Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian, sot ka miratuar unanimitet liberalizimin e vizave për Kosovën. Rregullat e reja do t’i lejojnë qytetarët të Kosovës të udhëtojnë në BE pa vizë për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çdo periudhë 180 ditore, raporton Gazeta Sinjali. Siç sqaron faqja zyrtare e Këshillit të Evropës, përjashtimi nga kërkesa për vizë do të zbatohet që nga data kur Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) hyn në veprim ose nga 1 janari 2024, cilado që të vijë e para. Rregullat e reja tani duhet të miratohen nga Parlamenti Evropian përpara se të nënshkruhen dhe publikohen në gazetën zyrtare të BE-së. “Kosova ...
Komentet te Këshilli i BE-së i jep dritën jeshile Kosovës për udhëtimin pa viza Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Deputetja Albena Reshitaj i ka reaguar Kryeparlamentarit Glauk Konjufca, i cili dje i propozoi Administratës së Kuvendit që të mos i ndaheshin mëditje deputetes në fjalë, duke thënë se qëndroi vetëm 10 sekonda në seancë dhe pas nënshkrimit e lëshoi sallën. Reshitaj e ka quajtur deklaratën e Konjufcës si emocionale dhe të pahijshme, derisa tha se kishte edhe deputetë të tjerë që qëndruan po aq sa ajo, por që s’u përmendën. “Dje emri im u lakua në shumë media e portale nga një deklaratë emocionale dhe aspak e hijshme publike nga ana e kryesuesit të Kuvendit. Duke e mbyllë seancën me një të pavërtetë e thënë fillimisht se unë paskam qëndruar ...
Komentet te “S’jam deputete e mëditjeve”, “Të qortova sepse e teprove”, Reshitaj e Konjufca përplasen me njëri-tjetrin Janë të Mbyllura
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka thënë se partia e tij është kundër ngritjes së tarifave të energjisë elektrike. Ai ka thënë se në prag të vendimmarrjes nga ZRRE-ja për ngritjen e tarifave për 14 për qind, PDK-ja kërkon që kjo të mos ndodhë duke shtuar se kjo rritje është e papërballueshme dhe nuk duhet të ndodhë. “Jemi këtu për shkak të ndërhyrjeve politike në Rregullator. Jemi këtu sepse kemi keqmenaxhim të skajshëm të KEK-ut. Më 7 mars në Komisionin për Ekonomi kemi mbajtur një takim me përfaqësues të ENTSO-E vërejtjet ishin ekstreme si asnjëherë tjetër. Për financat e KOSTT-it, për çmimin e lartë që paguajmë si ...
Komentet te Shala: Ngritja e tarifave të energjisë është e papërballueshme, të mos ndodhë Janë të Mbyllura
Hapat e ardhshëm në lidhje me Plan-Propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të varen nga themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe atë me pushtete ekzekutive, tha Kryetari i të ashtuquajturit Komisioni Parlamentar për Kosovën, Millovan Drecun. Ky Asociacion, sipas Drecun, duhet të ketë pushtete ekzekutive, duke e vënë atë në kontrast me 17 modelet evropiane të Asociacionit të cilat po përfliten, dhe të cilat ai i vlerëson si “rrugëdalje për Kurtin” dhe që synojnë “ta zbusin Marrëveshjen e Brukselit”. Duke folur për vizitat e Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajçak, zyrtari serb e sheh atë në funksion të harmonizimit të ...
Komentet te Drecun: Nuk pranojmë Asociacion pa pushtete ekzekutive, 17 modelet e BE-së janë rrugëdalje për Kurtin Janë të Mbyllura
Komuna e Prishtinës ka nënshkruar bashkëpunimin me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për një projekt shumë të rëndësishëm, raporton Gazeta Sinjali. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës, Përparim Rama, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë me dije se Prishtina ka përfituar 23.2 milionë euro nga BERZH. Sipas Ramës, falë këtij projekti, sistemi i ngrohjes në kryeqytet do të transformohet përmes energjisë solare, gjë që do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit. “Falë këtij projekti, sistemi i ngrohjes në #kryeqytet do të transformohet përmes energjisë, duke ndikuar kështu dukshëm në përmirësimin e cilësisë së ajrit”, thuhet në njoftim. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Lajm i mirë për prishtinasit: Sistemi i ngrohjes do të transformohet përmes energjisë solare Janë të Mbyllura
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali. Një aksident trafiku ka ndodhur edhe gjatë ditës së djeshme në rrugën ‘Migjeni’ në Mitrovicë, ku si pasojë janë lënduar pesë persona. Sinjali mëson se deri të aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe tre këmbësorë, dyshohet se erdhi për shkak se njëri nga shoferët ka hyrë në tejkalim dhe ka goditur një veturë që ishte e ndalur e ...
Komentet te Aksident në Mitrovicë, përfshihen dy vetura dhe tre këmbësorë – lëndohet rëndë një e mitur Janë të Mbyllura
Ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me fotot e grave që thyen barrierat dhe ndërtuan historinë e vendit 🇽🇰
...
Komentet te Ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me fotot e grave që thyen barrierat dhe ndërtuan historinë e vendit 🇽🇰 Janë të Mbyllura
Një protestues i kompanisë Kosova Thëngjill gjatë ditës së u arrestua në afërsi të objektit të Qeverisë së Kosovës. Protestuesi po vraponte në drejtim të kryeministrit Kurti që të fliste me të për shqetësimet që kishte. Aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi ka reaguar në lidhje me arrestimin e tij, ku përmes një video të publikuar në rrjetin e tij social “Facebook”, ka thënë se Kurti është duke u frikësuar nga punëtorët. Krasniqi ka thënë se pesë truproje të Kurtit e kanë arrestuar me forcë ish-punëtorin e ‘Kosova Thëngjillit’, vetëm pse ai është ofruar që të tregoi problemet e tij. Aktivisti i PSD-së ka thënë se Kurtit i ka ikur mendja ...
Komentet te “Ty Albin Kurti të ka ikur mendja”, Krasniqi reagon ashpër për arrestimin e protestuesit te Qeveria -Video Janë të Mbyllura
Këshilltari i ministrit Arben Vitia, Xhevdet Pozhari, ka lavdëruar sot shefin e tij Ministrinë e Shëndetësisë. Aika shkruar se ka besim të Vitia dhe e ka quajtur të palodhshëm dhe e të pandalshëm. Pas këtij postimi pati goxha reagime dhe ndër ta ishte edhe analisti Berat Buzhala. Ai ka ironizuar me të duke thënë se “aq i pandalshëm është Vitia, sa nuk po mundemi as me pa”. Ndryshe, Pozhari tha se “Projektligji i miratuar sot, do të evitojë mundësinë e çmimeve të ndryshme për produkte identike. Më nuk do të mund të abuzohet me çmime të barnave në emër të “tregut të lirë””. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Buzhala i reagon Pozharit pasi e lavdëroi shefin e tij Arben Vitia: Qaq i pandalshëm sa nuk po mundemi as me pa Janë të Mbyllura
Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali. Nuk janë të rralla as rastet kur veturat godasin këmbësorët, qoftë në vendkalime apo edhe në pjesë të tjera. Kështu ka ndodhur sot, në rrugën Gjilan – Prishtinë, ku një automjet e ka goditur një këmbësore, e cila ka pësuar lëndime të rënda. Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues i Sinjalit, i cili ka thënë se bëhet fjalë ...
Komentet te Kamioneta godet këmbësoren në rrugën Gjilan – Prishtinë, 22-vjeçarja pëson lëndime të rënda Janë të Mbyllura