Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Dëmtohet pllaka përkujtimore e veteranëve të UÇK-së në fshatin Damanek të Malishevës

Lajme
Pllaka me emrat e veteranëve të UÇK-së të fshatrave Damanek, Bubul dhe Qypev në Malishevë ka qenë cak i keqbërësve, të cilët e kanë dëmtuar me mjete të forta, duke shkaktuar dëme të mëdha. Rasti dyshohet të ketë ndodhur së fundmi, ndërkohë që është denoncuar nga një qytetar, raporton Gazeta Sinjali. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se persona akoma të paidentifikuar kanë goditur pllakën prej mermeri, e cila është e vendosur në varrezat e fshatit Damanek. Posa rasti është raportuar, një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë bërë ekzaminimet e nevojshme, teksa akoma nuk janë zbuluar personat që dyshohen se dëmtuan pllakën. Qytetari që ...
Komentet te Dëmtohet pllaka përkujtimore e veteranëve të UÇK-së në fshatin Damanek të Malishevës Janë të Mbyllura

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndihen edhe në Korçë

Rajoni dhe Bota
Mbrëmjen e sotme janë ndier lëkundje tërmeti në qytetin e Korçës, epiqendra ka qenë në Kostur të Greqisë, qytet i cili ndodhet shumë pranë Shqipërisë. Forca e tërmetit ka qenë me magnitudë 3.4. Pavarësisht forcës së ulët sërish tërmeti ka krijuar panik tek qytetarët korçarë dhe zonat përreth për shkak të asaj që ka ndodhur sëfundmi në Turqi. Lëkundjet jenë ndjerë edhe në fshatrat e Bashkisë së Pustecit. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Tërmet në Greqi, lëkundjet ndihen edhe në Korçë Janë të Mbyllura

Moment prekës: Shpëtohet foshnja pas 60 orësh në Turqi, mbante një tufë flokësh të nënës së tij në dorë

Rajoni dhe Bota
Një rast shumë i dhimbshëm ndodhi në rrënojat e një ndërtese në Hatay, provincën turke të goditur nga tërmeti me magnitudë 7.8 ballë. Ekipet e shpëtimit me përpjekje mbinjerëzore arritën të çlirojnë pas 60 orësh foshnjën, Kerem Ağırtaş, i cili ishte bllokuar brenda dhomës së tij dhe mbante në dorë një tufë flokësh të nënës së tij. Siç shihet edhe në video, ekipet e shpëtimit me lëvizje shumë të kujdesshme e larguan nga vendi i ngjarjes dhe më pas ushtarët që ndodheshin aty i vendosën rroba të pastra dhe të ngrohta. Djali është dërguar në spital, por ende nuk dihet gjendja e tij. Ky imazh i veçantë u bë shumë ...
Komentet te Moment prekës: Shpëtohet foshnja pas 60 orësh në Turqi, mbante një tufë flokësh të nënës së tij në dorë Janë të Mbyllura

Nis takimi për Asociacionin në rezidencën e ambasadorit Hovenier

Lajme
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mbledhur sërish përfaqësuesit e institucioneve, partive politike dhe të shoqërisë civile për të diskutuar për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Në ezidencën e ambasadorit Hovenier ka nisur takimi joformal i thirrur nga ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ku çështje kryesoe e diskutimit pritet që të jetë ajo e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ndryshe nga ai i para 10 ditëve, kësaj here takimi do të mbahet në rezidencën e ambasadorit Jeff Hovenier, e jo në objektin e Ambasadës. Ndryshe, kujtojmë se kryeministri Kurti i ka prezantuar më 2 shkurt, gjashtë kushte për themelimin e Asociacionit, por BE-ja nuk ...
Komentet te Nis takimi për Asociacionin në rezidencën e ambasadorit Hovenier Janë të Mbyllura

PDK ndriçon objektin e Qeverisë me Martin Berishajn: Të shkarkohet e të sillet para drejtësisë në Kosovë

Lajme
Partia Demokratike e Kosovës sonte ka vendosur një projektor me reflektim në objektin e Qeverisë së Kosovës, ku shihen kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori Martin Berishaj, me mbishkrimin “Qeveria Martini!”. Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka thënë se qëllimi i këtij aksioni është të hidhet dritë mbi atë se kush në të vërtetë po e udhëheqë Qeverinë Kurti. “Dhe, siç mund ta shihni, në fotografi janë Kryeministri Kurti dhe ambasadori me aferë, Martin Berishaj me një titull: Qeveria Martini! Në realitet, siç keni mundur të lexoni në mediat ndërkombëtare, ambasadori Martin Berishaj, me paratë që ka tërhequr nga kompania GEN-I me seli në Beograd, mbi 4.5 milionë euro, dyshohet se ...
Komentet te PDK ndriçon objektin e Qeverisë me Martin Berishajn: Të shkarkohet e të sillet para drejtësisë në Kosovë Janë të Mbyllura

