Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, e ka mik, derisa ish-presidentin Hashim Thaçi, e ka quajtur vëlla. Në një intervistë që ka dhënë sot për Euronews Albania, lidhur me zhvillimet në veri të Kosovës, Rama disa herë ka përsëritur se Kurtin e ka mik, por në fund të intervistës është kujdesur që ta bëjë një qartësim. “Albin Kurtin e kam mik, Hashim Thaçin e kam vëlla, që të jemi shumë të qartë”, tha Rama. Rama tha se Kurti është një mik që e çmon dhe respekton, por se nuk e mirëkupton për veprimet e tij si Kryeministër i Kosovës. Ai ka thënë se ...
Komentet te Rama: Kurtin e kam mik, Hashim Thaçin e kam vëlla Janë të Mbyllura
Archives by: Dielli.Info
Dielli.Info
Dielli.Info Posts
Qindra mijëra euro false dyshohet se qarkullojnë në tregun e Kosovës. Ardianë Pajaziti nga Prishtina thotë se është përballur vetë me monedha të tilla. “Duke blerë bukë dhe duke qenë furrë e lagjes… Punëtorja me mirësjellje më ka treguar se paratë janë fals. Monedha ka qenë 2 euro. Kjo përvojë më ka bërë të jem më e kujdesshme se çfarë monedhash pranoj në shërbime të ndryshme”, thotë Pajaziti për Radion Evropa e Lirë. Fotografi ilustruese. “E kupton që monedha metalike 2 euro është false, sepse është më e lehtë, pra dallon trashësia dhe diametri. Imazhi i saj është më i dobët dhe ndonjëherë ka ndonjë shkronjë të deformuar”, thotë bashkëqytetarja ...
Komentet te Paratë false vërshojnë tregun në Kosovë, prej nga po vijnë? Janë të Mbyllura
Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Gjakovë, ka zhvilluar një operacion policor dje, të koduar si “Mali”, që rezultoi me konfiskimin e 35 kg marihuanë dhe arrestimin e një personi, raporton Gazeta Sinjali. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije ekskluzivisht për Sinjalin se personi i arrestuar gjatë këtij aksioni është Jaha Binakaj, 49-vjeçar. I njëjti dyshohet për përfshirje në veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, Policia ka gjetur e konfiskuar 32 paketime me lëndë narkotike (dyshohet të jetë marihuanë), me peshë 35 kg e 581 gr., një peshore digjitale, një telefon, një ...
Komentet te Ekskluzive: Ky është gjakovari i arrestuar gjatë aksionit “Mali”, iu gjetën 35 kg drogë Janë të Mbyllura
Për dallim nga katër shtetet fqinje, Kosova nuk është pjesë e programit 7.5 miliardësh të financuar nga Bashkimi Evropian. Kosova ka humbur edhe një shans të artë për një projekt të madh financiar nga Bashkimi Evropian dhe bëhet fjalë për programin “Europa Digjitale”, një projekt ky shumë i rëndësishëm për bizneset dhe institucionet e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Me firmosjen e kësaj marrëveshjeje sot në Bruksel qytetarët, bizneset dhe institucionet publike e vendeve të rajonit që morën pjesë në këtë takim, do të kenë mundësi të aplikojnë në programin e financuar nga Bashkimi Evropian. Sipas deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, ky është “dëm i madh”. “Dëm i madh që Kosova nuk ...
Komentet te Kosova jashtë programit 7.5 miliardësh të BE-së, Hoti: Dëm i madh Janë të Mbyllura
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se fundjava do përcillet me mot dinamik- reshje e rrufe, më intensive gjatë ditës së diele. “Gjatë vikendit parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe mjaftë dinamikë. Kjo situatë vie si pasojë e vranësirave konvektive të cilat parashihen të formohen pasditen e së shtunës, për të vazhduar edhe ditën e diele. Reshjet më intensive parashihen ditën e dielë, ku do të ketë edhe shkarkime rrufesh, por edhe dita e shtune parashihet të ketë reshje në shumë zona”- thuhet në njoftim. Sipas IHMK-së, temperaturat do lëvizin nga 12 gradë deri në 28 gradë Celsius. “Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të vikendit ...
