Për 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës do të ketë 30 ditë aktivitete të ndryshme festive. Megjithatë, për manifestimin e kësaj date të rëndësishme shtetërore, qeveria nuk ka ndarë mjete shtesë financiare. Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë thënë se nuk do të ketë buxhet qendror të planifikuar për shënimin e 15-vjetorit të shtetësisë së vendit tonë. Sipas ekzekutivit, do të ketë një lloj buxheti të decentralizuar ku secili institucion bartës i aktiviteteve i siguron mjetet financiare brenda buxheteve vetanake. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se për shkak të aktiviteteve të shumta, Këshilli Shtetëror Organizativ është pajtuar që secili institucion përgjegjës për aktivitetet e veta, buxhetin e ...
Komentet te 30 ditë aktivitete festive, Qeveria nuk ndan buxhet për shënimin e 15-vjetorit të Pavarësisë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) e ka nxjerrë të gjallë nga rrënojat edhe nënën e fëmijës dy-vjeçar që e shpëtuan pak orë më parë ndërsa FSK ka shprehur vendosmëri që ta vazhdojë operacionin e kërkim-shpëtimit deri në shpëtimin e qytetarit të fundit. “Nxirret e gjallë edhe nëna e fëmijës dy vjeçar nga ekipet e FSK-së. Pas shumë përpjekjeve nga ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ata kanë arritur ta nxjerrin nga rrënojat edhe nënën e fëmijës dy vjeçar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtes. “Operacionet e Kërkim-Shpëtimit do të vazhdojnë deri sa të nxirret edhe qytetari i fundit nga rrënojat, motivi i ushtarakëve nga Kosova ...
Komentet te FSK nxjerr të gjallë edhe nënën e fëmijës që e shpëtoi pak orë më parë Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali raportoi sonte për një aksident trafiku në rrugën Drenas- Skenderaj, ku dy persona pësuan lëndime të rënda dhe u dërguan në spital për trajtim mjekësor. Fatkeqësisht, njëri prej tyre ka humbur jetën, thonë burimet nga Emergjenca. Sinjali mëson se bëhet fjalë për Andrit Gjelin, 19-vjeçar nga Drenasi i cili nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve dhe vdiq. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse. Sipas informacioneve të para, Gjeli ishte duke lëvizur me veturën e tij kur dyshohet se u aksidentua nga një veturë tjetër dhe për pasojë mori plagë të rënda. Shoferi që dyshohet se ...
Komentet te Rast i rëndë për familjen Gjeli, humb jetën 19-vjeçari që u aksidentua në Drenas Janë të Mbyllura
Zyrtari i PSD-së, Nol Nushi është talluar me deklaratën e Arbër Rexhajt, deputetit të Vetëvendosjes, lidhur me mungesën e pasaportave, problem ky me të cilin po përballen shumë qytetarë. Nushi, në rrjetin social “Facebook” shpërndau pohimin e deputetit të VV-së, teksa vendosi edhe tri emotikone duke qeshur, ndërkohë që talljet kanë nisur gjithandej në rrjete sociale. Kujtojmë se problemi i pasaportave ka qenë goxha i theksuar. Një kohë të gjatë, nuk ka pasur letër për kompletimin e një prej dokumenteve parësore të qytetarëve. Në anën tjetër nuk kanë munguar as kritikat për lëshim të pasaportave me “të njofshëm”. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te “Mungesa e pasaportave është problem global”, nisin talljet me deklaratën e deputetit të VV-së Janë të Mbyllura
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në rrugën “Nexhip Dragaj” në Mitrovicë, ku një grua tentoi t’i japë fund jetës së saj duke kërcyer nga kati i dytë i ndërtesës ku banonte. Viktima fillimisht ksihte shenja jete por pasi u dërgua në QKUK nuk arriti të mbijetojë dhe vdiq. Ky rast ka tronditur familjen Hasani, të cilët të pikëlluar kanë marrë lajmin për vdekjen e Afërditës, raporton Sinjali. Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se Afërdita Hasani, 35-vjeçare, vdiq në QKUK dhe trupi i saj tashmë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Mitrovicë, që bënë të ditur për Sinjalin ...
