Ish-diplomati amerikan Christopher Hill, i cili shërbeu në Kosovë gjatë viteve të luftës 1998–1999, po dëshmon në Hagë në procesin gjyqësor ndaj ish-Presidentit Hashim Thaçi, në kuadër të dëshmitarëve të mbrojtjes. Christopher Hill, ish i dërguari i posaçëm i SHBA-së gjatë luftës në Kosovë, e ka filluar sot dëshminë për mbrojtjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale në Hagë. Hill do ta vazhdojë dëshminë edhe nesër, me fillim prej orën 9:00. Para se të largohej nga salla, gjykatësi ia kujtoi që të mos flasë me asnjë person rreth dëshmisë së tij. Hill dëshmoi sot për rolin e Hashim Thaçit gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë, për ...
Komentet te “Thaçi donte pavarësi në Rambuje”- Krejt çka deklaroi Christopher Hill në ditën e parë të dëshmisë në Hagë Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka vlerësuar dëshminë e ish-diplomatit amerikan Christopher Hill në Dhomat e Specializuara në Hagë. “Ne si qytetarë dhe si organizatë e kemi pritur shumë mirë, sepse dëshmitarët dhe diplomatët amerikanë po tregojnë të vërtetën – që UÇK-ja nuk ka qenë organizatë e përbashkët kriminale dhe nuk ka pasur mundësi të kryejë krime”, ka deklaruar Gucati në emisionin Five. Ai ka shtuar se dëshmia e Hill-it ishte “shumë e saktë dhe e vërtetë”, ndërsa shprehu bindjen se e gjithë e vërteta do të dalë në pah gjatë procesit gjyqësor. “Unë besoj që sot Hill një diplomat amerikan i shquar ...
Komentet te Gucati: Dëshmia e Hill-it tregoi të vërtetën për UÇK-në – Wesley Clark, “bomba” e radhës për Specialen Janë të Mbyllura
Ish i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill tha se Sllobodan Millosheviqi e kishte përshkruar Hashim Thaçin si ushtar të ashpër dhe i kishte thënë se ishte përfshirë në tortura e abuzime me serbë. Diplomati amerikan tha gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale se s’i kishte besuar atij dhe se askush tjetër nuk ia kishte thënë këtë. “Jo vetëm që unë vlerësova që Thaçi nuk ishte ai person që e përshkruante Millosheviqi, por nuk e kisha dëgjuar këtë gjë nga askush dhe mendoj se është e rëndësishme që të kuptohet e gjitha, sepse gjatë gjithë asaj kohe unë kam qenë në kontakt me presidentin Ibrahim ...
Komentet te Hill: Përveç Millosheviqit, askush s’tha që Thaçi u përfshi në tortura ose abuzime, as Rugova s’e përmendi kurrë Janë të Mbyllura
Kryetari aktual i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka vlerësuar se Gjykata Speciale e ka humbur integritetin dhe dinjitetin. Në 5-vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së, Hamza ka bërë me dije se më askush nuk mund ta fshehë se kjo është një padrejtësi e pashembullt Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se aleatët e lirisë sonë duhet ta ndalojnë këtë proces të manipuluar. “Gjykata Speciale e ka humbur integritetin dhe dinjitetin. Sot, 5 vjet pas dërgimit të ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë, më askush nuk mund ta fshehë se kjo është një padrejtësi e pashembullt. Aleatët e lirisë sonë, pavarësisë së shtetit tonë dhe paqes rajonale, duhet ta ...
Komentet te Hamza: Gjykata Speciale e ka humbur integritetin, aleatët e lirisë dhe pavarësisë duhet ta ndalojnë këtë proces të manipuluar Janë të Mbyllura
Seancat e parapara për këtë javë në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, janë anuluar. Siç kanë njoftuar Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, kjo ka ndodhur për arsye logjistike. Ndërsa, seanca e radhës pritet të mbahet të hënën e 10 nëntorit 2025, raporton “Betimi për Drejtësi”. Dëgjimi i dëshmitarit që ishte planifikuar për sot, ishte shtyrë vazhdimisht. Sipas një parashtrese të mbrojtjes së Thaçit, ky dëshmitar ishte planifikuar të dëshmonte më 15 shtator në vend të James Rubin. Sipas tyre, dëshmia e tij është dashur të shtyhet vazhdimisht për shkak të çështjeve që janë jashtë kontrollit të mbrojtjes. Mbrojtja ka thënë se nëse ...
