Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Draft-statuti i FES-it: Asociacioni do t’i ketë simbolet e veta zyrtare, përfshirë flamurin

Lajme
Fondacioni Friedrich Ebert (FES) në Prishtinë ka prezantuar draft-statutin për “Asociacionin e Komunave në të cilat Komuniteti Serb i Kosovës është Shumicë”, i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP). Sipas këtij draft-statuti Asociacioni do të jetë si person juridik i themeluar në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës. Tutje theksohet se  Asociacioni/Bashkësia do të ketë simbolet e veta zyrtare, duke përfshirë stemën dhe flamurin, të cilat do të dizajnohen nga Bordi i Asociacionit/Bashkësisë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Lokal. Po ashtu, statuti i Asociacionit/Bashkësisë është akti më i lartë juridik i Asociacionit/Bashkësisë duke shtuar se statuti do ...
Komentet te Draft-statuti i FES-it: Asociacioni do t’i ketë simbolet e veta zyrtare, përfshirë flamurin Janë të Mbyllura

Aktivisti i PDK-së para shtëpisë së Big Brother Kosova: “Kërkesë për Albinin: Nominoje Martinin” 👇

Lajme
...
Komentet te Aktivisti i PDK-së para shtëpisë së Big Brother Kosova: “Kërkesë për Albinin: Nominoje Martinin” 👇 Janë të Mbyllura

Chollet e Escobar kërkuan themelimin e Asociacionit, Abrashi i VV-së: “Zajdenica” nuk kalon

Lajme
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka pranuar publikisht se “Zajednica”, term i përdorur nga partia në pushtet për Asocacionin e Komunave me shumicë serbe, nuk do të kalojë në Kuvendin e Kosovës. “Nuk e di çka Vuqiqi e Brnabici i kanë premtuar Cholletit dhe Escobarit, por: Zajednica nuk kalon!”, ka shkruar Abrashi në Facebook. Ky reagim i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosjes, erdhi pas thirrjeve të Derek Chollet, Këshilltar i Departamentit amerikan të Shtetit dhe Gabriel Escobar, i dërguar i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe./Sinjali ...
Komentet te Chollet e Escobar kërkuan themelimin e Asociacionit, Abrashi i VV-së: “Zajdenica” nuk kalon Janë të Mbyllura

Ekskluzive: Kapen 107 kg drogë në kamionin me targa të Serbisë në terminalin doganor në Prishtinë

Lajme
Policia e Kosovës ka zbarkuar mbrëmë në terminalin doganor “Inter Europa” në Prishtinë, ku në një kamion me targa të Serbisë janë kapur mbi 100 kilogramë substancë narkotike, marihuanë dhe është arrestuar një person i dyshuar, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Burimet nga Dogana kanë bërë me dije se në kamionin që po e lëvizte i dyshuari M.P., në rezervuarët e naftës janë gjetur mbi 100 paketime të plastikës të mbushura me rreth 107 kg marihuanë. Droga që u gjet është sekuestruar nga ana e Policisë, bashkë me kamionin, mijëra dinarë të Serbisë dhe dëshmi të tjera që do të shfrytëzohen si prova në rast. Pas përfundimit të aksionit, i dyshuari ...
Komentet te Ekskluzive: Kapen 107 kg drogë në kamionin me targa të Serbisë në terminalin doganor në Prishtinë Janë të Mbyllura

‘Kompania e Berishajt në Mal të Zi u formua vetëm për të pranuar para nga Serbia, s’ka kurrëfarë aktiviteti biznesor’

Lajme
Me t’u bllokuar gjirollogaritë e Berishajt në Mal të Zi nga Banka Qendrore, “Alternativa Crna Gora” ishte e para që kishte pretenduar se paratë e marra nga Berishaj kishin përfunduar në financimin e fushatës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje. Në InDoks, Vesko Pejak nga kjo organizatë tregon që kjo kompani s’ka funksionuar kurrë s’i biznes, por vetëm si kanal i pranimit të parave nga GEN-i, dega në Beograd. Berishajt iu kishte mbyllur gjirollogaria bankare e kompanisë ngase i detyrohej 30 mijë euro taksa shtetit malazias. “Sistemi ynë i taksave, shërbimi për taksat, është shërbim i pavarur, është vetëm formalisht i lidhur me Bankën Qendrore. Banka Qendrore bllokon çfarëdo kompanie që ka ...
Komentet te ‘Kompania e Berishajt në Mal të Zi u formua vetëm për të pranuar para nga Serbia, s’ka kurrëfarë aktiviteti biznesor’ Janë të Mbyllura

