Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar rreth takimit të mbrëmshëm me të Dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, raporton Gazeta Sinjali. Kurti ka thënë se marrëveshja me Serbinë duhet të ketë njohjen reciproke në qendër. “Marrëveshja duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër sepse vetëm asisoj e bëjmë normalizimin e plotë të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Kurti, teksa ka folur edhe për marrëveshjet e arritura ndër vite me Serbinë. Sipas tij, në njërën anë janë 33 marrëveshje të Brukselit nga dekada e kaluar dhe nuk ka asnjë marrëveshje e cila ka prioritet për marrëveshje të tjera. “Diplomacia fluturuese ...
Komentet te Kurti flet për takimin me Lajçakun: Marrëveshja duhet të ketë njohjen reciproke në qendër Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Albini do ta nënshkruajë Asociacionin, por jo si tradhtar. Ai do ta bëjë atë në emër të BE-së dhe në emër të paqes. Në emër të liberalizimit të vizave dhe pa njohje. Kështu, afërsisht, do të duket fjalia në një qëndrim publik pas aktit të nënshkrimit. Mund të thotë edhe se e “shpëtuam Kosovën nga ndarja”. Sa për të arsyetuar aktin. “Kaq kishim të bënim”, sepse të tjerët që nënshkruan më herët, nuk lanë mundësi tjetër. … “Bota do të ishte e tmerrshme pa mua.” Kështu shkruan Sartri në një nga veprat e tij, por po njëjtë mendon edhe për veten Kryeministri i Kosovës. Jo në formën egocentrike të mendimit, ...
Komentet te Në emër të Tradhtisë, na tregoni çka është Shteti Janë të Mbyllura
I themeluar në vitin 1949, Muzeu i Kosovës ka departamente të arkeologjisë, etnografisë dhe shkencës natyrore, në të cilën një departament për studimin e historisë dhe Luftën Nacionalçlirimtare u shtua më 1959. Ajo ka qenë aktive në sponsorizimin e gërmimeve arkeologjike, ruajtjes dhe shkencore të tjera puna. Por a e dini se çka ka qenë ky objekt më parë. Historiani Jahja Drancolli ka paraqitur fakte se objekti I Muzeut të Kosovës ka qenë pallat i qeverisë osmane. “Pallati qeveritar osman në Prishtinë (1896)! Pallati i Muzeut të Kosovës sot!”, ka shkruar ai, transmeton Gazeta Express. ...
Komentet te Sot aty është Muzeu i Kosovës, por nuk do ta besoni se për çka ka shërbyer ky objekt në vitin 1896 Janë të Mbyllura
...
Komentet te Gjoni takohet me Era Istrefin pasi u largua nga Big Brother VIP Kosova 👇 Janë të Mbyllura
Qeveria e Kosovës e ka miratuar dje Projektligjin për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizimin e Asistuar Mjekësor, duke i hapur rrugë që ky projektligj të procedohet për aprovim në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë. Sipas MSH-së me këtë Projektligj rregullohet kujdesi shëndetësor, procedurat e fertilizimit të asistuar mjekësor, realizimi dhe këshillimi për këto procedura si e drejtë riprodhuese e individit kur nuk arrihet shtatzëni e dëshiruar me rrugë natyrore. “Në të ardhmen, qytetarët mund të kenë mundësi që këto shërbime të rëndësishme lidhur me shëndetin riprodhues dhe Fertilizimin e Asistuar -Fertilizimi in vitro (IVF) t’i marrin edhe në institucionet publike shëndetësore”, thuhet në njoftim. MSH ka ...
