Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Qeveria e pranon se ka pasur përkeqësim në fushën e lirisë së medias: S’duhet të dekurajohemi, s’ka qenë vit i lehtë

Lajme
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar pas publikimit të Raportit të Indeksit për Liri të Shtypit nga organizata joqeveritare, Reporterët pa Kufij, ku Kosova u rendit në vendin e 75-të, apo 19 vende më poshtë sesa vitin paraprak. Kryeziu ka bërë thirrje për mosdekurajim, pasi thotë se ky nuk ka qenë vit i lehtë. Madje ai thotë se janë dy çështje kryesore që kanë diktuar renditjen e Kosovës në Indeksin e Lirisë së Mediave këtë vit. Rënia e nivelit të lirisë së mediave sipas tij ka ndodhur për shkak të ngjarjeve në veri dhe rastit Kan Kosova. “Pas dy viteve progres të theksuar në Indeksin e Lirisë ...
Komentet te Qeveria e pranon se ka pasur përkeqësim në fushën e lirisë së medias: S’duhet të dekurajohemi, s’ka qenë vit i lehtë Janë të Mbyllura

Hamiti i LDK-së: Regjimi i Albin Kurtit po e ha shtetin e Kosovës

Lajme
Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka bërë një reagim në profilin e tij në ‘facebook’ duke përkujtuar se Kosova po shkon drejt përmbushjes së një viti që është nën masa të Bashkimit Evropian. Përveç kësaj, Hamiti thotë se edhe DASH konstatoi se në Kosovë ka korrupsion serioz qeveritar. Ai thotë se në sytë e Washingtonit dhe Brukselit zyrtar, kjo është fotografia e Kosovës sot. Hamiti tutje ka përmendur edhe raportin e Reporterëve pa Kufij, në të cilin Kosova ka shënuar regres për 19 vende sa i përket lirisë së medias. Reagimi i plotë: KOSOVA E KATANDISUR #KREJTdheDREJT Kosova është nën sanksione ndërkombëtare prej mesit të vitit të kaluar. Shpejt bëhet ...
Komentet te Hamiti i LDK-së: Regjimi i Albin Kurtit po e ha shtetin e Kosovës Janë të Mbyllura

DOKUMENTE | MPJD e lëshon dorën, hapë ofertë për t’i blerë pesë vetura 200 mijë euro

Lajme
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) është përgatitur që të blejë pesë vetura të reja – limuzinë, shkruan Demokracia.com. Tashmë Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP) është në finalizim e sipër të dy tenderëve që kapin shifrën disa milionë euro për blerje të veturave dhe marrjen e tyre me qira për institucionet publike. Por, ministria që drejtohet nga Donika Gërvalla-Schwarz, ka paraparë blerjen e ekstra pesë veturave. Siç është shkruar në thirrjen e prokurimit që është hapur sot, të cilën e ka parë Demokracia.com, thuhet se ato do të jenë për administratën. Afati i fundit për pranim të tenderëve është data 27 maj. Aty është bërë edhe përshkrimi sesi ...
Komentet te DOKUMENTE | MPJD e lëshon dorën, hapë ofertë për t’i blerë pesë vetura 200 mijë euro Janë të Mbyllura

“Na teshe”: Mërgimtarit nga Amerika s’i pëlqen ankesa e babait të Triumf Rizës

Lajme
Babai i policit të vrarë, Triumf Riza, është shprehur i zhgënjyer pas dënimit të Enver Sekiraqës me 25 vite burgim, por duket se dikë e ka penguar shprehja e mllefit të prindit të zhgënjyer. “S’po di çka me thanë, kurrfarë vendimi nuk është. Është një gjykim që po zgjatë ma së shumti në historinë e gjykatave të Kosovës. Për 17 vjet dhe nuk po e kuptoj qysh është e mundur në shoqërinë tonë, ma të vlefshëm me qenë kriminelët sesa një polic që është në mbrojtje të rendit dhe ligjit dhe një polic që është i shpallun hero pikërisht për luftën kundër bandave dhe kriminelëve. Natyrisht se po, natyrisht se ...
Komentet te “Na teshe”: Mërgimtarit nga Amerika s’i pëlqen ankesa e babait të Triumf Rizës Janë të Mbyllura

Mehmeti: “Fitch” vlerëson arritjet e sektorit financiar sa kam qenë në krye të BQK-së

Ekonomi
Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka deklaruar se raporti “Fitch”, ka vlerësuar arritjet r sektorit financiar sa ka udhëhequr me këtë institucion. Mehmeti ka deklaruar se vlerësimi i “Fitch” për vitet e fundit, duke përfshirë vitet 2021, 2022 dhe deri në mars të 2023-s, ka qenë një referencë e rëndësishme për performancën e Bankës Qendrore të Kosovës, sidomos gjatë kohës së drejtimit tim si guvernator. Jam shumë i lumtur që “Fitch”, ka vlerësuar punën që unë kam bërë sa kam qenë në krye të BQK-së. Kosova ka marrë vlerësimin kreditor “BB” nga Agjencia e Vlerësimit Kreditor Fitch Ratings, për herë të parë në historinë e vendi dhe ...
Komentet te Mehmeti: “Fitch” vlerëson arritjet e sektorit financiar sa kam qenë në krye të BQK-së Janë të Mbyllura

