Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Bajrami i reagon Ministrisë së Muratit: Të krenohesh me borxh publik të ulët i bjen me u krenu me mospunë e dembeli

Lajme
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami ka reaguar pas të dhënave që ka prezantuar Ministria e Financave për uljen e borxhit publik. Sipas Ministrisë së Financave “Qeveria e Kosovës me sukses ka kthyer nivelin e borxhit shtetëror në nivelin para pandemisë duke arritur që madje ta zvogëlojë nivelin e borxhit shtetëror si përqindje të BPV-së edhe në raport me periudhën para pandemisë, siç mund të shihet në grafikun në vijim”. E ndaj këtij postimi në facebook ka reaguar Bajrami e cila thotë se kjo ka ardhur si pasojë e mospunës. “Kur pas tri viteve s’keni qënë në gjendje me e përfundu asnjë projekt të madh: as një rrugë ...
Komentet te Bajrami i reagon Ministrisë së Muratit: Të krenohesh me borxh publik të ulët i bjen me u krenu me mospunë e dembeli Janë të Mbyllura

Gati gjysma e vitit: Pesë ministri me zero investime kapitale

Lajme
Qeveria Kurti që nga fillimi i mandatit është kritikuar për mungesën e investimeve kapitale. Raportit tremujor i Thesarit të Shtetit vë në pah mungesën e investimeve kapitale. Nga ky raport del që pesë ministri, nuk kanë shpenzuar asnjë centë në kategorinë për investimet kapitale. Ministritë paranë e kanë shpenzuar vetëm për paga dhe shtesa. Çka na thotë raporti? Raporti tremujor financiar për muajt janar-mars thekson që disa ministri ende nuk ka filluar me punën, pavarëisht se ndodhemi gati në mes të vitit. Edhe ato ministri që kanë filluar me punë, shpezimin e buxhetit të planfikuar për projekte kapitale e kanë në përqindje të ulët. Projektet kapitale përfshijnë kryerjen e punëve ...
Komentet te Gati gjysma e vitit: Pesë ministri me zero investime kapitale Janë të Mbyllura

DOKUMENTE | Tre muaj para se të regjistrohej në ARBK, kompania “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit” nënshkroi kontratën me Komunën e Prishtinës për tenderin 12 milionësh

Lajme
Në vitin e kaluar, Komuna e Prishtinës ka lidhur kontratë trevjeçare 12-milionë euro me një konzorcium të quajtur “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit” për konsulta dhe shërbime arkitektonike të kryeqytetit. Bartëse e konzorciumit është kompania e arkitektit Astrit Nixha, “ANARCH” SH.P.K, ndërsa anëtare e konzorciumit është edhe kompania Ardi CC L.L.C, me pronar Albi Shita. Demokracia.com ka pasur qasje në ofertën e tenderit të realizuar nga Komuna e Prishtinës dhe aty shihet se kompania e Nixhës ka qenë bashkëpunëtore në një projekt me kompaninë e kryetarit Përparim Rama, “4M group”. Megjithatë, nënshkrimi i kontratës ka disa mospërputhje. Fillimisht, Komuna e Prishtinës kishte hapur tender në vitin 2022 për “Konsulencë për ...
Komentet te DOKUMENTE | Tre muaj para se të regjistrohej në ARBK, kompania “Shërbimi i Arkitektit të Kryeqytetit” nënshkroi kontratën me Komunën e Prishtinës për tenderin 12 milionësh Janë të Mbyllura

Kurti i troket në derë Edi Ramës, i kërkon ndihmë që Parisi, Berlini e Roma t’i heqin kushtëzimet për KiE

Lajme
Këshilltari i Kryeministrit Kurti Jeton Zulfaj në një intervistë për Euronews thotë se është interes i Kosovës dhe Shqipërisë që të afirmohet shtetësia e Kosovës dhe se ngërçi në raportet mes Kryeministrave Kurti e Rama s’mund të pengojë kur është në pyetje afirmimi i shtetësisë, sovranitetit të republikës së Kosovës. Këshilltari politik i Kryeministrit, Jeton Zulfaj ka folur sot rreth kërkesës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Ai në Euronews Albania, ka thënë se kjo kërkesë që u tentua disa herë që tashmë vjen e artikuluar nga disa shtete ndaras, të futej me amendamente dhe tri herë u refuzua. “Shpresojmë që ky do të jetë një reflektim edhe ...
Komentet te Kurti i troket në derë Edi Ramës, i kërkon ndihmë që Parisi, Berlini e Roma t’i heqin kushtëzimet për KiE Janë të Mbyllura

Bislimi dhe Petkoviq të mërkurën takohen në Bruksel për rregulloren e BQK-së

Lajme
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq me ftesë të emisarit Miroslav Lajçak do të takohen të mërkurën e 15 majit në Bruksel për çështjen e dinarit. Kjo u konfirmuar nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, derisa tha se do të vazhdojnë diskutimet për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme të përkohshme për njerëzit e prekur nga Rregullorja e BQK-së. “Ata do të takohen këtë të mërkurë këtu në Bruksel, dhe do të vazhdojnë diskutimet për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme të përkohshme për njerëzit e prekur nga rregullorja e Bankës Qendrore”, tha ai. Që kur hyri në fuqi rregullorja e re e BQK-së me ...
Komentet te Bislimi dhe Petkoviq të mërkurën takohen në Bruksel për rregulloren e BQK-së Janë të Mbyllura