Komentet te Rikthehet moti i ligë, shi e shkarkime rrufesh gjatë fundjavës Janë të Mbyllura
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë deklaron se vendimi i ekzekutivit kosovar për shpalljen e dy organizatave terroriste në veri nuk ka qenë i koordinuar me ta, ndonëse, dje ministri Xhelal Sveçla, tha se për këtë janë koordinuar me aleatët. Kur u pyet se për cilët partnerë bëhet fjalë Sveçla përmendi edhe BE-në. “Veprimi i Qeverisë së Kosovës nuk ka qenë i koordinuar me BE-në në Kosovë”, citon Kallxo.com t’i ketë konfirmuar zyra e BE-së në Kosovë. Përveç BE-së, sot gjatë ditës edhe Departamenti Amerikan i Shtetit tha se Qeveria e Kosovës nuk u koordinua me SHBA’më për shpalljen e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës e Veriut” organizata terroriste. “Vendimi i ...
Komentet te Edhe BE-ja e qet në rrenë Xhelal Sveçlën: Veprimi i Qeverisë së Kosovës nuk ka qenë i koordinuar me ne Janë të Mbyllura
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka akuzuar qeverinë aktuale për moskoordinim me aletatët për shpalljen e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigada e Veriut” si organiata terroriste. Përmes një shkrimi në Facebook, Çitaku ka pyetur se me kë po bashkërendon, përderisa sipas saj qeveria thotë se po koordinohet me ShBA-të dhe vendet e tjera, ndërsa në anën tjetër ajo demantohet nga po ato vende. Sipas saj, kjo qeveri po e rrënon kredibilitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Postimi i plotë: Ja në çfarë niveli kemi arritë në raportet tona me aleatët. SHBA, Britania e Madhe dhe Gjermania publikisht demantojnë Ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës lidhur me vendimin ...
Komentet te Çitaku: Kjo Qeveri po rrënon përditë kredibilitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, vendi në rrezik Janë të Mbyllura
Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut ka votuar pro bashkimit të kësaj komune në Asociacionin e Komunave të Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur asamblistja e Vetëvendosjes, Aida Doli, e cila tha se kjo votë tregon përkushtimin dhe mbështetjen për bashkëpunimin e fortë dhe përforcimin e qeverisjes lokale. “Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i komunave janë thelbësore për të adresuar sfidat dhe për të ndërtuar një shoqëri më të bashkuar dhe më të qëndrueshme për të gjithë”, tha ajo. /GazetaSinjali/ ...
Komentet te Mitrovica e Veriut voton pro bashkimit në Asociacionin e Komunave të Kosovës Janë të Mbyllura
Në kuadër të Këshillit të Bashkimit Evropian, sot në Bruksel janë miratuar edhe konkluzionet lidhur me Ballkanin Perëndimor, saktësisht, për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Sinjali. Këshilli i BE-së dënon incidentet e dhunshme në komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, teksa ka bërë thirrje që situata të de-eskalohet menjëherë, bazuar në elementet kyçe që janë përcaktuar nga Bashkimi Evropian më 3 qershor 2023. Po ashtu, kërkohet që palët të krijojnë kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme në veri. Shtetet anëtare të BE-së kanë paralajmëruar se dështimi për të de-eskaluar tensionet do të ketë pasoja negative. Gjithashtu thonë se është ...
Komentet te Shefat e BE-së kërkojnë de-eskalim në veri sipas tri pikave të Borellit: Nëse dështohet do të ketë pasoja Janë të Mbyllura
Qeveria e Kosovës gjatë ditës së djeshme i ka shpallur organizata terroriste dy formacionet ilegale, “Mbrojtja Civile” dhe Brigada e Veriut”. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Kurti në mbledhjen e Qeverisë, ndërkaq menjëherë pas përfundimit të mbledhjes, Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla doli në një konferencë për media për të dhënë më shumë detaje. Sveçla tha se vendimi për shpalljen terroriste të organizatave “Mbrojtja Civile” (Civilna Zastita) dhe “Brigada e Veriut” (Severna Brigada), do të hyjë në fuqi menjëherë. Ndonëse fillimisht nuk e potencoi vetë, i pyetur nga mediat se a kishte Qeveria e Kosovës koordinim me aleatët për ndërmarrjen e këtij vendimi, Sveçla me bindje tha se ...
Komentet te Xhelal Sveçla dëmton imazhin e Kosovës, mashtroi publikisht se u koordinua me aleatët për shpalljen si terroriste të dy organizatave në veri Janë të Mbyllura