Raporti për lirinë e medias, Krasniqi thirrje Qeverisë ta ndërpresë cenimin dhe përndjekjen e gazetarëve

Lajme
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka bërë thirrje Qeverisë që ta ndërpresë cënimin dhe përndjekjen e gazetarëve dhe mediave të lira të Kosovës. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, lidhur me rënien e Kosovës për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”, ka thënë se ky është vlerësimi më negativ ndonjëherë. Krasniqi ka thënë se presioni në rritje i qeverisë ndaj gazetarëve dhe mediave është kërcënim për lirinë e shtypit dhe fjalës së lirë. “Këto veprime të pushtetit janë tregues i një tendence më të madhe, më shqetësuese drejt shtypjes së medias dhe ndërhyrjes politike. Shkelje të tilla kërcënojnë parimet themelore të demokracisë dhe heshtin ...
Komentet te Raporti për lirinë e medias, Krasniqi thirrje Qeverisë ta ndërpresë cenimin dhe përndjekjen e gazetarëve Janë të Mbyllura

DOKUMENT | Renditja e këtij viti në indeksin e RSF është vlerësimi me negativ qe i është bërë Kosovës në dekadën e fundit

Lajme
Juristja e medias, Flutura Kusari ka reaguar pasi Kosova shënoi rënie për 19 vende në indeksin vjetor për lirinë e medies nga “Reporterët pa Kufij”, duke u renditur e 75-ta nga 56-ta sa ishte vjet, raporton Demorkacia.com. Kusari e ka cilësuar si alarmues këtë raport, duke shtuar se kjo është një njollë e zezë e shënuar sot në historinë e vendit tonë. Ajo ka thënë se regresi është alarmant, teksa ka renditur edhe pesë arsyet që sipas saj kanë çuar në këtë renditje. “Renditja e ketij viti ne indeksin e RSF eshte vleresimi me negativ qe i eshte bere Kosoves ne dekaden e fundit.  Cfare rezultati i turpshem. Keto jane ...
Komentet te DOKUMENT | Renditja e këtij viti në indeksin e RSF është vlerësimi me negativ qe i është bërë Kosovës në dekadën e fundit Janë të Mbyllura

Regresi në lirinë e mediave, Rohde: Rënie alarmante, mediat duhet të mbrohen e jo të kontrollohen

Lajme
Kosova ka rënë për 19 vende në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, përkatësisht këtë vit renditet në vendin e 75 në botë nga 180 shtete, për dallim nga viti i kaluar që ishte në vendin e 56-të. Për këtë rënie ka reaguar edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili tha se edhe pse shtypi në Kosovë është më mirë nëse krahasohet me rajonin, radhitja e fundit tregon “rënie alarmante”, raporton Gazeta Express. “Mediat shpesh përmenden si shtylla e katërt e demokracisë dhe duhet të mbrohen, jo të kontrollohen. Në Kosova, media ka një pozicion të mirë në krahasimin rajonal. Megjithatë, raporti i ...
Komentet te Regresi në lirinë e mediave, Rohde: Rënie alarmante, mediat duhet të mbrohen e jo të kontrollohen Janë të Mbyllura

Babai nga Gjakova e gjen të vdekur djalin e tij, Policia nis hetimet

Lajme
Një burrë në Gjakovë ka raportuar në Polici se e ka gjetur të vdekur djalin e tij, dje në orët e pasdites. Lidhur me rastin Policia ka nisur hetime, derisa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. “HETIM I VDEKJES – Gjakovë / 02.05.2024 – 16:25. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka gjetur djalin e tij viktimën mashkull kosovar dyshohet pa shenja jete. Ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./Demokracia ...
Komentet te Babai nga Gjakova e gjen të vdekur djalin e tij, Policia nis hetimet Janë të Mbyllura

DASH tha se ka korrupsion serioz në Qeverinë Kurti, Kusari-Lila thotë se gjetjet e raportit amerikan s’janë dramatike

Lajme
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila ka thënë se për herë të parë po kërkohet të diskutohet për raportin e Departamanetit të Shtetit. Sipas saj, opozita po e arsyeton këtë se“gjetjet janë dramatike”: “Sot po debatojmë për një raport të rregullt që u publikua javën që lamë pas. I njëjti raport, është publikuar rregullisht edhe në vitet parprake, por është hera e parë që po kërkohet të diskutohet me arsyetimin se gjetjet janë dramatike”. Ndërkohë, në arsyetimin e saj, Kusari-Lila tha se po flitet për numër të madh për kallëzime penale në Qeveri, por jo për aktakuza, pasi nuk ka të tilla. “Tek korrupsioni, në ...
Komentet te DASH tha se ka korrupsion serioz në Qeverinë Kurti, Kusari-Lila thotë se gjetjet e raportit amerikan s’janë dramatike Janë të Mbyllura