Këmbëngulja gjermane | Scholz i kërkon presidentit serb: Zbato Marrëveshjen e Ohrit

Lajme
Scholzi ia sqaroi Vuçiqit zotimet për të zbatuar Marrëveshjen e Ohrit. Kështu thuhet në kumtesën për media të lëshuar nga Kancelaria Federale Gjermane, siç e artikuloi zëdhënësi Steffen Hebestreit, rreth bisedës telefonike të zhvilluar mëngjesin e sotëm mes Kancelarit Olaf Scholz dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në komunikatë mes tjerash, thuhet se Scholz ia rikujtoi Vuçiqit “rëndësinë” që ka dialogu për normalizim të marrëdhënieve çka Gjermania “vazhdimisht e mbështet”. “Kancelari theksoi rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për të. Ai gjithashtu sqaroi angazhimet e Serbisë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit”. Për bisedën me Scholz-in u deklarua ...
Komentet te Këmbëngulja gjermane | Scholz i kërkon presidentit serb: Zbato Marrëveshjen e Ohrit Janë të Mbyllura

Infarkti akut: Shpeshtohen rastet edhe tek të rinjtë në Kosovë

Shëndetësi
Ataku i zemrës, si një prej sëmundjeve më të shpeshta në botë, po shpeshtohet edhë në Kosovë, thotë specialist i Kardiologjisë në Emergjencën e QKUK-së. “Ataku i zemrës është një prej sëmundjeve më dramatike kardio vaskulare. Është shkaktari kryesor i vdekshmërisë në botë. Çdo kohë, çdo minutë është e artë për të vepru tek një pacient që ka atak kardiak. Në emergjencën kardiologjike, atakun kardiak e diagnostifokojmë shumë shpejt, e mjekojmë aty dhe e procedojmë në sallë. Pacienti zakonisht re-animohet në sallën terminale si pasojë e një komplikimi që e quajmë arrest kardiak”, thotë ai. Sipas tij, rastet me atak kardiak po shpeshtohen në Kosovë dhe po prekin edhe moshat ...
Komentet te Infarkti akut: Shpeshtohen rastet edhe tek të rinjtë në Kosovë Janë të Mbyllura

Largimi i policëve që hetuan aferat korruptive të qeveritarëve, Hodaj: IPK nuk ka rekomanduar lëvizjen e hetuesve

Lajme
Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, po raporton në mbledhjen e Komisionit për Siguri. Ai është pyetur për largimin e hetuesve që po shqyrtojnë aferat korruptive të qeverisë Kurti. Hodaj ka thënë se ata nuk kanë dhënë asnjë rekomandim për lëvizjen e hetuesve. Sipas tij, kjo është çështje e brendshme e Policisë. “Për listën e largimeve apo lëvizjeve në njësi, përveç këtij rasti që sapo e e thashë, ne nuk kemi pasur hetim tjetër ndaj zyrtarëve. Si IPK nuk kemi rekomanduar lëvizje apo transfer të hetuesve, lëvijet e brendshme që bëhen në Polici janë kompetencë e menaxhmentit të Policisë. Nuk kemi pasur rast që të kemi rekoamnduar, apo ...
Komentet te Largimi i policëve që hetuan aferat korruptive të qeveritarëve, Hodaj: IPK nuk ka rekomanduar lëvizjen e hetuesve Janë të Mbyllura

Fjalimi e tubimi i Edi Ramës me diasporën në Greqi, nxit reagime edhe në Kosovë

Lajme Shqipëri
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur një tubim në Athinë të Greqisë. Rama atje ka mbledhur diasporën shqipatare në këtë shtet. Ai ka pasur disa mesazhe për migrantët shqiptarë tëksa nuk e la pa çuar edhe një mesazh për udhëheqësinë e vendit grek. Ndërkohë, ky tubim ëhtë komentuar edhe në Kosovë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalimin e tij para diasporës shqiptare në Greqi kërkuar edhe falje për çdo gabim që mund të ketë bërë gjatë detyrës së tij në këto 10 vite qeverisje. Por ai theksoi se në asnjë rast nuk ka tradhtuar asnjë shqiptar që i ka besuar detyrën e Kryeministrit. Më tej, ai iu drejtua ...
Komentet te Fjalimi e tubimi i Edi Ramës me diasporën në Greqi, nxit reagime edhe në Kosovë Janë të Mbyllura

“Made in Kosova” – Zv.ministrja Liza Gashi denoncohet publikisht për vjedhje

Lajme
Drejtori i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha, përmes një letre publike ka denoncuar zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashin, për vjedhje të idesë së “Made in Kosova”. Panxha, përmes një postimi në ‘Facebook’ thotë se kjo ide ishte e tij dhe e disa personave të tjerë që nga 2015-a. Ai ka përshkruar edhe veprimtarinë e këtij koncepti gjatë viteve. “Prezantimi i konceptit ‘Made in Kosova’ fillon në vitin 2014 në emsioin ‘7 ditë’ ku unë personalisht kam folur për rendësin e konsumit të prodhimeve vendore dhe i gjithë episodi është quajtur ‘Made in Kosova’. Pastaj me themelimin e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, unë në ...
Komentet te “Made in Kosova” – Zv.ministrja Liza Gashi denoncohet publikisht për vjedhje Janë të Mbyllura