Ministria për Punë të Brendshme (MPB) ka konfirmuar incidentin e armatosur në Çarshi të Shkupit. Sipas MPB-së në vendngjarje kanë mbetur të vrarë dy persona dhe një i lënduar i cili është dërguar në spital për kurim. “Më 06.03.2023 në ora 20:11 në SPB-Shkup është denoncuar se në një objekt hotelierik në Shkup disa persona kanë shtënë me armë ndaj J.K. dhe E.I. të cilët kanë nderuar jetë në vendngjarje si dhe ndaj A.T. i cili ka marrë lëndime dhe është dërguar në spital për t’i dhënë ndihmën mjekësore. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Alsat.mk /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Dy viktima dhe një i plagosur nga përleshja e sotme në Çarshi të Shkupit Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Aktorja shqiptare Olta Gixhari duket se nuk ka shumë informacione për Kosovën, edhe pse ajo ka qenë disa herë këtu Në një komunikim me fansat që mundësohet nga Big Brother Albania VIP 2, ku dërgohen dhurata me para për të gjithë konkurrentët, Luizi ka marrë një mesazh nga “familja Jashari”, s’paku ashtu shkruhej në mesazhin e dhënë në ekran. “Përshëndetje nga Prekazi heroik i Adem Jasharit”, shkruante në këtë mesazh që ishte nënshkruar në emër të Hamëz Jasharit. Derisa Luizi ngritët në këmbë për ta përshëndetur Hamzën për mesazhin e dërguar, Olta kthehet duke pyetur: “Çka është Prekazi?”. Është Nita ajo që fillon që t’ia shpjegojë asaj, duke i thënë ...
Komentet te Çudit Olta Gixhari, nuk ka informacione për familjen Jashari dhe Prekazin -Video Janë të Mbyllura
Një prej luftëtarëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Nura ka rrëfyer se si ishte bashkuar me Adem Jasharin në veprimtari kombëtare. Nura ka treguar se shkas është bërë një aksion i tij dhe bashkëveprimtarëve të tij në pranverën e vitit 1989 në Skenderaj. “Kontakti me Adem Jasharin ka qenë në 89-ën, në pranverë, ose më herët. Ka qenë një përpjekje për ta organizuar një demonstratë në Skenderaj. Gjatë përpjekjes, pushteti veçse kishte marrë informacione dhe kishte bërë organizim goxha të mira. Ne 10 veta sa ishim, shkuam te stacioni i autobusëve në Skenderaj. Aty ish bërë një pritë. Unë disa përpëplitje i bëra se më rrokën bukur ...
Komentet te Përballja me policinë serbe në vitin 1989, Nura: Adem Jashari më tha po të gjuaje ti allti, pata me u përfshi edhe unë Janë të Mbyllura
Luiz Ejlli ka fituar famë jashtëzakonisht të madhe, duke fituar zemrat e shqiptarëve kudo që janë. Por dashuria për të ka mbërritur edhe në Prekazin legjendar. Para pak minuatave live në BBVA, Hamëz Jashari i ri, djali i Bekim Jasharit i ka dërguar një mesazh Luizit, në vlerë prej 100 euro. “Të përshëndesim nga Prekazi heroik i Adem Jasharit” shkruante në mesazhin që ai ka dedikuar Luizit bashkangjitur me një emoji të kurorës. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te E papritur/ Hamëz Jashari i ri ka një mesazh për Luizin Janë të Mbyllura
Gazeta Sinjali raportoi të dielën për një rast të dhunimit që u raportua para disa ditësh nga një 22-vjeçare në Mitrovicë, e cila denoncoi të dashurin e saj për dhunë fizike dhe seksuale. I dyshuari është kapur nga Policia dhe brenda afatit ligjor është dërguar në paraburgim. Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se ndaj 26-vjeçarit të dyshuar, Ersan Peci, është bërë kërkesë për caktimin e masës së sigurisë. Gjykata e ka aprovuar kërkesën, duke ia caktuar të dyshuarit një muaj paraburgim. Peci do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Dhunim” dhe “Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”. Si ndodhi rasti dhe ...
