Dy gratë që mbetën të plagosura të shtunën në rrugën “Besa – Besë” në Fushë Kosovë – njëra 64 e tjetra 44 vjeçare – janë jashtë rrezikut për jetë, por me lëndime serioze. Këtë e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Qendren Klinike Universitare të Kosovës, Ejup Govori, i cili tha për gazetën Nacionale se njëra është plagosur në ekstremitete të sipërme ndërsa tjetra është me lëndime në stomak. “Bëhet fjalë për dy të plagosura, paciente të gjinisë femërore, viti i lindjes 1959 dhe 1979. Relacioni është nënë dhe bijë. Gjendja e tyre është stabile. Gruaja më e moshuar ka lëndime më serioze në bark dhe ekstremitetet e mëposhtme. Ajo do ...
Komentet te Plagosja e dy grave në Fushë Kosovë, Govori: Janë jashtë rrezikut për jetë, do t’i nënshtrohen operimit Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës e ka parashikuar motin gjatë fundjavës. IHMK ka parashikuar që të shtunën të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius. Ndërsa, sipas IHMK, të dielën parashihet mot kryesisht i vranët. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në fund. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Parashikimi i motit për fundjavë, këto pritet të jenë temperaturat Janë të Mbyllura
Incidenti i djegies së Kuranit në Stokholm, që kërcënon përpjekjen e Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n, u financua nga një gazetar i ekstremit të djathtë me lidhje me mediat e mbështetura nga Kremlini. Libri i shenjtë u dogj të shtunën e kaluar pranë ambasadës së Turqisë në Stokholm nga një politikan i ekstremit të djathtë dhe provokator anti-islam, Rasmus Paludan, një shtetas i dyfishtë danezo-suedez, me reputacion për kryerjen e akteve të ngjashme. Mediat suedeze kanë raportuar se leja e demonstrimit është paguar nga një ish-kontribuues në kanalin RT të mbështetur nga Kremlini, Chang Frick, i cili tani bën reklama të rregullta në media për Demokratët e Suedisë së ...
Komentet te Djegia e Kuranit në Suedi u financua nga një gazetar që ka lidhje me mediat e Rusisë Janë të Mbyllura
Gresa ishte banorja që la shtëpinë e Big Brother Vip Kosova. Megjithatë, ajo tani do të rikthehet në shtëpi pasi zgjodhi kutinë që e rikthen atë në Big Brother. Gresa zgjodhi kutinë numër 10, që doli të ishte një nga tre mundësitë që i rikthen të eliminuarit sërish në shtëpi, për të vazhduar lojën. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Gresa me fat, zgjedh kutinë që e rikthen atë në shtëpi Janë të Mbyllura
Halit Sahitaj eshte agjenti i permendur nga avokatet e Thaçit dhe Veselit i lidhur me sherbimin sekret rus dhe serb qe rekrutoi afer 70 deshmitare te rreme te Jack Smith i Gjykates Speciale. Halit Sahitaj kishte qendruar ne Kosove qe nga viti 2015 dhe kishte lidhje te forta me shume biznesmen, politikane, prokurore dhe njerez te sigurise. Ai arriti te paguj shume njerez per te deshmuar dhe manipuluar deshmitare te rreme te Jack Smith ne Gjykaten Speicale. Halit Sahitaj u arrestua me Spanje 1 vjete me pare si ndere personat kryesor te mafiozit rus Zakhar Kalashov. Halit Sahitaj ishte i lidhur me personin tjeter Faik Imeri! Thirrje institucioneve te Republikes ...
