24 vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës që do të quhej KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze. E vlerësuar nga ata që e përjetuan si ditë e çlirimit dhe si një ...
Komentet te 24 vjet nga çlirimi i Kosovës dhe vendosja e 50 mijë ushtarëve të NATO-s Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Imazhe qesharake të fëmijëve që tregojnë në mënyrë të përsosur se jeta me ata është e paparashikueshme dhe argëtuese. Këta fëmijë vazhdimisht sigurohen që prindërit dhe të dashurit e tyre të mos mërziten kurrë në praninë e tyre. Shikoni disa nga imazhet e mëposhtme të cilat tashmë janë virale. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Fotografitë virale të disa fëmijëve, secila më qesharake se tjetra Janë të Mbyllura
Rastet e grabitjeve e të vjedhjeve po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që siguria për të lëvizur edhe në hapësirat publike po rrezikohet. Ndër rastet e shpeshta të grabitjeve janë gjësendet me vlerë, si stolitë e arit, telefonat e çantat e krahut që hajnat arrijnë t’i kapin, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Prishtinë, ku hajnat arritën ta vjedhin një kuletë që një grua e kishte harruar te Bulevardi i Dëshmorëve. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se posa gruaja është larguar, të dyshuarit kanë marrë kuletën me mbi 700 euro dhe të gjitha dokumentet e tjera. Viktima e denoncoi menjëherë vjedhjen, me ç’rast ...
Komentet te Vodhën një kuletë me mbi 700 euro në Prishtinë: Policia i kap dy hajnat, kishin ndarë paratë përgjysmë Janë të Mbyllura
Një çift i cili po qëndronin poshtë një banese te Rrethi i Flamurit në Prishtinë mbrëmë rreth orës 23:00 janë përballur me një situatë shumë të rrezikshme, si pasojë e së cilës morën edhe lëndime trupore, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se dy persona dyshohet se kanë sulmuar fizikisht ata, duke goditur djalin me shufër metalike, ndërsa vajzën dyshohet se e kanë kapur për fyti dhe e kanë rrahur. Çifti kanë marrë ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimeve të marra, ndërkohë kanë dhënë dëshmitë e tyre lidhur me rastin para organeve të hetuesisë. E gjithë ngjarja që ndodhi për motive ende të panjohura, përfundoi me ...
Komentet te Çifti në Prishtinë sulmohet nga dy persona, djalin e godasin me shufër metali Janë të Mbyllura
Një komandat i KFOR-it sot ka vendosur një mesazh para protestuesve në Zveçan. “KFOR-i pësoi 90+ viktima në angazhimin tonë për të mbajtur një mjedis të sigurt e të qetë për të gjitha komunitetet”, shkruhej në pankartën që ai e vendosi para rrethojave të vendosura për protestuesit. Serbët në Zveçan po protestojnë për të trembëdhjetën ditë radhazi. Sidoqoftë, sot u pa një numër i vogël i tyre që shumica janë ulur nën çadra. Dje KFOR ka thirrur një konferencë për media ku foli për situatën në veri dhe rrezikun potencial për viktima. Zëdhënësi i KFOR-it, Andrea Gallieni, deklaroi se trupat e KFOR-it në veri kanë parandaluar eskalim të situatës nga ...
Komentet te “Pësuam 90+ viktima”, KFOR vendos një mesazh para protestuesve në Zveçan Janë të Mbyllura
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se pjesëmarrjen në Paradën e Krenarisë, aktivistëve dhe përfaqësuesve të organizatave ua ka premtuar qysh të hënën. Ai tha se në Kosovë, të gjithë duhet të jenë barabartë dhe secili duhet ta ketë të garantuar e të mbrojtur dinjitetin dhe integritetin. “Për komunitetin LGBTI, shteti dhe shoqëria duhet t’i mbrojë dhe të mësojë për ta. Me këtë rast, unë shpreh indinjatën time për numër të madh të abuzimeve, kërcënimeve dhe diskriminimeve që përjetojnë ky komunitet”. “Ju e dëgjuat se si në mënyrë krenare bënë thirrje për barazi e liri, e aty ku thërrasin për barazi e liri jam edhe unë si kryeministër, sepse Republika ...