Komentet te Ky është i dyshuari që e rrahu dhe e dhunoi të dashurën e tij në Mitrovicë, përfundon në paraburgim Janë të Mbyllura
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kritikuar Qeverinë që nuk vendosi flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për 25-vjetorin e Epopesë. Ajo ka thënë se asnjëherë nuk ishte vendosur logoja e UÇK-së. Musliu ndër të tjera u shpreh se “S’mund të vlerësohet sakrifica e Ukrainës nëse nuk vlerësohet lufta e Kosovës për liri”. “Me lloj ngjyra e flamuj shtetesh u ndriqua kjo ndërtesë e qeverisë por kurr asnjëher më logon e UÇK-së! Nuk mund ta ndrrojmë e vlerësojmë sakrificën e Ukrainës nëse nuk vlersojmë e nderojmë luftën tonë për Liri!”, shkroi ajo në Facebook. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Musliu me kritika ndaj Qeverisë pasi nuk e vendosi logon e UÇK-së në ndërtesën e saj Janë të Mbyllura
Mbrojtja e luftës së drejt të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shtetit tonë është obligim i secilit qytetarë dhe kjo kërkon unifikim i të gjithë spektrit politik dhe secilit qytetarë sepse vetëm të bashkuar mund ta fitojmë edhe këtë betejë. Ky ishte mesazhi i familjes Jashari në akademi përkujtimore të organizuar për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në emër të familjes Jashari të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtuar Bekim Jashari, i cili tha se Epopeja e UÇK-së na kujton historinë e lavdishme popullit tonë, luftën e shumë brezave që nuk kursyen asgjë për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. “Shtetin që krijuam fal tyre që ...
Komentet te Jashari: Luftën që fituam me gjak nuk guxojmë ta humbim sot në tavolinë Janë të Mbyllura
Nga 2 marsi, Kosova nuk është duke marrë energji elektrike nga Korporata Energjetike e Shqipërisë (KESH). Nuk është sqaruar zyrtarisht shkaku pse Kosova nuk po vazhdon të importojë rrymë nga Shqipëria qoftë si kthim borxhi të energjisë elektrike të deponuar në KESH, gjatë muajve të verës, qoftë si huamarje (këmbim i rrymës në bazë të disa marrëveshjeve të nënshkruara në këto vite për këmbimin e rrymës në raste të disponimit të tepricave). Sidoqoftë, këtyre ditëve konsumi i Kosovës po furnizohet kryesisht nga prodhimi vendor i rrymës, përkatësisht nga energjia elektrike që prodhojnë termocentralet e KEK-ut që janë operative (B1 dhe B2 të Kosovës B dhe A3 e A4 të Kosova ...
Komentet te Kosova pa import të rrymës nga Shqipëria që nga 2 marsi, në dispozicion veç prodhimi nga termocentralet e vendit Janë të Mbyllura
Ambasada amerikane në Kosovë, ka thënë se presidenti Joe Biden dhe sekretari i shtetit Antony Blinken kanë konfirmuar se Plani Evropian do të dërgojë Kosovën drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian. Kështu është shprehur kjo ambasadë në një përgjigje për Klankosova.tv “Në nivelet më të larta të qeverisë, Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë këtë mbështetje. Presidenti Biden dhe Sekretari i Shtetit Blinken, në komunikimet e tyre të fundit për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, nënvizuan se propozimi ka mbështetjen tonë të fortë dhe do ta çojë shumë Kosovën drejt stabilitetit më të madh rajonal, prosperitetit ekonomik dhe integrimit evropian dhe euroatlantik”, ka thënë ambasada amerikane. Të hënën ...
Komentet te SHBA: Biden dhe Blinken konfirmuan se Propozimi Evropian do ta çojë Kosovën drejt integrimit evropian Janë të Mbyllura
Në seancën solemne për shënimin e 25 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, ka folur Rifat Jashari, i cili pati edhe një kërkesë për skenën politike, sa i përket çështjes me Serbinë, raporton Gazeta Sinjali. Ai kërkoi nga politikanët që të kenë një gjuhë të përbashkët e një qëndrim, që të kalohet kjo sfidë. “Ju kisha preferue t’jeni një gjuhe, t’jeni t’ni qëndrimi, të kalojmë këtë sfidë që e kena përpara, të ndahemi një herë e përgjithmonë prej Serbie e tani kena kohë mu merr me tjerat”, tha shkurt RIfat Jashari në seancën solemne. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Rifat Jashari mesazh skenës politike: T’jeni të një gjuhe e të një qëndrimi – të ndahemi një herë e përgjithmonë nga Serbia -Video Janë të Mbyllura