Komentet te Për arsye logjistike, anulohen edhe ketë javë seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve Janë të Mbyllura
Mbrojtja e Hashim Thaçit ka reaguar pas kritikave që morën nga gjyqtarët për vonesa. Në një parashtresë të publikuar, avokati i Thaçit ia kujton gjyqtarëve se probleme të shumta me dëshmitarë kishte pasur edhe Prokurora. “Mbrojtja vëren se ky nuk është një problem unik; Prokuroria Speciale u përball me pengesa të ngjashme gjatë gjithë çështjes së saj dhe nuk ishte në gjendje të përmbushte të gjitha ditët e planifikuara gjyqësore, veçanërisht në fund të çështjes së saj për shkak të problemeve të disponueshmërisë së dëshmitarëve.Megjithatë, Mbrojtja është në dijeni të detyrimeve të saj në përputhje me paragrafin 81 të Urdhrit për Zhvillimin e Procedurave, dhe po ndërmerr të gjitha hapat ...
Komentet te Gjyqtarët e akuzuan mbrojtjen për vonesa, avokati i Thaçit: Prokuroria pati kohë 5 vjet për rastin e saj Janë të Mbyllura
Richard Grenell, i dërguari i Presidentit Amerikan Donald Trump për misione speciale thotë se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po mbahet në burgun e Hagës pa gjyq. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Grenell u shpreh se Europa ka dështuar dhe nuk po reagon në lidhje me padrejtësinë që po i bëhet Thaçit. Sipas tij, Thaçi duhet të padisë Hagën në gjykatë amerikane. “Ka shumë arsye pse Europa po dështon. Por një shembull është numri i madh i politikanëve evropianë që heshtin për Hagën që mban një Kryetar Shteti në burg për 5 vjet pa gjyq. Dhe pastaj gjyqi zgjat më shumë vite. Është një sistem brutal arkaik i drejtuar ...
Komentet te Grenell: Shpresoj që Hashim Thaçi t’i padisë të gjithë zyrtarët e Hagës në një Gjykatë Amerikane kur të jetë jashtë Janë të Mbyllura
Është konfirmuar edhe zyrtarisht dëshmia pro Hashim Thaçit e ish-gjeneralit amerikan të NATO-s, Wesley Clark. Radio Dukagjinindërkohë ka mësuar se dëshmitar pro Thaçit në Hagë, po ashtu do të jetë edhe ish-i dërguari special i ShBA-së për Kosovën, Christopher Hill, i cili ishte i përfshirë drejtpërdrejt edhe në negociatat për Marrëveshjen e Rambujesë. Hill ishte angazhuar si pjesë e ‘Grupit të Kontaktit’ për të gjetur një zgjidhje paqësore mes Kosovës dhe Serbisë gjatë takimeve në Rambuje të Francës. Diplomati amerikan shërbeu së fundmi si ambasador në Serbi, në Irak, Kore, Poloni, Maqedoni e Shqipëri si dhe si ndihmës sekretar shteti për Azinë Lindore dhe Paqësorin dhe si kreu i delegacionit ...
Komentet te Edhe Christopher Hill dëshmitar në gjyqin ndaj Thaçit Janë të Mbyllura
Wesley Clark është konfrimuar edhe zyrtarisht si dëshmitar i mbrojtjes në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Wesley Clark, ish-Komandanti i Aleancës më të fuqishme ushtarake që ka njohur bota, NATO-s, gjatë kohës së luftës në Kosovë, është konfirmuar edhe zyrtarisht si dëshmitar i mbrojtjes në gjyqin kundër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Ish-gjenerali amerikan që udhëhoqi fushatën 78 ditorëshe të bombardimeve kundër çarqeve të ushtrisë dhe policisë serbe që po kryenin gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës, është dëshmitari më i rëndësishëm që mbrojtja e ish-Presidentit Hashim Thaçi e ka sjellë në Hagë deri më tani për të dëshmuar në favor të ish-udhëheqësit të Drejtorisë Politike të UÇK-së. Clark ishte aktori kryesor në ...
Komentet te Gjenerali Wesley Clark konfirmohet edhe zyrtarisht si dëshmitar në anën e Hashim Thaçit Janë të Mbyllura
Gazetari Blendi Fevziu, drejtues i emisionit Opinion, ka publikuar një emision që tregon se si Serbia e ka dirigjuar tërësisht procesin gjyqësor në Gjykatën Speciale. Në emisionin e titulluar ‘Dëshmitë false ndaj procesit të UÇK-së’, ai ka publikuar dëshmitë e disa dëshmitarëve, të cilët tregojnë qartë se dëshmitë apo raportet e tyre e kanë pasur si burim final Serbinë. Disa nga dëshmitë e transmetuara në këtë emision janë: Dëshmitarja Zdenka Pumper, e cila njëherësh është edhe Shefe e Hetimeve në Gjykatën Speciale, e pranon para trupit gjykues se ka takuar zyrtarë serbë, se ka bashkëpunuar me ta dhe tregon detaje nga forma e bashkëpunimit. Dëshmitarja Sandra Mitchell pranon se vrasjet në kafiterinë ...
Komentet te Fevziu publikon dëshmitë: Serbia po kontrollon procesin në Hagë Janë të Mbyllura