Çdo person, në bazë të ligjit është i detyruar të bëjë deklarimin e pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër pasurore ose të detyrimeve financiare dhe nëse nuk bën një gjë të tillë, dënohet me gjobë ose me burgim, raporton Gazeta Sinjali. Nën dyshimet se ka kryer këtë vepër do të hetohet edhe një 20-vjeçar, i cili është kapur mbrëmë pas mesnate nga Njësia Speciale Operative në veri të Mitrovicës, me hiç më pak se 30 mijë euro ‘cash’, të padeklaruara. I dyshuari M.R., u ndalua nga NJSO derisa po patrullonin në një pikë kontrolli në fshatin Bistricë, kur ndaluan të riun dhe e kapën në flagrancë me ...
Komentet te Njësia Speciale arreston të riun në Veri, kapet me 30 mijë euro të padeklaruara Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Dy banorë të ri u bënë pjesë e shtëpisë së Big Brother Vip 2. Bëhet fjalë për Xhonatan Islamin, i cili shkoi me parashutë në shtëpi. Në klipin prezantues. Xhonatani cilësoi Oltën si konkurrenten më të fortë. Ai tha se ka disa vajza që i pëlqejnë brenda shtëpisë, ndërsa shtoi se babain e ka mbështetjen e tij më të madhe. Derisa, këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Valbona Mema është banorja e dytë, e cila i shtohet shtëpisë së madhe të Big Brother. Në klipin prezantues, këngëtarja u shpreh se gjëja që nuk i pëlqen në shtëpi është mungesa e disiplinës, teksa Amosi është i preferuari i saj. Mema u ...
Komentet te Këta janë banorët e rinj në Big Brother, njëra këngëtare e muzikës popullore Janë të Mbyllura
Në shumicën e shkollave në komunën e Prishtinës nuk janë zëvendësuar orët e humbura gjatë grevës. Këtë e ka konfirmuar drejtoresha e Arsimit, Besianë Musmurati. Ajo tha se orët nuk janë mbajtur për shkak që prindërit nuk i kanë dërguar fëmijët e tyre në shkolla edhe pse i gjithë stafi i mësimdhënësve ka qenë prezentë të shtunave. “Fatkeqësisht shumë pak, orët në shumicën e shkollave nuk janë mbajtur të shtunave për shkak që prindërit nuk i kanë dërguar fëmijët e tyre në shkolla. Gjithë stafi i mësimdhënësve ka qenë në shkollë të shtunave. Kështu që është një situatë më të vërtet e re edhe mund të them edhe deri diku e çuditshme sepse deri ...
Komentet te Shumica e shkollave në Prishtinë s’i kanë zëvendësuar orët e humbura në grevë Janë të Mbyllura
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në rrugën ‘Sandër Prosi’ në Ferizaj, ku dy vajza kanë rënë nga kati i katërt i një objekti dhe si pasojë njëra nga to ka humbur jetën, raporton Gazeta Sinjali. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka bërë me dije se vajza që ka humbur jetën është 15-vjeçare, ndërsa 18-vjeçarja ka mbetur e lënduar. “Me datën 21.01.2023 rreth orës 21:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën “Sandër Prosi” në Ferizaj, dy vajza të moshës 18 dhe 15 vjet kanë rënë nga kati i 4-të , i një ...
Komentet te Pamje nga vendi i ngjarjes ku humbi jetën 15-vjeçarja që ra nga kati i katërt në Ferizaj Janë të Mbyllura
Tuneli afër pendës së liqenit të Ujmanit është liruar për qarkullim, raporton Gazeta Sinjali. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili tha se ky ishte një ndër problemet që kanë hasur kur kanë marrë në udhëheqje Ministrinë. “Bllokimi i tunelit afër pendës së liqenit të Ujmanit ishte një nga problemet që kemi hasur, dhe për një kohë shumë të shkurtër kemi arritur që ta lirojmë për qarkullim. Si Ministri e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, po shqyrtojmë mundësinë që në objekte të infrastrukturës kritike siç janë tunelet, të gjejmë zgjidhje tjera në rast të bllokimeve të tilla, potencialisht të funksionalizojmë ...