Interpelanca me Kurtin për sigurinë juridike të grave në rastet e dhunës – Kryesia sot shqyrton disa pika

Lajme
Sot duke filluar në orën 11:00 do të mblidhet kryesia e Kuvendit të Kosovës, ku në rend të ditës për shqyrtim janë nëntë pika. Në mes të tyre është paraparë që të mbahet edhe një interpelancë me kryeministrin Albin Kurti mbi çështjen: ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave. Njoftimi: Ndërsa pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 10, 24 nëntor, 8 dhe 15 dhjetor 2022 janë: Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për caktimin e taksave vjetore për vitin 2023, shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore ...
Komentet te Interpelanca me Kurtin për sigurinë juridike të grave në rastet e dhunës – Kryesia sot shqyrton disa pika Janë të Mbyllura

Burri në Gjakovë e bën për spital bashkëshorten e tij dhe e dëbon nga shtëpia, përfundon në pranga

Lajme
Dhuna në familje është shndërruar në makth për vajzat dhe gratë në vendin tonë. Numri i rasteve që denoncohen çdo ditë në Polici ka marrë përmasa shqetësuese, pasi që vetëm gjatë këtij viti janë raportuar mbi 2 mijë raste të dhunës në familje. E shumë nga këto raste ndër vite kanë përfunduar me fatalitet për gratë, raporton Gazeta Sinjali. Në Polici kanë përfunduar dje edhe një çift nga fshati Bec i Gjakovës, pasi një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Sinjali mëson se 48-vjeçari i dyshuari pas një konflikti verbal ka eskaluar në dhunë fizike ndaj viktimës dhe të njëjtën më pas e ka dëbuar nga ...
Komentet te Burri në Gjakovë e bën për spital bashkëshorten e tij dhe e dëbon nga shtëpia, përfundon në pranga Janë të Mbyllura

Ishte shtatzënë, detaje nga aksidenti në New York ku vdiq e reja kosovare

Lajme
Një 23-vjeçare kosovare ka humbur jetën në një aksident trafiku në New York. E ndjera, Adriana Sylmetaj, siç raportohet ishte shtatzënë. “Adriana Sylmetaj nga Great Kills, pësoi një traumë të rëndë rreth trupit kur u hodh nga ulësja e pasagjerit të një automjeti që po udhëtonte në Bulevardin Hylan rreth orës 4:44 të mëngjesit të së shtunës”, sipas një zëdhënësi komisariatit në New York. Oficerët e gjetën veturën “Dodge Challenger” të bardhë 2021 të ndarë në tre pjesë pas përplasjes. Po ashtu aty e gjetën edhe Sylmetajn. Ajo u shpall e vdekur në vendin e ngjarjes, tha policia. Ndërsa Nikeziq pësoi lëndime të lehta dhe u dërgua në Spitalin Universitar ...
Komentet te Ishte shtatzënë, detaje nga aksidenti në New York ku vdiq e reja kosovare Janë të Mbyllura

Mot i vranët dhe me diell këtë javë, paralajmërohet shi në këto ditë

Lajme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se këtë javë parashihet të jetë mot kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurta me diell. Nuk parashihen reshje të intensitetit të lartë por vetëm riga dhe fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet – 4 deri 8 gradë Celsius. Rigat e dobëta parashihen ditën e marte dhe të enjte, ndërsa fjollat e dobëta të borës parashihen ditën e premte. Edhe pse këto reshje të intensitetit të dobët parashihen gjatë ditëve të ardhshme, nuk do të përfshijnë gjithë territorin. Reshje të intensitetit mesatar parashihen të jenë rreth relievit malor, kryesisht ...
Komentet te Mot i vranët dhe me diell këtë javë, paralajmërohet shi në këto ditë Janë të Mbyllura

Ky është emri i vërtetë i Juliana Nurës

ShowBiz
Ish-miss Kosova dhe Diaspora, Nura është banorja më e përfolur e Big Brother Vip Kosova. Së fundi temë diskutimi është bërë emri i vërtetë i Julianës.   Ajo siç duket e ka ndërruar emrin sepse dikur si modele paraqitej me emrin Xhylije. 35 vjeçarja kishte filluar të merrej me modeling shumë herët dhe emrin duket se e ka ndërruar për arsye se ka jetuar jashtë vendit. Një gjë të tillë e kanë bërë shumë yje me prejardhje shqiptare. Ndryshe, për ta fituar çmimin prej 200 mijë eurosh, Nura u fut në BBVK si trajnere fitnesi./Kosovarja ...
Komentet te Ky është emri i vërtetë i Juliana Nurës Janë të Mbyllura