Komentet te Fitim Çeku: Po e bëjë publike për herë të parë Janë të Mbyllura
Reshjet e mëdha të shiut gjatë javës së tretë të janarit kanë shkaktuar vëshrime nëpër disa komuna të Kosovës. E si pasojë është ndotur edhe uji i pijshëm, gjë që po e detyron ujësjellësin ta lëshojë ujin me reduktime për qytetarët. Arjeta Mjeku nga KRU ‘Prishtina’ ka treguar se si do të jenë reduktimet nëpër zonat e prekura nga vërshimet. “Si shkak i reshjeve të dendura me vërshime, vazhdojmë të kemi turbullirë të lartë të ujit në kanalin e Ibrit”. “Për qytetin e Drenasit, ju njoftojmë se kemi filluar trajtimin e ujit në orët e mesnatës me kapacitet të ulët trajtimi, duke filluar edhe furnizimin me ujë në orët e ...
Komentet te KRU ‘Prishtina’ tregon se si do të jenë reduktimet nëpër zonat e prekura nga vërshimet Janë të Mbyllura
Shpesh herë të rinjtë e kanë të vështirë të pranojnë ndarjen nga partnerët e tyre. Ata nuk zgjedhin formë për të provuar që të kthehen sërish bashkë, e madje nuk i kursejnë as kërcënimet e shantazhet ndaj tyre, raporton Gazeta Sinjali. Një vajzë e re në fshatin Turjakë të Malishevës muaj më parë kishte raportuar në Polici se është në hall nga ish i fejuari i saj, i cili po kërkon me ngulm që të vazhdojnë lidhjen e dashurisë. Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se 25-vjeçari dyshohet që përmes mesazheve të dërguara në adresë të familjarëve të viktimës dhe të fejuarit të saj aktual, ka kërcënuar se ...
Komentet te Bie në pranga malishevasi që s’e linte rehat ish të fejuarën, kërcënonte se do t’ia publikojë fotot intime Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk është ftuar në një takim që do ta organizojë ambasada amerikane në Prishtinë më 31 janar, e ku do të diskutohet për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ai tha se ky takim do të zhvillohet si pasojë e insistimit të të dërguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. “Unë nuk jam ftuar në atë takim, por ata që janë ftuar, le të shkojnë në atë takim dhe le ta diskutojnë. Por, po e ritheksoj, nga 33 marrëveshjet e Brukselit nuk bën të zgjidhet njëra sepse nuk ka hierarki. Nuk mund të krijohen ...
Komentet te Kurti: Nuk jam ftuar në takimin e ambasadës amerikane për Asociacionin Janë të Mbyllura
Neni shtatë i propozimit franko-gjerman sipas draftit që ka dalur në publikkërkon “të sigurohet një nivel i duhur i vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë”, por kjo nuk duhet të lejohet që të ndodhë assesi, ka thënë deputetja e Britanisë së Madhe dhe Shefja e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, Alicia Kearns. Kearns që vjen nga Partia Konservatore, aktualisht në pushtet, thotë se është “shumë e shqetësuar nga implikimet që mund të vijnë nga neni 7 i propozimit”. “Askush nuk duhet ta kërkojë, aq më pak ta dizajnojë qëllimshëm, çfarëdo forme të ‘vetëqeverisjes’ në vija etnike në Ballkan”, shkroi ajo në llogarinë e saj në Twitter duke shpërndarë edhe ...
Komentet te Neni 7 i propozimit franko-gjerman mund të çojë në bosnjëzim, shqetësimet e deputetes britanike Janë të Mbyllura
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë Kurti për mos shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Përmes një video të postuar në profilin e tij në Facebook, ai ka thënë se kryeministri Kurti po e mbron atë, ndërsa qytetarët po kërkojnë të vërteten për këtë skandal. “Mbi dy milionë euro i janë dhënë nga një kompani energjetike sllovene me degë në Serbi mikut të Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, Martin Berishajt, që e emëruan ambasador të Kosovës në Kroaci dhe i cili tërhoqi miliona euro kesh, para këto që nuk dihet se ku shkuan”, ka thënë Krasniqi. Ai ka vlerësuar se kjo Qeveri nuk ...
Komentet te Krasniqi: Kurti po hesht për aferën e Berishajt, qytetarët po e kërkojnë të vërtetën Janë të Mbyllura