Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

Ministrja e Kurtit e pranon publikisht: Drafti i Asociacionit është Republikë Srpska, por jemi të gatshëm ta zbatojmë nëse Serbia pranon pakon

Lajme
Drafti i Asociacionit është kalë troje, si Republika Srpska – thotë ministrja e jashtme, Donika Gërvalla. Kemi zhdukur nepotizmin. Në institucionet e Kosovës ishte bërë masakër. Me terma të tilla, foli ministrja e jashtme Donika Gërvalla në intervistën te Çim Peka. Ajo foli edhe për mundësinë e anëtarësimit në KiE – për çka tha se ‘gjasat janë 50-50’. “Shumë kam pasur frikë se nëse nuk e marrim votën tani në KiE, mund të ndryshojë konstelacioni në BE dhe mund të marrim votën e qeverive por mund të mos i kemi deputetët në anën tjetër. Nuk mund t’ju them a vendoset a nuk vendoset, është 50-50, sa janë të mëdha shanset ...
Komentet te Ministrja e Kurtit e pranon publikisht: Drafti i Asociacionit është Republikë Srpska, por jemi të gatshëm ta zbatojmë nëse Serbia pranon pakon Janë të Mbyllura

Në QKUK mungojnë tri ilaçe për trajtimin e pacientëve, SHSKUK ia lë fajin operatorëve

Lajme
Në Qendrën Klinike Universitare ka mungesë të tre produkteve medicinale, noradrenalinë, morfinë dhe imatinib. Sektori për Furnizim me barna në QKUK ka konfirmuar se dy prej këtyre produkteve, noradrenalinë dhe imatinib janë furnizuar pjesërisht meqë operatorët ekonomik nuk i kanë liferuar sipas kërkesave, shkruan Gazeta Shneta. Noradrenalina është një neurotransmetues i trurit i cili luan rol esencial në rregullimin e shtypjes së gjakut kur pacienti pëson gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkaq produkti imatinib përdoret tek pacientët me leukemi. “Me produktin Noradrenalinë jemi furnizuar pjesërisht, për shkak se Operatori Ekonomik nuk e ka liferuar sasinë sipas kontratës. Produkti Imatinib është në vonesë, jemi në pritje të liferimit nga ana e Operatorit ...
Komentet te Në QKUK mungojnë tri ilaçe për trajtimin e pacientëve, SHSKUK ia lë fajin operatorëve Janë të Mbyllura

Propozimi i PDK-së për zgjedhje: 30 qershori ose 7 korriku

Lajme
Mbrëmë janë takuar kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi. Gjatë këtij takimi, ndër të tjera u diskutua edhe rreth shkuarjes në zgjedhje të parakohshme. Krasniqi pas takimit tha se Kuvendi duhet të shpërbëhet brenda muajit maj. “Unë mendoj që është e domosdoshme që të ndodh brenda muajit maj, sepse jashtë muajit maj nuk ka më kuptim. Në momentin që kalojmë pastaj në fazat e mëvonshme nuk mendoj që duhet. Ka kuptim zgjedhjet e parakohshme në një periudhë 7-8 muaj para zgjedhjeve të rregullta. Tre muaj, katër muaj, para zgjedhjeve të rregullta, s’ka asnjë kuptim”, deklaroi Krasniqi para mediave pas takimit. Klankosova.tv mëson ...
Komentet te Propozimi i PDK-së për zgjedhje: 30 qershori ose 7 korriku Janë të Mbyllura

Tahiri: Kurti po kërkon shpëtim nga dështimi përmes zgjedhjeve, por jo shpëtimin e Kosovës nga izolimi evropian

Lajme
Ish kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka reaguar pas takimit të kryeministrit Kurti me PDK-në. Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kurti është në kërkim të shpëtimit të tij nga dështimet përmes zgjedhjeve. Por, ajo ka shtuar se Kurti s’po kërkon shpëtimin e Kosovës nga izolimi evropian./ Demokracia ...
Komentet te Tahiri: Kurti po kërkon shpëtim nga dështimi përmes zgjedhjeve, por jo shpëtimin e Kosovës nga izolimi evropian Janë të Mbyllura

Lajçak shprehet optimist se në takimin e radhës mund të arrihet marrëveshje për dinarin

