Archives by: Dielli.Info

Dielli.Info

About the author

Dielli.Info Posts

PSD shtron para qeverisë 205 mijë nënshkrimet e peticionit të 2016-ës kundër Asociacionit

Lajme
Partia Socialdemokrate e Kosovës ka vendosur sot para Qeverisë së Kosovës, 205 mijë nënshkrimet e peticionit të vitit 2016 kundër marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Më 27 shkurt, në Bruksel është mbajtur takimi i gjashtë i nivelit të lartë në kuadër të procesit të dialogut. Kryeministri Kurti ka thënë se Kosova ka treguar gatishmëri për të nënshkruar planin evropian, porse Serbia nuk ka qenë e gatshme. Takimi i radhës i nivelit të lartë politik pritet të mbahet në muajin mars. Ndërkohë, Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk e dobëson funksionalitetin e shtetit të Kosovës, ...
Komentet te PSD shtron para qeverisë 205 mijë nënshkrimet e peticionit të 2016-ës kundër Asociacionit Janë të Mbyllura

Rifat Jashari emocionohet derisa Konjufca kujton momentin kur ai u kthye në Prekaz

Lajme
Kryekuvendari Gluak Konjufca gjatë fjalimit prekës të tij në Kuvend, me rastin e 25 vjetorit të Epopesë së UÇK-së e ka emocionuar Rifat Jasharin. Derisa Konjufca e përshkruante momentin kur Rifat Jashari kthehet në Prekaz, ky i fundit shihet i emocionuar, por i mban lotët. “Shpesh më del para syve momenti kur baca Rifat kthehet në Prekaz në mes të varreve ende të freskëta: Me plis në kokë dhe mustaqet e bardha, me atë ecje titanike, ai bartte mbi supet e tij, si kreshtat e maleve tona, krejt dhimbjen tonë historike por edhe krenarinë tonë më të lartë. I kishte humbur 55 anëtarë  të familjes, gruan dhe katër fëmijët, prindërit, ...
Komentet te Rifat Jashari emocionohet derisa Konjufca kujton momentin kur ai u kthye në Prekaz Janë të Mbyllura

Konjufca me fjalim emocionues: A nuk është baci Rifat definicioni i heroit të gjallë?

Lajme
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka folur në seancën solemne të Kuvendit për Epopenë e UÇK-së. Me një fjalim emocionues, me detaje interesante, Konjufca fillimisht ka thënë se luftën si ajo e familjes Jashari nuk e njeh as historia e botës. “Lufta e Prekazit është ngjarje e pashembullt jo vetëm në historinë tonë. Një të ngjashme nuk e njeh as historia e botës. Familja e gjerë Jashari, tre breza në kullën e tyre, në tokën e lashtë nga baci Shaban e deri te Blerimi i vogël e shpallën lirinë e popullit tonë dhe e mbrojtën atë deri në vetëflijim. Lufta e tyre ishte legjendare. Sakrifica sublime, saqë kombi shqiptar kaloi ...
Komentet te Konjufca me fjalim emocionues: A nuk është baci Rifat definicioni i heroit të gjallë? Janë të Mbyllura

Gjakovë: Nëna e dehur ushtron dhunë ndaj fëmijëve, përfundon në pranga të Policisë

Lajme
Jo rrallëherë fëmijët keqtrajtohen nga prindërit e tyre, të cilët përveç ushtrojnë dhunë fizike dhe psikike ndaj tyre. Në shumicën e këtyre rasteve, viktima janë fëmijët e vegjël, por ka raste kur e pësojnë edhe foshnjat. Një ngjarje e tillë ka ndodhur së fundmi në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se një grua po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj dy fëmijëve të saj, 9 dhe 15-vjeçar, në shtëpinë e tyre në rrugën “Dëshmorët e Dujakës”, të dielën në mbrëmje. Sipas informacioneve që ka Sinjalin, e dyshuara Xh.Q., derisa ishte në gjendje të dehur, para fëmijëve të saj e kishte hedhur një gotë në ...
Komentet te Gjakovë: Nëna e dehur ushtron dhunë ndaj fëmijëve, përfundon në pranga të Policisë Janë të Mbyllura