Komentet te Kurti nga Parada e Krenarisë: Do ta bëjmë maksimumin që Kodi Civil herën tjetër të kalojë në Kuvend Janë të Mbyllura
Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike, shkruan Gazeta Sinjali. Një shitës i mundshëm droge ka rënë në prangat e Policisë dje në rrugën ‘Ahmet Kaçiku’ në Ferizaj. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari Sufjan Laçi, 22-vjeçar po hetohej që një kohë, nën dyshimet për shitblerje të narkotikëve, në zonat ku qëndrojnë nxënësit e shkollave fillore dhe ...
Komentet te Ky është dilleri i arrestuar që shiste drogë në afërsi të shkollave në Ferizaj, kapet me rreth 10 qese marihuanë Janë të Mbyllura
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka goditur Emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duke thënë se e ka lëshuar rolin e ndërmjetësuesit dhe se i ka kontribuar moszbatimit të marrëveshjes së Brukselit. Sipas Bislimit, Lajçak ka qenë personi i parë që ka hequr dorë nga kjo marrëveshje dhe ka kaluar nga marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve në marrëveshje për Asociacion. “Nuk jemi të interesuar që ajo [marrëveshja] të jetë e vdekur, por të zbatohet. Frika ime është se ka një vetëdijesim në BE që me këtë president serb nuk mund të ketë zbatim të marrëveshjeve, dhe ajo që po bëhet është kontrolli i dëmeve. Kontrolli i dëmit nënkupton që ...
Komentet te Bislimi godet Lajçakun: E ka lëshuar rolin e ndërmjetësuesit, i ka kontribuar ardhjes në këtë pikë ku jemi Janë të Mbyllura
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka bërë me dije se do të ketë sanksione të reja për Kosovën nga bashkësia ndërkombëtare. Ai ka deklaruar se paralajmërimet amerikane për ndëshkime të reja do të ndodhin. Sipas tij, amerikanët nuk flasin pa mëndu për këtë çështje. “Nuk besoj që e dënojnë kolektivisht popullin e Kosovës. Kanë thënë që kemi probleme me liderë të caktuar, që e kërcënojnë paqen dhe sigurinë. Atë që e thonë amerikanët, e mbajnë fjalën. Nuk flasin pa mendu. Në Ballkan gjuha flet para mendjes, ndërsa atje mendohet shumë dhe kur flitet nuk ka kthim prapa”, ka deklaruar Haziri në T7. Ai ka vlerësuar se me veprimet e njëanshme ...
Komentet te Lutfi Haziri: Ndëshkime të reja do të ketë, amerikanët e mbajnë fjalën Janë të Mbyllura
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Dubrovnik të Kroacisë ka folur për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, dialog në të cilin kishte thënë se s’përfshihet pa u plotësuar disa kushte. Këtu kishte përmendur kërkimfaljen nga Serbia për krimet e kryera në Kosovë, ndërrimin e Kushtetutës nga Serbia, kthimin e të pagjeturve, pagimin e dëmeve të luftës dhe pa e njohur pavarësinë e Kosovës, shkruan Gazeta Express. Megjithatë Kurti pas uljes në karrigen e kryeministrit të vendit është përfshirë në procesin e negociatave me Serbinë. Kishte thënë se do ta ketë diku poshtë në listën e prioriteteve, derisa përgjatë këtyre dy viteve i është shndërruar në top-prioritet, ...
Komentet te Kurti që s’i beson SHBA-së me fjalë të mëdha para Borrellit: U futa në dialogun me Serbinë vetëm pse organizohet nga BE-ja Janë të Mbyllura