatrike për shkak se në bazë të kontrolleve që i janë bërë dy herë prej kur kohës që gjendet në paraburgim, mjekët e kanë diagnostikuar me gjendje të rënduar psikologjike. Trupi gjykues në seancën gjyqësore ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut ka aprovuar kërkesën e avokatit mbrojtës të Krivaqës, Admir Salihu që klientit të tij, Krivaqës t’i bëhet një ekzaminim për të parë gjendjen psikiatrike të tij. Kjo pasi sipas avokatit në bazë të kontrolleve që i janë bërë dy herë prej kur kohës që gjendet në ...
Komentet te “Dardan Krivaqa në gjendje të rëndë psikologjike”- Gjykata merr një vendim të ri Janë të Mbyllura
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci po merr pjesë në asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës, ku po diskutohet mbi dhunën seksuale të lidhur me konfliktin. Bogujevci u shpreh se duke ardhur nga një vend ku burrat dhe gratë kanë përjetuar dhunë seksuale në një konflikt të ndodhur jo shumë kohë më parë, nuk e ka menduar se sot do të fliste për një shtet tjetër të Evropës që sipas saj, po përjeton të njëjtin fat si Kosova. “Duke ardhur nga një vend ku gratë, por edhe burrat, kanë përjetuar dhunë seksuale në një konflikt jo shumë kohë më parë, kurrë nuk e kam menduar se sot do të ...
Komentet te Bogujevci fjalim në Këshillin e Evropës: Nuk është hera e parë që dhuna seksuale është përdorur si armë lufte Janë të Mbyllura
Një incident ka ndodhur sot në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës ku dyshohet se një doktor ka sulmuar fizikisht një punëtor të spitalit. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha se deri tani janë intervistuar i dyshuari dhe viktima. “Dje rreth orës 13:44 një punëtor i Spitalit Rajonal ka ardhë dhe e ka njoftu policinë se është sulmuar nga një mjek në Spitalin Rajonal në Pejë. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes, i ka intervistu viktimën, dëshmitarët dhe të dyshuarin. Lidhur me rastin është njoftu prokurori i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti “lëndim i lehtë trupor”. Rasti është duke u hetuar nga njësiti ...
Komentet te Rrahje në Spitalin e Pejës, mjeku dyshohet se sulmoi një punëtor Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali raportoi sot ekskluzivisht për goditjen e një grupi kriminal që dyshohet se ka vepruar në Rajonin e Prishtinës, por edhe më gjerë. Aksioni i zhvilluar nga Policia e Kosovës, rezultoi me kapjen e katër anëtarëve që dyshohen të jenë përfshirë në veprimtari kriminale. Hetimi i Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka zbuluar aktivitetet e kundërligjshme për të cilat dyshohen katër të arrestuarit, duke përfshirë tentim vrasje, rrahje, detyrim e raste të tjera. Por kush janë katër personat që ranë në prangat e Policisë gjatë këtij aksioni? Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije ekskluzivisht për Sinjalin se anëtarët e këtij grupi kriminal ...
Komentet te Tentim vrasje, rrahje, detyrim e zjarrvënie: Këta janë emrat e katër të arrestuarve për veprimtari kriminale Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali raportoi mbrëmë për një rast të rëndë që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Xërxë të Rahovecit, te Ura e Fshajtë, ku një grua ka tentuar t’i jap fund jetës duke kërcyer nga ura, si pasojë e depresionit. Viktima, e moshës 29-vjeçare kishte dalë nga shtëpia me veturën e familjes së burrit, pa dijeninë e tyre dhe ishte nisur në drejtim të urës. Aty, veturën e kishte lënë në parking dhe më pas ka kërcyer nga ura, por fatmirësisht qytetarët përreth kanë intervenuar, me ç’rast njëri prej tyre e ka shpëtuar mrekullisht. Gurja posa është nxjerrë nga uji, u dërgua në Spitalin e Gjakovës, ku po ...
Komentet te Momenti kur qytetari shpëton gruan që kërceu nga “Ura e Fshajt” (VIDEO) Janë të Mbyllura