Presidentja Osmani ndan “Urdhrin e Lirisë” për Rifat Jasharin

Lajme
Presidentja Vjosa Osmani i ka ndarë Rifat Jasharit “Urdhrin e Lirisë”. Këtë e ka bërë në një vizitë në shtëpinë e Jasharëve në 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së. Osmani bashkë me kryeministrin Albin Kurti, kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar kanë bërë homazhe te varret e familjes Jashari në Prekaz. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Presidentja Osmani ndan “Urdhrin e Lirisë” për Rifat Jasharin Janë të Mbyllura

Ky është hajni që bënte kërdi në Mitrovicë, dyshohet për së paku katër grabitje

Lajme
Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese. Marketet shumë shpesh janë cak i hajnave, të cilët herë vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje. Një ndër hajnat që dyshohet për disa grabitja tashmë ka rënë në prangat e Policisë, raporton Gazeta Sinjali. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Bujar Maliqin, i cili është identifikuar pasi Policia kishin nisur hetimet për një rast të grabitjes, që ndodhi muajin e kaluar në marketin QTA në Mitrovicë.   I dyshuari, 40-vjeçar po dyshohet ...
Komentet te Ky është hajni që bënte kërdi në Mitrovicë, dyshohet për së paku katër grabitje Janë të Mbyllura

Abdixhiku: Mbi sakrificën e familjes Jashari, lindi edhe përpjekja jonë finale për liri, shtet dhe pavarësi

Lajme
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bashkë me anëtarët e partisë, ka bërë homazhe te varrezat në Kompleksin Memorial në Prekaz, me rastin e 25 vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Abdixhiku ka thënë që mbi sakrificën e familjes Jashari, ka lindur edhe përpjekja për “liri, shtet dhe pavarësi”. “Sot nderojmë 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, nderojmë datat 5,6 dhe 7 mars të vitit 1998, ku në këtë tempull ranë heroikisht familja Jashari dhe komandanti legjendar Adem Jashari. Në këtë rënie të tyre, lindi edhe përpjekja jonë finale për liri, shtet dhe pavarësi. Mbi sakrificën e familjes Jashari, të komandantit Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve të UÇK-së qëndron ...
Komentet te Abdixhiku: Mbi sakrificën e familjes Jashari, lindi edhe përpjekja jonë finale për liri, shtet dhe pavarësi Janë të Mbyllura

Video e rrallë: Momenti kur Adem Jashari me dajën e tij bëheshin gati për luftë

Lajme
Në Kosovë më 5 mars ka nisur shënimi i manifestimit treditor të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), teksa krerët shtetërorë nderuan rezistencën e familjes Jashari nga Prekazi. Një video e rrallë e realizuar në kullën e Jasharjave në Prekaz, është publikuar dhe shihet se si Ademi bashkë me dajën e tij nga Llausha, Osman Geci dhe me djalin Lulzim Jasharin po niseshin për në aksion. Ademi e daja Osman përshëndeten me familje, kurse në veturë i pret Luli. Nëna Zahidja i shoqëron deri te vetura. Aty dëgjohet edhe zëri i Adem Jasharit tek përshëndetet me nënën e tij kjo grua heroinë që lindi heronj. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Video e rrallë: Momenti kur Adem Jashari me dajën e tij bëheshin gati për luftë Janë të Mbyllura

Dashuria e Rifat Jasharit për ushtarët e Kosovës ❤️ 📸 Sefer Aliqkaj

Lajme
...
Komentet te Dashuria e Rifat Jasharit për ushtarët e Kosovës ❤️ 📸 Sefer Aliqkaj Janë të Mbyllura

Ditë ‘zie’ për Man Utd, pëson humbjen më të thellë në histori të klubit

Sport
Manchester United pësoi humbje të thellë sot nga Liverpooli, me rezultat 7-0, në kuadër të xhiros së 26-të në Premier League. Për Djajtë e Kuq kjo është humbja më e thellë në histori të klubit, qysh nga viti 1931. Në atëbotë, Unitedi u mposht nga Wolfes, me rezultat 7-0, në datën 26 dhjetor 1931. Unitedi i ka humbur edhe dy ndeshje tjera me rezultat 7-0, kundër Blackburn Rovers, më 10 prill 1926 dhe kundër Aston Villas në dhjetor të vitit 1930. /GazetaSinjaliSport/ ...
Komentet te Ditë ‘zie’ për Man Utd, pëson humbjen më të thellë në histori të klubit Janë të Mbyllura