PDK-ja do ta dërgojë në Kushtetuese Projektligjin për Konfiskimin e Pasurisë

Lajme
Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese Projektligjin për Pasurinë e Pajustifikueshme. Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqaj, ka thënë se ky Projektligj është në kundërshtim me Kushtetutën. “Partitë opozitare nuk kanë marrë pjesë në grupin punues, me arsye se konsiderojnë se kjo është në kundërshtim me Kushtetutën. Duke pretenduar të aplikohet konfiskimi përmes procedurës civile, zbatu hetim nga një agjenci jashtë sistemit të drejtësisë do të cenohet në esencë liritë dhe të drejtat e garantuar me kushtetutë”, tha ai. Projektligji për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme është miratuar ne votat e 66 deputetëve. Gjashtë deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, krahas me ...
Komentet te PDK-ja do ta dërgojë në Kushtetuese Projektligjin për Konfiskimin e Pasurisë Janë të Mbyllura

“Mos u merakos ti për këtë punë”, Konjufca në stilin e Esatit të TikTok-ut shkakton të qeshura në Kuvend

Lajme
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, është i njohur për batuat e tij të cilat i lëshon kohë pas kohe në seancat që mbahen, raporton Gazeta Sinjali. Gjatë votimit të njërës prej pikave të rendit të ditës, Konjufca i ka dhënë sqarime deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj. “Ky z.Zemaj nuk është kurrfarë presioni. Këtu kemi me votu tri herë në daç me ditë. Edhe herën e parë e kryjtem, tash kalojmë në herën e dytë. Mos u merakos ti për këtë punë. Ulu në rregull jem”, tha Konjufca, duke shkaktuar të qeshura mes deputetëve që janë të pranishëm në sallë. Kujtojmë se shprehja ‘mos ...
Komentet te “Mos u merakos ti për këtë punë”, Konjufca në stilin e Esatit të TikTok-ut shkakton të qeshura në Kuvend Janë të Mbyllura

Tërmeti dridh Shqipërinë, kjo ishte epiqendra

Lajme
Lëkundje tërmeti janë ndjerë paraditen e sotme në Shqipëri, shkruan GazetaSinjali. Lëkundjet kanë qenë me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter, derisa epiqendra ishte në Elbasan. 4545 1 768×400 1 /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Tërmeti dridh Shqipërinë, kjo ishte epiqendra Janë të Mbyllura

“Te sytë e tij shikoja botën’, Diola rrëfen si ra në dashuri me 77-vjeçarin

ShowBiz Shqipëri
Diola Dosti, një nga banoret e “Big Brother VIP”, është treguar së fundmi e hapur në një bisedë me Dean, duke rrëfyer se ka rënë në dashuri me një 77-vjeçar. Diola tha se nuk dashurohet dot me fizikun e njerëzve, por me mendjen dhe për personin në fjalë tha se ishte shumë i zgjuar dhe se kur shikonte sytë e tij ndihej sikur shikonte botën. “O Dea, nuk e di se unë këtë problem kam dhe me meshkujt. Nuk dashurohem dot me fizikun. E kam shumë të rëndësishme mendjen. Dhe ai ishte aq i zgjuar. Unë e shikoja atë, sytë e tij ishin sikur shikoja botën. Ishte online. Kur i ...
Komentet te “Te sytë e tij shikoja botën’, Diola rrëfen si ra në dashuri me 77-vjeçarin Janë të Mbyllura

Kurti: Pse Serbia s’ua mundëson krijimin e Asociacionit njëetnik minoriteteve atje, por e kërkon në Kosovë

Lajme
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar disa të dhëna lidhur me komunat në shtetin e Serbisë, ku sipas tij, 11 nga to udhëhiqen nga kryetarë që nuk janë të nacionalitetit serb, raporton Gazeta Sinjali. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti ka thënë se në Serbi llogariten zyrtarisht 21 minoritete, por shteti atje s’ua mundëson themelimin e Asociacionit njëetnik. “11 komuna në Serbi udhëhiqen nga kryetarë joserb. Asociacione një-etnike komunash do të mund të formonin hungarezët, boshnjakët, shqiptarët dhe bullgarët. Pse Serbia nuk ua mundëson këtë, përderisa e kërkon një gjë të tillë në Kosovë?”, shkroi ai. Ndryshe, kryeministri Kurti gjatë javës së shkuar ka prezantuar ...
Komentet te Kurti: Pse Serbia s’ua mundëson krijimin e Asociacionit njëetnik minoriteteve atje, por e kërkon në Kosovë Janë të Mbyllura