Lajme
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është shprehur optimist se në takimin i cili do të mbahet gjatë kësaj jave me kryenegociatorët Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviq në Bruksel do të arrihet një marrëveshje.   Sipas tij në këtë takim synohet gjetja e një zgjidhjeje të përkohshme për ata që preken nga rregullorja e BQK-së për operacionet me para të gatshme. “Jam i sigurt se një marrëveshje mund të arrihet, por do të kërkojë fleksibilitet dhe kompromis nga të dyja palët”, ka shkruar emisari Miroslav Lajçak. Ndryshe të mërkurën Bashkimi Evropian ka ftuar në takim Kosovën dhe Serbinë. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një konferencë për ...
Komentet te Lajçak shprehet optimist se në takimin e radhës mund të arrihet marrëveshje për dinarin Janë të Mbyllura

Hoxhaj takohet me Degën e PDK-së në Zvicër, që udhëhiqet nga babai i Granit Xhakës

Lajme
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj, po qëndron në Zvicër. Hoxhaj ka thënë se atje ka pasur një bashkëbisedim rreth vitalizimit të mërgatës me bashkatdhetarët, i organizuar nga strukturat e PDK-së në Zvicër, e cila udhëhiqet nga Ragip Xhaka, babai i futbollistit të njohur Granit Xhaka. “Një takim i mrekullueshëm dhe një bashkëbisedim rreth vitalizimit të mërgatës me bashkatdhetarët tanë, të organizuar nga nëndega e PDK-së në Vaud të Zvicrës, së bashku me profesor Behxhet Gashin dhe nga Dega e PDK-së nën udhëheqjen e Ragip Xhakës”, shkroi Hoxhaj.   /Demokracia ...
Komentet te Hoxhaj takohet me Degën e PDK-së në Zvicër, që udhëhiqet nga babai i Granit Xhakës Janë të Mbyllura

Kurti mbërrin në Qeveri për takimin me Krasniqin

Lajme
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti para disa çastesh ka mbërritur në objektin e Qeverisë ku pritet të takohet me udhëheqësit e Partisë Demokratike të Kosovës [PDK] Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur në objektin e Qeverisë dhe pritet të takohet me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin, i cili ishte i vetmi nga tre liderët opozitarë që e ka pranuar ftesën për takim. Kurti ka bërë të ditur se në këtë takim synohet të diskutohet agjenda legjislative, ndërsa përfaqësuesi i PDK-së, Krasniqi, ka përmendur se do të diskutohet edhe caktimi i datës së zgjedhjeve. Takimi është planifikuar të mbahet në orën 18:30. Megjithatë, Lidhja Demokratike ...
Komentet te Kurti mbërrin në Qeveri për takimin me Krasniqin Janë të Mbyllura

Tërmet në Malishevë

Lajme
Pasditen e së hënës ka ndodhur një tërmet në zonën e Malishevës. Siç raporton Meteo Kosova, tërmeti ka qenë epiqendër në mes të Malishevës dhe Tërpezës, me magnitudë prej 3.1 shkallë Rihter. “LAJMI I FUNDIT! Tërmet me epiqendër në mes të Malishevës dhe Tërpezës, me  magnitudë prej 3.1 shkallë Rihter! Tërmeti ka ndodhur në orën 18:04”, thuhet në njoftim. /Demokracia ...
Komentet te Tërmet në Malishevë Janë të Mbyllura

Vrasja në ‘Bon Vivant’, Andi Pajazitit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Lajme
Andi Pajazitit i cili njihet me nofkën “Italiani”, i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë. Ai po akuzohet për vrasjen e ndodhur në lokalin “Bon Vivant”, më 4 gusht të vitit 2023, në Prishtinë. Lajmin për vazhdimin e masës së paraburgimit, e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, në një përgjigje për Klankosova.tv. “Pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit A. P,  Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda më datë 03.05.2024  ka marrë Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore Prishtinë, ashtu që masa e paraburgimit ...
Komentet te Vrasja në ‘Bon Vivant’, Andi Pajazitit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj Janë të Mbyllura

Kurti e Krasniqi të vetëm sonte në darkë, për çka e ftoi kryeministri e për çka do t’i shkojë kreu i PDK-së

Lajme
Kryeministri e pret në darkë për të folur për përmbushjen e agjendës legjislative të Kuvendit, por kryetari i PDK-së do të shkojë në takim për të folur për datën e zgjedhjeve të reja. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk do të marrin pjesë. Albin Kurti dhe Memli Krasniqi sonte do të ulen përballë njëri tjetrit jo me të njëjtin qëllim.   Vetëm kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi prej kryetarëve të partive opozitare do të shkojë sonte në darkë në një takim me kryeministrin Albin Kurti. Shefi i Qeverisë të premtën i ftoi të tre liderët e partive opozitare në një takim që është planifikuar ...
Komentet te Kurti e Krasniqi të vetëm sonte në darkë, për çka e ftoi kryeministri e për çka do t’i shkojë kreu i PDK-së Janë të Mbyllura