Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se ndërkombëtarët janë zot shtëpie në Kosovë si në asnjë vend tjetër. Rama në një konferencë për media të mbajtur në Shqipëri në lidhje me situatën në veri të Kosovës, ka treguar se si ia ka dorëzuar një draftstatut të Asociacionit kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron. “Asociacioni është thelbi i gjithë kësaj marrëveshje siç e keni parë. Çfarë kërkojnë ata, që në këtë rast nuk i quaj ndërkombëtarë, sepse ata janë zot të shtëpisë në Kosovë. Janë zot shtëpisë në Kosovë si në asnjë vend tjetër, sepse ata e kanë krijuar atë shtëpi me bomba dhe me shumëçka që ...
Komentet te Rama: Ndërkombëtarët janë zot shtëpie në Kosovë, ata e krijuan atë shtëpi me bomba Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili, i është kundërpërgjigjur ashpër deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, raporton Gazeta Sinjali. Gjatë fjalës së tij, Gola ka kritikuar reagimet e opozitës dhe një pjese të opinionit publik në raport me ngjarjet e fundit në komunat e banuara me shumicë serbe në veri. Sipas tij, për ngjarjet në veri secili nga deputetët opozitarë do të duhej ta vendoste vetën në pozitën e mësimdhënësit të “Edukatës Qytetare” “Ajo që më sillet ndër mend ditëve të fundit, është pozita e mësimdhënësi të Edukatës Qytetare. Mund të tringëlloj cinik, e ndoshta edhe ngapak ...
Komentet te Kica Xhelili – Golës: Policëve ia hiqni rrezikshmërinë prej pagës, a ia paguan morali bukën në fund të muajit? Janë të Mbyllura
Ka kaluar në parim projektligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës,raporton Gazeta Sinjali. Në votimin e parë kanë marrë pjesë 86 deputetë, ku një nga ta ka abstenuar. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Kalon në parim projektligji për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë Janë të Mbyllura
Kryeministri Albin Kurti para pak ditësh i cilësoi si shumë naive deklaratat e sekretarit amerikan, Antony Blinken. Por, sekretari Blinken ishte pjesë e kabinetit të presidentit Bill Clinton gjatë periudhës së luftës së Kosovës. Gjatë administratës së Clintonit, Blinken shërbeu në Departamentin e Shtetit dhe në poste të larta në Këshillin e Sigurisë Kombëtare nga viti 1994 deri në vitin 2001. Ai kishte rol shumë aktiv gjatë periudhës së bombardimeve të NATO-s mbi ish-Jugosllavinë. Në dokumentet e deklasifikuara, të cilat i ka siguruar Demokracia.com, emri i Antony Blinken gjendet në shumë dokumente që i ka publikuar vetë presidenti Bill Clinton. Më 21 maj të vitit 1999, derisa avionët amerikanë e ...
Komentet te DOKUMENT| Kurti e ofendoi, por Blinken kishte rol të rëndësishëm edhe gjatë bombardimeve të NATO-s Janë të Mbyllura
Serbë lokalë po vazhdojnë të protestojnë në Zveçan, ku një numër më i vogël i protestuesve është grumbulluar sot pranë ndërtesës komunale. Në Zveçan automjetet e njësisë speciale të Policisë së Kosovës janë parkuar afër ndërtesës së komunës, në rrugën ku gjendet shkolla dhe ku është e vendosur një tendë, raporton REL. Ata po protestojnë rregullisht prej 29 majit, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale. Komuniteti ndërkombëtar ka dalë së fundi me tri kërkesa për Qeverinë e Kosovës: shtensionimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe kthimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova ...
Komentet te Numër më i vogël i protestuesve në Zveçan Janë të Mbyllura
Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës kishte deklaruar se nuk do të marrë pjesë në votimin e asnjë marrëveshjeje ndërkombëtare në Kuvend, nëse partia në pushtet nuk zhbllokon mjetet vetanake të Komunave të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali. E gjatë ditës së djeshme, Qeveria bëri plotësim-ndryshimin e Ligjit për Buxhetin, me çka i hap rrugë zhbllokimit të të hyrave vetanake të komunave, të mbetura përgjatë viteve të kaluara. Lidhur me këtë, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, tha për Sinjalin se meqë në seancën e sotme të Kuvendit pritet të hyjë në rend dite edhe Ligji për Buxhetin dhe me kalimin e tij në dy leximet, do të ...