Komentet te Me miratimin e Projektligjit, shërbimi IVF do të ofrohet edhe në spitale publike Janë të Mbyllura
Autoritetet në Iran raportohet të kenë dënuar me vdekje një grua shtatzënë me origjinë kurde, e cila dyshohet se i vuri flakën një fotografie të themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, Ruhollah Khomeini. Siç raporton ‘Iran Wire‘, Shahla Abdi, një kurde etike nga provinca veriperëndimore e Azerbajxhanit Perëndimor, u arrestua në Urmia në mesin e tetorit në kulmin e protestave mbarëkombëtare të shkaktuara nga vdekja e shtatorit e Mahsa Amini në paraburgimin e policisë së moralit. Nga ana e tij, Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut bëri thirrje për veprim urgjent për të kundërshtuar vendimin. Irani prej muajsh është përfshirë nga protestat, pas vrasjes së një të reje ...
Komentet te E tmerrshme: Dogji foton e udhëheqësit, dënohet me vdekje shtatzëna në Iran Janë të Mbyllura
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili po qëndron në Kosovë, ka thënë se me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri, Besnik Bislimin, janë pajtuar që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e kaluara, e që në mesin e marrëveshjeve është edhe Asociacioni i komunave me shumë serbe në Kosovë, shkruan Gazeta Metro. Në orët e vona të së mërkurës, Lajçak i cili po qëndron në Kosovë, ka shkruar se pas diskutimeve intenzive me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, janë pajtuar që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e kaluara që kanë dalë nga dialogu Kosovë-Serbi. “U ktheva sot në Kosovë për të ...
Komentet te ‘Dorëzohet Kurti’, Lajçak: U pajtuam që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut të zbatohen Janë të Mbyllura
Euro Girls Escort është ueb faqe ndërkombëtare për ofrimin e shërbimeve seksuale, brenda së cilës janë të regjistruara mbi 50 llogari kosovare, të cilat ofrojnë shërbime seksuale që janë të ndaluara me ligj në Kosovë. Megjithëse numri i këtyre llogarive po rritet çdo ditë, këto faqe online ofrojnë shërbime për të rritur, edhe pse qasje aty mund të kenë edhe të miturit. Këto vajza, që kanë llogari aktive në Euro Girls Escorta, kanë çmime të ndryshme, ofrojnë shërbime të ndryshme individuale e grupore. Ka dy forma të kontraktimit apo ofertave që ofrojnë këto vajza. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Kosovarët bien pre e mashtrimeve nga interneti në emër të prostitucionit – VIDEO Janë të Mbyllura
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Arben Bislimi ka dhënë dorëheqje të mërkurën nga kjo pozitë. Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Shpend Fazliu. “Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ju konfirmon se për shkaqe personale ka dhënë dorëheqje nga pozita e u.d. drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, Dr. Arben Bislimi. Së shpejti pritet të caktohet u.d. drejtori i ri i Klinikës së Onkologjisë”, ka thënë Fazliu për AP. Ai ka theksuar se së shpejti pritet të caktohet u.d drejtori i ri i Klinikës së Onkologjisë. Klinika e Onkologjisë në Prishtinë është e vetmja qendër në Kosovë, ...
Komentet te Jep dorëheqje drejtori i Klinikës së Onkologjisë Janë të Mbyllura
Lajcak pritet që sonte të vijë në Prishtinë, por Zyra e Kryeministrit njofton se Kurti nuk ka takim me të. Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, pritet të vijë sot në Prishtinë – për herë të dytë brenda javës. Por, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, thotë se Lajcak nuk ka lënë takim me Kryeministrin Albin Kurti. “Për takimet e Kryeministrit Kurti me z. Lajcak njoftoheni gjithmonë paraprakisht. Ne nuk kemi pranuar ndonjë kërkesë zyrtare nga z. Lajcak për takim me kryeministrin Kurti”, ka thënë Kryeziu për T7. Nëse ardhja e Lajcakut ndodh siç është raportuar në media, kjo do të ishte një vizitë e pazakontë, pasi ...
Komentet te Çfarë po ndodh? Lajçak në Kosovë, Qeveria: S’ka kërkesë për takim me Kurtin Janë të Mbyllura