Komentet te Lirohet për qarkullim tuneli afër pendës së liqenit të Ujmanit Janë të Mbyllura
Është publikuar për herë të parë fjalimi i Rugovës më 1998 pas masakrës së Prekazit mbi familjen Jashari. Gjithashtu, janë publikuar edhe disa pamje të dëmeve mbi Kullat e Jasharëve. Në këtë fjalim Rugova kishte dënuar ashpër sulmet e forcave serbe me pasoja të përgjakshme mbi regjionin e Drenicës, duke njoftuar edhe për masakrën në Prekaz. Ai gjithashtu atë kohë dëgjohet t’i kishte bërë thirrje përsëri bashkësisë ndërkombëtare që të marrin masa preventive në Kosovë, ndërsa kishte paralajmëruar që po atë ditë do t’i bënin thirrje edhe Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të Bashkimit Evropian që të marrin hapa të shpejtë preventivë në Kosovë. “Ataku i djeshëm i forcave policore ...
Komentet te Për herë të parë publikohet paraqitja e Rugovës para gazetarëve pas masakrës së Prekazit -VIDEO Janë të Mbyllura
Reshjet e pandërprera të shiut kanë prekur jashtëzakonisht shumë komunën e Skenderajt, duke bërë kështu që të shkaktohen dëme të mëdha materiale në rrugë, ura, ekonomi familjare, biznese e toka bujqësore, raporton Gazeta Sinjali. Qytetarët janë shprehur të gatshëm të ndihmojnë familjet e prekura nga vërshimet, duke dërguar atje produkte të ndryshme të cilat u nevojiten. Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka bërë me dije se personat vullnetmirë mund t’i dërgojnë ndihmat në palestrën sportive ‘Ilaz Kodra’. Sipas Lushtakut, ekipi që po qëndron në terren ka identifikuar si nevoja urgjente shporet të druve, dru, batanije, dyshekë, pako ushqimore, ujë të pijëshëm ...
Komentet te Ushqim, batanije, e produkte higjienike… – këtu mund t’i dërgoni ndihmat për qytetarët e Skenderajt Janë të Mbyllura
Një vetaksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, ku një veturë ka goditur rrethojat anësore të rrugës, raporton Gazeta Sinjali. Sipas pamjeve të publikuara nga RTV Besa, vetura ka pësuar dëme të mëdha materiale, mirëpo nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës që të marrë më shumë detaje, mirëpo të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Vetaksident i rëndë në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, vetura godet rrethojat e rrugës Janë të Mbyllura
Plagët që mori nga zjarri të cilin dyshohet se e ndezi vetë, dolën të jenë fatale për 35-vjeçaren nga Peja, Sihana Berisha, raporton Gazeta Sinjali. Zemra e saj pushoi së rrahuri pas tetë ditësh trajtim në Mjekimin Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, me ç’rast vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Familjarët, miqtë dhe të afërmit e të ndjerës do të mblidhen nesër për t’i dhënë lamtumirën e fundit Sihanës e cila u nda nga jeta në moshë të re. Varrimi i saj do të bëhet në orën 15:00 në varrezat e qytetit, ndërsa funerali niset nga Gasallhanja e varrezave. Ndryshe lajmin për vdekjen e 35-vjeçares e ka konfirmuar ...
Komentet te Nesër i jepet lamtumira e fundit 35-vjeçares nga Peja e cila vdiq si pasojë e plagëve të marra nga zjarri Janë të Mbyllura
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në 17 vjetorin e vdekjes. së ish presidentit të Kosovës, ka çmuar lart veprën e tij. Begaj tha se Rugova ishte simbol i politikanit paqësor që shtroi udhën e pavarësisë. “Nderim përjetë Presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova, simboli i politikanit paqësor që shtroi udhën e Pavarësisë së saj. Mirënjohje”, ka shkruar presienti Begaj në profilin e tij në Facebook. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Begaj: Rugova shtroi udhën e pavarësisë së Kosovës Janë të Mbyllura