Komentet te Ngjarja e dhimbshme për familjen Hasani nga Mitrovica, kjo është gruaja që vdiq në QKUK pasi tentoi t’i jap fund jetës Janë të Mbyllura
Në muajin gusht të vitit të kaluar, një ish-zyrtar policor i nacionalitet serb ishte përfshirë në një konflikt ku u përdorën edhe armët, në një restorant në Veri. Gazeta Sinjali pati raportuar ekskluzivisht se ish-polici Miodrag Janicijevic dyshohej për të shtëna me armë, pasi fillimisht dy vëllezër kishin gjuajtur në drejtim të tij. Ata ndodheshin në arrati deri para pak ditësh, kur Policia arriti ta arrestojë njërin prej tyre, raporton Sinjali. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se para disa ditësh, i dyshuari Milan Sekulic, është kapur në pikën kufitare, ku u ndalua nga Policia dhe rezultoi se ishte në listën e personave të kërkuar. I njëjti u ndalua ...
Komentet te Konflikti me armë ku ishte përfshirë ish-polici serb në Veri, Policia e Kosovës arreston njërin nga vëllezërit e dyshuar Janë të Mbyllura
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se kryeministri aktual, Albin Kurti më nuk po i beson as vetes lidhur me Asociacionin. Mustafa ka thënë se dikur Kurti besonte që Asociacioni nuk duhet të kalojë. Ai ka pyetur, pse duhet të kalojë tani kjo marrëveshje. “Në qoftë se ata kanë besuar në ato kauza, atëherë pse të kalojë Asociacioni. Në qoftë se kryeministri ka qenë i bindur që Asociacioni nuk duhet të kalojë, atëherë pse të kalojë meqenëse i ka votat në Kuvend”, ka shkruar Mustafa. “Votuesve u ka thënë që Asociacioni nuk kalon kurrë, tash po kalon”, ka thënë ai. “Kryeministri nuk i beson as vetes, as fjalëve të ...
Komentet te Mustafa: Kurti nuk i beson as vetes, u thoshte votuesve që Asociacioni nuk kalon – pse duhet të kalojë tani? Janë të Mbyllura
Depresioni shpeshherë është cilësuar si një faktor serioz që mund të drejtojë njeriun drejt vetëvrasjes. Ndjenjat e dëshpërimit, zemërimit, e depresionit jo rrallëherë i kanë shtyrë të rinjtë të tentojnë të kryejnë këtë akt, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë dhe mjaft i rëndë ka ndodhur sot në Mitrovicë, ku një grua ka tentuar t’i jap fund jetës duke u hedhur nga kati i dytë i një ndërtese në rrugën “Nexhip Dragaj. Viktima, e moshës 34-vjeçare ka shpëtuar mrekullisht dhe fillimisht i është dhënë ndihma mjekësore në vendin e ngjarjes e më pas nga Spitali Rajonal i Mitrovicës është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të ...
Komentet te E rëndë: 34-vjeçarja hidhet nga kati i dytë i banesës në Mitrovicë, shpëton mrekullisht – dërgohet në QKUK Janë të Mbyllura
Forcat e Sigurisë së Kosovës e kanë shpëtuar një fëmijë 2 vjeç në Turqi, derisa ende po mundohen ta shpëtojnë edhe nënën e vajzës së vogël e cila është gjallë nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti. Lajmin e ka konfirmuar shef i Komunikimit Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes, gjenerali Sefer Isufi. “Nga informatat e fundit që i kemi këta kanë arrit me ekipet tona me detektu disa prej njerëzve në rrënoja, dektektimi është i rëndësishëm, në momentin që detektohet masat për nxjerrje janë më të lehta”, ka thënë ai në Tv Dukagjini Tërmeti vdekjeprurës në Turqi dhe Siri ka marrë jetën e më shumë se 11 mijë personave. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te FSK e shpëton një fëmijë 2-vjeçar nga rrënojat në Turqi Janë të Mbyllura
...
Komentet te E habitshme: Nxirret nga rrënojat me cigare në gojë, s’e heq as pas insistimit të shpëtimtarëve 👇 Janë të Mbyllura