Komentet te Gashi i LDK-së tregon se a do të votojnë sot marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend Janë të Mbyllura
Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar Projektligjin për pensionimin e parakohshëm të policëve dhe punonjësve të Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore. Ky projektligj është propozuar nga Partia Demokratike të Kosovës. Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje abstenuan, prandaj dështoi ky projektligj shumë i rëndësishëm për Policinë e Kosovës. Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka konsideruar domosdoshmëri miratimin e këtij projektligji, ndërsa ka theksuar se propozohet që zyrtarët policor dhe punonjësit e IPK-së me autorizime policore të fitojnë të drejtën për pension të rregullt nëse mosha e tyre arrin në 55 vjet. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se ky projektligj i propozuar nga PDK nuk është ...
Komentet te Deputetët e LVV-së nuk e mbështesin projektligjin për pensionim të parakohshëm të policëve, s’kalon propozimi i PDK-së Janë të Mbyllura
Ish-përfaqësues special i ish-presidentit amerikan Donal Trump, Richard Grenell ka reaguar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe qëndrimet e kryeministrit Albin Kurti. Grenell, që dikur e luante rolin e ndërmjetësuesit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, shkroi rreth pasojave të mundshme nëse kryeministri Albin Kurti u thotë “jo” kërkesave të ndërkombëtarëve. Ai ka shkruar se i ka parë pasojat e mundshme, duke thënë se nuk janë të hijshme. “Kurti nuk e kupton se çfarë po ndodh me Kosovën. Komuniteti ndërkombëtar i ka dhënë atij një afat deri të premten për t’iu përmbajtur angazhimeve që vendi i tij ka marrë më parë. Miqtë e mi në Kosovë duhet të ...
Komentet te Grenell paralajmëron nëse Kurti u thotë “jo” ndërkombëtarëve: I kam parë pasojat, nuk janë të hijshme Janë të Mbyllura
Në janar të këtij viti, Demokracia.com kishte raportuar se Komuna e Gjilanit gjatë viti 2022 kishte paguar për 597 tavolina për nevoja të Qendrës Klinike Mjekësore Familjare “Nagip Rexhepi”, mirëpo përgjatë procedurës së regjistrimit kanë figuruar vetëm 285 copë. Lidhur me këtë edhe Zyra Kombëtare e Auditimit, në raportin vjetor të përformancës thekson se Komuna e Gjilanit përkatësisht QKMF gjatë vitit 2022 u furnizua me inventar në vlerë prej 83 mijë e 493 euro, por që nuk dihet se ku gjenden tani këto orendi. Siç kishte raportuar Demokracia.com, për plotësim të nevojave të orendive në Komunën e Gjilanit vetëm përgjatë vitit të kaluar furnizimi u kushtoi 94,853 euro. Kjo komunë ...
Komentet te ZKA konfirmon raportimin e Demokracia.com, Komuna e Gjilanit pagoi mbi 80 mijë euro për orendi të cilat nuk dihet se ku kanë mbetur Janë të Mbyllura
Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka thënë se kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti nuk ka nevojë të rrezohet, pasi i njëjti bie vet. Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se Kurti është në kërkim të daljes nga ky “qorrsokak”, që sipas saj e ka bërë vet. “Nuk ka nevoj te rrezohet Kryeministri Kurti, bjen vet! Eshte ne kerkim te daljes nga ky qorrsokak qe e ka bere vet!”, ka shkruar Tahiri. Kjo nuk është hera e parë që Tahiri ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti. Sipas saj Kurti ka arritur të dëmtojë aleancën strategjike të Kosovës dhe Amerikës. Tahiri tha se kjo është hera e parë ...
Komentet te Tahiri për Kurtin: Bjen vet nuk ka nevojë të rrëzohet Janë të Mbyllura